Letër nga drejtoresha për kërkime pranë ISPU

Çdo amerikan i lindur midis viteve 1990-2000 mesiguri nuk e paramendon një botë pa telefona të mençur, Facebook e Game of Thrones. Ata gjithashtu ka të ngjarë të mos e kujtojnë as kohën kur njerëzit mund ti pëcjellnin të afërmit e tyre deri te porta e aeroplanit. Të rinjët e sotëm të moshës 15 deri 25 vjeç nuk e njohin një Amerikë përpara ngjarjeve të tmerrshme të shtatorit të vitit 2001. Ata janë gjenerata 9/11.

Për muslimanët amerikanë, antarësimi në këtë gjeneratë paraqet një sfidë shtesë. Komuniteti i tyre fetar, sipas sondazheve, është ndër më pak të vlerësuarit në vend dhe mediat e vendit e portretizojnë besimin dhe komunitetin e tyre negativisht në 80% të rasteve. Ata përballen me ngacmime, diskriminim në baza racore dhe janë të nënvlerësuar në punë. Për më tepër, ata përballen me sfidat e njëjta si çdo amerikan tjetër, duke filluar nga abuzimi me drogë e alkool, rrezikshmëria që u kanoset për shkak të prezencës së tyre në rrjetet sociale deri tek përvojat e rrezikshme seksuale. Dhe si çdo amerikan tjetër, komuniteti i tyre gjithashtu përballet edhe me luftën kundër racizmit dhe krizës së injorancës fetare. Në të njëjtë kohë, udhëheqësit e xhamive në Amerikë, si kolegët e tyre të feve tjera, e kanë të vështirë të plotësojnë nevojat unike të të rinjve.

Seminari i ISPU me titull “Përmbushja e nevojave të gjeneratës 9/11”, trajton disa nga këto sfida dhe ofron rekomandime të zbatueshme për prindërit, drejtuesit e komunitetit dhe organizatat kombëtare. Çdo përmbledhje mund të përdoret si e vetme ose pjesë e serisë për një çasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e pengesave me të cilat përballen të rinjtë e ditëve të sotme. Ne mblodhëm së bashku praktikues e akademikë, imamë dhe prindër, udhëheqës lokal, figura kombëtare dhe student për të hartuar rekomandimet praktike që mund të zbatohen në kontekste të ndryshme. Megjithëse kemi trajtuar një sërë temash, nuk pretendojmë se seminari jonë është superior dhe pa gabime apo që nuk ka nevojë për hulumtime tjera. Ka tema të rëndësishme që nuk i kemi trajtuar por shpresojmë që ti trajtojmë në të ardhmen. Këto përfshijnë bullizmin dhe nevojat e të rinjve muslimanë refugjatë si shembuj.

Shpresojmë që këto përmbledhje t’ju ndihmojnë të plotësoni nevojat e këtij brezi unik të muslimanëve amerikanë. Pyetjet dhe mendimet tuaja janë të mirëseardhura.

Sinqerisht,

Dalia Mogahed Drejtoreshë e Kërkimeve të Institutit për Politika Sociale dhe Mirëkuptim – ISPU

 – Parathënie

Të shtunën dhe të dielën, më 6 dhe 7 qershor 2015, Instituti për Politika Sociale dhe Mirëkuptim, priti një seminar dyditor me qëllim kërkimin e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballen muslimanët e Amerikës. Ky seminar u mbajt në Fondacionin El-Hibri në Uashington DC, në të cilin u bënë bashkë 31 ekspert muslimanë të moshave të ndryshme.

Grupi u mblodh për të diskutuar disa nga sfidat dhe mundësitë e rëndësishme me të cilat përballen të rinjtë muslimanë amerikanë sot, përkatësisht të rinjtë e moshës 15 deri në 25 vjeç. Grupi përfshinte akademikë, sipërmarrës, profesionistë të shëndetit mendor, punonjës socialë, tregtarë, udhëheqës fetarë, aktivistë dhe madje edhe një studiues nga Fulbright (Programi Fulbright është programi kryesor ndërkombëtar i shkëmbimit arsimor i sponsorizuar nga qeveria e SHBA). Sipas fjalëve të Meira Neggaz, Drejtoreshë Ekzekutive e ISPU-së, ajo që të gjithë grupet kishin të përbashkët ishte që “ne kujdesemi për të rinjtë dhe duam që të rinjtë muslimanë të shëndrisin në gjithë botën”.

Pse ky seminar në lidhje me të rinjtë muslimanë në Amerikë?

Fokusi i ISPU-së në kërkimet e tyre për të pasur ndikim e udhëzon organizatën që ti adresojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve kritike dhe të rëndësishme për komunitetin musliman të Amerikës. “Si mund t’i plotësojmë kërkesat e të rinjve muslimanë?”, është njëra nga pyetjet kryesore që i bëhet institutit tonë nga palët e interesuara dhe mbështetësit.

Seminari u përqëndrua te të rinjtë muslimanë amerikanë midis moshës 15 dhe 25 vjeç. Sipas Qendrës Kërkimore Pew, brezi i këtij mijëvjeçarit “po krijon një rrugë të veçantë drejt moshës madhore”. Të rritur gjatë një kohe ndryshimesh teknologjike, globalizimi dhe përçarje ekonomike, sjelljet dhe përvojat e tyre janë unike. Të rinjtë e këtij mijëvjeçari janë ‘banorët e parë dixhitalë’ dhe brezi më i larmishëm racor në histori. Në sjellje – në krahasim me prindërit e tyre – ata kanë nivele të ulëta të besimit social, janë më pak të lidhur me politikën dhe fenë, më shumë të përqëndruar në mediat sociale, të painteresuar për martesë dhe të gatshëm për ta shtyrë atë dhe më optimistë për të ardhmen.

Sipas Roland Schlatz, themelues dhe CEO i Media Tenor International, “80 për qind e të gjitha raporteve mbi muslimanët dhe Islamin janë negative”. Për krahasim, “70 për qind e mbulimit mediatik për Korenë e Veriut – një shtet i caktuar terrorist – është negativ.” Përveç kësaj, media e lidh në mënyrë dërrmuese Islamin dhe muslimanët me terrorizmin, duke vendosur një presion të madh mbi personalitetin dhe identitetin e të rinjve muslimanë amerikanë.

Sulmet e jashtme pothuajse të vazhdueshme kanë një efekt të ndërlikuar kur i shtohen sfidave me të cilat përballen tashmë të rinjtë e moshës 15 deri 25 vjeçare. Adoleshenca dhe të njëzetat e hershme janë periudha transformimesh të mëdha të shoqëruara nga ndryshime komplekse në tru dhe trup. Proceset njohëse të tilla si arsyetimi, planifikimi, gjykimi dhe vetë-rregullimi evoluojnë dhe rriten në këtë kohë dhe nuk janë të plota të paktën deri në moshën 25 vjeçare.

Si rezultat, sjelljet e të rinjëve të këtyre moshave ndryshojnë në mënyrë dramatike gjatë kësaj periudhe. Ndryshimet më të zakonshme të sjelljes që shihen nëpër kultura janë:

  1. rritja e kërkimit të përvojave të reja;
  2. gatishmëria e tyre për tu përballur me rreziqe; dhe
  3. zhvendosja e përkatësisë sociale drejt ndërveprimeve të bazuara në bashkëmoshatarë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, të rinjtë e kësaj grupmoshe janë në “kulmin e tyre të shëndetit fizik, forcës dhe kapacitetit mendor”. Ata janë gjithashtu në moshën e tyre më të rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë për shkak të lëndimeve rritet ndjeshëm në adoleshencën e vonë (15 deri në 19 vjeç), si dhe shkalla e krimit midis meshkujve të rinj dhe shkalla e abuzimit me alkoolin.

Hulumtimi i përbashkët i ISPU me Institutin e Familjes dhe Rinisë (FYI) ka treguar se të rinjtë muslimanë amerikanë nuk janë aq të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre. Të socializuar me bashkëmoshatarët e tyre jomuslimanë, sjelljet e tyre imitojnë ato të popullatës më të gjerë. Për shembull, sipas hulumtimit të titulluar “Gjendja e Rinisë Muslimane Amerikane: Hulumtimet dhe Rekomandimet”, një numër alarmant i të rinjve muslimanë amerikanë përfshihen në sjellje të rrezikshme, duke përfshirë abuzimin me substancat të ndaluara, sjelljet e rrezikshme seksuale dhe lojërat e fatit.

Megjithëse shumica e të rinjve kalojnë në këtë moshë me sukses, gjenet, përvojat e fëmijërisë dhe mjedisi mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në zhvillim. Mbështetja, udhëzimi, lidhjet familjare dhe një zhvillim i fortë themelor në këtë fazë janë kritike për shëndetin mendor gjatë gjithë jetës.

Në nivel të familjes dhe komunitetit, përfshirja e prindërve dhe e të rriturve, si dhe ndjenja e përkatësisë së një të riu, janë pararojë e suksesit dhe mirëqenies së tyre në të ardhmen. Në nivel komuniteti, programet cilësore për të rinjtë, qofshin me prani fizike ose virtuale, të udhëhequra nga vet ata janë çelës për zhvillimin e integruar të identitetit.

Hulumtimi cilësor nga ISPU sugjeron se prindërit muslimanë po përpiqen t’u ofrojnë të rinjve muslimanë mjedisin mbështetës që u nevojitet. Shumë të rinj muslimanë ndihen të pambështetur dhe të keqkuptuar nga prindërit e tyre. Fëmijët e emigrantëve ndihen të keqkuptuar sepse prindërit e tyre nuk i kuptojnë kontekstet sociale dhe kulturën rinore amerikane. Në anën tjetër, fëmijët e të konvertuarve muslimanë amerikanë thonë se prindërit e tyre nuk mund t’i kuptojnë sfidat e tyre sepse nuk janë rritur si muslimanë.

Edhe pse disa xhami dhe qendra komunitare kanë programe për të rinjtë dhe disa organizata kombëtare muslimane fokusohen në zhvillimin e të rinjve, këto programe shpesh janë të nënvlerësuara dhe me burime të pamjaftueshme. Duke mos gjetur ngushëllim apo mbështetje në institucionet muslimane dhe duke u ndjerë gjithnjë e më shumë të tjetërsuar në hapësirat e tyre muslimane, shumë të rinj muslimanë ndjehen sikur nuk përshtaten askund.

Gjetjet kryesore nga hulumtimi: “Gjendja e Rinisë Muslimane Amerikane: Hulumtime dhe Rekomandime”

Të rinjtë muslimanë amerikanë janë të njëjtë me moshatarët e tyre jomuslimanë

  • Të rinjët muslimanë amerikanë socializohen në mjedise jomuslimane; kudo qofshin ata, në shkolla, në universitete, në kampet pjesë e të cilave janë.
  • Të rinjtë muslimanë amerikanë janë të ekspozuar ndaj të njëjtave mesazhe mediatike si jomuslimanët (p.sh. vlerat, standardet e bukurisë, perceptimi për muslimanëve).

Të rinjtë muslimanë amerikanë janë unikë

  • Pavarësisht gjithë këtyre ekspozimeve dhe qëndrimeve të ngjashme, përvojat e të rinjve muslimanë amerikanë janë unike nga bashkëmoshatarët e tyre jomuslimanë. Për shembull, shumica e të rinjve myslimanë amerikanë do të përjetojnë një formë të islamofobisë. Megjithatë, përvojat e tyre individuale janë gjithashtu unike bazuar në vendndodhjen e tyre, gjendjen socio-ekonomike dhe prejardhjen racore.

Janë disa grupe të të rinjëve muslimanë amerikanë të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe të nënvlerësuar.

  • Të rinjtë e konvertuar
  • Të rinjtë afro-amerikanë
  • Të rinjtë e përfshirë në akte të dhunës
  • Të rinjtë e konvertuar

– Të rinjtë në besim bëjnë një ndryshim të madh të jetës në një kohë kur ata janë ende të varur nga prindërit fizikisht, financiarisht dhe emocionalisht. Nëse prindërit e tyre nuk e mbështesin konvertimin e tyre, është e rëndësishme që ata të kenë një sistem alternativ mbështetjeje në komunitetin musliman amerikan.

– Të rinjtë e konvertuar gjithashtu zbulojnë se përvoja e tyre si muslimanë të rinj varet nga gjinia. Hulumtimi i FYI zbuloi se gjinia ndikon në integrim. Është më e lehtë për gratë e konvertuara të integrohen, veçanërisht nëse ato identifikohen si muslimane.

– Integrimi i të konvertuarve në komunitetin musliman amerikan varet gjithashtu nga profili i xhamisë dhe komunitetit të tyre (madhësia, diversiteti, vendndodhja, etj.) ku po bashkohen. Në mënyrë tipike, xhamitë urbane janë më të mëdha, më të larmishme dhe ofrojnë më shumë programe, dhe kështu janë më të lehta për t’u integruar.

  • Të rinjtë afro-amerikanë

– Në jetën e tyre të përditshme, muslimanët afrikano-amerikanë shihen fillimisht si të zinj. Realiteti i racizmit të institucionalizuar dhe konteksti i tyre sociokulturor ka një ndikim të thellë tek muslimanët afrikano-amerikanë. Xhamitë dhe komunitetet muslimane amerikane duhet të kuptojnë ndikimin e këtij realiteti në jetën e tyre.

– Meshkujt e rinj afrikano-amerikanë mund të jenë më të prirur ta shohin Islamin si një alternativë, duke pasur parasysh imazhet e shumta pozitive të meshkujve muslimanë afrikano-amerikanë brenda kulturës popullore, si dhe komunitetit afrikano-amerikan. Ato lidhen me muslimanët e shquar afrikano-amerikanë duke përfshirë Malcolm X, Mohammed Ali, Kareem Abdul Jabbar, Yasiin Bey, Keith Ellison dhe shumë të tjerë – si muslimanë, si amerikanë dhe si afrikano-amerikanë.

– Shumë komunitete muslimane emigrante nuk janë të vetëdijshme – ose zgjedhin të mos i pranojnë – kontributet historike dhe aktuale të muslimanëve afrikano-amerikanë në ndërtimin e Amerikës. Përveç kësaj, përvojat dhe perspektivat e muslimanëve afrikano-amerikanë shpesh nuk përfshihen në narrativën muslimane amerikane.

– Si rezultat, të rinjtë muslimanë afrikano-amerikanë kanë vështirësi në identifikimin e modeleve të gjalla që mund të ndjejnë empati me përvojat dhe betejat e tyre rinore.

  • Të rinjtë e përfshirë në akte të dhunës

– Studimet tregojnë modele të rritjes së sjelljeve të rrezikshme, përfshirë përdorimin e drogës dhe abuzimit me alkool tek të rinjtë.

– Sipas Administratës së Shërbimeve të Abuzimit me Substancat dhe Shëndetit Mendor (SAMSHA), në anketën kombëtare të realizuar në vitin 2010 mbi përdorimin e drogës dhe shëndetin 63% e studentëve të kolegjeve në Shtetet e Bashkuara konsumuan alkool në muajin para anketës. FYI ka eksploruar përdorimin e alkoolit në grupe të ndryshme të komunitetit musliman dhe analiza e të dhënave të tyre tregon se një në dy studentë muslimanë të kolegjit raportuan konsumimin e alkoolit një vit më parë.

– Hulumtimi paraprak i FYI mbi përdorimin e drogave të paligjshme tregon se një në katër të rinj muslimanë është abuzues me drogë. Kjo normë është e ngjashme me shkallën e përdorimit të SAMSHA nga studentët jomuslimanë të kolegjeve.

– Hulumtimi FYI identifikoi një studim të studentëve të kolegjit amerikan, në të cilin prevalenca e marrëdhënieve seksuale jomartesore gjatë gjithë jetës ishte 76%.

– Në nivel kombëtarë të studentëve të kolegjeve amerikane, 54% e studentëve muslimanë të cilit nuk ishin martuar asnjëherë e pranonin faktin se kishin pasur marrëdhenie jashtëmartesore.

Seminari i Rinisë Muslimane Amerikane u fokusua kryesisht në ndërhyrjen dhe parandalimin. Gjetjet kryesore nga “Gjendja e Rinisë Muslimane Amerikane: Hulumtimi dhe Rekomandimet” për parandalimin dhe ndërhyrjen përfshijnë:

  • Parandalimi

Hapi i parë është ofrimi i një programi efektiv për të rinjtë. Komponentët e një programi efektiv për të rinjtë përfshijnë:

  • Bashkëpunim dhe partneritet ndërmjet grupeve që u shërbejnë të rinjve
  • Një përvojë pozitive në marrëdhënie me bashkëmoshatarët, mentorët dhe të rriturit
  • Objektiva dhe synime të qarta programore që informojnë dhe drejtojnë aktivitetet rinore
  • Një qasje multi-metodale për të arritur qëllimet e programit
  • Mundësi për nivele të ndryshme pjesëmarrjeje dhe pika të shumta hyrjeje për të lejuar pjesëmarrje më të madhe
  • Integrimi i mediave sociale dhe teknologjisë
  • Qëndrueshmëria financiare
  • Ndërhyrja

Në lidhje me ndërhyrjen, ka disa fusha të fokusit:

  • Forcimi i familjeve dhe aftësisë së tyre për t’u përballur me sfidat – duke u mësuar prindërve të komunikojnë dhe të angazhohen në mënyrë më efektive me fëmijët e tyre në mënyrë që marrëdhënia prind-fëmijë të shërbejë si një faktor mbrojtës.
  • Angazhimi në shkollë – krijimi i programeve ku muslimanët amerikanë mund të angazhohen dhe të ndihen të respektuar.
  • Mikpritja në xhami – krijimi i një atmosfere në xhami ku të rinjtë ndihen të mirëpritur dhe jo të gjykuar apo të përjashtuar.
  • Zhvillimi i një kuptimi më të mirë – ndërmjet komuniteteve muslimane amerikane dhe komuniteteve tjera brenda Amerikës

Raporti i FYI bën gjithashtu rekomandime rreth tre konteksteve zhvillimore (familja, shkolla dhe komuniteti musliman) që duhet të luajnë rol në rritjen e zhvillimit të të rinjve muslimanë amerikanë. Së fundi, besohet se një kuptim më i detajuar i konteksteve të zhvillimit të të rinjve muslimanë amerikanë – së bashku me gjetjet e hulumtimit dhe rekomandimet programike – do të rrisë përpjekjet aktuale për zhvillimin e të rinjve.

 

Solli në shqip:

Nisma për zhvillimin e predikuesve – thirrësve | Thirrja.org