Ne jemi në muajin e Kuranit, përkujtojmë dhuntinë e Allahut ndaj nesh me zbritjen e Kuranit, nga mëshira e Allahut për krijesat e Tij, nga dituria absolute për atë që u bën dobi atyre, e zbriti atë në zemrën e një njeriu, që nuk dinte shkrim e lexim, me moral të pastër, i rritur në natyrën e pastër e të shëndoshë, i cili mposhti, shkatërroi dhe pastroi nga papastërtitë e shirkut.
Kjo gjendje e njeriut ra në gradën më të ulët, e doli ky pejgamber para kësaj shoqërie me të cilën shoqëri loznin fantazitë, gjykonin epshet, të nënçmuar nga pushtimi i burrave dhe padrejtësia e tyre, u erdhi atyre Kurani Fisnik, që udhëzon kah ajo që është më se e vërteta, që i nxjerr ata nga prishja e fundme, për ti ngritur në virtyte të larta, që t’i liron ata nga robëria të lënguar në pranga, i bën ata të lirë, fisnikë, që nuk i nënshtrohen askujt pos Zotit Një, që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij.
Mirëpo, ky Kuran Madhështor, i cili ndryshoi njerëzimin në fytyrën e tokës, kishte ndikimin e tij te arabët edhe atë në dy kategori: ndikimi te politeistët e inatosur të cilën refuzuan t’i përgjigjen të vërtetës dhe ndikimi i tij tek besimtarët e pastër të cilët pranuar të vërtetën dhe asaj iu nënshtruan.
Arabët ishin gjuhëtarë të mëdhenj, e Kurani ishte mrekulli në shprehjet e tija dhe në gjuhën e tij “Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber). (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe”. Shuara 193-195. Që kur e dëgjuan u habitën dhe u befasuan, fjalët ishin fjalë arabe, por të çuditshme dhe mrekulli, askush nuk kishte mundësi ta sfidonte apo të kritikonte atë, apo veç të sjellin një të tillë, e as një ajet të vetëm.
Ky ndikim është ai të cilin e shprehi Utbeh ibn Rabia të cilën gjë ia mohuan shokët e tij, në librin e sires të Ibn Is’hakut, ndërsa shejh Albani e vlerëson të mirë tregimin e tij, që kur pranoi islamin Hamza, ishte ndihmë e madhe për vazhdimin e thirrjes, dhe paganët shikonin se si shokët e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, shtoheshin, u ngrit Utbe një ditë, prijës i fisit të tij, i përmbajtur dhe i qetë, njeri i dialogut dhe i polemikave, duke qenë ulur në shtëpinë ku kuvendonin kurejshët, ndërsa i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte i ulur në xhami. U tha atyre: “O fisi kurejsh, a të shkoj te Muhamedi, t’i flas e t’i ofroj disa gjëra që ndoshta pranon diç prej tyre e ne ti dhurojmë atë që ai kërkon, e të ndalet? Thanë: “Gjithsesi se po, o Ebu Velid, shko dhe bisedo me të.”
U ngrit Utbeh dhe shkoi e u ul afër të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha me një qetësi të madhe: “O biri vëllait tim, ti je një nga ne që kur ke qenë një kryefamiljar, me një pozitë me prejardhja, ti erdhe tek populli yt me një gjë të madhe, me çka përçave shoqërinë, poshtërove ëndrrat e tyre, nënçmove zotërat dhe fenë, mohove gjithë atë që ka kaluar nga baballarët e tyre, dëgjo nga unë për disa gjëra që të ofroj, të mendosh rreth tyre, ndoshta pranon diçka prej tyrej.
I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Thuaj, o Ebu Velid, të dëgjoj.” Tha: “O biri i vëllait tim, nëse ti dëshiron si kompensim të asaj me çka ti ke ardhur pasuri, do të tubojmë nga pasuritë tona, saqë të bëhesh më i pasuri ndër ne, e nëse je që dëshiron pozitë të bëjmë prijës tonin, e që të mos vendosim asgjë pa ty, e nëse dëshiron mbretëri, të bëjmë mbret, e nëse kjo që të vije ty e sheh si mendim (nga xhinët) e nuk mundesh ta refuzosh, do të kërkojmë për ty një mjek, e të shpenzojmë pasuritë tona derisa të shërohesh prej tij, se ndoshta ai të ka mundur e derisa të shërohesh, e ndoshta ajo çka të sjell ty (xhinët) është poezi që le plagë në zemrën tënde, ngase ju o fisi AbdulMutalib jeni që vlerësoheni sa askush tjetër.”
Sa përfundoi Utbeja, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem duke e dëgjuar atë, kur e pa se ai heshti i tha: “A përfundove o Ebu Velid?! Tha: “Po”. I tha: “Më dëgjo.” Tha: “Po, po të dëgjoj.”
E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithëmëshirshmit “Ha, Mim. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë. Eshtë përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë”. Fusliet 1-4.
Dhe vazhdoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem duke i lexuar atij: “Thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve! Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)” Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.”. Fusilet 9-12.
Kur Utbeja i dëgjoi këto ajete, heshti, dhe vendoi dorën e tij mbi shpinën e të dërguari, duke u mbështetur në të, derisa përfundoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem në ajetin të cilin bëhet sexhde, bëri sexhde dhe i tha: “Dëgjove o Ebu Velid atë që dëgjove.”
U ngrit Utbeja dhe shkoi te i shokët e tij, e disa prej tyre duke u betuar në Allahun, duke e parë se ai po kthehej tek ata, thanë: Ebu Velidi po vije me një fytyrë tjetër nga ajo me të cilën shkoi. Pasi që u ul tek ata, i thanë: “Ҫfarë ka o Ebu Velid? Tha: “Jam unë, betohem në Allahun, kam dëgjuar fjalë që asnjëherë më herët nuk i kam dëgjuar! Betohem në Allahun! Nuk është poezi, e as sihr, as magji! O fisi kurejsh, më respektoni dhe më leni unë të vendos: lejeni këtë njeri dhe atë në të cilën është ai dhe skajojeni, betohem në Allahun! Fjala e tij që unë e kam dëgjuar do të përhapet, që nëse arabët e luftojnë atë, ju do të mjaftoheni me atë që tjerët e bëjnë, e nëse përhapet tek arabët, sundimi i tij është sundimi juaj, krenaria e tij krenari e juaj, e do të jeni njerëzit më të lumtur me të. Thanë: Betohemi në Allahut, se të ka bërë sihr me fjalët e tija! Tha: Cili është mendimi juaj, veproni ashtu si ju mendoni?!
Mendjelarti nuk mund të bindet me asgjë edhe nëse ia sjell të vërtetën para syve të tij, fjala e Allahut që i zbritej të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte fjalë që nuk mund vinte përballë asnjë gjuhëtarë, mirëpo mendjelartësia, inati ta mbulojnë zemrën, e si njeriu ti nënshtrohet të vërtetës?!
Pastaj i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dëgjoi edhe një prijës tjetër prej prijësve të fisit kurejsh, Velid ibn Mugirah, ia lexoi atij disa ajete të Kuranit, prej tyre fjalën e Allahut: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. Nahl 90. Nuk kishte Velidi, i njohur me gojëtarinë dhe retorikën, kërkoi nga i dërguari, sal-Allahu aejhi ve selem, që të përsërisë atë që lexoi, nga habia e madhe!
Kur kuptoi Ebu Xhehli se ndoshta Velid ibn Mugires i është zbutur zemra, nga ajo që i ka lexuar Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, prej fjalëve të ëmbla, u brengos e u frik, erdhi tek ai e i tha: O mixhë, populli jot dëshirojnë të tubojnë pasuri që të ta japin, ndërsa ti erdhe tek Muhamedi duke kërkuar prej tij pasuri.
Ia ktheu me mendjemadhësinë e tij të njohur: Kurejshët e kanë kuptuar se unë jam më i pasuri i tyre. I tha: Atëherë thuaje një fjalë që do t’u arrijë popullit tënd se ti je mohues i asaj që ai tha.
Tha: “Ҫfarë të them? Betohem në Allahun! Askush prej jush nuk është më shumë i ditur se unë për poezinë dhe llojet e saj, po as për poezinë e xhinëve. Pasha Allahun, ajo të cilën ai e thotë, aspak nuk u përngjanë poezive. Pasha Allahun, fjala e tij ka ëmbëlsi, në të qëndron një mrekulli, shumë e frytshme, afër tij çdo fjalë shkrihet, andaj edhe s’ka fjalë më të lartë dhe asgjë nuk mund t’ia kalojë.”
Tha: “Populli jot nuk pajtohet derisa të flasësh diçka rreth kësaj.” Pra, ndonjë fjalë të keqe.
Velidi i tha: “Më lerë që të mendohem.” Pasi që mendoi tha: “Është sihr që ndikon, tek të tjerët”.
Allahu i Madhëruar zbriti ajete nga të cilat dridhen malet “Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar”. Mudethir 11. Pra, më le Mua dhe këtë, thotë Allahu i plotfuqishëm, si kërcënim për këtë njeri të poshtër, Allahu ia dhuroi atij të mirat e kësaj bote, e ai mohoi të vërtetën dhe shpikë mbi ajetet e Allahut e i shndërron ato në sihr dhe fjalë të njerëzve “Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar” e krijova atë, e nxjerra nga barku i nënës së tij, foshnje të dobët, të vetëm pa pasuri e pa pasardhës.
“Dhe bëra të ketë pasuri të madhe. E bëra edhe me djem që i ka me vete. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona! Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur’anin). Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte. Ai sërish thellohej në mendime. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi. E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!” E Unë atë do ta hedh në Sekar! E, ku e di ti se çka është Sekar? Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.” Mudethir 12-30.
Kurani tek ata kishte një ndikim shumë të madh, që i ka çuditur e hutuar fare, mirëpo inati dhe mendjemadhësia ishte e tepërt, kjo i shtyri ata që të japin besën se nuk do të dëgjojnë Muhamedin, që të mos preken nga sihri me të cilin ai ka ardhur, të nxjerrin zëra, fishkëllima, të duartrokasin kur ai të fillon të lexojë Kuran, sikur që thotë Allahu i Madhëruar: “Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”. Fusilet 26.
Vetëm se Kurani ishte më i fortë se sa mashtrimet e tyre, më i fortë se sa durimi i tyre për mos ta dëgjuar, a e dini se çfarë kanë vepruar? Secili prej tyre në mënyrë individuale duke mos kuptuar asnjë për njëri tjetrin, të fshehur që të dëgjojnë këtë fjalë të mrekullueshme, e më pas ndodhte se ata takoheshin në rrugë, e fajësonin njëri tjetrin për shkeljen e premtimit, e përsëri ktheheshin!
Hutbeja e dytë
I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk kërkonte nga populli i tij më tepër pos që ta lënin të qetë ta kumtonte fenë e Zotit me lexim të Kuranit tek njerëzit, Allahu zbriti ajetin: “Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet”. EnAmë 19.
“Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë. E, edhe ta lexoj Kur’anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”. Neml 91-92.
Mirëpo, paganët thanë: “Jo, nuk e lejojmë të veprojë ashtu.”
Saqë, ku panë veten e tyre të paaftë përballë ajeteve, sureve, nuk kishin mundësi t’i sfidonin, as të polemizojnë e të shtrembërojnë, e as të pengojnë ndikimin e tyre, atëherë synuan që ta vrasin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, Allahu i Madhëruar i zbriti: “Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i miri që asgjëson (dredhitë)”. Enfal 30.
Vëllezër të nderuar! Kurani për të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk ka qenë thjeshtë një përmbledhje e ligjeve dhe tregimeve, por ishte shoqëruesi i të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, këshillues, për atë i dërguari qëndisi jetën e tij me sjellje, moral, virtyte, fjalë dhe vepra sipas udhëzimi të Librit të Allahut, e ishte Kuran i cili ecte mbi tokë.
Nga ajo që cekëm, na u bë e qartë se ishte ndikimi i Kuranit tek jobesimtarët, vallë, si ishte ndikimi i tij tek besimtarët…?!
O Allah, bëre Kuranin pranverë të zemrave tona, dritë të gjokseve, heqje të pikëllimeve, largim të brengave dhe dëshpërimeve!
AbdulAziz ibn Abdullah Suvejdan
Përktheu: Shpend Zeneli