Përgatitën: Mr. Bekim Alimi, Mr. Rejhan Neziri
Janar 2012
Gjatë përpilimit të këtij plan-programi jemi mbështetur kryesisht në “Planin mësimor të edukatës islame për shkollat e obligueshme fillore si dhe për ato të mesme e të larta” të miratuar dhe të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe e Artit e Republikës së Austrisë më datë 29 korrik 1983 (BGB1. Nr. 421/1983).
Autorët
Qëllimet e përgjithshme
- Nxënëseve dhe nxënësve muslimanë iu mësohen vlerat dhe traditat islame, mësim i cili sjell dobi për nxënësin si individ, si dhe për të gjithë shoqërinë.
- Përmes njohjes së fesë dhe vlerave fetare, krijohet një stabilitet në personalitetin e nxënësit.
- Ky mësim duhet të forcojë vëllazërinë e muslimanëve, pa marrë parasysh racën dhe gjuhën e muslimanëve të tjerë
- Nxënësve iu ofrohen edhe materiale historike të të dërguarve të Zotit, të cilat e orientojnë një besimtar në jetën e përditshme.
- Përmes sqarimeve dhe përkufizimeve të sakta, mbrohet rinia muslimane nga çdo anim i gabueshëm apo radikalizëm.
- Vlerat fetare i ndihmojnë këta njerëz të rinj që në rast të krizave shpirtërore apo shoqërore, të kenë mbështetje fetare dhe sqarime mbi këto kriza.
- Ky mësim synon të mbulojë anën fetare-emocionale edhe me aspektin intelektual. Kështu që krijohet dëshira për ushtrimin e fesë, e cila dëshirë hedh poshtë ushtrimin me dhunë të ritualeve fetare. Një vlerësim i drejtë i fesë i largon paragjykimet.
- Këto tema që do të përmenden këtu janë vetëm një strukturë e përgjithshme e mësim-besimit islam në mektebet e xhamive shqiptare në Zvicër. Natyrisht se imami apo mualimi ka të drejtë të punojë edhe në tema të tjera të cilat janë aktuale dhe relevante.
Materiali mësimor
Shkalla e parë dhe e dytë (6-7 vjeç)
Nxënësve të shkallës 1 dhe 2 iu mësohet rëndësia e besimit, e ushtrimit të fesë dhe vlera e madhe e sjelljes së një muslimani, pa marrë parasysh ku gjendet.
Tema: A
- Allahu teala (Krijuesi)
- Njeriu (krijesa)
- I dërguari Muhammedi a.s. (njeriu i zgjedhur nga Zoti)
Tema B:
- Pastërtia
- Lutja, Namazi-Assalah
- Sjellja me njerëzit
- Familja
- Fqinjët
- Shkolla
- Njerëzit tjerë në përgjithësi
Parimet didaktike
Mësuesi mbështet sqarimet e tij në lidhje me këto tema në ajetet e Kur`anit dhe hadithet e Resulullahit. Ai ua lexon nxënësve ajetet dhe hadithet përpara në origjinalin e tyre dhe pastaj ua shpjegon ato.
Shkalla e tretë dhe e katërt (8-9 vjeç)
Nxënësve të kësaj moshe iu mësohen këto tema sipas nivelit të moshës së tyre. Temat janë:
- Bazat elementare të besimit
- Kushtet e Islamit
- Version i shkurtuar i jetës së Resulullahit, gruas së tij Hatixhes, vajzës Fatimes dhe katër halifeve të drejtë (Ebu Bekër, Omer, Uthman dhe Ali)
Në këtë version të shkurtuar, duhet potencuar edhe hixhretin e Resulullahit dhe llogaritjen e kalendarit hixhrij!
A: BAZAT E BESIMIT
Në këtë kapitull duhet përmendur edhe shpalljet e më hershme dhe pejgamberët e më hershëm.
- Besimi në Allahun Një
- Besimi në melekët e Tij
- Besimi në librat e Tij
- Besimi në të dërguarit e Tij
- Besimi në ditën e Kijametit
- Besimi në vendimin dhe caktimin e Tij
B: KUSHTET E ISLAMIT
- Dëshmia – Shehadeti
- Namazi – Assalah
- Lëmosha e obliguar – Zekah
- Agjërimi – Saum
- Pelegrinazhi – Haxhi
C: VERZION I SHKURTUAR NGA SJELLJA DHE MORALI I EDUKATËS ISLAME
- Dashuria ndaj së vërtetës
- Altruizmi (e kundërta e egoizmit)
- Guximi (kuraja islame)
- Bujaria
- Besnikëria
- Ndjenja e shoqërisë, Ummetit
- Dashuria ndaj pastërtisë dhe rregullit
- Durimi
Parimet didaktike
Mësuesi mbështet sqarimet e tij në lidhje me këto tema në ajetet e Kur`anit dhe hadithet e Resulullahit. Ai ua lexon nxënësve ajetet dhe hadithet përpara në origjinalin e tyre dhe pastaj ua shpjegon ato. Ai u mëson atyre edhe leximin (tilavetin) e këtyre ajeteve në arabisht. Përsëritja e leksioneve të më hershme është po ashtu e rëndësishme.
Shkalla e pestë dhe e gjashtë (10-11 vjeç)
Në këtë shkallë mësohen urdhëresat dhe ndalesat si dhe burimet e Sheriatit me sqarimet e duhura. Nxënësit mësojnë edhe abdestin (wudu`) dhe të gjitha lutjet e abdestit. Krahas kësaj, ata mësojnë edhe namazin (Assalah) dhe kohët e tij. Po ashtu në këtë shkallë mësohen edhe pjesë të caktuara nga jeta e Resulullahit. Ushqimet e lejuara dhe të ndaluara.
A: VOKABULAR (DISA TERMA ISLAMË):
E lejuar ( hallall), e ndaluar (haram), e urryer (mekruh), e lejuar (mubah).
Obligimet:
- Fard (farz)
- Vaxhib
- Sunnah (sunnet)
- Mustehab
- Mendub
Kategoritë e lartshënuara duhet të prezantohen dhe definohen përpara nxënësve në formë të thuktë dhe të saktë, para se gjithash, se çka është e urdhëruar dhe çka është e preferuar.
B: BURIMIET E SHERIATIT ISLAM
- Kur`ani (shpallja e Allahut)
- Sunneti (praktika e Resulullahit)
- Ixhmai (konsensusi i dijetarëve)
- Kijasi (krahasimi dhe analogjia)
C: RREGULLAT E NAMAZIT NË ISLAM (SHURUT AS SALAH)
(Parakushtet dhe kushtet e namazit)
Forma dhe përmbajtja e namazit. Kapituj të zgjedhur nga jeta e Resulullahit, (jeta familjare, sjellja jonë ndaj skamnorëve dhe njerëzve të dobët, vuajtja, fitorja me ndihmën e Allahut, përkujdesja dhe interesimi për një botë më të mirë dhe të drejtë). Referim didaktik në burimet e sheriatit, si p.sh. prezantim i sureve nga Kur`ani dhe hadithi i Resulullahit. Përsëritje të temave të kaluara.
Parimet didaktike
Nxënësve iu ofrohen shembuj të qartë praktik dhe konkret nga hallallet (të lejuarës) dhe haramet (të ndaluarës). Atyre iu mundësohet (apo ata motivohen) të sjellin pyetje konkrete nga jeta e përditshme e muslimanëve dhe sjelljeve të tyre në raport me hallallin dhe haramin. Mësuesi duhet këtyre pyetjeve (edhe nëse janë të thjeshta) t’u përgjigjet gjerësisht dhe hollësisht. Në këtë temë duhet të trajtohen shumë nga ajetet dhe hadithet e Resulullahit, të përkthehen dhe të interpretohen.
Shkalla e shtatë dhe e tetë (12-13 vjeç):
Nxënësve të kësaj moshe u mësohen njohuri të hollësishme rreth adhurimit (ibadet), të lejuarës e të ndaluarës, me ç’rast në plan të parë duhet të vihet përcjellja e temave që kanë të bëjnë me besimin dhe me fushën e njohurive reale.
- ÇËSHTJE TË BESIMIT:
- Fetaria e vërtetë dhe e rrejshme (false)
- Kuptimi dhe vlera e fesë
- Domethënia e Islamit dhe e të qenit musliman
- Të drejtat dhe detyrat (obligimet) në Islam
- Kuptimi i jetës nga këndvështrimi islam
ADHURIMET (IBADAT):
Shehadeti, namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi (shumë më hollësisht)
Shehadeti
Duhen përkufizuar qartë bazat e dëshmisë islame si dhe konsekuencat që rezultojnë prej saj.
Pastrimet rituale:
Gusli
Abdesti
Tejemmumi
Sqarimet e hollësishme rreth të njëjtave.
Namazi:
Namazi i individit, namazi me xhemat, xhamia dhe roli i saj, namazi i xhumasë, i bajramit, i mysafirit, i të sëmurit, i xhenazes, kompensimi i namazeve të kaluara (kaza).
Zekati dhe të dhënat e tjera fetare (sadakatë=lëmoshat)
- Definicioni, domethënia, llojet;
- Llojet e pasurisë që i nënshtrohen zekati;
- Kujt i takon ta marrë zekatin
Agjërimi
- Farz (obligativ)
- Nafile (vullnetare)
- I ndaluar
- Koha e agjërimit
- Përjashtimet nga agjërimi
- Teravia (namazi i teravisë në Ramazan)
- ‘Iidu’l-fitri (bajrami i Ramazanit, sqarim…)
Haxhxhi:
Umreja, rregullat dhe ritet. Sqarimet…
Kuptimi dhe domethënia e haxhxhit, mundësia dhe obligueshmëria.
‘Iidu’l-Ad’ha (Bajrami i kurbanit, sqarimet…)
Përsëritje e materialit të deritanishëm mësimor.
Parimet didaktike:
Mësuesi duhet t’u flasë nxënësve të kësaj shkalle rreth kuptimit dhe domethënies së fesë, rreth domosdoshmërisë së jetës fetare në përgjithësi dhe rreth devotshmërisë sipas mësimeve bazë të Islamit në veçanti. Pesë shtyllat e Islamit nuk duhet t’i trajtojë vetëm në mënyrë dogmatike, porse ta parashtrojë me shembuj praktikë edhe dobinë e tyre për mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.
Shkalla e nëntë dhe e dhjetë (14-15 vjeç)
Në këtë shkallë nxënësve do t’u ofrohet mësimi mbi etikën a moralin islam si dhe mbi rendin familjar dhe të sjelljes islame brenda shoqërisë. Nëpërmjet kësaj më pas nxënësit do të futen në bazat e rendit juridik dhe shoqëror islam si dhe do të kenë një pasqyrë të mirë mbi fetë e tjera të mëdha botërore, mbi ateizmin gjithashtu si dhe përfundimisht do të kenë mundësi të informohen edhe për Islamin në Evropë.
MËSIMI ETIK-MORAL:
- Rregullat e përgjithshme të sjelljes së muslimanit
- Format e sjelljes islame të mashkullit
- Format e sjelljes islame të femrës
- Barazia mashkull-femër në Islam
- Ushqimet hallall dhe veset e këqija: alkooli, bixhozi etj.
Trajtim/përpunim i hollësishëm i temave të lartpërmendura.
RENDI FAMILJAR:
- Kurorëzimi, detyrat bashkëshortore:
- Të burrit
- Të gruas
- Fëmijët në familje:
- Lindja: dispozitat fetare pas lindjes së fëmijës, p.sh. ezani në veshin e djathtë dhe ikameti në të majtin, ngjitja e emrit, synetimi.
- Detyrat e prindërve që kanë të bëjnë me përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve. Sqarimi i sjelljes gjatë lutjes. Sqarimi i detyrave të fëmijëve para pubertetit përkitazi me shoqërinë.
- Detyrat dhe sjellja e fëmijëve kundrejt prindërve të tyre
- Shkurorëzimi
- Përkujdesja ndaj fëmijëve pas shkurorëzimit
RENDI SHOQËROR:
- Puna dhe rëndësia e saj:
- Fitimi dhe zanatet (profesionet),
- Profesionet e ndaluara,
- Shitblerja dhe fitimi i mallit në Islam
- Ndalimi i marrjes, dhënies dhe ndërmjetësimit në kamatë
Individi dhe shoqëria:
- Të drejtat dhe detyrat e individit kundrejt shoqërisë
- Te drejtat dhe detyrat e shoqërisë kundrejt individit
Integrimi i muslimanëve në shoqërinë zvicerane:
- Rëndësia e mësimit të një gjuhe vendore
- Njohuri rreth historisë së Zvicrës
- Njohuri rreth sistemit socio-politik dhe ekonomik të Zvicrës
- Njohuri rreth kulturës perëndimore dhe zvicerane
NJË SHIKIM MBI FETË E TJERA TË MËDHA
Fetë e botës së vjetër
- Hebraizmi
- Krishterimi
- Hinduizmi
- Budizmi
- Ateizmi
- Satanizmi
ISLAMI NË EVROPË
- Retrospektivë
- Muslimanët në Andaluzi
- Muslimanët e Ballkanit
- Muslimanët në Evropën e Mesme (Austri, Hungari etj.)
- Islami në Evropë sot
- Problemet dhe sfidat
- Dialogu ndërfetar
- Islami në Zvicër
- Historiku
- Të dhënat statistikore
- Organizimi
- Problemet
Parimet didaktike:
Nxënësve të moshës 14 dhe 15-vjeçe duhet t’u bëhet me dije përgjegjësia e tyre si individë të moshës madhore nga aspekti fetar islam.
Duhet t’u bëhet me dije përgjegjësia e plotë nga aspekti fetar që ata e kanë ndaj Zotit, njerëzve dhe krijesave të tjera të Zotit që nga mosha e pubertetit. Me këtë duhen lidhur dhe sqaruar në detaje edhe temat e etikës apo moralit islam, jeta familjare, jeta shoqërore, integrimi, një qasje mbi fetë tjera jo-islame, Islami në Evropë dhe sidomos në Zvicër.