Në këtë hutbe do tju paraqesim një hadith të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe mesazhet që mund ti nxjerrim nga i njejti.
Na rrëfen Imam Buhariu, rahimehullah, në Sahihun e tij nga Numan ibën Beshiri, radijallahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((مَثَلُ القَائِم في حُدُودِ اللَّه والْوَاقِع فيها، كَمثل قَومٍ اسْتَهَموا على سَفِينَةٍ، فَأَصابَ بَعْضُهم أعْلاهَا، وبعضُهم أَسْفلَهَا، فكان الذي في أَسفلها إذا استَقَوْا من الماء مَرُّوا على مَنْ فَوقَهمْ، فقالوا: لو أنا خَرَقْنا في نَصِيبِنَا خَرقا ولَمْ نُؤذِ مَنْ فَوقَنا؟ فإن تَرَكُوهُمْ وما أَرَادوا هَلَكوا وهلكوا جَميعا، وإنْ أخذُوا على أيديِهِمْ نَجَوْا ونَجَوْا جَميعا)) [رواه البخاري عن النعمان بن بشير]
“Shembulli i atyre që zbatojnë rregullat e Zotit në krahasim me ata që i shkelin ato, është si shembulli i atyre njerëzve që hipën në anije. Disa u ulën në pjesën e sipërme dhe disa të tjerë në pjesën e poshtme të saj. Kur ata që ishin poshtë kishin nevojë për ujë, duhej të shkonin lart ta merrnin (gjë që i shqetësonte të tjerët), prandaj thanë “Le të shpojmë një vrimë dhe të marrim ujë, në mënyrë që të mos i shqetësojmë ata lart”. Nëse ata që ishin në pjesën e sipërme do t’i lejonin ta bënin këtë gjë, të gjithë do të shkatërroheshin, por nëse do ta parandalonin, të dyja palët do të shpëtonin.” (Buhariu).
1. Mësimet që nxirren nga hadithi:
– Myslimanët marrin pjesë në fe, i cili është mjet i shpëtimit të tyre, sikur që ishte anija mjet i shpëtimit të njerëzve që merrnin pjesë në atë anije.
– Detyrimi i urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, pushtetari me pushtet, dijetari me dituri, masa e gjerë me zemër.
– Nëse një njeri aktivizohet për ta ndalë të keqen bëhet shkak që të shpëton e tërë shoqëria.
– Ndalohet shkelja e rregullave fetare për interesa personale ose kolektive dhe dhënia e koncesioneve në te dhe dallon kjo me edukatën e komunikimit dhe përcaktimin e etapave dhe prioriteteve në fe.
– Dënohet i tërë populli me gjynahet e një pjese të njerëzve nëse nuk ndërhymë për ti ndaluar ata.
– Qëllimi i mirë nuk e bën të mirë një vepër të keqe.
– Duhet të durohet dëmi i veçantë për ti ikur dëmit të përgjithshëm.
– Shorti lejohet të përdoret fetarisht për ti ndarë gjërat.
– Duhet duruar dëmin e komshiut për ti ikur më të madhes.
– Përdorimi i shembujve për të dhënë mesazhin dhe porosinë.
2. Porosi popullit tonë:
Atyre që na udhëheqin politikisht…
Atyre që na udhëheqin fetarisht e shpirtërisht…
Atyre që na udhëheqin në arsim, edukim dhe shkencë…
Atyre që udhëheqin me ekonominë tonë…
Të gjithë qytetarëve të thjeshtë…
Të kujdesemi për:
– njeriun, qoftë mashkull ose femër, si fëmijë, si tinejxher, adoleshentë, rini, i pjekur, para pleqërisë dhe në pleqëri.
– Të kujdesim për vlerat morale dhe shpirtërore
– Të kujdesemi për nivelin e arsimit dhe kualitetin e leximit
– Të kujdesemi për vetëdijen politike dhe shtetbërjeje
– Të kujdesemi për pastërtinë e shpirtit, moralit, ambientit
– Të kujdesemi për natyrën dhe gjelbërimin tonë
– Të kujdesemi për rastet sociale, të nevoja të posaçme dhe njerëzit me sëmundje dhe lëngime
– Kur mos u mërzit nga thënia e të mirës, kur mos u ndal nga ndalimi i të keqes, kur mos pusho nga promovimi i të mirës, edhe nëse je një edhe je vet. Edhe nëse ka rreziqe dhe kërcënime, edhe nëse ka humbje dhe pasoja.
Përndryshe kur të fillon të përmbytet anija të gjithëve do të na merr me vete dhe askush nuk do të shpëton, atëherë do të reagojmë, por reagimet tona vetëm do ta shpejtojnë përmbytjen dhe fundosjen e assesi të na ndihmojë të shpëtojmë.
Bekir Halimi