” O ju besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është mëshirues për ju.” (Nisa: 29).

” Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! Dhe mos u bëni mitdhënës(rryshfetdhënës) te gjykatësit për t’i ngrënë njerëzve me tradhëti një pjesë të mallit, se ju e dini (që këto janë mëkate).” (Bekare: 188).

” Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Allahut! Se, Allahu, dënon ashpër.” (Maide: 2).

” Sikur fetarët dhe dijetarët të mos i ndalonin ata, nga të folurit gënjeshtra dhe ngrënies së haramit, sa keq do të kishin punuar ata!.” (Maide: 63).

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e mallkoi ryshfetdhënësin dhe atë që e pranon ryshfetin.”[1]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Ai që jep ryshfet dhe ai që merr ryshfet do të jenë (hyjnë) në zjarr.”[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e mallkoi ryshfetdhënësin dhe atë që pranon ryshfetin në gjykim.”[3]

 Autor: Muhamed Ahmed el Adeviji

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

_______

[1] (Shënon: Ebu Davudi: 3580, Tirmidhiu; 1337, dhe thotë se hadithi është hasen sahih, dhe Ibn Maxhe: 2313 transmeton hadithin me këtë shprehje: Thotë Muhamedi alejhi selam: ” Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që jep ryshfet dhe mbi atë që merr rryshfet.”)

[2] (Shënon: Taberani: 4/199 në muxhmeu ez zeuaid dhe thotë se transmetuesit e hadithit janë të saktë).

[3] (Shënon: Tirmidhiu: 1336, Ibn Hibani: 5053 në sahihun e tij, dhe Hakimi: 103/4 por shtoi edhe këtë: ” Edhe atë i cili ndërmjetëson mes tyre.”)