Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”
(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…
Përgjegjësia e edukimit të fëmijëve
Çfarë do t’i jepni djalit tuaj në ditën e darsmës së tij për dhuratë? Një Mitsubishi apo një Honda apo do t’i jepni një rreshkë buke?
Kur djali i Ibën Kajjim-it ishte duke u martuar, ai e gjeti veten në një dilemë në lidhje me këtë dhuratë. Ai mendoi dhe mendoi dhe vendosi t’i bënte një dhuratë që nuk do të kishte dobi vetëm ai prej saj por të gjithë muslimanët. Ai ndezi qiriun, ngjeu pendën e tij të famshme dhe filloi të shkruante. Dhurata? Një libër dedikuar djalit të tij dhe nuses së djalit, rreth martesës dhe të drejtave të fëmijëve. Ai e titulloi librin Tuhfetul Vedud bi Ahkam el-Mevlud. Kostoja e dhuratës? Pa vlerë në para.
Vëllezër dhe motra!
Shumë kohë ne dëgjojmë rreth respektit ndaj prindërve, sepse janë shpesh mu prindërit ata që flasin. Sa herë dëgjojmë të flitet për të drejtat e fëmijëve? Me të vërtetë ata kanë shumë të drejta, e që janë prej para 9 muajshit të krijimit të tyre ata kanë të drejtën e dhënë nga Zoti, që nëna dhe babai i ardhshëm të zgjedh një partner që do t’i mësojë atyre rreth Allahut dhe të jetë një shembull i shkëlqyeshëm për ata.
Ibën Kajjim ka një kapitull në këtë librin që ai shkroi për djalin e tij: “Kapitulli i 25 Për obligimin e mësimit të fëmijëve, displinimin e tyre dhe të qenurit i drejtë ndërmjet tyre.
Një nga të drejtat që ne dëshirojmë të flasim sot është e drejta e fëmijëve tanë për një edukim islam.
Allahu, subhanehu ve teala, na urdhëron neve: “O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. [et-Tahrim, 66: 6]
Ne jemi të urdhëruar nga Allahu teala për të shpëtuar vetet tona nga Xhehen-nemi. Por nuk mbaron aty. Urdhëri zgjerohet tek familja jonë, ne duhet t’i shpëtojmë ata gjithashtu duke përdorur të gjitha mundësitë tona ne duhet t’i shpëtojmë ata nga flaka e Xhehenemit. Dhe arma më e madhe që ne kemi për t’i mbrojtur ata është dija të cilën Allahu dhe i dërguari i Tij, salallahu alejhi ve sel-lem, kërkon nga ata. Sepse me të vërtetë njeriu është armik i asaj që nuk njeh.
Në një ajet tjetër ne shohim: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti (dije), atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar”. [Llukman 31: 15]
Analizojeni sesi Allahu teala e përmend shirkun për në të cilin thirret fëmija si diçka që ai “nuk ka kurrfarë fakti (“nuk ka kurrfarë fakti (dije)” sepse nuk mund të ketë dije (fakt) për diçka që nuk është e vërtetë dhe nuk ekziston.
Dhe ende në një tjetër ngjarje, Allahu teala e përshkruan diskutimin midis Nuhut dhe djalit të tij: “Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: “O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!” Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: “nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar! “Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë”. [Hud 11: 42-43]
Thueht se rreth 90% të asaj që mëson fëmija, është ajo të cilën ai e mëson brenda 1 deri 5 vitet e para jetës së tij apo të saj. Fëmijët në atë moshë të pafajshme janë aq të përkushtuar t’i kënaqin të rriturit në jetët e tyre veçanërisht ata që i shikon ditë për ditë. SubhanAllah, është një aftësi që Allahu teala e ka krijuar tek njerëzit. Sepse nëse ata nuk do të kishin këtë dëshirë për të kënaqur “mësuesin” ata nuk do të kishin një zhvillim intelektual në jetën e tyre.
Nëse do të shkonit tek një shkollë publike, imagjinoni më përpara kopshtin e fëmijëve ose klasën e parë dhe sesi ju vepronit me mësuesen tuaj. A nuk përpiqeshit ju ta kënaqnit atë në çdo moment që ju do tu jepej mundësia? A do të bënit gjëra vetëm për të fituar kënaqësinë e saj?
Histori e tmerrshme ndodh kur një fëmijë është vendosur nën kujdesin e një jo-muslimani, nën kujdesin e dikujt që nuk di asgjë rreth obligimit tonë ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, dikënd të cilin fëmijët musliman janë të padëshirueshëm për ta kënaqur.
Një herë ishte një vajzë e vogël në një shkollë publike në një vend musliman mësuesja e së cilës nuk e praktikonte islamin. Vajza e vogël duke ndjekur shembullin e nënës së saj do të shkonte në shkollë me hixhabin islam. Hixhabi megjithatë ishte diçka që nuk pëlqehej nga mësuesja e saj, SubhanaAllah, kështu ajo i tha vajzës ta hiqte ate dhe të mos guxonte të kthehej në shkollë me të, të nesërmen përndryshe ajo do të vuante pasojat.
Vajza u kthye nga shkolla dhe i tregoi nënës së saj sesi mësuesja nuk donte që ajo të vishte hixhanin në shkollë dhe se ajo vet nuk dëshironte të mos i bindej mësueses së saj. Nëna e saj me qetësi i tha: “Kë dëshiron të kënaqësh atëhere, mësuesen tënde apo Allahun?” Vajza e vogël e shikoj në sy dhe tha: “Allahun! “
Ditën tjetër vajza e vogël u kthye me hixhabin në kokë. Kur mësuesja e pa atë, shpërtheu me qortimet: “Si guxon të mos më bindesh mua!”
Fjalët të dhimbshme filluan të dilnin dhe dilnin nga goja e mësueses derisa vajza uli kokën e saj, duke menduar. Pastaj ia ktheu: “Unë nuk e kuptoi, cilin jam e supozuar të kënaq ty apo Atë? “
“Atë kë? ” pyeti mësuesja.
“Allahun!”
Sytë e saj u zgjeruan dhe një frikë hyri përmes saj. Mësuesja pushoi së foluri. Nga prapa të qarave të saj vajza e vogël tha: “Jo, unë do të kënaq Allahun dhe vetëm Allahun, dhe le të ndodh ç’ka të ndodh”.
Atë ditë mësuesja i dërgoi një letër në shtëpinë e vajzës së vogël drejtuar nënës së vajzës me fjalët: “Sot fëmija yt me tregoi mua kush isha unë dhe kush me të vërtetë është Allahu. Ju faleminderit për edukimin e një vajze të të tillë, të bekuar”.
Këto kanale televizive dhe shkolla publike sot janë duke u përhapur një helm të shkatërrueshëm që ec përmes gjakut të rinisë sonë.
El-Hasan Ibën Ali, radijallahu anhu, thoshte shpesh: “Edukoni veten tuaj sot, sepse sot ju jeni të rinjtë e shoqërisë, e nesër ju do të plakeni”.
Elhamdulilah, Unë kam takuar shumë të rritur të zgjuar në udhëtimet e mija në haxh. Kur unë ulesha me këta vëllezër dhe u mrekullohesha me intelektin e tyre, unë çuditesha me veten: “Çfarë ky person do të bëjë për islamin dhe komunitetin musliman nëse prindërit e tij do ta kishin edukuar atë rreth fesë islame? “
Të dashur vëllezër dhe motra, ne kemi këtu një nxënës në klasën e tretë i cili di më shumë se 7 xhuz të Kur’anit. Ai është 8 vjeç. Unë e di që nuk mund të gabohem nëse them që ai di më tepër Kur’an sesa 95% e të rriturve pjesmarrës në këtë hutbe. Ai është 8 vjeç. Unë kam parë studentë aq të zgjuar sa ky që hidhen në shkolla publike zgjuarsia e tyre zgjerohet mbi majat e piramidave ndërsa ata nuk mund të shqiptojnë gërmat e gjuhës së tyre amtare.
Jahja Ibën Humejd ka thënë: “Ne shkuam tek Imam Hammed Ibën Selame njëherë dhe e gjetëm atë duke ndenjur me fëmijë duke i transmetuar hadithe atyre. Kur ai mbaroi dhe fëmijët ikën, ne iu afruam atij dhe i thamë: “… ne jemi pleqtë e fisit tënd e të cilët kemi ardhur për të mësuar nga ti. Pse ti na lë ne dhe i kthehesh këtyre fëmijëve?”Ai u përgjigj: “Unë njëherë pashë një ëndërr se si unë isha i ulur buzë lumit, duke mbajtur një kovë me ujë për të pirë. Pasi piva ujë, unë ktheva mrapa dhe pashë këta fëmijët atje dhe kështu i dhashë atyre kovën e ujit pas meje”. (Ibën Ebi ed-Dunja)
Said Ibën Rahmah el-Asbahi i ka treguar studentëve të tij: “Unë do të vendosja një tentë jashtë xhamisë me shpresë që do të zija vendin më të mirë në halkat (bisedat apo ligjëratat) e Abdullah Ibën Mubarak. Unë kisha shokë të moshës sime por asnjëri prej tyre nuk vepronte ashtu siç veproja unë. Kur koha për halka (ligjërata) vinte, Ibën el-Mubarak do të vinte dhe me të do të vinin edhe pleqtë. Ata iu ankuan atij: “Këta fëmijë na e kanë kaluar ne në halka (në mësimet e tuaja), nuk ka vend të afërt për ne tek tij”. Ibën el-Mubarak iu është përgjigjur: “Këta fëmijë janë më të dashur për mua sesa ju. Ju sa gjatë do të jetoni? Këta fëmijë ndoshta Allahu do t’i çojë shumë larg”. Saidi atëhere u thonte nxënësve të tij: “Sot nuk është askush gjallë nga ajo halka-ja (rrethi i ligjëratave) të Ibën Mubarak përveç meje”.
Kur fëmijët bëjnë eksperimentet në shkollë ka një instrument që ata përdorin, ai është termostati. Kjo është një vegël që reflekton atë nxehtësi që vejn nga një objekt apo zonë.
Kur ne shikojmë ummetin musliman ne do të shohim se si komunitetet tona nuk janë asgjë veçse termostate. Kur ka nxehtësi që vjen nga Bosnja regjistron një reagim në namazin tonë, duatë tona dhe librat tonë. Dhe kur ka nxehtësi në Çeçeni regjistron një reagim në namazin tonë, në duatë tona dhe në librat tonë. por kjo është një vepër e termostatit. Çfarë ne duhet të kemi janë kondicionerat, t’i ftohim gjërat kur ato bëhen shumë të nxehta dhe t’i nxehim gjërat kur ato janë shumë të ftohta.
Sot secili është duke parë vëllezërit dhe motrat tona në Palestinë dhe është duke shkulur flokët e tyre sepse ata nuk mund të bëjnë asgjë. Të dashur vëllezër dhe motra, mos lejoni gjërat që nuk mund t’i ndalni t’ju frenojnë ju nga të kryerit të atyre gjërave që ju mund të kryeni.
Vallahi, ajo që kam për qëllim me terma afatgjatë janë këta fëmijët tanë. Nëse ne nuk qëndrojmë në sfidën për edukimin e tyre në islam dhe duke i rritur ata në më të mirën mënyrë që ne mundemi, ne me duart tona jemi duke paralizuar të ardhmen e islamit në këtë vend.
“Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë ju do të përgjegji për tufën tuaj”
Por kurrë mos mendoni që puna që ju bëni për përmirësimin e fëmijëve tuaj në edukimin islam mund të shkojë kot.
Çfarë është për mua, ne gjithmonë pyesim. Shumë begati…
Së pari: Allahu teala do të mbrojë fëmijët tanë për shkak të devotshmërisë sonë.
Shembulli i dhënë për ne në Kur’an është ndërtimi i murit pa asnjë kompesim, ai i tha Musait pse-në: “Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshrë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e pranova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim! “. [el-Kehf 18: 82]
Së dyti: Me edukimin dhe mbrojtjen e fëmijëve musliman ju do të plotësoni amanetin që Allahu ka vendosur mbi ju. Dhe në plotësimin e amanetit besimit mbështetet suksesi dhe planifikimi për në Xhennet.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “…ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë”. [el-Muminun 23: 1-11]
Muhammed Sherif
Marrë nga: islaam. net
Përktheu: Ammar Ardit Kraja
Muhammed Sherif,
25.6.2004