Të nderuar vëllezër besimtarë!
Jemi dëshmitarë të vetës sonë se vitet po kalojnë shpejt. Të gjithëve viti na është bërë sikur një muaj, muaji si një javë, java si një ditë, dita si një orë, ora si një qastë. Ndoshta këto janë edhe vërtetim i fjalës së Pejgamberit, i cili ka paralajmëruar për një gjë të tillë. I Dërguari i Allahut thotë: “Nuk do të ndodhë kiameti derisa të afrohet (shkurtohet) koha. Viti bëhet sikur muaj, muaji si një javë, java si një ditë, dita si një orë, ora si një prekje e zjarrit”.

A nuk është jo e mirë për ne që të kaloj një vit, ty hyj viti tjetër, të kalojnë ditët njëra pas tjetrës, të pakësohet jeta e jon, e ne mos të ndalemi një qast, të meditojmë dhe të korrigjojmë vetën ton. A nuk jemi nga ata që besojmë thellë dhe pa luhatje se një ditë kemi me dal prej kësaj bote. Një ditë do të qëndrojmë para Allahut dhe Ai do të kërkoj prej nesh llogari për vitin që e lamë prapa, do të kërkoj llogari për jetën tonë, për rinin tonë, për kohën ton. A nuk e dëgjojmë fjalën e Krijuesit ton i cili na porosit për një ditë që kemi me dal para Allahut: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju! (Hashr).

Kjo është një thirrje e Zotit ton për ty dhe për mua, që të shikojmë në të ardhmen e jetës sonë, se çka kemi përgatitur për të nesërmen ton. E ardhmja për atë që e prit është shumë afër. Çka është ky mos seriozitet në jetën tonë?! Çka është kjo lojë me fatin dhe me jetën ton?! Çka është kjo pakujdesi?! Çka është kjo çoroditje?! Çka është kjo papërgjegjësi ndaj gjëjës më të shtrenjtë që na ka dhënë Allahu: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheshit te Ne (për t’ju gjykuar)?!” (Mu’minun 115).

Kaloj një vit. Me vete mori të gjitha veprat tona, të mirat dhe të këqijat. Sikur ti pyetsh njerëzit për vitin e kaluar do të thonë se ymri i jon është shtuar dhe jeta e jon është zgjatë edhe një vit. Kështu mendojmë shumica prej nesh. Por, realiteti është se neve na është pakësuar një vit nga jeta e jon. Vitet janë të numëruar. Afati i jonë në këtë jetë është i caktuar dhe çdo njëri prej nesh e ka të caktuar afatin e jetës së tij. Dikush jeton pesëdhjetë vite. Dikush jeton dyzetë vite. Dikush jeton 20 vite. Dikush jeton më pakë e dikush më shumë, e rëndësishme është që jeta e jon është e caktuar. Ne, prej momentit që kemi dal në këtë botë nuk jemi duke shtuar në ymrin ton, por jemi duke e pakësuar atë. Pakësimi i ditëve nga jeta e jon i ngjan atij ushtari i cili ka shkuar në shërbimin e ushtrisë dhe prej momentit kur ka shkuar, mbi kokën e tij ka vendosur një kalendar dhe për çdo ditë që kalon shlyen nga një fletë të kalendarit, gjersa vjen momenti i fundit që ta shlyej edhe ditën e fundit, për ta fituar lirin e tij nga ky shërbim. A nuk e shihni kalendarin e ditëve të vitit që vendosim mbi tavolinat tona të punës. Ky kalendar në fillim është i mbushur me fleta. Ne për çdo ditë prej tij e heqim vetëm një fletë, ndërsa në fund të vitit nuk mbetet asgjë nga ky kalendar përveç kapakët e tij. E tillë është jeta ime dhe e jotja, e mbushu me ditë dhe net. Çdo ditë apo natë që kalon nga ne është pakësuar jeta e jon. Ti kur mbush telefonin tënd dhe fillon ta harxhosh, a gëzohesh që po e harxhon, apo e ruan atë me kujdes? E ruan me kujdes sepse e din se sa herë që bisedon me telefon minutat ta harxhojnë mbushjen që ti e ke vendos në të. E tillë është edhe jeta e njeriut.

Të nderuar besimtarë!
Shumë prej nesh urrejmë përkujtimin e vdekjes. Sikur nuk dëshirojmë të besojmë këtë realitet të pa ndryshuar. Shumë prej nesh thonë se hoxhallarët nuk dinë tjetër vetëm se me të frikuar me vdekje. Shumë prej nesh dëshirojmë ta harrojmë momentin e daljes prej kësaj botë. Dije vëlla i nderuar se ne nëse e harrojmë vdekjen, ajo nuk na harron neve. Nëse ne nuk mendojmë për të, ajo mendon për ne. Nëse ne nuk kemi kohë me u marr me vdekjen, ajo ka kohë të merret me ne. I Dërguari i Allahut, shokëve të tij ju thoshte: “ përkujtoni atë e cila ua prish çdo kënaqësi”. Allahu thotë: “Thuaj: “Vdekja prej së cilës po ikni, do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e
di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t’ju njoftojë ju për atë që keni bërë” ( Xhumua 8). Vdekja nuk vjen pas nesh, ne shkojmë te vdekja. Ne ecim në drejtim të vdekjes. Ne shkojmë dhe e kërkojmë vdekjen. Thotë Hasan Basriu: “Bir i Ademit! Ti je disa ditë në këtë botë. Nëse shkon një ditë e jotja ka shkuar një pjesë e jotja”. Vdekja vjen në befasi, e papritur. Është shumë me rëndësi të vdes njeriu me vepra të mira, të kesh një përfundim të mirë. Një profesor ngritët për të shkuar në vendin e punës, në fakultetin ku ligjëronte. E parkon veturën e tij në parkingun e fakultetit. Në atë moment erdhi melaqja e vdekjes që të ja ndërpresë jetën. Në këtë moment përfundoi jeta e tij. Me fytyrën e tij ra mbi timonin e veturës. Kur kolegët e tij e ndien mungesën e tij filluan të pyesin për të. Njëri thoshte se e kamë parë në mëngjes, tjetri thoshte se e kamë parë duke e parkuar veturën në parking. Shkuan deri te vetura që ta kërkojnë, por, shpirti i këtij profesori kishte braktisë këtë botë. Kësaj bote i kishte dhënë lamtumirën.
Shpejto para se të shpejtohet me ty. Nxito para se të nxitojnë për ty. Nxito me pendim te Allahu para se të nxitojnë me të dërguar te varri yt. Aty në varr do të jesh i vetmuar, pa shokë, pa të afërm. Nuk do të qëndroj askush me ty, përveç vepra e jote. Nëse është vepër e mirë, do të jetë shok i mirë për ty. Nëse është vepër e keqe, do të jetë shoku më i keq për ty. Sa dëgjojmë për vdekjet tragjike, ashtu sikur i quajmë ne. Sa dëgjomë për ngjarje të ndryshme. Ku është zemra ime dhe zemra e jote? Kur do të zgjohemi ne nga kjo pakujdesi?! I lumtur është ai njeri i cili merr mësim prej të tjerëve e jo të jetë ai mësim për të tjerët.

Jeta është gjëja më e shtrenjtë që ne e posedojmë. Nuk guxojmë të jemi të pakujdesshëm ndaj sa. Koha në të është pasuria më e madhe për mua dhe ty. Nuk guxojmë që kohën ton ta harxhojmë në atë që e hidhëron Allahun. Llogaria para Allahut është e vështirë. Ajo në emër është e ngjashme me llogarit që duhet ti japin në këtë botë. Por, në cilësi, në thelb llogaria më e vështirë e kësaj bote nuk krahasohet me llogarinë më të lehtë të asaj bote.

Le ta shfrytëzojmë kohën tonë në vepra të mira. Le të jetë shembull për ne Imam Bagdadi, njëri prej dijetarëve të mëdhenj, i cili shkonte në xhami librin e kishte në dorë, kthehej prej xhamisë me libër në dorë. Pa marr parasysh a bartë libër me vete, apo madhëron Allahun me gishtat e tu duke thënë SUBHANALLAH, ALLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALLAH, ose lexim i asaj që dinë nga Kurani. Me rëndësi është që ti ta shfrytëzosh kohën e mos të kaloj sikur era. Le të jetë shembull për shfrytëzimin e kohës sonë Ibën Tejmije i cili edhe kur futej në banje i thoshte djalit të tij lexo nga jashtë dhe ngrite zërin që të dëgjoj sepse nuk dëshiroj që ta harxhoj kohën kotë. Le të jetë shembull për ne në shfrytëzimin e kohës Imam Buhariu i cili thoshte për vetën e tij: “ shtrihem të flejë dhe më kujtohen hadithet e Pejgamberit, ngrihem pesë herë apo gjashtë herë brenda natës , e ndezi llambën dhe e shkruaj fjalën e Pejgamberit”. Le të jetë shembull për ne në shfrytëzimin e kohës Imam Ahmedi, i cili edhe pse kishte arrit të shtatëdhjetat gjithmonë mbante me vete lapsin për të shkruar. I thanë ende po e mban lapsin me vete kur ke arrit të shtatëdhjetat. Tha me lapsin do të jam deri në varr”.

Subhanallah!!
Sa njerëz kanë qenë me ne vitin e kaluar, ndërsa sot nuk janë në mesin ton. Hanim dhe pinim me ta, rrinim së bashku dhe qeshnim me njëri tjetrin, bënim shaka me njëri tjetrin. Ndërsa ne me duart tona i kemi vendos në barkun e tokës, i kemi mbuluar me dhe. Ata kanë lënë familjen dhe të dashurit për të jetuar në vetmi. Kanë lënë pallate dhe shtëpia të rehatshme ndërsa sot banojnë në shtëpinë e insekteve dhe gjallesave të ndryshme.

Lusim Allahun që ky vit në të cilin kemi hyrë të jetë vit i shtimit të të mirave të Zotit, vit i kthimit te Allahu, vit i vetëdijesimit, vit i përparimit dhe përmirësimit të gjendjes sonë. Ndërsa viti i kaluar të jetë vit i korrigjimit të jetës sonë, vit i marrjes mësim nga e kaluara.

Mesazhi i Hutbës së Xhumasë
Vendi: Xhamia Dardania – Gjilan
Ligjërues: Hoxhë Shaban Murati