Prishtinë, më 18 shtator 2024
Me këndim të Kuranit, ilahi dhe ligjëratë kushtuar jetës, veprës dhe porosive të Pejgamberit a.s. u shënua muaji i ditëlindjes së tij në teatrin e qytetit të Gjilanit.
Për nder të këtij muaji – Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi manifestim kulturor prej ku u rikujtuan disa prej porosive të Pejgamberit a.s.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava mbajti ligjeratë të shkurtër mbi mësimet dhe porositë e Pejgamberit a.s..
Në anën tjetër edhe nikoqirët e këtij tubimi, kujtuan misionin e Pejgamberit a.s. dhe rolin e tij në zhvillim, civilizim, barazi dhe adhurim ndaj Krijuesit.
Ky manifestim kulturor u shënua edhe me këndim të bukur të Kuranit, ilahi kushtuar Pejgamberit a.s. dhe pika të tjera artistike.



Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.