Islami erdhi që të mbjell te njeriu vlera dhe virtyte të moralit. Me jetësimin e Islamit, njeriu në jetën e tij mbjell vlera të larta, bëhet një njeri me kulturë të lartë dhe me një moral të ngritur. Me jetësimin e Islamit njeriu mbjell vlerën e sinqeritetit, besnikërisë, fisnikërisë, burrërisë, mbajtjes së premtimit, butësisë, dhembshurisë. Përmes këtyre cilësive përsoset personaliteti i myslimanit. Në anën tjetër Islami erdhi që të largon dhe ta pastron njeriun nga gjërat e ulëta, të pa moralshme. Me jetësimin e Islamit, njeriu largon vetën nga dyfytyrësia, gënjeshtra, mashtrimi, arroganca, mendjemadhësia, shpirtligësia.
Prej moralit të keq, që Islami e lufton është gënjeshtra. Gënjeshtra është morali më i ultë i njeriut. Islami ka tërheq vërejtjen prej saj dhe të gjithë njerëzit e mençur dhe natyrshmëria e shëndosh lufton një moral të tillë.
Në Islam, gënjeshtra llogaritet prej cilësive më të këqija që mund të i ketë ndonjë njeri. Për këtë Islami nuk ka lejuar gënjeshtrën, përveç në disa raste të veçanta, mbi të cilat nuk shkelen të drejtat e njerëzve, nuk derdhet gjak, nuk preket nderi i dikujt, dhe me të arrihet një e mirë e madhe. Islami ka lejuar gënjeshtrën kur është në pyetje shpëtimin e jetës së njeriut, në pajtimin e dy njerëzve dhe për shtimin e dashurisë dhe mos prishjen e raporteve mes çiftit bashkëshortor. Por edhe në këtë rast është më mirë që të gjendet ndonjë shprehje e cila ka dy kuptime, një kuptim të mirë që e kupton dëgjuesi dhe një kuptim tjetër për të cilën folësi ka për qëllim.
Islami në asnjë formë nuk e lejon njeriun që në njërën ditë prej ditëve të jetës së tij të gënjej, apo ta bënë atë ditë, ditë gënjeshtrës, të fletë çka të donë dhe të sjell lajme jo të vërteta, sikur që është e njohur në popull dita “1 Prilli dita e gënjeshtrave”. Shumë të këqija të mëdha dhe dëme të shumta kanë ndodhë për shkak kësaj dite. Nga tregimet që kamë lexuar, kemi mësuar raste kur njeriut i është djeg shtëpia ndërsa askush nuk i ka dal në ndihmë, duke menduar se ai po i gënjen zjarrfikësit, sepse kishte qëlluar 1 Prilli, dita e gënjeshtrave. Shumë raporte bashkëshortore, familjare, farefisnore dhe shoqërore janë prishur për shkak të gënjeshtrave të 1 Prillit.
Allahu në Kuran ka ndaluar gënjeshtrën dhe e ka llogarit prej gjërave të shëmtuara. Allahu thotë: “Vërtet, gënjeshtra trillojnë vetëm ata, që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut; pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë (Nahl 105). Ka thënë Ibnu Kethiri në lidhje me këtë ajet: “Pastaj Allahu njoftoi se Muhamedi nuk është njeri që shpif, e as gënjeshtar. Sepse ndaj Allahut shpifin gënjeshtra vetëm njerëzit e këqij, të cilët nuk besojnë në Allahun, njerëzit gënjeshtarë të cilët janë të njohur në mesin e njerëzve me gënjeshtrat e tyre. I Dërguari i Allahut ishte më besniku i njerëzve, më i miri prej tyre, më i përkushtuari në dije, vepër, besim dhe bindje. Ai në popullin e tij ishte i njohur me besnikërinë e tij. Ai quhej “El-EMIIN-BESNIKU”. Kur Herakli, mbreti Bizantin e pyeti Ebu Sufjanin për Muhamedin, prej pyetjeve që ia bëri ishte edhe kjo: “ A e keni akuzuar ndonjë herë për gënjeshtër para se të thotë atë që po ju thërret juve? Ebu Sufjani tha jo. Atëherë Herakli tha: “Si ka mundësi një njeri të mos i gënjej asnjëherë njerëzit, e të gënjej për Allahun?!. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Shenjat e dyfytyrëshit janë tre: Kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur i besohet tradhton”.
Gënjeshtrat më të mëdha janë:
Gënjeshtra ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij- Kjo është gënjeshtra më e madhe, Allahu thotë në Kuran: Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë” (Nahl 116). Po ashtu i Dërguari i Allahut thotë: “Mos bëni gënjeshtra ndaj meje. Ai i cili gënjen për mua le të përgatit ulësen e tij prej zjarrit të xhehenemit”.
Gënjeshtra në shitblerje- I Dërguari i Allahut thotë: “Tre personave Allahu nuk do të ju fletë në ditën e gjykimit, nuk do ti shikoj ata e as nuk do ti pastroj, dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm. Këtë e tha i Dërguari i Allahut tre herë. Atëherë Ebu Dherri i tha kush janë këta të humbur o i Dërguari i Allahut?! I Dërguari i Allahut tha: bartësi i rrobave të gjata, bartësi i fjalëve mes njerëzve dhe shitësi i mallit me betim të rrejshëm” (Shënon Muslimi).
Gënjeshtra të ëndrrave në gjumë- Ka disa prej njerëzve cilët nuk shohin ndonjë ëndërr, por kur ngritën në mëngjes fillojnë të i gënjejnë njerëzit se gjoja kanë par këtë ëndërr dhe këtë ëndërr.
Të folurit e njeriut çdo gjë që e dëgjon- Thotë i Dërguari i Allahut: “I mjafton njeriut nga gënjeshtra që të flet gjithë atë që e dëgjon”. Njeriu zakonisht dëgjon shumë nga bisedat dhe lajmet e ndryshe, të vërteta dhe të pa vërteta. Nëse e fletë tërë atë që e dëgjon, pa tjetër do të fletë gënjeshtra. Gënjeshtra është lajmërimi i ndonjë gjëje e cila nuk është e vërtetë, pa marr parasysh a ka pas për qëllim atë ajo. Çdo gjë që njeriu e fletë e që nuk është e vërtetë ajo llogaritet gënjeshtër pa marr parasysh a ka pasë për qëllim apo jo. Nëse këtë e ka bërë qëllimisht atëherë mëkati do të jetë edhe më i madh.
Gënjeshtra në shaka-Disa nga njerëzit mendojnë se gënjeshtra në shaka është e lejuar. Kjo ndoshta është edhe arsyeja që e bëjnë të lejuar gënjeshtrën në ditën e 1 Prillit. Kjo është në kundërshtim me mësimet islame. Gënjeshtra është e ndaluar, qoftë seriozisht apo për shaka. Transmeton Ibnu Umeri se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Unë bëjë shaka, por nuk them tjetër vetëm se atë që është e vërtetë”.
Gënjeshtrat në lojën me fëmijë-Duhet të kemi kujdes gjatë lojës që bëjmë me fëmijë që mos të gënjejmë me ta. Sepse, fëmija pastaj do të mësohet që edhe ai të gënjej kur të rritët. Transmetohet se një ditë i Dërguari i Allahut ishte në një shtëpi te një familje dhe nëna i tha fëmijës së saj të vogël eja të jap diçka. I Dërguari i Allahut i tha çka dëshiron ti japësh fëmijës tënd? Tha dëshiroj të ia jap një hurme. I Dërguari i Allahut tha: Sikur mos të ja japësh atë që i premtove do të llogaritet gënjeshtër”. Ndërsa në një transmetim tjetër i Dërguari i Allahut thotë: “Kush i thotë fëmijës eja dhe mere këtë dhe nuk ja jep, le ta dijë se ajo llogaritet gënjeshtër”.
Pasojat e gënjeshtrës:
Dyfytyrësia në zemër -Allahu thotë për dyfytyrëshat: “Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën (Tevbe, 117).
Gënjeshtra të drejton në xhehenem- I Dërguari i Allahut thotë: “Gënjeshtra të shpie në paturpësi dhe shkatërrim. Ndërsa kjo të shpie në zjarr. Njeriu vazhdon të gënjej gjersa të shënohet gënjeshtar”. (Buhariu).
Gënjeshtarit nuk i pranohet dëshmia- Shkaku më i fuqishëm për refuzimin dhe mospranimin e dëshmisë nga personi është gënjeshtra. Dëshmia e gënjeshtarit i përngjan dëshmisë së pamjes së hënës nga i verbëri. Gjëja më e shëmtuar te njeriu është nëse ai ka një gjuhë gënjeshtare.
Andaj, gënjeshtra nuk është petk që myslimani duhet ta veshë. Nuk përkon me moralin dhe personalitetin e tij. Ai e di se gënjeshtra nuk ka ditë të caktuar të lejimit të saj. Myslimani çdo herë është besnik në fjalët e tij.
Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati