Ramazani është muaji i mirësisë. Është sezon i atyre që dëshirojnë ta ripërtërijnë zemrën e tyre. Është muaj i ripërtëritjes së imanit të besimtarit. Për Ramazanin janë përmalluar mikpritësit e tij. Shpirti i besimtarit me padurim po e pretë muajin e ramazanit.
Dije besimtar i nderuar dhe besimtare e nderuar se mirësia më e madhe për ty në këto ditë është nëse Allahu ta mundëson të arrish të futesh në muajin e ramazanit. E them këtë sepse ndoshta këto ditë melaqja e vdekjes ka ndonjë takim me ne para se të filloj ramazani. Ndoshta ajo është e urdhëruar që të na merr shpirtin para se ne të fillojmë ramazanin. Ajo troket në shtëpinë tënde dhe hynë pa lejen tënde. Nuk njeh moshë, e as nuk bënë dallim mes njerëzve.
Andaj, nëse Allahu ta mundëson ta arrish muajin e ramazanit, dije se vetëm kjo është një begati që Allahu duhet të falënderohet për të.
Nëse Allahu ta mundëson të jetosh në Ramazan, dije se të është dhënë mundësia të jetosh një mua, jo si muajt tjerë. Sepse, ai është muaj i begative të pakufishme, muaj i shumëfishimit të veprave të mira dhe shlyerjes së veprave të liga.
Nëse Allahu ta mundëson të jetosh në Ramazan, dije se të është dhënë një mundësi shumë e mirë për ndryshimin e vetës tënde.
Nëse Allahu ta mundëson të jetosh në Ramazan dije se të është dhënë mundësia e hapjes së dyerve të xhenetit edhe një herë, që të jesh i ftuari special përmes derës së xhenetit e cila quhet Rrejjan, derë përmes së cilës do të hyjnë vetëm agjëruesit. Të është dhënë mundësi e mbylljes së dyerve të xhehenemit, që të mos futesh në të. Të është dhënë mundësi edhe një herë, që armikun tënd të përbetuar ta gjesh të lidhur dhe të prangosur.
Nëse Allahu të mundëson të jetosh në Ramazan, dije se të është dhënë një shans e artë, që Ramazani të jetë shkak për faljen e mëkateve të kaluara.
Andaj, me plotë të drejtë besimtari gëzohet për muajin e ramazanit. Gëzohet për begatit dhe mirësitë e tij. me plotë të drejtë zemrat e besimtarëve mallëngjehen dhe me pa durim presin ardhjen e tij. Ramazani për besimtarin është një festë jubilare. Është një thesar i shtrenjtë edhe i pashtershëm.
Por, pyetja shtrohet si të fitojmë nga ky thesar? Si ta fitojmë faljen dhe largimin nga zjarri përmes këtij muaji.
Janë disa gjëra që duhet të veprohen para ramazanit që të fitojmë mirësitë e Ramazanit. Prej tyre:
• Pendimi te Allahu
Pendimi te Allahu është i kërkuar në çdo kohë. Por, para sezoneve të mirësive të shumta është më i kërkuar. Sepse, mëkatet janë ato që pengojnë robin në përfitimin e këtyre sezoneve. Allahu thotë në Kuran: Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë. (shura 30). Fatkeqësia më e madhe është që të kalojnë këto sezone dhe ti mos të jesh prej atyre që fitojnë nga të mirat e asaj sezone..
Disa njerëz i bëjnë mëkat Allahut dhe thonë a po e sheh, Allahu neve nuk po na dënon. Mëkatar, para sa të duash. Mëkatar fëmijët të shëndetshëm. Mëkatar dhe çdo gjë në rregull. Ndodhë që Allahu ta dënoj robin e Tij, ndërsa ai nuk e ndien fare. Dënimi më i madh është kur Allahu nuk ta ka mundësuar që ti të jesh përfitues sezoneve të mirësive dhe begative të Allahut. Një njeri në popullin Benu Israil kishte tejkaluar çdo kufi në mëkat dhe iu drejtua Allahut o Zot sa shumë të kamë bërë mëkate ndërsa Ti nuk po më dënon. Allahu i shpalli pejgamberit të asaj kohe që ti thotë këtij njeriu sa shumë të kamë dënuar por ti nuk po e ndien atë. A nuk të kamë privuar nga kënaqësia dhe lezeti i lutjeve dhe adhurimit.
• Sinqeriteti me Allahun
Allahu shikon në zemrat tona dhe e din se çka fshehim në ne gjoksit ton. Nuk ka ndonjë besimtarë që Allahu e di zemrën e tij se është e sinqertë në përfitimin nga sezoni i agjërimit të Ramazanit , përveç se Allahu do të ja mundësoj dhe lehtësoj përfitimin nga Ramazani.
• Vendosmëria për të përfituar nga çastet e ramazanit. Shenja më e lartë e sinqeritetit është vendosmëri a e besimtarit që të përfitoj çdo pjesë të kohës gjatë ramazanit, ta kaloj atë me adhurime dhe vepra të mira. Nijeti dhe vendosmëria e njeriut për veprimin e veprave të mira i mundëson ta arrij shpërblimin edhe nëse nuk arrin ti kryej ato vepra për shkak të ndonjë pengese. Allahu thotë në Kuran: Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. ( Nisa’100). Pra, ky njeri ka vendos që të shpërngulet për Allahun, por vdekja i erdhi para se ai të arrij qëllimin e tij. Allahu e shpërbleu për shkak të nijetit që kishte dhe vendosmërisë së tij. Sa njerëz ka që sot jetojnë por nuk munden ta arrijnë ramazanin. Nëse ai ka vendosur prej tash që ta agjëroj Ramazanin dhe të përfitoj prej tij, atëherë do ta arrij shpërblimin edhe nëse nuk është gjallë me agjëruesit.
Ndalu pakë dhe mendo për muajin e ramazanit para se të filloj ai. A thua pse Allahu i dha kaq rëndësi të madhe ramazanit? Cili është shpërblimi i Ramazanit dhe për kë është përgatitur ky shpërblim? Për kë janë hapur dyert e xhenetit dhe janë mbyll dyert e xhehenemit? Për kë janë prangosur djajtë? Këto nuk janë bërë për melaqe e as për ndonjë krijesë tjetër. Por të gjitha këto, Allahu i ka bërë për ty o rob i Allahut, gjersa Allahu të fal ty, të fut në xhenet dhe të largon nga zjarri.
Allahu po të afron mundësin e shpëtimit, mundësinë e përfitimi, ndërsa ti po largohesh dhe po ikë nga Ai. Zoti yt dëshiron të falë ty, dëshiron të kaploj me mëshirën e Tij, ndërsa ti dëshiron të largohesh nga Zotëria yt. Shpejto në xhenetin e Tij, shpejto në mëshirën dhe faljen e Tij. Mundësit janë në duart tua. Të gjitha shkaqet mëshirës dhe faljes janë ofruar, vetëm ka mbetur vendosmëria dhe sinqeriteti yt.
O ti që e kërkon të mirën fillo me të.
O ti që e kërkon të keqen largohu nga ajo.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati