يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ إِلَّا أَنْ تَكُونَ تِجَارَةً عَنْ تَرَاضٍ مِنْكُمْ ۚ وَلَا تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا.
O besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Allahu, me të vërtetë, është mëshirues për ju.”
(Nisa: 29).
وَلَا تَأْكُلُوا أَمْوَالَكُمْ بَيْنَكُمْ بِالْبَاطِلِ وَتُدْلُوا بِهَا إِلَى الْحُكَّامِ لِتَأْكُلُوا فَرِيقًا مِنْ أَمْوَالِ النَّاسِ بِالْإِثْمِ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ.
“Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë!
Dhe mos u bëni mitdhënës (rryshfetdhënës) te gjykatësit për t’i ngrënë njerëzve me tradhëti një pjesë të mallit, se ju e dini (që këto janë mëkate).”
(Bekare: 188).
وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَىٰ ۖ وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ.
“Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!
Dhe druajuni Allahut!
Se, Allahu, dënon ashpër.”
(Maide: 2).
لَوْلَا يَنْهَاهُمُ الرَّبَّانِيُّونَ وَالْأَحْبَارُ عَنْ قَوْلِهِمُ الْإِثْمَ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَصْنَعُونَ.
“Sikur fetarët dhe dijetarët të mos i ndalonin ata, nga të folurit gënjeshtra dhe ngrënies së haramit, sa keq do të kishin punuar ata!.”
(Maide: 63).
Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e mallkoi rryshfetdhênësin(i cili jep ryshfet) dhe atë që e pranon (e merr) ryshfetin.”
(Shënon: Ebu Davudi: 3580, Tirmidhiu; 1337, dhe thotë se hadithi është hasen sahih, dhe Ibn Maxhe: 2313 transmeton hadithin me këtë shprehje: Thotë Muhamedi alejhi selam: “Mallkimi i Allahut qoftë mbi atë që jep ryshfet dhe mbi atë që merr rryshfet.”)
Transmetohet nga Abdullah ibn Amri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënê:
“Ai qê jep ryshfet dhe ai që merr ryshfet do të jenë (hyjnë) në zjarr.”
(Shënon: Taberani: 4/199 në muxhmeu ez zeuaid dhe thotë se transmetuesit e hadithit janë të saktë).
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- e mallkoi ryshfetxhiun (ai që jep ryshfet) dhe pranon ryshfetin në gjykim (dmth pranon ryshfet që të gjykoj në favor të tjetrit).”(Shënon: Tirmidhiu: 1336, Ibn Hibani: 5053 në sahihun e tij, dhe Hakimi: 103/4 por shtoi edhe këtë: “Edhe atë i cili ndërmjetëson mes tyre.”
Autor: Muhamed Ahmed el Adeviju
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.