Nderi dhe imoraliteti
All-llahu [subhanehu ve teala] i ka krijuar krijesat dhe nuk i ka lënë kot, por i ka udhëzuar kah shkaqet e lumturisë së tyre dhe ua ka tërhjekur vërejtjen nga gjërat në të cilat është fatëkeqësia dhe humbja e tyre.
Si rezultat i respektimit të urdhërit ka dhënë shpëtimin dhe suksesin, kurse si rezultat i largimit nga ndalesat mirësinë dhe fitimin.
Prej urdhërave më të fuqishme të cilat i ka urdhëruar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe i ka garantuar shpëtim zbatuesve të tij është ruajtja e organeve:
All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:
“Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuara, “. (El-Muminun: 1-6).
Kurse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush më garanton atë që ka mes dy nofullave dhe atë që ka mes dy këmbëve, i garantojë xhennetin”. (Buhariu).
Ruajta e organeve sjell shumë dobi dhe të mira, këto i di shumë mirë secili njeri i mençur.
Kurse imoraliteti, dhënja pas nderit të huaj, është prej harameve më të dëmshme dhe më të neveritshme, andaj ndalesa e sajë ka qenë problematikë me të cilën është marur çdo ligj qiellor dhe çdo moral i pastër.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, “. (El-A’raf: 33).
Sheriati nuk është ndalur te ndalesa e tyre por ka kaluar këtë kufi dhe ka ndaluar edhe afrimin dhe ecjen drejt tyre duke thënë:
“Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë e keqe”. (El-Isra: 32).
Krejt kjo nga shkaku se dëmet e saja nuk mund as të numërohen e as të llogariten.
Po, pa dyshim se imoraliteti (zinaja) është krim, prej krimeve më të fëlliqura, krim të cilin njeriu e ban në dëm të vetvetes, sepse e fëlliq besimin e vet duke bërë mëkat të madh. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Njeri në momentin kur banë imoralitet (zina) nuk mundet të jetë besimtar”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë: “I largohet drita e besimit gjatë imoralitetit”.
Imam Ahmedi [rahimehull-llah] tregon: “Pas vrasjes së njeriut nuk di mëkat më të madh se zinaja (imoraliteti)”.
Ky mëkat shtohet dhe ky gabim zmadhohet kur njeriu që e banë këtë mëkat të jetë i martuar.. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Gjaku i një muslimani, i cili dëshmon se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam Pejgamber i All-llahut, nuk lejohet përveç se në tre raste:
– Njeriu i martuar që banë imoralitet;
– Njeriu që vret;
– Dhe ai që e le fenë dhe ndahet nga xhemati”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ban krim edhe ndaj familjes dhe shoqërisë, duke marur nëpërkëmbë nderin e vëllaut të vet, duke e njollos gruaja nderin e sajë dhe krenarinë e familjes së sajë. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Secili musliman e ka të ndaluar të nëpërkëmbë gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit”. (Muslimi).
Secili njeri me natyrë të pastër nuk dakordohet që në këtë gjendje të arrijë familje e vet, andaj Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] një djaloshit që ka kërkuar leje prej tij për të bërë imoralitet, i ka thënë:
“A ia dëshiron nënës tënde, a ia dëshiron vajzës tënde, a ia dëshiron motrës tënde, a ia dëshiron tezes tënde, a ia dëshiron hallës tënde? Ky djalosh i tha: jo, flijofsha jetën për ty. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “As njerëzit nuk ia dëshirojnë këtë gjë nënave të tyre, vajzave të tyre, motrave të tyre, tezeve dhe hallave të tyre”. (hadithi është sahih, e transmeton Ahmedi).
Ky krim shkatërron shtëpitë dhe i rrënon familjet. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ai që ia prish gruan burrit të sajë nuk është prej nesh”. (Ahmedi dhe Ebu Davudi).
Ky krim i dëmton edhe robërit e All-llahut dhe është shpalosje e gjërave të turpshme të tyre. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Mos i dëmtoni robërit e All-llahut dhe mos i nënçmoni e mos tentoni të shpalosni turpin e tyre, sepse ai që tenton të shpalos turpin e vëllaut të vet, All-llahu tenton t’ia shpalos turpin e tij derisa ta turpërojë në shtëpinë e tij”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).
Është krim edhe ndaj tërë ummetit, sepse e eksponon para hidhërimit të All-llahut dhe denimit të Tij. Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Nëse në një vendbanim shfaqet imoraliteti dhe kamata, ata e kanë merituar denimin e All-llahut”. (Hakimi).
Format e denimit të All-llahut janë të ndryshme dhe të llojllojshme, mirëpo disa i ka sqaruar, duke:
“Nëse në një popull shfaqet imoraliteti gjersa bëhet publike, atëherë në atë popull përhapet mortaja dhe sëmundjet të cilat nuk kanë qenë në popujt e mëhershëm”. (Ibn Maxhe, hadithi është sahih).
I kemi parë shumë njerëz, të cilët i ka mashtruar shejtani dhe të cilët kanë rënë në kurthet e tija, të cilët si rezultat i kësaj janë sëmurë dhe duhet të shërbehen nga familja dhe shoqëria e tyre.
Krimi më i madh dhe më neveritës është nënçmimi i faktit se All-llahu e shikon dhe e vëren punën e këtij imorali, edhe në ato momente kur ai fshehet dhe mbullet prej njerëzve, mirëpo haron ose shtiret si i tillë, mbikqyrjen e Atij nga i Cili nuk mundet të fshehet asgjë.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë veprimet e tyre”. (En-Nisa: 108).
Habitem me atë njeri që mer guximin të bëjë mëkate! Vallë nuk e ndien mbikqyrjen e All-llahut mbi te! Ku është frika e tij prej All-llahut, i Cili mundet t’ia mer shpirtin në atë gjendje?!
A nuk di ky njeri se All-llahu është xheloz?! Po po All-llahu është xheloz madje nuk është xheloz sa All-llahu Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“O ummet i Muhammedit! Askush nuk është xheloz sa All-llahu. All-llahu xhelozon kur ndonjë rob i Tij ban imoralitet ose ndonjë robëreshë e Tij ban imoralitet”. (Buhariu dhe Muslimi).
Andaj All-llahu, i Cili është i Mëshirshëm ndaj robërve, për këtë krim ka përgaditur denimin më të madh gurëzim deri në vdekje për të martuarin dhe rrahje me shkop dhe internim një vjet për ate që është beqar.
All-llahu [subhanehu ve teala] e ka përforcuar keqësinë dhe urretjen e vepruesve të këtij mëkati, duke thënë:
“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh”. (En-Nur: 2).
Kjo me qëllim të shfaqjes të nënçmimit, mësimarjes dhe denimit sa ma të madh.
All-llahu ka treguar se besimtarët e devotshëm janë larg këtij krimi, duke thënë:
“Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhet të martohej kush pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa më të) është e ndaluar për besimtarët”. (En-Nur: 3).
Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotë: “U ndalohet atyreve të miren me këtë punë, ose të martohen me lavire, ose të martojnë gra të ndershme me burra imoral”.
Aq i fëlliqur dhe neveritës është ky mkat saqë Kur’ani e krahason me dy mëkatet më të mëdha, njëri e nxjer njeriun nga Islami, kurse për të dytin All-llahu ka thënë:
“Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është Xhehnemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh”. (En-Nisa: 93). Pra, janë idhujtaria dhe vrasja e njeriut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditëne kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë”. (El-Furkan: 68- 69).
Është për tu habitur se edhe kafshët nuk e pranojnë këtë sjellje neveritëse dhe njeriun që e bënë këtë gabim e shohin si njeri që meriton të denohet me denim të dhembshëm.
Amr ibn Mejmun El-Eudiu [radijall-llahu anhu] thotë: “Në xhahilijet, injorancë, kam parë një majmun duke kyer akt jashtëmartesor me një majmune. U tubuan majmunët dhe i gurëzuan deri në vdekje”. (Buhariu).
Po, pa dilemë që të këqijat dhe dëmet e zinasë nuk munden të numërohen dhe llogariten. Ai (imoraliteti) shkakton errësimin e zemrës dhe nxirjen e fytyrës, mbytjen e xhelozisë dhe prishjen e moralit, All-llahu largon respektin e tij nda zemrat e besimtarëve, shkakton nënçmimin dhe mosbesimin në to, shkakton humbjen e sojit, përhapjen e sëmundjeve, hidhërimin e muslimanëve mes tyre, dhe është shkak që të shpien në zjar, me lejen e All-llahut. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ma së shumti që i shpien njerëzit në zjar janë: goja dhe organi gjenital”. (Hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).
Edhe ma keq se kjo, ky krim shkakton hidhërimin dhe mllefosjen e All-llahut dhe humbë në Syrin e Zotit.
Ky mëkat paraqet një varg të mëkateve të njëpasnjëshme, ai që ia hap derën e shpien nga një bredhje në tjetrën, nga një errësirë në tjetrën gjersa të shpien deri te nënçmimi dhe zhvlerësimi i tij nga All-llahu dhe privimi nga shikimi dhe bisedimi me Te.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Tre lloje njerëzish, All-llahu nuk u flet, nuk i pastron e as nuk i shikon në Ditën e Ringjalljes dhe do të kenë denim të dhembshëm: plaku imoral, mbreti gënjeshtar dhe i varfuri mendjemadh”. (Muslimi).
Semure ibn Xhundub [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Më erdhën mbrëmë dy persona, më morën dhe më thanë: ecë. Eca me to Erdhëm te një vend që i ngjante një furrës, ku kishte zhurmë dhe zëra. Shikuam në këtë vend, ku pamë burra dhe gra të ç’veshur, të cilëve u vinte flaka nga poshtë, e kur ju vinte kjo flakë ata ngjiteshin lartë. U thashë kush janë këta? Më thanë: Këta burra dhe gra të ç’veshur në këtë vend që i ngjanë furrës, janë janë ata dhe ato që kanë bërë marëdhënie jashtëmartesore”. (Buhariu).
Është për tu habitur me njeriun që jipet pas këtij çasti, vallë a nuk e ka llogaritur rezultatin e këtij hapi?!
Vëlla i nderuar!
All-llahu na e ka tërhjekur vërejtjen nga djalli dhe kurthet e tij dhe nga vrapimi pas hapave të tij, duke thënë:
“O ju që besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, “. (En-Nur: 21).
All-llahu [subhanehu ve teala] na i ka sqaruar rrugët dhe na i ka ndriçuar metodat me të cilat rruhemi nga e keqja e vetes sonë, nga zotërimi i shejtanit dhe nga rënia në imoralitet.
Prej këtyre rrugëve është:
1- Të ndiejmë mbikëqyrjen e All-llahut dhe Dijen e tij të gjërë mbi ne.
Njeriu kur të kujtohet dhe ta ketë parasysh dijen e All-llahut absolute mbi çdo gjë, të cilën e demonstron me ajetin:
“Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie “. (El-Enam: 59).
Doemos duhet ta llogarit çdo hap të vehtin.
2- Ekzekutimi i dënimeve të sheriatit, prej tyre edhe për marrëdhëniet jashtëmartesore.
All-llahu është Ai që i ka caktuar këto ligje dhe Ai më së miri e Di se çka u ban dobi dhe u sjell të mira robërve të Tij. Po të zbatoheshin dënimet e Tij ashtu siç ka urdhëruar do të përmirësoheshin mbarë njerëzit.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?”. (El-Maide: 50).
3- LEHTËSIMI I MARTESËS.
All-llahu [subhanehu ve teala] e ka krijuar njeriun me natyrë që anon nga pala tjetër mirëpo Ai edhe i ka rregulluar marëdhëniet mes tyre, ashtuqë e ka bërë martesën mjet legjitim për ta kënaqur epshin. Martesa është “ulje e shikimit dhe mbrotje e organit”, siç na ka treguar Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Buhariu dhe Muslimi).
Komplikimi i çeshtjeve të martesës dhe rritja e madhe e mehrit (dhuratës së martesës) shkakton ikjen e njerëzve nga martesa dhe futja në haram.
Feja jonë ata që s’kanë mundësi të martohen nuk i ka lënë pa udhëzim, por u ka thënë:
“E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t’i begatojë me të mirat e veta”. (En-Nur: 33).
Kurse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ai që s’ka mundësi, le të agjërojë, sepse ajo është për te mburojë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ku janë ata që pengojnë njerëzit, djelmoshat dhe vashat, në rrugën e tyre të nderit, nga hadithi i Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Kush është ai që ia lehtëson gruas fejesën, kuhs ia lehtëson mehrin dhe kush ia lehtëson farefisninë e sajë”. (Ahmedi).
4- GRATË DUHET T’I PËRMBAHEN MBULESËS ISLAME, TË JENË TË TURPSHME DHE TË QËNDROJNË NË SHTËPI.
Këto udhëzime nuk i ka dhënë Zoti për kot, por ta ruajtur nderin dhe fenë e njerëzve.
Gruaja është baza e shoqërisë, nëse ajo është në rregull mbarë shoqëria është në rregull, e nëse ajo shkatërrohet, mbarë shoqëria është shkatërruar.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Pas meje nuk kam lënë sprovë më të rezikshme për burrat se sa gratë”. (Buhariu dhe Muslimi).
5- ULJA E SHIKIMIT.
Shikimi është udhëheqësi i çdo epshi, e nëse ia lirojmë frerët, atëherë na sjellë çdo të keqe.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre”. (En-Nur: 30- 31).
Poeti thotë:
“Të gjitha ndodhitë kanë filluar nga shikimi
shumica e zjarreve fillojnë nga një gacë e vogël
sa shikime kanë ndikuar te njeriu ma
shumë se shigjeta pa hark dhe pe.
6- KRYERJA E OBLIGIMIT TË PËRKUJDESJES, ME TË CILËN E KA URDHËRUAR ALL-LLAHU KRYEFAMILJARIN.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Secili është bari dhe secili do të jep përgjegje për tufën e vet; burri është bari në shtëpinë e vetë dhe do të jepë llogari për familjen e tij “. (Buhariu dhe Muslimi ).
Prej përkujdesit është udhëzimi i grave drejt gjërave që u sjellin dobi dhe ua ruajnë nderin. Uhet kontrolluar në mbulesën e tyre islame dhe daljen e tyre. Duhet ruajtur familjen nga çdo gjë që e ngacmon epshin, qoftë në shikim ose dëgjim.
Nëse përgjegjësi e humb tufën që e ka në përgjegjësi, nuk e mbikëqyrë e as nuk e llogaritë, atëherë kjo tufë i shkatërrohet, shkatërrohet shoqëria, kurse mbikëqyrësi fiton kërcënimin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem]:
“Secilit rob që All-llahu i jep në përgjegjësi disa njerëz, e ai i tradhëton, atë ditë që vdes, All-llahu ia bën të ndaluar xhennetin”. (Buhariu dhe Muslimi).
7- KUJDESI NGA PËRZIERJA E GJINIVE.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Mos të vetmohet një burrë me një grua se i treti është shejtani”. (hadithi sahih, Tirmidhiu).
8- SHOQËRIA E MIRË.
Njeriu doemos duhet të ketë shoqëri nga e cila ndikohet, sepse shoki është tërhjekës siç thonë arabët, kurse Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Njeriu është në fenë e mikut të vet”. (hadithi sahih, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Shoqëria ose është e mirë dhe të udhëzon kah e mira dhe i ndihmon në të mirë, ose është e keqe, e ia zbukuron të keqen, kurse adhurimin dhe të mirën ia tregon si të vështirë dhe të rëndë, kurse në ditën e Kijameti mes tyre hapë armiqësinë, siç na ka treguar All-llahu [subhanehu ve teala]:
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. (Ez-Zuhruf: 67).
Vëlla i dashur!
Kjo jetë e kësaj bote sadoqë të jetë e gjatë dhe e madhe, është kohë e caktuar dhe frymëmarje të numëruara, e pastaj vjen vdekja dhe jeta e berzahut, e pastaj llogaria dhe denimi, e pastaj përhershmëria në xhennet ose në xhehenem
Dallim i madh mes atij që ia ka liruar frerët epshit të vet në çdo gjë të ndaluar dhe mes atij që epshin e vet e ka rregulluar dhe e përmban vehten e tij nga gjërat e ndaluara.
Njeriu mundet të durojë një çast nga epshi, ose nga një kënaqësi momentale, mirëpo, pa dyshim, nuk mundet të duron mallkimin, i cili e përcjell që nga kjo jetë e deri në ahiret.
Ky njeri mund të rrëshqet dhe të bëjë gabim, mirëpo mëshira e All-llahut është e pranishme nëse ai pendohet dhe i kthehet Zotit [subhanehu ve teala].
Të nxitojmë në pendim, në pendim të sinqertë, si pendimi i asaj gruas gamidije, e cila përqëndroi në momentet e dobësisë dhe zotërimit të shejtanit. Ajo shijoi idhtinë e mëkatit dhe u dogj nga zjari i mëkatit të madh. E shijoi këtë dy vjet të plota, duke pritur momentin e pastrimit, mirëpo nuk u dobësua dëshira e sajë për pendim derisa u takua me Zotin e sajë duke bartur me vehte përgëzimin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem], pejgamberit të mëshirës:
“Ka bërë pendim të tillë, saqë njeriu që mbeldh tatime të kishte bërë kësi pendimi, do ti faleshin mëkatet”. (Muslimi).
All-llahu ynë, na i fal gabimet, na i prano pendimet dhe mos na i llogarit mëkatet dge mangësitë tonë. Amin.
Autor: dr. Muhamed Rukban
Përshtati: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
30.8.2002