Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

Përkujtimi i ditës së kijametit

Falendërimi i plotë i takon Allahut subhanehu ve teala, Atij që krijoi xhinnët dhe njerëzit për ta adhuruar. Ai dha urdhër për ta besuar njëshmërinë e Tij dhe për ta rrespektuar. I lajmëroi krijesat e Tij për një ditë në të cilën do të tubohen për të dhënë llogari. Allahu urdhëroi që të përgatitemi për këtë ditë. Falendëojmë Allahun për begatitë e Tij të hapta ose të fshehta qofshin ato. Dëshmojmë se nuk ka të adhuruar me meritë pëveç Allahut i cili është një dhe i pashoq, dëshmojmë se Muhamedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]është rob dhe i dërguar i Tij që e ka dërguar para shkatërrimit të përgjithshëm përgëzues dhe qortues, thirrës për tek Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues. Përshëndetjet dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të.

O njerëz keni frikë Allahun:”Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë. (Bekare-281)

Robër të Allahut: besimi në rringjalljen, ngritjen e njerëzve prej varreve, është një prej gjashtë shtyllave të imanit. Përmendja e këtij parimi është përsëritur shumë herë në Kur’an dhe në gjuhën ë Muhamedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me qëllim që t‘ua terheqin verejtjen njerëzve dhe t’i përkujtojnë ata. Pra le të përgatitemi për këtë ditë me vepra të mira sepse nuk ka shpëtim prej rrezikut ta asaj dite përveç me punë të mira. ” Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë. (Shuara) Allahu [subhanehu ve teala]iu kërcnua përgënjeshtruesve të kësaj dite të madhe duke thënë: “Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.

E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: “Legjenda të të parëve!” (Mutaffifin  10-13). Poashtu Allahu [subhanehu ve teala]thotë: ” Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur  (En’am  31) Allahu [subhanehu ve teala]na lajmëroi se këta përgënjeshtrues do të kuptojnë se kanë gabuar dhe do të pendohen mirëpo pendimi nuk do t’ju bëjë dobi, Ai thotë: ” Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë. E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!” Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë. (Saffat-19-21), gjithashtu Allahu [subhanehu ve teala]na lajmëroi se ai që e harron këtë ditë dhe nuk përgatitet do të pëson keq dhe do të gjejë dënim të dhembshëm, ” Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”. (Sad  26), poashtu thotë: ” Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm. (Sexhde  14).

Allahu [subhanehu ve teala]e emërtoi këtë ditë me emra të shumtë, e quajti Dita e Ngritjes (jeumul kijame) sepse njerëzit ngriten prej varreve të tyre dhe do të qëndrojnë në këmbë në vendin e rringjalljes, e quajti Dita e Llogarisë për arsye se njerëzit atë ditë do të japin llogari për veprat e tyre, e quajti Dita e fundit për shkak se vjen pas dunjasë e më pas banorët e xhennetit do të mbesin në xhennet përgjithmonë kurse banorët e zjarrit do të mbesin në zjarr përgjithmonë. Atyre do t’iu thuhet: o banorë të xhennetit këtu është përjetshmëri, s’ka vdekje, o banorë të zjarrit s’ka vdekje por vetëm përjetshmëri. Allahu [subhanehu ve teala]këtë ditë e quajti edhe me emra tjerë sikur Lajmi i Madh, Trishtimi i Madh për shkak llahtaritetit të paparamenduar sikur që e përshkruan Allahu [subhanehu ve teala]: “O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër. (Haxh  1,2) ” O ju njerëz, keni kujdes ndaj Zotit tuaj dhe keni frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është e sigurt, pra të mos ju mashtrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues. (Lukman  33)

Disa njerëz i dhanë guxim vetes për të mohuar këtë ditë, menduan se është dicka e parealizueshme, mohuan fuqinë e Allahut për rringjalljen e të vdekurve. Allahu [subhanehu ve teala]demantoi fjalën e tyre, solli argumente të prera për vërtetësinë e këtyre gjërave, prej tyre:

– Ai që i krijoi njerëzit për herë të parë nga asgjëja edhe më parë mund që t’i ringjallë ata, “Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaje përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj).

Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti. (Rum  27)

– Ngjallja e tokës me bimë pasi që ajo vdes apo thahet, ” Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh atë të thatë (shkretëtirë), e kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e shtohet. E, s’ka dyshim se Ai që e ngjalli atë, do t’i ringjallë të vdekurit, pse Ai ka mundësi për ç’do gjë.

– Mohimi i kotësisë prej Allahut, sepse sikur të mos kishte ringjallje për t’u shpërblyer të mirët dhe të këqinjtë, të dalin rezultetet e punëve të kryera në dunja, atëherë krijimi i njerëzve do të ishte i kotë, e Allahu është i pastër nga kjo gjë, Allahu [subhanehu ve teala]thotë: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? (M’uminun  115)

– Mohimi i padrejtësisë prej Allahut dhe cilësimi i Tij me drejtësi, e kjo patjetërson shpërblimin e njeriut për veprat e tij dhe mosbarazimin ndërmjet besimtarit dhe mosbesimtarit dhe tërë kjo nuk mund të realizohet vetëm nëpërmjet ringjalljes dhe dhënies llogari. Allahu [subhanehu ve teala]thotë: “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë. (Xhathije  21,22) Edhe pse shohim në këtë botë se si vdesin kriminel të ndryshëm pa mos u dënuar, në anën tjetër vdesin edhe njerëz të mirë pa mos u shpërblyer në këtë botë, e gjithë kjo për arsye se ka një ditë që i pret të gjithë: “A mos është ai që ishte besimtarë, sikurse ai që ishte jasht rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.

Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë Xhennetin. E ata që nuk respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë. (Sexhde  18,20)

Robër të Allahut! Allahu [subhanehu ve teala]na ljamëroi se kjo ditë është afër që të përgatitemi, “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e

ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të. (Enbija  1),

” Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar. (Kamer  1), “E

afërta është afruar (kijameti). (Nexhm  57), ” Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) pa tjetër do të vijë. (En’am  134)

Ajo që është edhe me afër është kijameti i i çdonjërit, është vdekja.

Vdekja është kijameti i vogë dhe është më afër nesh se lidhëset e këpucëve,

“… nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. (Lukman

34). Kur vjen vdekja njeriu nuk mund që të mbrohet prej saj, as që mund t’i ndryshojë veprat e tij, e as që t’i shtojë ato.

Barekallhu li ve lekum fil kur’anil adhim

Salih ibën Feuzan

Përktheu:

Agim Bekiri

Salih ibën Feuzan,
11.9.2001