Ndikimi i agjërimit në fitimin e krenarisë

Krenaria është veçori e ndershme, cilësi e lavdëruar, moral i lart dhe edukatë e dalluar, mallëngjohen për te burrat fisnik dhe synojnë fitimin e tij shpirtëmëdhenjtë.

Islami është fe e krenarisë dhe nderit, fe e epërsisë dhe ngritjes, fe e seriozitetit dhe përpjekjes, nuk është fe e nënshtrimit dhe ngratësisë, e as fe e përtacisë, dembelisë dhe rehatisë.

Muaji i Ramazanit është mejdan i gjërë për të fituar krenariën dhe për tu cilësuar me te, edhe ate në disa aspekte të ndryshme. Agjëruesi, psh. e fiton këtë cilësi gjat agjërimit, gjat lënies së ushqimit, pijes dhe epsheve të lejuara, e mos të flasim për ato të ndaluarat.

Agjërimi i shtyn njeriun të ngritet nga gjërat e ulta dhe të pavlerë, e çliron nga zakonet dhe epshet e veta.

Krenaria arritet, gjithashtu, duke u larguar nga polemikat sterile, debatet e padobishme, injoranca, fjalët e ndyta, bërtitja, sjellja e keqe ndaj njerëzve, duke e zbatuar hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi:

“Nëse dikush është agjërueshëm mos të flet fjalë të ndyta e as mos të bërtet”.

Në transmetimin tjetër qëndron: “mos të sillet si injorant” ose “mos të polemizon”.

Nëse agjëruesi është i këtillë, ai e ruan krenarinë dhe nderin e vet, e ngrit nga pasimi i grupit të njerëzve që parapëlqejnë avanturën.

Besimtari agjërues e fiton krenarinë në këtë muaj nga agjërimi i vet, veprat e shumta të mira, këputja e çdo lidhje përpos lidhjes me All-llahun, edhe kjo pa dyshim se është sekreti më i madh, sepse me këtë shkak e fiton krenarinë shpirtërore, i shtohet besimi dhe lidhet dhe i afrohet edhe më shumë All-llahut:

” Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë”. (El-Munafikun: 8).

Muslimanët e fitojnë krenarinë në këtë muaj për shkak shtimit të sasisë së lëmoshës së shpërndarë dhe bamirësia ndaj të varfërve dhe nevojtarëve.

Pa dyshim se në këtë mënyrë ruhet fytyra e njerëzve nga lypseja, shpëtimi i shumë njerëzve nga nevoja e varfërisë dhe nënçmimi i nevojës, e cila mund ta sjell njeriun deri në prishje të madhe morale dhe humbje të edukatës.

Kështu na bëhet e qartë se si ndikon agjërimi në fitimin e krenarisë, atë individuale dhe atë kolektive.

Sa shumë kemi nevojë për këtë edukatë të lartë, në të cilën na ka udhëzuar feja ynë, na ka stimuluar që të stolisemi me te, na ka orientuar që ta fitojmë dhe na i ka treguar të gjitha rrugët që na çojne te ajo.

Prej manifestimeve të edukimit të muslimanëve në këtë sjellje është udhëzimi që vetëm All-llahut ti drejtohen në çeshtjet e vogla dhe të mëdhaja, të shumta dhe të pakta.

Në këtë hyn edhe udhëzimi i muslimanëve që të fitojnë hallall, duke punuar dhe duke u lodhur, duke ecur mbi ruzullin tokësor, që të jetë njeriu i ndershëm dhe mos të ketë nevojë për tjerët.

Gjithashtu Islami i ka udhëzuar që mos të lypin prej njerëzve, i ka neveritur nga kjo sjellje e keqe, në përjashtim të atij që ka qenë në vështirësi, në ngushticë dhe varfëri.

Islami i ka udhëzuar njerëzit se dora e lartë është më e mirë se dora e ultë, ia ka ndaluar atij që ka mundësi të fitojë që ta zgjatë dorën, sepse kjo ia humb dinjitetin.

Sipas rregullave islame lejohet të përdoret tejemumi dhe nuk ia ka bërë obligim ta pranon dhuratë çmimin e ujit, sepse kjo ia pakëson ambicjen e lartë.

Në këtë hynë edhe mosdetyrimi që të kërkojë petk për ta mbuluar auretin, sepse kështu ia ruan dinjitetin.

Prej rregullave që kujdesen për këtë sjellje është edhe vet fakti se lëmosha nuk e zen vendin e vet nëse ai të cilit don tia japish nuk e pranon, sepse disa njerëz krenar nuk e pranojnë, sepse urrejnë që ndokush tua përmend. Përmendja e ndryshk kanalin e krenarisë, andaj njeriu me edukatë të lartë nuk e duron këtë gjë, përpos se kur është i detyruar, sidomos kur kjo i vjen nga një njeri jofisnik dhe jo me edukatë të lartë.

Sherijati e ka mësuar muslimanin që kur të mer pasurinë ta mes bujari, me qëllim që të lëshon bekimin e Vet All-llahu, e mos ta mer me israf, trishtim, poshtërsim dhe lakmi.

Nëse njeriu cilësohet me krenari bëhet i ndershëm, kokëlartë, shpëton nga nënçmimi, çlirohet nga robëria e epsheve dhe nënçmimi i lakmisë dhe ece vetëm sipas asaj që ia dikton besimi dhe e vërteta të cilën e bartë.

Andaj e vërejmë se njerëzit më të vendosur dhe të paluhatshëm janë krenarët dhe ata që janë larg lakmisë.

Krenaria njeriut i jep dinjitet, prestigj, madhërim dhe pozitë në zemër të njerëzve, e kjo pa dyshim ia zgjëron gjoksin njerëzve të mëdhenjë.

Normalisht se qortohet njeriu, i cili këtë pozitë e përcakton si qëllim final, duke mos e shtyrë në këtë drejtim arritja e kënaqësisë së All-llahut dhe pastaj bërja dobi tjerëve.

Ashtu sikurse krenaria ka ndikimin e vet në individë, ka ndikimin e vet pozitiv edhe në shoqëri, sepse një popull që ngopet me krenari, i shtohet kujdesi që të jetë e pamvarur në çeshtjet e veta, e panevojshme për popujt tjerë, kujdeset shumë që mos të bjer në dorën e atij që ia nënçmon nderin ose ia shkel të drejtën.

Agjërues të nderuar, këto janë disa shenja të krenarisë dhe ndikimi i agjërimit në fitimin e tij.

U ofrojmë disa argumente fetare që flasin për krenarinë:

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë Abdullah ibn Abbasit, radijall-llahu anhu:

“Kur të lypish vetëm prej All-llahut lyp, e kur të kërkosh ndihmë vetëm prej All-llahut kërko ndihmë”. (sahih, Tirmidhiu).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Të mer dikush prej jush një litar e të mbledh dru, e ta mbron fytyrën (nga lypja) është me mirë për te se sa të lyp prej njerëzve, i japin ose jo”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Ai që bëhet i pamvarur prej njerëzve e pasuron All-llahu, ai që kërkon nderin, i jep nderë All-llahu, ai që e mëson vetennë durim, i jep durim All-llahu, askujt si është dhënë dhunti ose dhënie më të gjërë se sa durimi”. (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Vazhdon lypësi të lyp prej njerëzve derisa kur të vijë në Ditën e Kijametit do të vijë me fytyrë pa mish në te”.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Ai që lyp prej njerëzve, lyp gacë, le ta pakëson ose le ta shton”. (Muslimi).

Madje Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka porositur disa shokë të tij që mos të kërkojnë asgjë prej njerëzve.

Transmeton Imam Muslimi në “Sashihun” e tij nga Auf ibn Malik El-Eshxheiu, radijall-llahu anhu, i cili ku iu besatua Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me disa sahabe tjerë, i thanë: në çka të të besatohemi?

Tha:

“Që të adhuroni All-llahun dhe Atij mos ti bëni rival asgjë, të falni namazin, të respektoni e tha një fjalë me zë të ultë dhe tha: mos të kërkoni asgjë prej njerëzve”.

Aufi, radijall-llahu anhu, thotë: i kam parë disa prej tyre që edhe kur ju binte shkopi nuk kërkonin nga askush që tua afron.

Kabisete ibn Muharik El-Hilaliu, radijall-llahu anhu, thotë:

“Mbajta një mall dhe shkova te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të kërkoj nga ky mall. Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, më tha: “prit derisa të na vjen sadakaja e të japim”.

E pastaj më tha: Kabisa! Lypja nuk i lejohet përpos tre personave:

– Ai që bart ndonjë mall, ka të drejtë të lyp, sa ta kërkon, e pastaj të ndalet;

– njeriut që i ka goditur ndonjë fatkeqësi në pasurinë e tij, edhe këtij i takon lypja, derisa të fiton aq sa i mjafton ushqim;

– njeriu, të cilin e ka kapluar varfëria dhe të dëshmojnë tre njerëz të mënçur se filani është i varfër, edhe këtij i lejohet të lyp derisa ta siguron ushimin e majftueshëm. Të tjerët, han pasuri që nuk ju takon”. (Muslimi).

Agjëruse të nderuar!

Ashtu sikurse argumentet fetare e lavdërojnë krenarinë dhe e stimulojnë ate, në këtë drejtim flasin edhe shumë porosi të dijetarëve dhe njerëzve të urtë.

Vehb Ibn Munebehi, rahimehull-llah, i ka thënë një njeriu që lypte prej mbretërve:

“Vaj për ty! Lyp prej atij që ta mbyll derën, ta paraqet varfërinë që ka, e fsheh pasurinë që ka dhe len Ate që ta hap derën gjat natës dhe gjat ditës, ta shfaq pasurinë dhe thot: më lutu që të përgjigjem”.

Tavusi i tha Atas, rahimehumall-llah:

“Ke kujdes e mos kërko nevojat tuaja nga ai që ta mbyll derën e të pengojnë rija e tij, kërko nga Ai që derën e ka të hapur deri në ditën e Kijametit, Ai që të ka urdhëruar që ta lutish dhe të ka premtuar se do të të përgjigjet”.

I kanë thënë Ebu Hazimit, rahimehull-llah:

“Cila është pasuria yte? Ka thënë: bindja ime te All-llahu dhe mosshpresimi te njerëzit”.

Halifi i muslimanëve i shkroi Ebu Hazimit, rahimehull-llah: trego se çka është nevoja yte?

Ebu Hazimi i tha:

“He! I kam treguar nevojat e mia Atij që nuk deponon asgjë, jam dakord me atë që ma ka dhënë dhe me atë që sma ka dhënë”.

Dijetari Izuddin ibn Abdus-Selami, rahimehull-llah, kur ndonjë nxënës lexonte ndonjë libër para tij dhe kur vinte fundi i thoshte:

“Lexo edhe nga kapitulli tjetër diç, se unë nuk kam dëshirë të ndalem në kapituj (dyer)”.

Imam Ahmed ibn Jahja Thalebiu, rahimehull-llah, e thuri këtë poezi:

Ai që është i ndershëm (që nuk lyp) është i lehtë për mikun e vet

Kurse miku i lypjes fytyrën e ka të nxirë

Vëllau yt është ai që ia kursen qesen

E nëse kërkon prej tij ndihmë ti për te je i rëndë

Kurse shejhu El-Mekudiju, rahimehull-llah, ka thënë:

Nëse në ndonjë kohë kam ndonjë nevojë dhe më është komplikuar situata

Ndalem te dera e All-llahut i përulur dhe them: Zoti im unë te Ti jam nisur

E nuk ndalem te dera e atij, që shërbëtorët e tij thonë: zotëriu është duke fjetur.

Agjërues të nderuar!

Kjo është krenaria, kurse ne jemi në muajin e të mirës dhe krenarisë, vallë a nuk e ndjejmë këtë domethënie gjatë agjërimit tonë?!

Duhet ta kuptojmë se krenaria i takon All-llahut, Pejgamberit dhe besimtarëve, andaj ta kërkojmë krenarinë aty ku duhet, të veprojmë që ta kuptojmë si duhet dhe të cilëoshemi me te, e të kemi krenari, gëzim dhe përmendje të mirë në këtë botë dhe shpërblim e dhurata të pakufishme në ahiret!

All-llahu ynë na bë krenari me respektet tona ndaj Teje dhe mos na poshtëro me mëkatet që i bëjmë ndaj Teje.

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij.

Autor: Muhamed ibn Ibrahim El-Hamed

Përshtati: Bekir Halimi

Muhamed ibn Ibrahim El-Hamed,
23.10.2004