Emri: Omer bin el-Muhtar bin Omer.
Lindja/vdekja: Ka lindur në fshatin xhenzur në zonën e Xhebel el-ahdar në Berka në vitin 1858 (ose sipas një versioni 1862), ndërsa ka vdekur më 16 shtator 1931. Në fakt, është ekzekutuar me varje nga pushtuesi italian.
Tiparet e personalitetit: Dituria e gjerë: Omeri dallohej për dijen e shumtë që kishte fituar në shkencat fetare ani pse nuk kishte lënë pas dore as shkencat tjera jofetare. Dallohej veçanërisht për dijet rreth ambientit dhe shoqërisë ku jetonte. I njihte mirë traditat, zakonet, karakterin e popullit të vet, historikun dhe ngjarjet e ndryshme të fiseve dhe kabileve.
Personaliteti i fuqishëm: Ky tipar i Omerit është shfaqur me rastin e kundërshtimit të tij për t’iu nënshtruar okupatorit italian dhe atëherë kur bëri thirrje për mobilizim gjithëpopullor kundër tyre. historia ka dëshmuar se thirrjet e tij nuk kanë qenë shterpe, përkundrazi kanë rezultuar të suksesshme.
Përkushtimi shpirtëror: Ishte shumë i dhënë pas adhurimit. Nuk flinte më shumë se tre orë gjatë natës. Zgjohej, merrte abdes dhe vazhdonte të falej deri në kohën e namazit të sabahut. Po kështu nuk kalonte një jave pa mos e lexuar tërë Kur’anin.
Tiparet e lidershipit: Guximi: Se Omeri ishte i guximshëm dëshmon jeta dhe veprimtaria e tij. Përkushtimi i tij për të luftuar kundër kolonialistëve francezë në Çad dhe atyre italianë në Libi është një nga qindra dëshmitë për guximin e tij. Po kështu edhe shkresa që i dërgoi Sharif Garjanit, të cilin forcat italiane e kishin detyruar të ndërmjetësonte pa dashjen e tij në marrëveshjen me Omerin për ta ndalur luftën.
Zgjidhja e krizave dhe problemeve: Një ndër punët e mëdha që bënte Omeri ishte edhe pajtimi ndërmjet fiseve dhe kabileve. Nuk ka ndodhur një herë ta ketë marrë një detyrë e të ketë dështuar. Fama dhe reputacioni i mirë që kishte fituar e kishin bërë të pranueshëm për të gjitha fiset dhe kabilet.
Udhëheqja e fisit: Omeri ka marrë pjesë në luftë kundër francezëve në Sudanin Perëndimor. Pas një periudhe të kaluar në beteja, Omeri do ta kalonte një pjesë të jetës duke dhënë mësim dhe duke përhapur fenë e Zotit tek njerëzit.
KARTELA IDENTIFIKUESE TË DISA PERSONALITETEVE UDHËHEQËSE MË TË SUKSESSHËM DJE DHE SOT
Burimet:
Ali Muhamemd Salabi, Esh-shejh el-xhelil Omer bin el-Muhtar, (El-mektebetu el-asrije, 2007).
Isam Abdul Fettah, Omer bin el-Muhtar ve rixhaluhu, (Dar en-neshr El-kunuz).
Grup autorësh, Omer el-Muhtar: neddalun min exhli el-hurrije, (Egjipt: Dar en-neshr el-Mizan, 2014).