Falenderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!
Gjëja më e mirë është dëshira dhe vullneti për ta korrigjuar dhe pastruar shpirtin nga gjërat e pista, si: shirku dhe mëkatet. Një detyrë serioze kjo, që e kishin mbi vete të dërguarit e Allahut të Lartësuar të cilët pastruan veten me fenë e Allahut të Lartësuar.
قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّى * وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّى
“Pa dyshim se do të jetë i shpëtuar ai që është pastruar (nga politezmi, duke iu përmbajtur besimit islam), që e përkujton emrin e Zotit të tij dhe plotëson namazin.” (A’la, 14- 15)
Pejgamberët ia mësuan edhe të tjerëve format dhe mënyrat e pastrimit. Allahu i Lartësuar thotë:
لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولاً مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُوا عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمْ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلالٍ مُبِينٍ
“Është e vërtetë se Allahu u ofroi mirësi të madhe besimtarëve, kur Ai dërgoi ndërmjet tyre një të dërguar (Muhamedin) nga mesi i tyre, që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij (Kuranin), duke i pastruar ata (nga gjynahet e tyre) dhe duke ua mësuar Librin (Kuranin) dhe Hikmetin (urtësinë dhe sunetin), edhe pse para kësaj ata kan qenë në humbje të qartë.” (Ali Imran, 164)
Pejgamberët e Allahut të Lartësuar kishin për detyrë që t’ua mësojnë njerëzve besimin dhe t’i ndihmojnë në pastrimin nga mëkatet. Kështu që, këtë përgjegjësi duhet ta ndiejë në vete çdo musliman, e në veçanti thirrësat islam, pedagogët, mësuesit, etj.
Lus Allahun e Lartësuar që të na ndihmojë në pastrimin dhe edukimin e shpirtërave!

 

Të nderuar muslimanë!

Dëshiroj t’ju përmend rëndësinë e pastrimit shpirtëror.
Allahu i Lartësuar dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra, me të vetmin qëllim që t’i ofrojë lehtësi dhe komoditet në edukimin, korrigjimin dhe pastrimin e shpirtërave, e kjo arrihet vetëm duke kuptuar obligueshmërinë e adhurimit në Allahun e Lartësuar.
“Me pastrim shpirtëror kuptohet dëlirësia e vetes nga çdo gjë e prishur, duke kultivuar të mirën, e kjo realizohet duke besuar dhe vepruar.”
Vetja e pastruar me receptin islam, meriton të cilësohet me cilësitë më të larta në këtë botë dhe në botën tjetër të shpërblehet me çdo të mirë.
Kurani na bënë me dije më shumë se një herë se shpëtimi i të gjithëve është i mvarur me pastrimin shpirtëror, ndërsa çdo humbje dhe dështim është me përdhosjen e vetvetes. Allahu i Lartësuar pastrimit i jep rëndësi të veçantë në suren Shems, ku veçon shtatë krijesa duke përsëritur betimin:
وَالشَّمْسِ وَضُحَاهَا (1) وَالْقَمَرِ إِذَا تَلاهَا (2) وَالنَّهَارِ إِذَا جَلاَّهَا (3) وَاللَّيْلِ إِذَا يَغْشَاهَا (4) وَالسَّمَاءِ وَمَا بَنَاهَا (5) وَالأَرْضِ وَمَا طَحَاهَا (6) وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا (7) فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا (8) قَدْ أَفْلَحَ مَنْ زَكَّاهَا (9) وَقَدْ خَابَ مَنْ دَسَّاهَا (10)
“Pasha diellin dhe shkëlqimin (dritën) e tij! Pasha hënën kur vjen pas tij! Pasha ditën kur ai (dielli) e shndërit! Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë! Pasha nefsin (njeriun) dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e prishi (poshtëroi) vetveten.” (Shems, 1-10)
Allahu i Lartësuar i thotë Musait (alejhi selam) kur e dërgoi te Faraoni:
اذْهَبْ إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى (17) فَقُلْ هَلْ لَكَ إِلَى أَنْ تَزَكَّى (18) وَأَهْدِيَكَ إِلَى رَبِّكَ فَتَخْشَى (19)
“Shko te Faraoni! Vërtet, ai e ka tepruar (në mohim, në politeizëm, në mëkate) Thuaj atij: A do të pastrohesh (nga mëkati i politeizmit)? Të udhëzoj drejt te Zoti yt, e ti t’ia keshë frikën Atij!” (Naziat, 17-19)
Pra, Islami urdhëroi pastrimin e njeriut nga politeizmi, krimi, mohimi, mëkati, njëkohësisht edhe tregoi mënyrën e realizimit të tij. Allahu i Lartësuar thotë:
وَكَذَلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ رُوحاً مِنْ أَمْرِنَا مَا كُنْتَ تَدْرِي مَا الْكِتَابُ وَلا الإِيمَانُ وَلَكِنْ جَعَلْنَاهُ نُوراً نَهْدِي بِهِ مَنْ نَشَاءُ مِنْ عِبَادِنَا وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (52)
“Po kështu, Ne ta shpallëm edhe ty (o Muhamed) shpirtin (Kuranin) me urdhërin Tonë. Ti nuk ke ditur çfarë është libri (Kurani) as ç’është imani (besimi), por Ne atë (Kuranin) e bëmë dritë, me të cilën të udhëzuam në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve Tanë. Dhe padyshim, ti (Muhamed) po udhëheq (njerëzimin) në udhën e drejt (në Islam).” (Shura, 52)
Padyshim, Kurani i shpallur Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) është shpirt që gjallëron zemrat, është bazë për jetë, po ashtu, është edhe dritë që ndriçon errësirat.
أَوَمَنْ كَانَ مَيْتاً فَأَحْيَيْنَاهُ وَجَعَلْنَا لَهُ نُوراً يَمْشِي بِهِ فِي النَّاسِ كَمَنْ مَثَلُهُ فِي الظُّلُمَاتِ لَيْسَ بِخَارِجٍ مِنْهَا
“Vallë, a është njësoj si ai i cili ishte i vdekur (me mosbeim), ndërsa Ne e ngjallëm (me besim) dhe i dhamë dritë (besimin), me të cilën ai ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë ( mosbesim) dhe nuk mund të dalë (shpëtojë nga ajo)!?” (Enam, 122)
Njeriu është i vdekur pa besimin e drejtë në Allahun e Lartësuar, pa dyshim që Islami i jep jetë dhe kuptim se është shpirt dhe dritë udhëzimi për ta kuptuar të vërtetën nga e pavërteta dhe të mirën nga e keqja. Fjalët e Allahut të Lartësuar janë ilaç shërues i sëmundjeve të zemrës.
يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ (57)
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj një këshillë (Kurani) dhe shërimi (i padijes, dyshimit) që gjendet në gjokset tuaja (në zemra) dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57)

Të nderuar muslimanë!

Po ju përmend tani sëmundjet e zemrës.
Sëmundjet që godasin zemrën janë dy lloje:
1. Sëmundjet e dyshimit në besim.
2. Sëmundjet e epsheve, dëshirave.

Këto dy forma çorientojnë jetën dhe aktivitetin e besimtarit, për të rezistuar nga këto, atëherë ai duhet t’i kthehet Shpirtit-Kuranit, që është fjalë e Allahut të Lartësuar, duke mësuar dhe kuptuar këshillat e Tij.
Besimtari posedon dy fuqi që Allahu i Lartësuar ia ka dhuruar dhe me to mund të rezistojë, e ato janë:
E para: Forca e të kuptuarit dhe vizionit.

Besimtari me anë të kësaj fuqie të dhuruar nga Allahu i Lartësuar mund të formojë vizion të qartë mbi mësimet e Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij. Kështu, sëmundjet e dyshimit dhe dëshirave me diturinë hyjnore mund t’i pengojë apo t’i largojë.
E dyta: Forca e vullnetit.

Qëllimi, vendosmëria dhe veprimi duke u ushqyer me vullnetin e mirë e ndihmojnë besimtarin për të gjallëruar me udhëzimet islame dhe forcuar lidhjet me Allahun e Lartësuar.
Kur forca e të kuptuarit dhe vullnetit harmonizohen, atëherë besimtari i përgjigjet Allahut të Lartësuar me bindshmëri të plotë.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ (24)
“O ju që besuat! Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të dërguarit Muhamedit) kur Ai ju fton për atë që ju jep juve jetë (ju ngjall) dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij. Tek Ai do të tuboheni!” (Enfal, 24)

Shenjat e metodës islame në riparimin shpirtërave njerëzorë
Kategoria intelektuale, në të kaluarën dhe tani, harxhuan mund të madh për të gjetur formulën e riparimit të vetes së njeriut. Provuan metodat filozofike të filozofeve antik, mesjetar dhe modern, duke e preferuar metodën mistike (sufiste), por përsësi rezultati dështoi, sepse i gjithë angazhimi i tyre ishte mbështetur në prova eksperimentale dhe kjo ndikoi në vështirësinë e riparimit dhe ngritjes shpirtërore.
Dhe së fundi, mbeti metoda islame me frymëzim nga Allahu i Lartësuar, metodologji e vetme, nëse përputhet dhe pranohet prej besimtarit, atëherë duken rezultatet dhe frutet e mira.

Në vazhdim po i prezantojmë disa shenja:
– Kurani dhe suneti janë zbulues më të mirë të lumturisë.
Kur besimtari sigurinë, qetësinë, rahatinë e kërkon në Kuran dhe sunet, atëherë ka shijuar ëmbëlsinë e lumturisë. Vetëm Allahu i Lartësuar na ka ofruar formulën e saktë të fatbardhësisë, ku besimtari shijon lumturinë në dynja dhe ahiret. Disa prej njerëzve menduan se lumturia në dynja mund të shijohet duke u kënaqur me llojet e ushqimeve, pijeve, veshmbathjeve, pozitës, pasurisë, martesës, autoritetit, etj. Kush mendon në gjendjen e këtyre, sheh se këta janë në nivel të ulët të njohjes së qëllimit të krijimit dhe njëkohësisht nuk e kanë shijuar ëmbëlsinë e besimit.
وَأَمَّا الَّذِينَ سُعِدُوا فَفِي الْجَنَّةِ خَالِدِينَ فِيهَا مَا دَامَتْ السَّمَوَاتُ وَالأَرْضُ إِلاَّ مَا شَاءَ رَبُّكَ عَطَاءً غَيْرَ مَجْذُوذٍ (108)
“Ndërsa ata që janë të lumtur do të jenë në xhenet përgjithmonë sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm si të dëshiroj Zoti yt, dhuratë pa përfundim.”(Hud, 108)
– Ruajtja e mendjes dhe zemrës nga pëshpëritjet e shejtanit.
Mendja dhe zemra çdo herë sulmohen me shigjetat e dyshimit, pëshpëritjes së shejtanit, me qëllim që ta dezorientojë në jetë dhe aktivitet, duke e motivuar dhe lëvizur drejt së keqes.
أَلَمْ تَرَى أَنَّا أَرْسَلْنَا الشَّيَاطِينَ عَلَى الْكَافِرِينَ تَؤُزُّهُمْ أَزّاً (83)
“A nuk e di ti se Ne i kemi dërguar shejtanët kundër mosbesimtarëve, e ata nxisin pa ndërprerë të bëjnë poshtërsi.” (Merjem, 83)
Për këtë, Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar dhe porositur që të kërkojmë strehim prej Tij nga dyshimet e shejtanit.
فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنْ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ (98)
“Kur të lexosh Kuranin kërko mbrojtjen (mbështetjen) e Allahut prej shejtanit të mallkuar.” (Nahl, 98)
وَقُلْ رَبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ (97) وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَنْ يَحْضُرُونِ (98)
“Dhe thuaj: O Zoti im! Të mbështetem Ty (të më ruash) nga pëshpëritjet e shejtanit! Të mbështetem Ty, o Zoti im, që ata të mos më afrohen!” (Muminun, 97-98)
Kur besimtari i përmbahet këshillave të Allahut të Lartësuar, atëherë shejtani nuk mund të ketë fuqi dhe të ndikojë në jetën e besimtarit.
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
“Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” (Nahl, 99)
– Baza e pastrimit shpirtëror është që ajo të bëhet mbi teuhidin (njëshmërinë) në Allahun e Lartësuar.
Islami çdo adhurim e kërkon që të jetë i pastër vetëm për hir të Allahut të Lartësuar. Ky është boshti ku besimtari duhet ta dorëzojë zemrën, ndjenjën dhe veprën. Po ashtu, duhet ditur se Islami kërkon që të jemi ripërtrirës së imanit. Besimi, ashtu siç ngrihet dhe shtohet tek besimtari, po ashtu edhe mund të bjerë në nivelin më të ulët. Besimtari le të ndalet e le të mendojë për suren Fatiha, ku çdo herë e përsërit udhëzimin, duke thënë:
اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ (6)
“Na udhëzo ( na drejto) në rrugën e drejtë.” (Fatiha, 6)
Lutjet e drejtuar tek Allahu i Lartësuar ndikojnë që zemra të pastrohet dhe të orientohet në rrugën e drejt. Nga suneti veçojmë duatë (lutjet):
اللهم مصرف القلوب صرف قلوبنا على طاعتك
“Allahu im që ndryshon (lëviz) zemrat, drejtoi zemrat tona në nënshtrimin Tënd!” (Transmeton Muslimi)
اللهم اجعل في قلبي نورا..
“Allahu im, më jep dritë në zemrën time!” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Duke kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe duke e dëshiruar nështrimin e Tij jemi duke ecur rrugës së pastrimit shpirtëror.

Të nderuar muslimanë!
Sot individi, grupet, shoqëritë e ndryshme vuajnë për udhëzim dhe qasje të drejtë, sepse nuk kanë sistem të përkryer që mbron shpirtëroren dhe e përmirësom atë. Sisteme, që përparësi ka vetëm meteria dhe ajo konsiderohet çdo gjë. Sot këto kanë pushtuar me dhunë qenien njeri dhe e kanë bërë të varfër në aspektin shpirtëror. Njeriu në përgjithësi dhe besimtari në veçanti ka nevojë të domosdoshme për orientim të drejtë dhe që plotëson dhe ushqen nevojat e tij shpirtëror. Kjo mund të shijohet vetë në dritën e udhëzimit islam. Përpiquni që këto udhëzime t’i jetësoni, besimtarë të nderuar!

Allahu im! Ushqeji zemrat e besimtarëve me udhëzim të drejtë në Kuran dhe sunet, që ta gëzojnë lumturinë në dy botërat.

Allahu im! Na mundëso orientimin e drejtë dhe na ruaj nga çdo e keqe pëshpëritëse!

 

Ulvi Fejzullahu