Shumë prej muslimanëve janë bërë ky personi komik, i cili nxjerr në pah komiken nga çdo gjë, nxjerr barcoletë nga çdo rast dhe nuk respekton atë që duhet respektuar, madje e bën objekt talljeje dhe ik nga serioziteti. E llogarit atë që e thërret në urtësi dhe seriozitet si njeri të vrazhdë.
Këtë personalitet e kanë edukuar, gjatë viteve, “shkolla e të këqinjvë”, shfaqet dhe serialet komike…
Person i cili nuk duron në shfaqjen e seriozitetit, madje as nëpër ndeje për ngushëllim.
Person i cili ik nga realiteti i tij i dhimbshëm duke e mbuluar këtë realitet me humor të bajatshëm dhe të shëmtuar me të cilin ai e relakson shpirtin e tij, në vend të përmirësimit të realitetit të tij. Bile këtë realitet të dhimbshëm dhe padrejtësinë e qeveritarëve të degjeneruar dhe ndihmësve të tyre e bën objekt të sarkazmit të tij dhe në këtë mënyrë absurde, që nuk i bën dobi, ai e shfaq opresionin dhe mllefin e tij. Në vend që kjo ndjenjë të kalon në energji shtyrëse për ndryshim në të mirë dhe ambicie e cila do ta ngrit nga kjo marrëzi.
Andaj mos u çudit nëse një kryetar, mbret ose ministër e nderon një autor i cili bën sarkazma me qeverinë, apo e nderon një karikator i cili tallet me realitetin (nëpër mes karikaturave). A ka dobi më të madhe për të padrejtin sesa që pasi t’i bën njerëzit të poshtëruar dhe të nënçmuar, të qëshin me padrejtësinë që u është bërë?!
Personat komik dhe sarkastik arrijnë deri në atë shkallë derisa nuk kënaqen me komedinë dhe sarkazmën e tyre, madje kjo gjendje e tyre bëhet shkak për probleme, armiqësi, urrejtje, keqkuptime, humbje të autoritetit dhe respektit dhe megjithatë ata tallen dhe janë sarkastik. Kanë arritur në gjendje të mvarësisë, në të cilën njeriu frikësohet të lë diçka prej gjërave të zakonshme, edhe pse kjo gjë më nuk e bën të lumtur, sikur kanë harruar seriozitetin dhe nuk mendojnë t’i kthëhën atij.
Personat komik dhe sarkastik nuk shenjtërojnë diçka ashtu siç duhet shenjtëruar, e as që e madhërojnë diçka ashtu siç duhet madhëruar. Çdo ndjenjë e tyre është kthyer në joseriozitet dhe komedi.
Ky është problemi esencial i atyre që tallen me ajetet e Librit të Allahut, ose me termet fetare, ose me diçka rreth Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, ose engjujve, ose shokëve të Pejgamberit… Ata jo se vetëm tallen, por as që e madhërojnë atë që duhet madhëruar dhe nuk respektojnë atë që duhet respektuar, derisa e shohin atë që i thërret në këto vlera si njeri të vrazhdë dhe ekstremist.
Ndoshta kjo na ndihmon ta kuptojmë mosdashjen e të parëve tonë ndaj teprimit në shaka dhe joseriozitet, që të mos kthehet personi serioz në person komik, i pikëlluar dhe i boshatisur për brenda. Në vend që të bëhesh i lumtur me ndryshimin e realitetit dhe udhëzimin e njerëzve, ti shfaq joseriozitet i cili zgjërohet ngadalë, derisa të arrin tek Feja dhe me këtë e humb dynjanë dhe Ahiretin e tij.
Dr. Ijad Kunejbi
Përktheu: Ali Ashani