Ndihmoni njëri tjetrin në të mirë (ll)

2- Bashkëpunimi dhe ndihmesa në zbatimin e adhurimeve.

Tregohet se Ebu Musa el-Eshariu [radijall-llahu anhu] gjatë një hutbeje të tijë ka thënë:

“Shikoni, All-llahu ju mëshiroftë dhe keni mend. Kryene namazin në formë të përkryer dhe kenia frikë All-llahut, ndihmoni njëri tjetrit dhe këshilloni njëri tjetrin për te, duke ia mësuar njëri tjetrit, duke ia përkujtuar njëri tjetrit e duke e nxjerë nga shkujdesi dhe haresa, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] ju ka urdhëruar që të ndihmoheni në mirësi dhe devotshmëri, kurse namazi është mirësia më e mirë”. (Tabekatul-Hanabile, 1/ 354).

Si shembuj do ti cekim disa veprime:

– Ndihmimi për namaz nate.

Muslimanët e brezave të parë, anëtarët e një familjeje natën e ndanin në tre pjesë, i pari falej në pjesën e parë të natës, pastaj e zgjonte të dytin, e i dyti falej në pjesën e dytë të natës, e ky e zgjonte të tretin dhe i treti falej në pjesën e fundit të natës.

Ebu Othman Hindiu thotë: e kisha mysafir (ÊÖíÝÊ) shtatë ditë Ebu Hurejren, ai, gruaja dhe shërbëtori i tij e ndanin natën në tre pjesë, falej i pari, pastaj e zgjonte të dytin, kurse i dyti falej dhe zgjonte të tretin, e kështu me rradhë. (Sijer, 2/ 609).

Hasen Salihu,vëllau i tij Aliu dhe nëna e tyre e ndihmonin njëri tjetrin në adhurimin gjatë natës dhe ditës, qoftë namaz ose agjërim. E kur u vdiq nëna, ndihmoheshin mes vehte për namaz dhe agjërim, duke e mbushur edhe hisen e nënës së tyre me adhurime, e kur vdiq edhe Aliu, hasani e mbushte tërë kohën e tyre me adhurime, andaj Hasanit i thonin, gjarpëri i luginës, sepse nuk flente gjatë natës. (shiko: “Hiljetul-Evlija”, 7/ 328).

3- Bashkëpunimi dhe ndihmimi në ndërtim të xhamisë

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”. (Et-Teube: 17- 18).

Imam Buhariu në sahihun e tij ka caktuar një kapitull me titull: “Kapitulli: ndihmimi në ndërtimin e xhamisë”, dhe nën këtë kapitull ka sjellur hadithe që flasin në mënyrë të qartë për ndihmimin mes Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe sahabeve në ndërtimin e xhamisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Tregon Ebu Seid el-Hudriu duke folur mbi ndërtimin e xhamisë, e thotë:

“Mbanin nga një tullë, kurse Ammari mbante nga dy tulla. Kur e pa Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ia fshinte pluhurin e i thoshte: vaj për Ammarin, do ta vrasin grupi i rebelizuar, i thërret në xhennet, kurse ata e thërrasin në zjar. Ammari thoshte: All-llahu na ruajtë në sprovat”. (Buhariu).

Muslimanët në të gjitha vendet që kanë depërtuar kanë ndërtuar xhamia. Disa poet këtë veprim të muslimanëve e kanë thurru në poezi. Ata kanë thurrur poezi për një xhami të Kufes, e cila është ndërtuar mbi katër shtylla të mëdha, pa të meta dhe pa defekte, duke thënë:

Zijadi ndërtoi një ndërtesë për ta përmendur All-llahun

Prej guri e ka ndërtuar e jo prej balte

Po mos t’ishte ndihmimi i njerëzve që ta ngritnin

Do të thonim se kjo është punë exhinashë. (Fet’hul-Buldan; 1/ 342).

4- Bashkëpunimi dhe ndihmimi në kërkimin e dijes.

Nëse dëshirojmë të kuptojmë bashkëpunimin dhe ndihmesën që ia kanë bërë muslimanët e parë njëri tjetrit në këtë drejtim, mjafton të shfletojmë librat e sires, të cilat janë përplot me tregime në këtë drejtim.

Omeri [radijall-llahu anhu] tregon dhe thotë:

“Unë dhe një fqinjë i imi ensarit, punonim në tokat e Umeje ibn Zejdit, që gjindeshin në Avali të Medinës. Ndërroheshim në vizitat që ia bënim Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], një ditë zbritke ai, e një ditë unë. Kur zbritja unë, ia sjellja lajmet e asaj dite, urdhërat ose gjërat tjera, e kur zbritke ai, e bënte të njejtën “. (Buhariu).

Ndodh që kërkuesit të diturisë ti dalin pengesa në këtë rrugë, mirëpo vëllezërit janë ata që i dalin në ndihmë.

Omer ibn Hafs el-Eshkari thotë: Ishim me Muhamed ibn Ismailin, Imam Buhariun, në Basra duke shkruajtur hadithe. Disa ditë na humbi, e kërkuam dhe e gjetëm në shtëpinë e tij lakuriq. Kishte harxhuar tërë pasurinë, e nuk i kishte mbetur asgjë. I tubuan disa dirhem dhe i blemë disa rroba, e veshëm dhe erdhi me ne të shkruan hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Tarihu Bagdad; 2/ 13).

Ndodh që ta ndihmojë dijetarin ai që nuk është i dhëntë pas dijes, kurse me këtë donacion shpreson shpërblimin e dijetarit dhe nxënësit për kërkimin e dijes dhe mësimin.

Hejaxh ibn Ubejdi thotë: Rafiu ishte i dalluar në asketizëm (zuhd), mirëpo Ebu Is’haku dhe Ebu Ja’la ibn Ferra mësuan fenë me ndihmesën e Rafiut, sepse punonte dhe shpenzonte për ta. (Sijer; 18/ 52).

Në ndihmimin në dituri hyn edhe bashkëpunimi në shkrimin e librave.

Tregohet për Hafidh Zejnudin Irakiun [rahimehull-llah] se ai ka qenë i pasionuar pas vlerësimit të haditheve që gjinden në librin “Ihja ulumud-Din”, të Gazaliut, kurse e ka shoqëruar Zejlaiun, në vlerësimin e haditheve të “Keshafit”, “Hidajes”, dhe në këtë drejtim bashkëpunonin. (Tabekatush-Shafije; 4/ 30). Prej këtij aktiviteti sot, para nesh, kemi tre libra të mëdhej që flasin për vlerësimin e haditheve të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Këtu hyn edhe sqarimi që ia bën eksperti lëmive të ndryshme shkencore atyreve që nuk i njohin ato lëmi. Disa musliman të dalluar, blenin mus’hafa dhe fletore e ua ndanin fëmijëve nëpër mektebe të ndryshme që tu ndihmojë atyreve në nxënien përmendsh të Kur’anit.

5- Bashkëpunimi dhe ndihmimi në thirrje, mësim dhe largim të të këqijave.

Njëri e propozon idenë, e tjetri grumbullon materialin, i treti ban hulumtime mejdanore, ose anketa të ndryshme për temën e caktuar, tjetri grumbullon argumentet fetare dhe thëniet e dijetarëve për këtë temë, tjetri i tubon poezite ose vargjet e ndryshme që kanë të bëjnë me këtë temë, tjetri ka elekuencë dhe di të flet për mrekulli para njerëzve, ose tjetri di të shkruan mirë, i cili këtë material e shkruan në mënyrë joshëse në ndonjë broshur ose libër, që të ketë ndikim te lexuesit.

Ose një dijetar a një nxënës i dijes, me diturinë që ia ka dhënë All-llahu, ofron diturinë në ndonjë kurs shkëncoro- fetar, tjetri është profesionalist në administratë, e administron punën e kursit, i treti ka pasuri, me të cilën i mbulon harxhimet e banimit dhe ushqimit të nxënësve të varfur, etj. pra, në shekullin në të cilin jetojmë ne, shumë projekte kërkojnë bashkëpunim, së fudja bereqeti është me xhematin.

Edhe në lëminë e largimit të të këqijave, bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, njëri grumbullon informata për atë të keqe dhe hulumton depërtimin e kësaj të keqe në shoqëri, tjetri hulumton vendimin fetar mbi këtë të keqe, i treti i ndiohmon atij që e largon këtë të keqe dhe e ndryshon, i katërti mbanë ligjeratë për këtë temë dhe flet në tubime të ndryshme për këtë temë.

Ky bashkëpunim në vepra të mira ka shpërblim të madh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

“All-llahu me një shigjetë i shtin në xhennet tre persona: atë qe ka prodhuar, i cili me këtë prodhim synon mirësinë, gjuetësi dhe ndihmuesi”. (Tirmidhiu, sahih).

Doemos duhet të kemi role plotësuese ndaj njëri tjetrit, sepse shumë projekte dhe çeshtje të fesë nuk mund të realizohen në mënyrë individuale, kurse ti japim hapësirë specialistëve të ndryshmë të bashkëpunojnë në nodnjë drejtim, kjo do të jep frytë të mrekullueshme.

6- Bashkëpunimi dhe ndihmimi në projekte humanitare dhe aktivitete fetare.

Pjesmarja në këto projekte mund të jetë me shpirt, pasuri, kohë, stimulim të tjerëve për pjesmarje, shtim të numrit, pritja e mirë, përsosja e programit të këtyre aktiviteteve, ngacmimi i ambicjeve për realizimin e tyre, veprimi për realizimin e këtyre qëllimeve, përhapja e idesë, përmirësimi i ecurisë, mbrojtja e këtyre projekteve dhe bartësve të tyre, rezistimi i tentativave për rrënimin ose pengimin e tyre, etj.

7- Bashkëpunimi dhe ndihmimi në realizimin e të drejtave të muslimanëve.

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Sehl ibn Hunejfi, nga babai i tij, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Kush e ndihmon një muxhahid në rrugë të All-llahut, ose një të fundosur në borxhe, ose një rob që ka marëveshje me pronarin e tij për lirim, do ta fusë All-llahu nën hijen e Tij atë ditë që ska hije tjetër përpos të Tijës”. (Ahmedi).

Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë:

Ishim në udhëtim me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], erdhi një njeri me devenë e tij e filloi të shikojë djathtas dhe majtas, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pasiqë e pa këtë rast tha: kush ka deve tepër, le ti jep atij që ska, kush ka ushqim tepër, le ti jep atij që nuk ka, e i përmendi disa lloje të pasurisë, saqë kuptuam se ashkush prej neve ska të drejtë të ketë tepricë në ndonjë pasuri”. (Muslimi).

Nga ky hadithi mësojmë: nxitjen në sadaka, bujari, solidaritet dhe bamirësi ndaj shokqve dhe miqve, kujdesi për interesin e shokqve, urdhëri i të parit të grupit që të jenë solidar me nevojtarët, vet hulumtimi me sy, tregon për nevojën që ka nevojtari, solidariteti ndaj atij që ka mbetur rrugës, dhënia sadaka tij nëse ka nevojë, edhe në qoftëse ka deve, ka rroba dhe është i pasur në vendin e tij, për këtë i jepet zekati edhe në këtë rast. All-llahu e di më së miri.

Hapësira e bashkëpunimit dhe ndihmimit në realizimin e të drejtave të muslimanëve është shumë e madhe, hynë shumë sfera në këtë drejtim, prej tyre:

– Ndihmesa nevojtarit

Jezid ibn Esvedi thotë: kam takuar njerëz nga selefi i këtij ummetit që kur binin në ndonjë gropë ose në ujë, e bërtitnin për ndihmë, të gjith dilnin ti ndihmojnë e ta nxjerin ate dhe kafshën e tij. Një njeri një dit ra në lum të thellë, e thërriti: o ju rob të Zotit, më ndihmoni. U ngritën njerzit t’i ndihmojnë, unë nuk arrita asgjë të ndihmojë, të kisha gjetur të ndihmojë diç duke e nxjerur nga ajo kënetë, është më e dashur për mua se sa kjo dunja pas të cilës vraponi. (Shuabul-Iman, 6/ 107).

Shikoni vëllezër, çfarë kanë qenë parardhësit tonë, si janë flijuar për të ndihmuar nevojtarin, për ta ndihmuar në problemin dhe nevojën e tij.

– Ndihmimi i të dobtive, të shtypurve dhe mbrojta e tyre nga sulmi

Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thotë: i thash Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: cila punë është më e mirë? Tha: besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e Tij. I thashë: lirimi i cilit rob është më i mirë? Tha: më i shtrenjtë të familja e vet dhe ai që paguhet më shumë. I thashë: nëse këtë nuk e bëj, çka të bëjë? Tha: i ndihmon atij që këtë e ban ose punon për të paaftin “. (Muslimi).

Kjo na e kujton tregimin e madh që na e ka treguar All-llahu [subhanehu ve teala] në suren El-Kehf:

“Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi)”. (El-Kehf: 83- 85).

I kemi dhënë shkaqet e mëkëmbjes, siç janë ushtarët, mjetet e luftës, pra i kemi dhënë mjete dhe mundësi. Kjo domethënë se ai që ka mundësi, përgjegjësia e tij është shumë më e madhe se sa e atij që ska mundësi.

Pastaj All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet). Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?” Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”, e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!” E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin. Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt”. (El-Kehf: 93- 98).

Në këto ajete tregohet qartë bashkëpunimi dhe ndihmimi në të mirë dhe largim të keqes dhe pengimin i sulmeve të çoroditësve.

Në historinë tonë ka shembuj të mëdhenj në këtë drejtim. Në biografinë e Muhsin ibn Muhamed ibn Ali, Faji’ es-Senani thuhet: ka qenë i moralshëm, me edukatë të dalluar, me pozitë të lartë, ambicioz, bujar, solidar, ka flijuar vetveten për të ndihmuar fukaratë, skamnorët dhe ata që vinin të halifet, është lodhur duke kërkuar për ta, duke hulumtuar gjendjen e tyre, duke vepruar për tua kryer nevojat, për tua shëruar të sëmurit, duke u dalë në ndihmë, janë lënë nën kontrollin e tij sadakatë dhe dhuratat, andaj ai ka qenë shumë i kujdeshëm për to dhe harxhimin e tyre, ka ndërtuar xhamia të çuditshme, është kujdesur për ata që e mësojnë Kur’anin, e ka caktuar paga e sidomos në ramazan .ai e ka shtuar xhaminë Felihi në Sana, sepse ishte e vogël dhe e ngushtë për namazlitë, andaj e shpenzoi tërë pasurinë dhe ndërtoi një xhami në hapësirën Semuretu Muamer në Sana, të cilën e ndërtoi në ditët e fundit të ymrit të tij dhe e la vakëf shpesh ishte i sëmurë dhe kishte nodhi të ndryshme që i ndodhnin, mirëpo tërë këto i pranonte me dorëzim. (Bedrut-Tali’; 2/ 192).

Disa musliman të çmueshëm fuakarave u jepnin farat dhe mjetet për ti mbjellur ato.

Prej formave të bashkëpunimit të përgjithshëm është edhe edukata e rrugës, të cilën e ka përmbledhur Ibn Haxheri në poezinë e tij duke thënë:

Kam përmbledhur edukatën e atij

Që ka vendosur në rrugë të rri

Nga thëniet e njeriut më të mirë

Përhap selamin dhe thuaj fjalë të mira

Përgjigju atij që teshtisë, kthe selamin dhe të mirën

Ndihmo në bartje dhe të shypurit ndihmoji

Ndihmoji nevojtarit, trego rrugën dhe ndihmoji të humburit

Urdhëro në të mirë e ndalo nga të këqijat, largo pengesat

Ule shikimin dhe sa ma shumë përmende All-llahun.

– Bashkëpunimi dhe ndihmimi në ballafaqimin me vështirësit e jetesës

Prej urtësisë së All-llahut është që disa njerëz i ka bërë të pasur e disa të varfur, që t’i ndihmojnë njëri tjetrit, sidomos në çeshtjet e jetesës së tyre, tu ndihmojnë në vështirësitë e dunjasë, tu shprehin solidaritetin ndaj tyre.

Këtë e dëshmon hadithin që e transmeton Imam Buhariu nga Ebu Musa, i cili tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Me të vërtetë, esharinjtë (familje në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]), kur tu harxhohet ushqimi në betejë, ose kur tu pakësohet ushqimi i fëmijëve të tyre në Medinë, grumbullojnë atë që e kanë në një teshë, pastaj e ndajnë mes tyre me një enë, në mënyrë të barabartë. Ata janë prej meje dhe unë jam prej tyre”. (Buhariu).

– Bashkëpunimi dhe ndihmimi i njerëzve me përgjegjësi mes tyre

Ndoshta prej bashkëpunimeve dhe ndihmimit më të rëndësishëm është bashkëpunimi i atyreve që i grumbullon një detyrë për ta realizuar këtë detyrë në formën që e kënaq All-llahun [subhanehu ve teala]. Kjo është kuptimi i udhëzimit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur e ka dërguar Muadhin dhe Ebu Musën në Jemen, duke thënë:

“Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni, pajtohuni e mos dalloni (në mendime)”. (Buhariu).

Kjo porosi pejgamerike ka ardhur që te gjith muslimanët të vëndon këtë rregull, e ajo është bashkëpunimi mes tyre për të arritur sukses në të gjitha veprat dhe detyrat, edhe në qoftëse janë të mëdha. Andaj punë e parë, për të cilën u ineteresua Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur erdhi në Medinë ishte vëllezërimi i muahxhirve me ensaritë, që të ndihmojë në bashkëpunimini dhe ndihmimin e tyre reciprok. (Sijer; 1/ 143). Pasiqë bashkëpunimi dhe ndihmimi shkakton dashuri dhe lidhshmëri.

I kanë thënë Seid ibn Amir ibn Hudhejmit: banorët e shamit të duan? Tha: sepse u ndihmojmë dhe jam solidar ndaj tyre.

Format e bashkëpunimit dhe ndihmimit në të mirë dhe devotshmëri janë të shumta, ato nuk mund të numërohen dhe mundësia për të argumentuar me këtë ajet përmbldhës dhe të veçantë është shumë e gjërë, saqë Imam Dhehebiu me këtë ajet k argumentuar edhe ligjshmërinë e ngushëllimeve duke thënë: “Dije, All-llahu të mëshiroftë, se ngushëllimi është dhënia durim dhe përkujtim me gjëra që ia largojnë mërzinë familjes së të vdekurit, ia pakëson dhimbjet dhe ia lehtëson fatëkeqësinë. Kjo vepër është e pëlqyeshme sepse përmban urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqeja dhe hyn në ajetin Kur’anor: “ndihmohuni në të mirë dhe devotshmëri”. Ky ajet është argumenti më i mirë që miret në këtë drejtim. Dije se ngushëllimi, udhërimi në durim, është e pëlqyeshme para varosjes dhe pas. Nxënësit e Imam Shafiut kanë thënë: pas vdekjes e të njeriut”. (El-Kebair; 1/ 188).

Bashkëpunimi dhe ndihmimi ka rregulla dhe baza, saqë disa dijetar kanë përmednur një shkencë që quhet “politikë civile”, pasiqë ka përmendur shkenxën e administrimit të shtëpisë. Në librin “Ebxhedul-ulumi” shkruan:

a) Shkenca e administrimit të shtëpisë dhe urtësia shtëpiake. Kjo është shkencë që miret me studimin e ineteresit të një grupi të njerëzve që jetojnë në shtëpi, siç është prindi, fëmiu, pronari, shërbëtori, etj. Dobia e kësaj shkence del në shesh duke kuptuar mënyrën e participimit të banorëve të një shtëpie, me të cilën e organizojnë interesin shtëpiak, që i intereson edhe burrit edhe gruas, edhe pronarit edhe shërbëtorit, edhe prindit edhe fëmiut.

b) Shkenca e poltikës civile. Kjo shkencë miret me studimin e interesit të një grupi që participojnë me jetesë në një qytet. Dobia e kësaj shkence qëndron në mësimin e mënyrës së participimit të njerëzve dhe bashkëpunimit të tyre në interesin e trupit dhe mbetjes së gjinisë njerëzore”. (Ebxhedul-Ulum; 2/ 246).

Kjo është prej qëllimeve më të rëndësishme të qytetit, bashkëpunimi dhe ndihmimi në çeshtjet e jetesës, interesit të trupit dhe shpirtit. E si do të jetë puna kur bashkëpunimi është për interes të fesë?

8- Bashkëpunimi dhe ndihmimi kundër shejtanit

Disa gjurmë nda të partë tanë na tregojnë se besimtari është vëlla i besimtarit, i ndihmojnë njëri tjetrit kundër sprovuesit, shejtanit.

Ndihmimi kundër shejtanit domethënë të ndalojnë njëri tjetrin nga pasimi i tij dhe nga mashtrimi me kurthet e tija. (El-Faik, 3/ 102).

Muslimanit nuk i lejohet ti ndihmojë shejtanit kundër vëllaut të vet musliman, siç na tregon Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

“Ja sollën Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] një njeri që kishte konsumuar alkool. Tha: rrihne. Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tha: disa e rrehnim me dorë, e disa me këpucë, e disa me rroba. Kur shkoi, disa njerëz thanë: All-llahu të poshtërsoftë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: mos thuani kështu. Mos i ndihmoni shejtanit kundër tij”. (Buhariu).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] thotë:

Mënyra e ndihmesës është në këtë formë. Shejtani dëshiron tia zbukurojë mëkatin që të poshtërsohet, e nëse e mallkojnë me poshtërsim, sikurse e ka arritur qëllimin shejtani.

Nga ky hadith përfitojmë edhe faktin se ndalohet të lutemi kundër mëkatarit me largim nga mëshira e Zotit, sikurse është mallkimi.

Forma e dytë e bashkëpunimit: bashkëpunimi dhe ndihmimi në mëkat dhe armiqësi

Në Kur’an ka ardhur shumë qartë ndalesa për ndihmim në mëkat dhe armiqësi. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

” e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (El-Maide: 2).

Ashtu sikurse format e bashkëpunimit dhe ndihmimit në të mirë dhe devptshmëri janë të llojllojshme, poashtu të llojllojshme janë edhe format e bashkëpunimit në mëkat e armiqësi. Pasiqë qëllimi ishte të nxisim në bashkëpunim në të mirë, andaj do të mjaftohemi në këtë rast vetëm duke i përmendur disa forma të kundërta me te, prej tyre janë:

1- Bashkëpunimi dhe ndihmimi për të ngritur shirkun dhe kufrin.

Kjo fomrë ka shumë lloje, siç është ndërtimi i xhamiave mbi vareza, ndërtimi i turbeve mbi vareza, caktimi i turbedarëve që marin zotimet, kurbanat edhe të gjitha dhuratat tjera që i lënë njerëzit në këto vende. Në këtë drejtim është edhe ndërtimi i kishave etj.

Prej kushteve që i kanë përmendur dijetarët për “dhimitë”, banorët jomusliman që jetojnë në shoqërinë islame, është edhe ky: mos të ripërtërinë asnjë kishë, të bashkëpunojnë me muslimanët, ti udhëzojnë, të meremetojnë urat, e nëse lënë diç prej këtyre gjërave, atëherë nuk kanë garancë”. (Muxhemul-Buldan; 1/ 57).

Andaj është shumë e dëmshme dhe çoroditëse hapja e mundësive për bashkëpunim me të krishterët dhe të tjerët prej armiqve të Islamit, sepse kjo shkakton rrënim të vlerave islame dhe të virtyteve supreme islame.

Sulltan Abdul-Hamidi thotë:

“Mënyra e mendimit te europjanët dhe te të krishterët është e çuditshme, përplot kundërthënie. Njeriu nuk mund të përcaktojë mendimin e vet për ta. Një dit i sheh të sinqertë dhe të lartë, e një ditë të poshtër e zullumqar ata janë njerëz nuk besojnë në princip, nuk kanë fe, e nënçmojnë Zotin e botërave, i lartësuar qoftë nga ajo që thonë ata. Na kanë ardhur disa njerëz prej tyre me cilësi të profesorit të ndershëm, shumë u habitëm kur i njoftuam dhe kuptuam poshtërsinë e tyre. Nocionet e tyre për jetën dallojnë nga ato tonat, mes nesh ka dallim shumë të madh, e si ka mundësi të mendojmë për bashkëpunim me ta në kësi ambienti”. (“memoaret e mija poltike”; 1/ 196).

2- Bashkëpunimi me shejtanat për të bërë sihr (magji), për të sulmuar dhe dëmtuar msulimanët.

Bashkëpunimi dhe ndihmimi me ta për të bërë të gjitha haramet.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] duke folur për ishkun (dashurinë që shpien në çmenduri) thotë:

“Nëse ashiku, për të arritur te e dashura e tij, bashkëpunon dhe ndihmohet me shejtanat xhin, me sihër ose përdorim, etj, shtoja këtij shirku dhe zullumi edhe kufrin e sihrit. Nëse këtë nuk e ban, mirëpo dakordohet me kufrin, duke mos e urrejtur, për të arritur në qëllim e tij, kjo nuk është larg kufrit. Qëllimi është të tregojmë se bashkëpunimi në këtë rast është bashkëpunim në mëkat dhe armiqësi”. (Xhevabul-Kafi; 1/ 154).

3- Bashkëpunimi dhe ndihmimi për të ngjallur bidate.

Në këtë hyn, pjesmarja në tubime të shpikura, shpenzimi për këto tubime, thirrja në këto tubime, nxitja në to, hapja e mundësive për këto tubime të shpikura. Këtë e bën vetëm ai që është armik i sunnetit, ai që nuk e njeh ate. Çdo herë që është ngjallur një bidat është vdekur një sunnet.

4- Të bashkëpunojë në marjen e tatimeve.

Tu ndihmojë zulumqarëve në marje të tatimeve, të jetë në shoqërine e atyreve që u dalin njerëzve për tua marur pasurinqë në rrugë, etj. (shiko: “Ebxhedul-Ulum, 2/ 58).

5- Të tregoj vendin e njeriut që kërkohet të vritet pa të drejtë.

Ose duke i afruar thikë për ta therrur. Edhe kjo është e ndaluar sepse hyn në brendësinë e ajetit, mos u ndihmohuni në mëkat e armiqësi”. (Shuabul-iman, 1/ 268).

6- Të ndihmosh në muzikë.

Duke komponuar tekste ose muzikë, duke organizuar festivale e koncerte, duke i inçizuar dhe duke i distribuar, etj. Edhe kjo është e ndaluar. (Shiko: “Shuabul-Iman, 4/ 281).

7- Ndihmimi në çdo mëkat, në mënyrë të përgjithshme.

Grada më e keqe në të keqe pas zbatimit të sajë është ndihmimi në te, pastaj vjen dakordimi me te, pastaj politika ndaj atij që ban këtë mëkat, pastaj heshtja dhe mosmohimi i këtij mëkati.

Muslimani duhet të durojë ndaj dëmeve që ia bëjnë ata që i kundërshtohen për shkak të të keqes së tyre. Për këtë shejhul-Islami, Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Shumica e mëkatarëve i dojnë ata që pëlqejnë me ta, i urrejnë ata që nuk pajtohen me ta. Kjo është e dukshme në fetë e prishura, duke i dashur të gjith ata që pajtohen me ta dhe duke i urrejtur të gjith ata që u kundërshtohen. Kjo vlen edhe në çeshtjet e kësaj bote dhe epshet. Shumica e njerëzve i zgjedhin ata që pajtohen me ta në çeshtjet dhe epshet e tyre, ose për shkak ndihmesës në këto veprime, siç veprojnë ata që kanë sundimin në dorë, siç janë pozitmbajtësit ose hajnat e rrugës ose për tu kënaq me pëlqimin, siç ndodh me ata që kanë bashkuar në konsumim të alkoolit. Ata kanë dëshir që secili që gjindet në atë vend të konsumon alkool. Ose për shkak të urrejtjes që dikush të dallon prej tyre me të mirë, ose nga hasedi ose nga dëshira që askush mos tia kalon në këtë drejtime të lavdërohet përpos tyre, ose mos të ketë argument kundër tyre, nga frika e denimit direkt ose e ngritjes së këtij rasti te ata që i denojnë, ose të jenë nën mëshirën dhe kërcënimin e tij, etj “. (El-Istikame, 2/ 256).

Ibn Kajjimi duke folur për refuzimin e bashkëpunimit në armiqësi dhe mëkat thotë:

“Njeriu për nga natyra është i shoqërueshëm, domosodo duhet të jetojë me njerëz, kurse njerzit kanë dëshira, botëkuptime dhe besime. Ata kërkojnë prej tij të pajohet me ta, e nëse nuk pajtohet, ata e dëmtojnë dhe denojnë, e nëse pajtohet, fiton dëmtim dhe denim në formë tjetër. Ai e ka patjetër të përzihet me njerëz dhe mos të ndahet nga pajtimi dhe kundërshtimi. Në pajtim ka dhimbje dhe denim, nëse është në të kotë dhe në kundërshtim ka dhimbje dhe denim nëse nuk pajtohet me epshet, dëshirat dhe besimet e tyre. Pa dyshim se dhimbja e kundërshtimit të tyre në të kotë është më e lehtë se sa dhimbja që vjen nga pajtimi me ta. Ky duhet të mer mësim nga ai që kërkojnë prej tij të pajtohet me ta në zullum, mkat, dëshmi të rrejshme, ose tu ndihmon në gjëra të ndaluara, nëse nuk pajtohet, e dëmtojnë, i bëjnë zullum dhe e armiqësojnë, mirëpo kfundi dhe fitoreja i takojnë këtij, nëse duron dhe është i devotshëm. E nëse pajtohet me ta, për të ikur nga dhembja e kundërshtimit, pason pas kësaj një dhembje më e madhe se sa ajo nga e cila ka ikur. Zakonisht ata e zotërojnë ate dhe i shijojnë lloje të ndryshme të dhimbjeve, shumë ma shumë se sa kënaqësia që e ka përjetuar në fillimin e pajtimit me ta. Njohja dhe kujdesi rreth kësaj është prej gjërave që më së shumti i bëjnë dobi njeriut. Dhimbje e vogël që e pason kënaqësi e madhe dhe e përhershme është më e arsyeshme të durohet se sa kënaqësi e vogël që pason pas sajë dhimbje e madhe dhe e përhershme. Suksesi është në Dorë të All-llahut”. (Igathetul-Lehefan; 2/ 193).

E lusim All-llahun që të na bëjë nga ata që ndihmohen në mirësi e devotshmëri, nga ata që e luftojnë të keqen dhe armiqëesinë. E lusim Ate që të na furnizojë me veprim të të mirave dhe braktisje të të këqijave. Amin

Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij.

Muhamed Salih el-Munexhid

Përshtati: Bekir Halimi

Muhamed Salih El-Munexhid,
29.8.2003