Allahu i madhëruar, thotë:
وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا.
“Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve.
Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti.”
(Isra: 23-24).
وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حُسْنًا.
“Na e kemi obliguar çdo njeri, që t’u bëjë mirë prindërve të vet.”
(Ankebut: 8).
وقال صلى الله عليه وسلم: ألا أنبئكم بأكبر الكبائر. فذكر منها: عقوق الوالدين.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhis selam, tha:
“A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha?
Ndër to, tha:
….mosrespektimi i prindërve “.
(Mutefekun alejhi).
عن علي بن أبي طالب، رضي الله عنه، أنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: لعن الله العاق لوالديه
Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se ke thënë:
I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë:
“Allahu e ka mallkuar mosrespektuesin (i cili i keqtrajton dhe sillet keq me prindërit) e prindërve.”
(Hadithi është hasen (i mirë), shënon Hakimi)
عن عبد الله بن عمرو ،رضي الله عنه، أنه قال:
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
إن من أكبر الكبائر أن يعلن الرجل والديه، قالو: يارسول الله : كيف يلعن الرجل والديه؟
قال: يسب أبا الرجل فيسب أباه ويسب أمه فيسب أمه.
Transmetohet nga Abdullah ibën Amru, radijAllahu anhu, se ka thënë:
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Me të vërtetë prej mëkateve të mëdha është kur njeriu i shan prindërit e tij”.
Thanë sahabët:
“O i Dërguar i Allahut a ka njeri i cili i shan prindërit e tij?”
Pejgamberi, alejhi selem, iu përgjigj: “Kur njeriu e shan babën e ndokujt, ai veçse e ka sharë babën e vet (në ato çaste) dhe kur njeriu e shan nënën e ndokujt, ai veçse e ka sharë nënën e vet”.
(Mutefekun alejhi, Buhariu: 5973, Muslimi: 9/146).
عن البراء بن عازب رضي الله عنه أنه قال:
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
” الخالة بمنزلة الأم.”
Transmetohet nga Berra Ibën Azib, radijAllahu anhu, se ka thënë:
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Tezja e ka pozitën e nënës.”
(Dmth, menjëherë pas nënës nga ana e grave, meriton tezja të respektohet sikurse nëna).
(Buhariu: 2699 dhe të tjerêt. Tirmidhiu thotë se hadithi është sahih).
عن علي بن أبي طالب رضي الله عنه أنه قال:
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:
كل الذنوب يئخر الله منها ماشاء إلى يوم القيامة إلا عقوق الوالدين فإنه يعجل لصاحبه.
Transmetohet nga Aliu, radijAllahu anhu, se ka thënë:
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Të gjithave mëkateve Allahu ia shtyen afatin (e dënimit) aq sa do Ai deri në ditën e gjykimit përpos mosrespektuesit ndaj prindêrve, këtij Allahu ia përshpejton dënimin.”
(Hadithi është Sahih, shënuan: Ahmedi: 5/36,37, Ebu Davudi: 4902, Tirmidhiu: 2511 dhe të tjerët).
وقال صلى الله عليه وسلم: لا يدخل الجنة عاق ولا مكذوب بالقدر.
I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
“Nuk do të hyjë në Xhenet mosrespektuesi i prindêrve dhe as ai i cili e mohon kaderin (caktimin e Allahut).”
(Shënon: Ahmedi: 6/441, hadithi është hasen, i mirë).
وقال صلى الله عليه وسلم: رضا الله في رضاالوالد، وسخط الله في سخط الوالد.
I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
“Kënaqësia e Allahut është tek kënaqësia e prindêrve, hidhërimi i Allahut është tek hidhërimi i prindërve.”
(Hadithit është sahih: Tirmidhiu: 899, Buhariu në Edeb el Mufred: 2, Shih: Silsiletu ehadith es sahiha (vargu u haditheve të sakta) të Shejh Albanit: 516).
وقال صلى الله عليه وسلم: الوالد أوسط أبواب الجنة، فإن شئت فاحفظ وإن شئت فضيع.
I dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë:
“Prindi është dera e mesme e Xhenetit, po deshe ruaje atë derë ose humbe atë.”
(Hadithi është sahih. Shënon Ahmedi: 5/296, Tirmidhiu thotë se hadithi është i saktë).
وجاء رجل عند النبي يستأذنه في الجهاد معه، فقال: أحي والداك ؟
قال: نعم.
قال: ففيهما فجاهد.
Erdh një njeri tek Pejgamberi, alejhi selam, që t’i marrë leje të shkoj me të në xhihad (tê luftojë me pejgamberin alejhi selam).
Pejgamberi alejhi selam i tha:
A i ke gjallë prindërit?
Tha: Po.
Pejgamberi alejhi selam, i tha:
“Bën xhihad tek prindêrit (duke u sjell mirë me ta dhe duke u kujdesur pêr ta).”
(Mutefekun alejhi: Buhariu: 3004, Muslimi: 2549).
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“(Obligime që ke më së shumti ndaj tyre janë):
Nëna, babai, motra, vëllai yt, pastaj ata që vinë pas tyre, pastaj të tjerët me radhë që vinë pas tyre.”
(Hadithi është Sahih:
Shënon Muslimi: 2/2548).
وقال صلى الله عليه وسلم:
لا يدخل الجنة عاق ولا منان ولا مدمن خمر ولا مؤمن بسحر.
Pejgamberi alejhi selam, ka thënë:
“Nuk do të hyjë në xhenet ai cili nuk i respekton prindërit, ai cili bartë fjalët tek njerêzit, alkooliqari kronik dhe ai cili beson se lejohet sihri në islam.”
(Hadithi është sahih: Shënuan: Nesaiu: 5/80, Ahmedi: 2/134).
عن عبد الله بن عمرو رضي الله عنهما أنه قال: جاء أعرابي فقال: يارسول الله! ماالكبائر ؟
قال: الإشراك بالله . قال: ثم ماذا؟
قال: ثم عقوق الوالدين.
Transmeton Abdullah Ibën Amru, radijAllahu anhuma, se një beduin erdh tek pejgamberi alejhi selam dhe i tha:
O i dërguar i Allahut! Cilat janë mëkatet e mëdha?
Pejgamberi alejhi selam, i tha:
T’i shoqërosh Allahut diç nê adhurim (t’i bësh shirk Allahut).
E më pas cili mëkat pas tij është më i madh?
Tha, pejgamberi alejhi selam:
Mosrespektimi i prindërve.”
(Hadithi është sahih: Shënon Imam Buhariu: 6675).
Shejh Dr. Mustafa Murad
Profesor në fakultetin e davetit në Ez’her.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani