Ajetet nga Kur’ani:
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۚ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّـهَ وَرَسُولَهُ ۚ أُولَـٰئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللَّـهُ ۗ إِنَّ اللَّـهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ﴿٧١
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm”. (Sure et Teube: 71).
وَإِن طَائِفَتَانِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ اقْتَتَلُوا فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا ۖ فَإِن بَغَتْ إِحْدَاهُمَا عَلَى الْأُخْرَىٰ فَقَاتِلُوا الَّتِي تَبْغِي حَتَّىٰ تَفِيءَ إِلَىٰ أَمْرِ اللَّـهِ ۚفَإِن فَاءَتْ فَأَصْلِحُوا بَيْنَهُمَا بِالْعَدْلِ وَأَقْسِطُوا ۖ إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ ﴿٩﴾ إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚوَاتَّقُوا اللَّـهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ ﴿١٠
“Nëse dy grupe muslimanësh luftojnë në mes vete, pajtoni ata, e nëse njëra prej tyre sulmon atë tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, përderisa të mos kthehet në dispozitat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtoni ata mes tyre, me të drejtë dhe bëhuni të drejtë. Allahu, me të vërtetë, i do të drejtët. (9) Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe druajuni Allahut, për t’u mëshiruar ju”. (Sure el Huxhurat: 9. 10).
مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّـهِ ۚ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ ۖتَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّـهِ وَرِضْوَانًا ۖ سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ۚ ذَٰلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ ۚ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَىٰ عَلَىٰ سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ ۗ وَعَدَ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا ﴿٢٩
“Muhammedi është Pejgamber i Allahut. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre. I sheh ata si bëjnë ruku dhe sexhde duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Perëndisë. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Tevrat. E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet (vertikalisht) në trungun e vet; (kështu që), e entuziazmon atë që e ka mbjellë, – që për (këtë gjë) t’i zemërojë mohuesit. Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira (të gjithë atyre) – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh”. (Sure el Fet’h: 29).
وَإِذَا حُيِّيتُم بِتَحِيَّةٍ فَحَيُّوا بِأَحْسَنَ مِنْهَا أَوْ رُدُّوهَا ۗ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَسِيبًا ﴿٨٦
“Kur të ju përshëndet dikush me respekt, ktheni përshëndetjen në mënyrë më të bukur, ose si ajo! Se Allahu është llogaritar për çdo gjë”. (Sure Nisa:86).
هَلْ جَزَاءُ الْإِحْسَانِ إِلَّا الْإِحْسَانُ ﴿٦٠
“Vallë, për veprën e mirë, a ka tjetër shpërblim pos të mirë?!”.(Sure err Rrahman: 60).
وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ ﴿٣٤
“Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë”. ( Sure Fussilet: 34).
Hadithet profetike:
Transmetohet nga Abdilah bin Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- ka thënë se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Të dhurosh ushqim( të varfërve, nevojtarëve, etj) si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”. ( Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: Kthimi i selamit, vizita gjatë sëmundjes, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës, dhe bërja dua(ta mëshiroje Allahu) për vëllain në momentin kur ai teshtin”.
( Shënuan: Buhariu: 124 dhe Muslimi: 5/2162)
Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “E përshëndet me selam i hipuri atë i cili është duke ecur në këmbë, kurse a cili është duke ecur në këmbë e përshëndet me selam atë i cili është ulur, dhe ata dy që janë duke ecë në këmbë cilido që i paraprinë i pari me selam ai është më i miri”.
( Shënon Bezari: ,- “keshful estar”,- 2006 dhe ,-“muxhema ez zevaid”,-36/8 dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 498.
Transmeton Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Obligimet e muslimanit ndaj muslimanit janë gjashtë”. E pyetën, cilat janë ato o i dërguar i Allahut? Tha(Pejgamberi,-alejhi selam): Kur e takon (vëllanë) e përshëndet me selam, nëse të bën thirrje atëherë përgjigju, nëse kërkon ta këshillosh atëherë këshilloje, kur vëllai teshtin dhe thotë,- elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut),- “ti thuaji,- “jerhamukellah (Allahu të mëshiroftë)”,- nëse e kaplon sëmundja ti vizitoje atë dhe nëse vdes përcjelle xhenazen e tij”.
(Shënuan: Tirmidhiu: 2737, Nesaiu:1938).
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri tjetrit, mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu( bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllanë tënd musliman. Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.”
(Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).
Autor: Muhamed Ahmed el Adevi
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Suad Burhan Shabani.
Medine, 2013.