Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:
“Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, agjërimi është veç për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga zjarri Xhehenemit dhe mëkatet). Nëse ndonjëri nga ju jeni agjërueshëm, atëherë mos t’i afrohet gruas dhe mos të bërtas (mos ta ngrisë zërin lartë). Nëse e ofendon dikush (gjatë agjërimit) apo e lufton, le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm. Pasha Atë, në duartë e të Cilit është shpirti im (i Muhamedit alejhi selam), era e keqe e cila delë nga goja e agjëruesit, është më e mirë te Allahu se era(aroma) e miskut (parfumit). Për agjëruesin janë dy gëzime në të cilat ai gëzohet: Kur të bën iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin e tij.”
(Shënuan: Buhariu: 4/103(1893) dhe Muslimi: 163/1151).
Në transmetimin e Buhariut qëndron: “(Agjëruesi) e braktisë ushqimin, pijen, dëfrimin vetëm për hir Timin, agjërimi është veç për Mua dhe Unë shpêrblej për të, dhe të mirën e shpërblej me dhjetë fish (ose dhejtë të tilla).”
Transmetohet nga Muadh Ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë:
“A dëshrion të tregoj për dyert e (punëve) hajrit?
Thash (Muadhi): Po, si jo i Dërguar i Allahut!
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
“Agjërimi është mburojë dhe sadakaja i shuan (shlyen) mëkatet ashtu siç e shuan uji zjarrin.”
(Shënon: Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është sahih: 2616).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Për çdo gjë ka zeqat, e zeqati i trupit është agjërimi dhe agjërimi është gjysma e sabrit (durimit).”
(Shënon: Ibn Maxhe: 1745).
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Nuk ndodhë që robi i Allahut të agjëroj një ditë për hirë të Allahut, e që për atë ditë (që agjëroi për hirë të Allahut) Allahu të mos ia largojë fytyrën e tij nga zjarri (Xhehenemit) për shtatëdhjetë vite.”
(Shënuan: Buhariu: 6/47(2840), Muslimi: 1153).
Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
Më këshilloi miku im- Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- për tre gjêra:
Agjërimin e tre ditëve të çdo muaji (hixhri), faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para se të flej.”
(Shënuan: Buhariu: 1981 dhe Muslimi: 721).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr Ibn Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- i ka thënë:
“Jam informuar se ti po agjëron ditën(çdo ditë) dhe po e kalon têrë natën në ibadet (namaz, dua).
Mos vepro kështu.
Dije se, ke hak ndaj trupit tënd, ndaj syve tu dhe ndaj bashkëshortes tënde, andaj agjëro por edhe bën iftar(mos agjëro çdo ditë).
Agjëro tre ditë të çdo muaji (hixhri), dhe kjo është sikur të agjërosh têrë vitin.
I thash: O i Dërguari i Allahut!
Unë posedoj fuqi për më shumë se kaq;
Tha (pejgamberi alejhi selam):
Atëhere, agjëro një ditë dhe bën iftar një ditë (një ditë agjëro dhe një ditë mos agjëro), ashtu siç agjëronte Davudi alejhi selam.
Dhe në fund tha Abdullah Ibn Amr Ibn Asi: Ah sikur ta merrja (pranoja) lehtësimin.”
(Shënuan: Buhariu: 1975, Muslimi: 1159).
Transmetohet nga Abdullah Amr Ibn Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
I kish arritur lajmi Pejgamberit alejhi selam se unë kam thënë:
“Do të falem natën dhe do të agjëroj ditën sa të jem gjallë.
I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- më tha: A ke thënë ti kështu?
Thash: Po , o i Dërguar i Allahut, unë kam thënë kështu!
I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- tha:
Por, ti nuk ke mundësi ta veprosh një gjë të tillë, andaj agjëro por edhe bën iftar (dmth mos agjëro), falu por edhe flej, agjëro tre ditë prej çdo muaji (hixhri), sepse një e mirë shpërblehet me dhjetë, e kjo (nëse vepron kështu sa je gjallë) llogariten sikur të agjëroje tërë jetën.
Thash: O i Dërguar i Allahut, unë mundem më shumë se kaq të bëjë!
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
Atëherë, agjëro një ditë dhe dy ditë mos agjëro.
Thash: O i Dërguar i Allahut, unë mundem më shumë se kaq të bëjë!
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
Atëherë, agjëro një ditë dhe një ditë mosagjëro, kështu ishte agjërimi i Davudit alejhi selam, dhe ky është agjërimi më i preferuar.
Thash: O i Dërguar i Allahut, unë mundem më shumë se kaq të bëjë!
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
S’ka (agjërim) mët mirë pas këtij agjërimi.”
(Shênuan: Buhariu: 3419, Muslimi: 1159,
shtoi Muslimi edhe këtë: Tha Abdullah Ibn Amri Ibn Asi: Ah! Sikur të kisha pranuar agjërimin e tre ditëve të çdo muaji që ma propozoi i Dërguari i Allahut, do ishte më e dashur për mua sesa familja dhe pasuria ime.
Gjithashtu Muslimi shton edhe këtë :
Thash (Abdullah Ibn Amr Ibn Asi): O i Dërguar i Allahut!
Nuk desha asgjë tjetër me këtë pos hajrit (tê mirës).
Tha (Pejgamberi alejhi selam):
“Nuk llogaritet agjêrim të agjërosh tërë jetën.” Në një transmetim tjetër: Kurrsesi).
Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- kujdesej (i kushtonte vëmendje) që të agjëroj ditën e hënë dhe të enjte.”
(Shënuan: Nesaiu: 2361, 2362, 2363, 2364. Ibn Maxhe: 1739. Tirmidhiu: 745 dhe thotë se hadithi është hasen garib).
Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- aq shumë agjëronte saqë mendonim se nuk po bën iftar (nuk po hanë gjatë ditës, por gjithë agjërueshëm).
Dhe bënte ifrar (hante gjatë ditës) aq shumë saqê mendonim se nuk po agjëron fare.
Dhe nuk e kam parë Pejgamberin alejhi selam ta agjëronte njê muaj të plotë kurrê pos muajit të ramazanit. Dhe nuk e kam parë të agjëronte në ndonjë muaj më shumë (pas ramazanit) sesa në muajin Shaban.”
(Shënuan: Buhariu: 1969, Muslimi: 1156, Ebu Davudi: 2434).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Agjërimi më i mirë pas ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut- muajit Muharrem.
Dhe namazi më i mirë pas namazit obligativ është namazi i natës.”
(Shënon: Muslimi: 1163).
Transmetohet nga Katade,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- është pyetur në lidhje me agjërimin e ditës së arafatit?
Ai,- salallahu alejhi ue selem!,- është përgjigjur duke thênê:
“(Agjërimi i kësaj dite) I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen pas tij.”
(Shënon: Muslimi: 1162).
Transmetohet nga Ebu Ejubi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Kush e agjëron ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve të sheualit, është sikur të ketë agjëruar têrë vitin.”
(Shënuan: Muslimi: 1163, Ebu Davudi: 2433).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeui
Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.