Nga zotimi në veprim
Çfarë mund të bëjnë komunitetet fetare për ta elminiuar dhunën ndaj fëmijëve.
Fetë për Paqe dhe UNICEF kanë bashkëpunuar prej një kohe të gjatë për fëmijët. Duke punuar së bashku, ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë që të gjitha shoqëritë të mbështesin të drejtat dhe të avancojnë mirëqenien e fëmijëve. Veçanërisht, ne e pranojmë se bashkësitë fetare mund të jenë unike dhe agjent të pazëvendësueshëm në mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve. Përveç kujdesit për fëmijët e sotëm, bashkësitë fetare kanë aftësinë për të formuar prioritetet e brezave të ardhshëm për të mbështetur të drejtat e fëmijëve.
Shume shpesh, fëmijët janë të pa mbrojtur. Dhuna prek miliona fëmijë çdo ditë. Shpesh, madje edhe në vendet që duhet të ofrojnë per ta siguri dhe mbrojtje (siç jane shtëpitë dhe shkollat) fëmijët përjetojnë frikë dhe abuzime.
Kjo është thellësisht një gjë e gabuar. Fetë për Paqe dhe UNICEF janë të angazhuara për një aleancë më të fortë për të luftuar këtë dhunë.
Pas Studimit të Kombeve të Bashkuara mbi Dhunën kundër Fëmijëve, Fetë për Paqe dhe UNICEF-i filluan një reflektim dhe dialog ndërfetar që çoi në angazhimin shumë-fetar për të përballuar dhunën kundër fëmijëve (Deklarata e Kiotos) 2006. Deklarata e Kiotos është një testament i njohjes së përbashkët të dinjitetit të brendshëm dhe vlerës së fëmijëve. Gjithashtu, ajo u bën thirrje të gjitha bashkësive fetare që të bashkohen me një aleancë për të mbrojtur dhe promovuar mirëqenien e fëmijëve.
Është koha të përdorim energjitë tona kolektive për të çuar përpara vizionin tonë të përbashkët për një të ardhme të lirë prej dhunës kundër fëmijëve. Është koha për të transformuar vlerat tona të përbashkëta në veprim. Fetë për Paqe dhe UNICEF-i janë të kënaqur që të paraqesin këtë udhëzues për të ndihmuar komunitetet fetare të shfrytëzojnë forcat e tyre shpirtërore, morale dhe shoqërore për të parandaluar, reaguar dhe eliminuar dhunën kundër fëmijëve.
Për hir të fëmijëve, shpresojmë që këto faqe do të frymëzojnë dhe nxisin një bashkëpunim më të madh mes bashkësive fetare dhe të gjithë burrave dhe grave me vullnet të mirë për të mbrojtur dhe promovuar mirëqenien e fëmijëve.
Dr. William F.Vendley
Sekretar i përgjithsëm i Fetë për Paqe
Ann M.Veneman
Drejtoreshë ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për fëmijët – UNICEF
Nga zotimi në veprim – Çfarë mund të bëjnë komunitetet fetare për ta elminiuar dhunën ndaj fëmijëve
MIRËNJOHJE 2
HYRJE 5
FËMIJËT DHE DHUNA 6
ROLI I KOMUNITETEVE FETARE 7
PASQYRË E DHUNËS NDAJ FËMIJËVE 12
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NE SHTEPI DHE FAMILJE 15
DHUNA NDAJ FEMIJEVE NE SHKOLLA DHE HAPSIRA EDUKATIVE 15
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË KOMUNITET 17
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË PUNË 18
PASQYRE MBI TE DREJTAT E FEMIJEVE 20
KATËR PARIME “OMBRELLË” (KUJDESTARE) TË KONVENTËS PËR TË DREJTAT E FËMIJËS 21
NENET SPECIFIKE PËR DHUNËN KUNDËR FËMIJËVE 22
KOMISIONI PËR TË DREJTAT E FËMIJËS 23
FËMIJËT, RELIGJIONI DHE SPIRITUALITETI 24
ROLI I KOMUNITETEVE FETARE NË ADRESIMIN E DHUNËS KUNDËR FËMIJËVE 26
AVOKIMI I PËRGJITHSHËM DHE VEPRIMI 27
LIDERËT FETARE 29
Nuk ka asnjë të mirë më të madhe se një fëmijë 31
BASHKËPUNIMI ME PARTNERËT E INTERESUAR 40
PËRFUNDIM 10
REFERENCAT BAZË 11
ANEKS. STUDIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR DHUNEN KUNDËR FËMIJËVE 16