Muslimanit nuk i lejohet ta ofendojë apo ta mallkoj vëllain e tij musliman.
Ngase, i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;
لعن المؤمن كقتله.
“Mallkimi i muslimanit është sikur mbytja e tij.”
Shënon: Imam Ahmedi.
Gjithashtu, ai, salallahu alejhi ue selem, thotë:
لا ينبغي لصديق أن يكون لعانا
“Nuk i takon muslimanit të sinqertë të jetë mallkues.”
Shënon: Imam Muslimi.
Gjithashtu, ai, salallahu alejhi ue selem, thotë:
لا يكون المؤمن لعانا
“Nuk ka mundësi muslimani të jetë mallkues.”
Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.116,hadithi nr.309. Tirmidhiu: 4/371(2019), Ebu Ja’la: 9/414(5562), Hakimi: 1/47.
وفي صحيح المسلم عن أبي هريرة رضي الله عنه قال: قيل: يارسول الله : ادع على المشركين،قال :
”إني لم أبعث لعانا وإنما بعثت رحمة.”
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i thanë të dërguarit të Allahut, Muhamedit, alejhi selam: Lutu kundër mushrikëve (jobesimtarëve)
Tha, Pejgamberi alejhi selam: Unë nuk jam dërguar si mallkues (të mallkoj), por unë jam dërguar si mëshirë (rahmet).”
Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.119,hadithi nr.321, Muslimi: 4/2007(2599), Ebu Ja’la: 11/35(6174).
وفي البخاري عن أنس رضي الله عنه: لم يكن رسول الله فاحشا ولا لعانا ولا سبابا.
Transmetohet se Enesi, radijAllahu anhu, ka thënë:
“I dërguari i Allahut nuk ishte i degjeneruar (i pamoralshëm), as mallkues dhe as gojëfëlliqur (sharës).”
Shënon: Imam Buhariu.
Dhe në fund:
Ne duhet ta ndjekim shëmbëlltyrën tonë, Muhamedin, alejhi selam në çdo pore të jetës, ngase atë e kemi model dhe mostër të çdo gjëje.
Allahu i Madhëruar, thotë;
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا.
“Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohet Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.”
(El Ahzab: 21).
Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani