O Zot, na bë prijës të të devotshmive!
Transmeton Imam Muslimi nga Enes ibën Maliku, radijall-llahu anhu, i cili thotë:
“Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeriu më i mirë, më bujari dhe më trimi. Një ditë u trishtuan banorët e Medinës dhe u nisën njerëzit drejt vendit nga vinte zëri. I takoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke u kthyer nga vendndodhja, i hupur në kalin e Ebu Talhës, kurse në qafë kishte shpatën dhe thoshte: “Mos u trishtoni, mos u troshtoni”.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua kishte kaluar shokëve të tij dhe kishte qenë i pari te vendi nga erdhi zëri, e pastaj u kthye që ti qetësojë dhe tua pakësoj trishtimin, duke u thënë: “mos u trsihtoni”. Të këtillë janë shembëlltyrat.
Kriza e ummetit në këto ditë është kriza e shembëlltyrave.
Ummeti islam është sprovuar me emra që skanë përmbajtje dhe tituj që nuk kanë brendësi, andaj janë shtuar biseduesit dhe janë pakësuar ndikuesit, stolisen shprehjet, mirëpo janë shëmtuar të vërtetat.
Sa e bukur është thënia e Imam aliut, radijall-llahu anhu, të cilën e transmeton Maverdiu, ku mes tjerash ka thënë:
“Njerëzit janë asket në kërkim të dijes pasiqë shohin se pak janë ata që përfitojnë nga ajo që kanë msuar. Më herët kanë thënë: “Më i mirë se biseda është ai që e praktikon, kurse më i mirë se e sakta është ai që e ka thënë dhe ma i mirë se dija është ai që e bartë ate”.
Këtë e pasoi Malik ibën Dinari dhe e lëshoi fjalën e tij si vetëtimë:
“Nëse dijetari nuk vepron sipas dijes së tij, rëshqet këshilla nga zemra, sikur rosa nga gjethi”.
E vërteta të cilën duhet ta kuptojnë thirrësit dhe njerëzit e thirrjes islame është se nga momenti i kapjes së tyre për fenë, kërkimit për qeverisje me Islam dhe konsiderimit të tij metodë jete, njerëzit i shikojnë me një shikim shumë preciz dhe i vëndojnë nën kontroll mikroskopik. Ndoshta ndonjë vepër të cilën e bën një musliman fetar pa vëmendje, kjo vepër në llogarinë e masës së gjërë është prej mëkateve të mëdha, sepse ata ate e shikonjë si shembëlltyrë.
Andaj, jeta dhe sjellja e thirrësit, natyra e lëvizjeve dhe preokupimeve të tija, nuk janë pronë vetëm e atij, ai nuk është i lirë të bëjë çka të dëshirojë, por duhet të peshojë secilën lëvizje dhe pushim dhe të kupton ndikimin e tyre te njerëzit.
Andaj një dijetar i selefit ka thënë:
“Loznin dhe bënim shaka, mirëpo kur e vërejtëm se neve na pasojnë, atëherë u larguam nga ato vepra”.
Një ditë hyri Marveziu te Imam Ahmed ibën Hanbeli e i tha:
“O mësues, All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “mos e vritni vetveten”. Imam Ahmedi i tha: Mervezi, dil dhe shiko se çka do të shohish. Merveziu thotë: dola në oborrin e halifit, pash shumë njerëz me fleta, lapsa dhe ngjyrë në dorë. I pyeti Marveziu: ç’janë duke bërë? Thanë: presim se çka do të thojë Imam Ahmedi e ta shënojmë. Merveziu u tha: rrini ku jeni. Hyri te Imam Ahmedi dhe i tha: pash njerëz me fleta dhe lapsa në dorë presin se çka do të thuash për ta shënuar. Imam Ahmedi tha: a ti çoj në devijim të gjith ata? Më mirë vritem se sa ti devijoj të gjith ata”.
Kemi nevojë të kujdesemi për shembëlltyra, madje në secilin grup të kemi nga një grup të shembëlltyrave, të cilët do ta luajnë rolin e udhërrëfyesit dhe stimuluesit për vëllezërit e tij thirrës, kështu t’i krijojmë daves islame shembëlltyra edukative dhe tjera thirrëse, e të tretat imanore, e të katërtat shoqërore, etj.
Mbeti të themi: përgjegjësia e krijimit të këtyre shembëlltyrave është e përbashkët. Thirrja islame duhet të selekton shembëlltyrat dhe ti zhvillojë ato, ti orientojë dhe t’i stimulojë, të kujdeset për to dhe tu sigurojë gjërat për të cilat kanë nevojë shembëlltyrat, siç ëshë dija, njohja, shtoja kësaj edhe mjetet që i ndihmojnë shembëlltyrës që të kujdeset për devotshmërinë dhe kontaktin e tij me All-llahun, azze ve xhel-le.
Në anën tjetër individi e bartë një pjesë të madhe të përgjegjësisë, andaj nuk është e pranuar që shembëlltyra të mbetet e paaftë, mos të ketë asnjë brengë tjetër përpos se ta hapë gojën për të gëlltitur gjërat që i duhen shembëlltyrës, sepse kjo është e rëndë për thirrjen islame. Andaj, shembëlltyra ose ai që dëshiron të jetë shembëlltyrë, duhet të mer vetiniciativë dhe t’i zhvillon aftësitë dhe dituritë e tija, të kujdeset për besimin dhe zemrën e tij.
Njerëzit me ambicje të larta refuzojnë të jenë njerëz pa ndikim, andaj prej lutjes së besimtarëve është:
“O All-llah, na bë prijës të njerëzve të devotshëm”. (El-Furkan: 74).
Katadeja duke e komentuar këtë ajet ka thënë: “Prijës në të mirë, thirrës në udhëzim, të bëhemi shembëlltyrë në të mirë”.
Është mejdan garash, andaj All-llahu e mëshiroftë ate që i përvjel krahët për të qenë i pari dhe All-llahu e shpërbleftë me të mira ate që e detyron veten të jetë serioz dhe aktiv, sepse sot, nuk ka vend për të dobëtit.
Kujtoje fjalën e poetit kur thotë:
Të hershmit kaluan dhe nuk i mashtruan njerëzit
Më llafe boshe, sepse janë besnikë
Ata të mëvonshmit ecën sipas epshit të tyre
Kurse e dini mirë se çka na bën epshi
Epshi i shtyri për të grumbulluar pasuri dhe dhurata
Kurse ajo që grumbulluan u shkoi huç
Kjo është qortim për dijetarët
Nëse në mesin tonë ka dijetarë
Dr. Ali El-Hamadi
Përshtati: Bekir Halimi
Dr. Ali El-Hamadi,
4.2.2005