Falënderimi i takon All-llahut. Atë efalënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

Përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala]

Vlera dhe dobitë

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë.Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Përmendja e All-llahut është një dhunti e madhe, dhuratë bujare, me te i sjellim nimetet ( dhuntitë) dhe i largojme nikmetet (denimet), është ushqim i zemrës, kënaqësi e syrit, lumturi e shpirtit, shpirt i jetës dhe jetë e shpirtit. Njeriu ka nevojë të madhe për te, kurnjëher muslimani nuk mundet të jetë i panevojshëm për këtë ibadet.

Pasiqë dhikri e paska këtë gradë dhe post të lartë, meriotn që muslimani të dijë vlerën e tij, llojet dhe dobitë e tij. Në vijim do të përmendim disa thënje të Ibn Kajjimit [rahimehull-llah], të cilat flasin rreth kësaj teme dhe që i kemi marur nga libri i tij “El-Vabilus-Sajib”.

Vlera e dhikrit

1- Nga Ebu Derdai [radijall-llahu anhu]. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata u mëshojnë në qafë preni atyre kokat?” (As’habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut”. (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

2- Transmeton Buhariu [rahimehull-llah] nga Ebu Musa [radijall-llahu anhu], i cili thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“Shembulli i atij që e përmend All-llahun dhe atij që nuk e përmend, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”.

3- Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja [radijall-llahu anhu], i cili thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: Unë jam te mendimi i mirë i robit tim, Unë jam me te gjersa ai më përmend Mua, nëse më përmend në vehte, e përmendi në Vehten Time, nëse më përmend në ndonjë tubim, e përmendi në tubim më të mirë se ai, nëse më afrohet një pëllëmbë i afrohem një llërë, nëse më afrohet një llërë, i afrohem një pash, nëse më vjen duke ecur, i vijë duke nxituar”.

4- All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا (الأحزاب: 41)

“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh”. (El-Ahzab: 41).

{…وَالذَّاكِرِينَ اللَّهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتِ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُمْ مَغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا}(الأحزاب: 35)

” shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”. (El-Ahzab: 35).

Në këto ajete ka urdhër për të përmendur All-llahun shumë, sepse nevoja e njeriut për All-llahun është e madhe dhe në asnjë moment nuk mundet të jetë i panevojshëm për te.

5- Ebu Derda [radijall-llahu anhu] thotë: “çdo gjë ka pastrimin e vet, kurse pastrimi i zemrës ndodh duke e përmendur All-llahun”.

Ska dilemë se zemra ndryshket ashtu sikurse ndryshket hekuri, mirëpo pastrimi i tij ndodh me dhikr, dhikri e pastron derisa e bënë të pastërt sikur pasqyreja, kurse po e la dhikrin i ndryshket zemra.

Zemra ndryshket më njërën prej dy gjërave: me gaflet dhe me mëkat, kurse pastrimi ndodh me dy gjëra të kundërta: me istigfar dhe teube.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ … وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَنْ ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا}(الكهف: 28)

” dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar”. (El-Kehf: 28).

Andaj, nëse një njeri dëshiron të pasoj ndonjë njeri le të shikon a është prej atyreve që e përmendin All-llahu ose është prej gafilave, a e sundon epshi ose shpallja. Nëse e sundon epshi, atëherë është prej atyreve të gafletit, kurse punët e tija janë të dërdhura, nuk duhet pasuar, sepse e dërgon në shkatërrim.

Llojet e dhikri

Dhikri është dy lloje:

Një: përmednja e emrave dhe cilësive të All-llahut [subhanehu ve teala], lavdërimi me to dhe pastrimi dhe shenjtërimi nga ajo që si përket. Edhe ky lloj është dy pjesë:

1- thurrja e lavdatave nga përkujtuesi, kurse ma e mira prej këtyre thurrjeve është ky dhikër:

(( سبحان الله عدد خلقه ))

“I lartësuar qoftë All-llahu aq sa ka krijesa “

2- lajmërimi mbi All-llahun duke i përmendur gjurmët e cilësive dhe emrave të Tij, sikurse të thuash: All-llahu i dëgjon zërat e robërve të Tij.

Dhikri më i mirë i këtij lloji është lavdërimi i All-llahut me atë që e ka lavdëruar All-llahu vetveten dhe me atë që e ka lavdëruar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kurse ky lavdërim është tre shkalla:

A) hamd, b) thena dhe c) mexhd.

Kur të thuash El-hamdu lil-lah, kjo është lajmërim mbi All-llahun me cilësi të plota duke e dashur dhe duke qenë i kënaqur me te, nëse e përsërit këtë gjë her pas here, bëhet Thena, e nëse e lavdëron me cilësi të madhështisë dhe mbretërisë, atëherë bëhet mexhd.

All-llahu [subhanehu ve teala] këto tre lloje i ka përmendur në fillimin e fatihas. “Kur të thotë njeriu: El-Hamdu lil-lah rabbil-alemin, All-llahu thotë: më falënderoi robi Im, kur të thotë Er-Rahman er-Rahim, All-llahu thotë: më lavdëroi robi Im, kurse kur të thotë Maliki jeumud-Din, All-llahu thotë: më më madhëroi robi Im.

Dy: përmendja e urdhërave, ndalesave dhe rregullave të Tija, edhe ky lloj është dy pjesë:

a) duke treguar se çka ka urdhëruar dhe çka ka ndaluar.

b) Përmendja e Tij te ndonjë urdhër dhe nxitimi për ta praktikuar, kurse te ndonjë ndalesë për tu larguar nga ajo. Nëse njeriut i përmbldhën këto lloje të dhikrit, i është mbledhur dhikri më i mirë dhe më i dobishëm.

Ky dhikër është prej fikhut më të madh, edhe pse dhikret tjera janë të mira.

Gjithashtu prej dhikrit ndaj All-llahut është edhe përmendja e argumenteve, dhuntive, bamirësisë së All-llahut ndaj njerëzve. Edhe ky lloj dhikri është dhikër i vlefshëm dhe madhështor.

Këto pesë lloje të dhikrit, mund të jenë me zemër dhe me gjuhë, ky është lloji më i mirë. E disa herë vetëm me gjuhë, kjo është shkalla e dytë, e disa herë vetëm me gjuhë, e kjo është shkalla e tretë.

Pra, dhikri më i mirë qenka ai dhikër ku përputhet zemra dhe gjuha, mirëpo përmendja vetëm me zemër është ma i mirë se përmendja vetëm me gjuhë, sepse dhikri me zemër shkakton njohjen e All-llahut, dashurinë ndaj Tij, turpërimin nga Ai, frikësimin prej Tij, e di se All-llahu e kontrollon, largohet nga mangësia në ibadete, largohet prej harmeve dhe mëkateve. Kurse përmendja vetëm me gjuhë nuk i shkakton këto gjurmë, nëse eventualisht jep ndonjë fryt, ai do të jetë shumë i dobët.

Dhikri është më i mirë se lutja

Dhikri është më i mirë sesa lutja, sepse dhikri është lavdërim ndaj All-llahut me cilësitë, emrat dhe dhuntitë e bukura të Tija, kurse lutja është kërkesë e nevojës së njeriut. Andaj dallimi është shumë i qartë mes këtyre dy gjërave.

Andaj prej rregullave të lutjes është që të fillohet me falënderim dhe lavdërim ndaj All-llahut, e pastaj të kërkohet nevoja yte. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka treguar se lutja pranohet nëse para saj shprehim lavdërimin dhe falënderimin ndaj All-llahut. Kjo është një dobi në vehte e dhikrit, e bënë lutjen të pranuar.

Leximi i Kur’anit është më mirë sesa përmendja e All-llahut

Leximi i Kur’anit është më mirë sesa përmendja e All-llahut, kurse dhikri është më i mirë sesa lutja. Kjo kur flasim mbi secilën veç e veç. Mirëpo ndodh që një vepër të jetë më me ma pak vlerë, mirëpo për iks shkaqe të bëhet më prioritare se ajo më e vlefshmeja, dhe nuk lejohet ta lënë këtë vepër për tjetrën që është më e vlefshme. Psh. dhikri ne ruku dhe sexhde është më i mirë sesa leximi i Kur’anit në to, bile leximi i Kur’anit në këto dy raste është i ndaluar. E njejta mund të thuhet për dhikrin pas farzit të namazit, në këtë rast më mirë është të bëhet dhikr sesa të lexohet Kur’an. Kjo vlen edhe për kohën kur thërret ezani, etj.

E njejta vlen për disa dhikre të veçanta, ato janë më të vlefshme në momente të caktuar sesa leximi i Kur’anit, edhe pse leximi i Kur’anit në përgjithësi është më i mirë sesa dhikri. Nga ky rregull bën përjashtim edhe ndonj rast specifik, që ia bën dhikrin ose duanë më të vlefshme sesa leximi i Kur’anit, si psh. një njeri mendon mbi mëkatet e tija, kjo shkakton teube dhe istigfar, ose frikësohet prej dëmeve të xhinve dhe njerëzve, atëherë miret me dhikret dhe lutjet që e mbrojnë në kësi rasti.

Kjo është një kaptinë shumë e dobishme, ka nevojë për fikh të vlefshëm, që secilit t’i jipet haku i vet dhe çdo gjë të vëndohet në vendin e vet.

Pasiqë namazi përmban lexim Kur’ani, dhikër dhe dua, pra, është përmbledhëse e shumë pjesëve të ibadeteve, është më i mirë sesa vetëm leximi i Kur’anit, ose dhikrit ose duasë, sepse të gjitha këto i përmbledh në një vend.

Kjo gjë është një rregull shumë i dobishëm, i mundëson njeriut të kupton shkallët e veprave dhe ti zbret në pozitat e tyre, që mos të angazhohet me vepra me vlerë më të vogël nga ato që kanë vlerë më të madhe, e ta fitojë shejtani dallimin mes këtyre veprave, ose të miret me veprat e vlefshme vetëm, duke i lënë pas shpinde ato më me ma pak vlerë, edhe pse koha dhe momenti është për këtë të dytët e jo për të parën. Ky lloj kuptimi e largon njeriun nga dobia dhe përfitimi.

Dobitë e dhikrit

Dhikri përmban mëse njëqind dobi, në vazhdim do t’i përmendim disa prej tyre:

1- E largon shejtanin, e nënshtron dhe e thenë.

2- E kënaq Rahmanin (All-llahun).

3- Largon brengat dhe mërzitë nga zemra.

4- I sjell zemrës gëzim dhe lumturi.

5- E forcon zemrën dhe trupin.

6- E ndriçon fytyrën dhe zemrën.

7- Sjell rizkun.

8- Përkujtuesin e vesh me petk të madhështisë dhe shkëlqimit.

9- I trashëgon dashurinë (ndaj All-llahut) që është shpirti i Islamit.

10- I trashëgon vetëkontrollë që e shpien në pozitën e ihsanit.

11- I shkakton pendim dhe kthim te All-llahu.

12- I trashëgon afrim tek Ai.

13- I hap derë të madhe të njohjes.

14- I trashëgon madhërim dhe frikësim nga All-llahu [subhanehu ve teala].

15- Shkakton që ta përmedw All-llahu:

 فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُوا لِي وَلَا تَكْفُرُونِي (البقرة: 152)

“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juvem (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (El-Bekare: 152).

16- I trashëgon jetë zemrës së tij.

17- Është ushqim i zemrës dhe shpirtit.

18- E pastron zemrën nga dryshku.

19- I largon mëkatet dhe i asgjëson, sepse veprat e mira i asgjësojnë të këqijat.

20- Largon jabanxhillëkun mes robit dhe Zotit të vet.

21- Ashtu sikurse e përmend njeriu All-llahun, ashtu All-llahu e përmedn kur të është në vështirësi.

22- Nëse besimtari e njeh All-llahu duke e përmednur në bollëk, All-llahu e njeh në vështirësi.

23- Është shpëtim nga denimi i All-llahut Ditën e Kijametit.

24- Shkakton zbritjen e qetësisë, mëshirës dhe rrethekimin me melek.

25- Është shkak që e angazhon gjuhën nga gibeti, bartja e fjalëve, gënjeshtra dhe e kota.

26- Mexhliset e dhikrit janë mexhlise të melekëve, kurse mexhliset e bisedave të kota mexhlise të shejtanëve.

27- E garanton besimtarin nga keqardhja ditëne Kijametit.

28- Angazhimi me dhikr shkakton që All-llahu ti jep besimtarit ma shumë sesa kërkon robi.

29- Është ibadeti ma i lehtë, mirëpo më i vlefshmi dhe më i ndershmi.

30- Përmednja e vazhdueshme e All-llahut shkakton garancë për mos’harim të Tij që është shkak për të vuajtur robi në jetën e tij dhe në ahiret.

31- Dhurata dhe vlera që vjen si shpërblim për këtë vepër nuk vjen për asnjë vlerë.

32- Asnjë vepër nuk i kaplon të gjitha kohërat dhe të gjitha vendet sikur se i kaplon ky ibadet.

33- Dhikri është dritë për ate që e përmednë All-llahun në dunja, është dritë për te në varrin e tij, dritë për te në ahiret, e cila ecë para tij mbi sirat.

34- Dhikri është çeshtja kryesore, kujt i hapet kjo derë i është hapur një derë e madhe për të hyrë të All-llahu [subhanehu ve teala].

35- Zemra ka varfuri dhe nevojë të cilën nuk e përmbush asgjë përveç dhikrit.

36- Dhikri i bashkon të ndarat, i ndanë të bashkuarat, i afron të largëtat dhe i largon të afërmet. Bashkon zemrën dhe vullnetin e tij, brengat dhe inicijativat e tij. I ndanë brengat, mërzitë, dëshprimet dhe keqardhjen për kalimin e të mirave. I ndanë mëkatet dhe gjunahet që i bën besimtari dhe i ndanë ushtarët e shejtanit që i vërsulen besimtarit. Ia afron ahiretin dhe ia largon dunjanë.

37- Dhikri e zgjon zemrën nga gjumi dhe kotja.

38- Dhikri është një dru që jep fryte njohje dhe gjendje për të cilat synojnë besimatrët.

39- Ai që e përmend All-llahun është i afërt me Ate që e përmend dhe Ai që përmendet është çdo herë në praninë e Tij, kurse kjo prani është prani e veçantë, jo prania e diturisë dhe kaplimit të përgjithshëm. Është prani me afërsi, përkrahje, dashuri, ndihmë dhe sukses.

40- Dhikri vlen sikurse të lirosh robër, të japish sadaka ose të luftosh në rrugë të All-llahut.

41- Dhikri është kryet e falënderimit, andaj ai që nuk e përmend nuk mundet ta falëmenderojë.

42- Njeri më i ndershëm te All-llahu është i devotshmi i cili vazhdimisht e ka gjuhën e lagur nga përmendja e All-llahut [subhanehu ve teala].

43- Zemra e ka një ngurtësi të cilën nuk mund ta zbutë asgjë përveç dhikrit.

44- Dhikri është ilaç dhe shërim i zemrës, kurse gafleti është sëmundja e tij.

45- Dhikri është baza e përkrahjes së All-llahut, kurse gafleti është baza e armiësisë së Tij.

46- Dhikri sjell dhunti dhe largon denime.

47- Shkakton që All-llahu dhe melekët ta bekojnë.

48- Ai që dëshiron të banon në kopshte të xhennetit në dunja le të qëndron në mexhlise të dhikrit, sepse ato janë kopshte të xhennetit.

49- Mexhliset e dhikrit janë mexhlise të melekeve, sepse ata nuk kane vende tjera përveç ketyre vendeve.

50- All-llahu krenohet para melekëve me këto mexhlise.

51- Vazhdimi i dhikrit mund ti zavëndeson veprat vullnetare, pa marë para sysh a janë ato vepra me trup, ose me pasuri, ose edhe me trup edhe me pasuri.

52- Dhikri është ndihmësi më i mirë në ibadete, sepse ia bënë të dashura, ia lehtëson, ia bënë të këndshme dhe e kënaq me to.

53- Dhikri i largon frikat nga zemra e besimatrit dhe e bënë të sigurtë.

54- Dhikri besimtarit i jep forcë, saqë me dhikr mundet të bëjë atë që nuk mund ta bëjë pa te.

55- Ata që e përmendin All-llahun shumë janë të parë nga ata që kanë punuar për ahiret.

56- Dhikri është shkak që All-llahu t’i besojë robit, kurse atij që i beson All-llahu shpresojmë të ringjallet me të drejtit (sinqertit).

57- Shtëpitë e xhennetit ndërtohen me dhikr, kur të ndalet njeriu nga dhikri, ndalen melekët nga ndërtimi i shtëpive të tyre.

58- Dhikri është pendë mes tij dhe xhehenemit.

59- Dhikri e lehtëson të rëndën dhe të vështirën.

60- Melekët bëjnë istigfar për ate që bënë dhikr ashtu sikurse bëjnë istigfar për ate që pendohet.

61- Kodrat dhe malet krenohen dhe gëzohen me ate që e përmend All-llahun [subhanehu ve teala] mbi to.

62- Përmendja e shpeshtë e All-llahut shkakton garancë nga dyftyrësia.

63- Dhikri ka një kënaqësi që se ka asnjë vepër e mirë.

64- Përmendja e vazhdueshme e All-llahut në çdo vend, në rrugë, në shtëpi, në hapësira, shkakton shtuarjen e dëshmitarëve të tij Ditën e Kijametit, sepse edhe toka do të dëshmon për besimtarin Ditën e Kijametit.

Këto ishin dobitë kryesore të përmendjes së All-llahut, mendojmë se mjaftojnë për të zgjuar nga gjumi, për të aktivizuar përtacin dhe për të vazhduar në këtë ibadet ata që e bëjnë këtë vepër.

All-llahun e lusim që të na bëjë prej atyreve që e përmendin All-llahun shpesh dhe pa ndërpre dhe të na dhuroj kënaqësi në këtë ibadet. Amin.

Bekir Halimi,
1.9.2000