Morali i shoqërisë muslimane

Rezyme: vërsuljet e armiqve kundër muslimanëve/ domosdoshmëria e rileximit të metodës së shkollës morale islame/ lidhshmëria e besimtarëve në shoqërinë muslimane/ një rregull moral pejgamberik/ veprimi i armiqve për të përhapur armiqësi mes muslimanëve.

HUTBEJA E PARË:

O ju musliman! Ju porosis ju dhe vetveten që të jemi të devotshëm, sepse devotshmëria është shkaku i çdo lumturie dhe suksesi dhe rruga e çdo fitoreje dhe shpëtimi.

Musliman të nderuar!

Muslimanët janë të përballuar me valët e fitnes në çdo aspekt, i rrethekojnë shkaqet e përçarjes, të këqijave dhe sprovave. Armiqët veprojnë për të përçarë rradhët e tyre, japin kontributin për të mbjellur farën e artmiqësisë në mesin e muslimanëve, gëzohen kur shkëputen rradhët e muslimanëve dhe përçahet fjala e tyre, janë të lumtur kur përhapin shpirtin e urrejtjes në shoqërinë e tyre dhe kur fusin mllefin në mesin e rinisë së tyre. Andaj muslimanët kanë shumë nevojë që të kapen për metodën e cila ua pastron zemrat, ua rehaton gjoksin dhe nëpërmjet tyrer përhapen principet e dashurisë dhe pajtimit në shoqërinë e tyre.

Muslimanët sot kanë nevojë për të rilexuar metodologjinë e shkollës së madhe të moralit. Ata kanë nevojë të madhe për të realizuar shkollën e rregullave të vlerave të larta. Shkollë e cila përmban principet e mëdha të dashurisë dhe pajtimit dhe bazat e mëdha të veçorive fisnike. Është metodologji e shkollës islame, e cila kujdeset që të themelon shkaqet e dashurisë mes muslimanëve, mbjellë rregullat e vëllezërisë dhe afërsisë mes besimtarëve. Zoti ynë, tebareke ve teala, thotë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ [الحجرات:10]

“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, “. (El-Huxhurat: 10).

Kurse, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((وكونوا عبادَ الله إخوانا)).

“Ju robër të All-llahut bëhuni vëllezër”. (Buhariu dhe Muslimi).

Këto principe fisnike dhe këto vlera të mëdha e dërgojnë ummetin në çdo të mirë dhe ua realizon çdo dobi. Principe që janë baza e përqendrimit të shoqërisë, lumturisë së jetës dhe realizimit të interesit të tyre. Andaj njerëzit e urtë kanë thënë:

“وكلُّ قومٍ إذا تحابّوا تواصَلوا، وإذا تواصَلوا تعاونوا، وإذا تعاونوا عمِلوا، وإذا عملوا عَمَّرُوا، وإذا عَمَّرُوا عُمِّرُوا وبُورك لهم”.

“Të gjith popujt që duhet, kujdesen për njëri tjetrin, e kur kujdesen për njeri tjetrin bashkëpunojnë, e kur bashkëpunojnë veprojnë, e kur veprojnë ndërtojnë, e kur ndërtojnë jetojnë gjatë dhe u jepet bereqeti.

Për këtë në kohën më të mirë dhe shtetin më të mirë, All-llahu, subhanehu ve teala, flet për çeshtjen e ensarëve me muhaxhirët:

وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ [الحشر:9].

“Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. (El-Hashr: 9).

Nga kjo pikënisje, Pejgamberi ynë, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u drejtoi porosi të përhershme këtij ummeti duke u thënë:

((لا تحاسَدوا، ولا تباغَضوا، ولا تدابَروا، وكونوا عبادَ الله إخوانًا. المسلمُ أخو المسلم؛ لا يظلِمه ولا يخذله ولا يحقره. كلُّ المسلم على المسلم حرام: دمُه ومالُه وعرضه)) متفق عليه.

“Mos keni zili mes jush, mos urreni njëri tjetrin dhe mos u largoni njëri nga tjetri, e bëhuni, ju robërit e All-llahut, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i ban padrejtësi, nuk e tradhton dhe nuk e nënçmon. Secilit muslimani i ndalohet ta përdhos: gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ummeti islam!

Nën hijen e kësaj metode të madhe duhet të jetojë muslimani në shoqërinë e tij, sipas tij e zhvillon jetesën dhe aktivitetin, i lidhur me vëllezërit e tij, që është lidhja më e madhe. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

((المؤمنُ للمؤمن كالبنيان يشدُّ بعضه بعضًا)) وشبَّك بين أصابعه. متفق عليه.

“Besimtari për besimtarin është si ndërtesa: e forcon njëri tjetrin; e i shtërngoi gishtërat njëri me tjetrin”. (Buhariu dhe Muslimi).

Vëllezër musliman!

Nën hijen e zotëriut të njerëzimit dhe njeriut më të mirë, duhet të jetojë individi musliman, i cilësuar me cilësi të larta dhe i stolisur me domethënie madhore, bazë dhe princip i të cilit është të jetojë në shoqërinë e tij muslimane dashamir i vëllezërve të tij musliman dhe duke ua urrejtur atyre çdo gjë që ia urren vetvetes. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

((لا يؤمِن أحدُكم حتى يحبَّ لأخيه ما يحبّ لنفسه)) متفق عليه

“Askush prej jush nuk beson përderisa nuk ia don vëllaut të vet atë që ia do vetvetes”. (Buhariu dhe Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i dhënë ummetit të vet deklarat të përhershëm thotë:

((وإنَّ أمَّتكم هذه جُعِلَ عافيتُها في أوَّلها، وسيصيبُ آخرَها بلاءٌ وأمورٌ تنكرونها، وتجيء فتنةٌ فيرقِّق بعضها بعضًا، وتجيء الفتنةُ فيقول المؤمن: هذه مهلكتي، ثم تنكشِف، وتجيء الفتنة فيقول المؤمن: هذه هذه، فمن أحبَّ أن يُدْخَلَ الجنةَ ويُزَحزَح عن النار فلتأتِه منيّتُه وهو يؤمن بالله واليوم الآخر، وليأتِ إلى الناسِ الذي يحبُّ أن يؤتى إليه)) الحديث أخرجه الشيخان.

“Këtij ummeti tuaj i është bërë shëndeti në fillimin e vet, kurse pjesa e fundit e këtij ummeti do të goditet me sprova dhe gjëra që do ti mohoni. Do tu vijnë fitnet e do ta copëtojnë njëra tjetrën. Do tu vinë fitnet, e do të thotë besimtari: ky është shkatërrimi im, e pastaj do të largohet kjo fitne. Do ti vjen fitneja tjetër e do të thotë besimtari: kjo është ajo. Ai që dëshiron të hyjë në xhennet dhe të shpëtojë nga zjari, le ti vijë cdekja duke i besuar All-llahut dhe Ditës së Mbramë dhe le tu ban njerëzve atë që të tjerët dëshiron tia bëjnë atij”. (Buhariu dhe Muslimi).

Një rregull pejgamberik, i cili i përmban të gjitha domethëniet e të mirës, principet e pastërta dhe moralin fisnik. Një rregull, të cilin e jep njeriu me moral më të mirë, bamirësi më i madh dhe njeriu me vlerëe më të madhe. Ky rregull i cili i përballon sfidat e çdo kohe dhe gjendjeje, kërkon që të cilësohemi me domethëniet e afërsisë, vëllezërisë, butësisë, mëshirës, ngrohtësisë, sjelljes së mirë, altruizmit, solidaritetit, largimit të vështirësive dhe kryerjes së nevojave. Për këto domethënie fisnike dhe vlera të larta Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke cilësuar gjendjen se si duhet të jetë shoqëria, thotë:

((مثَلُ المؤمنين في توادِّهم وتراحُمهم وتعاطفهم كمثل الجسد؛ إذا اشتكى منه عضوٌ تداعى له سائُر الجسَد بالسَّهر والحمَّى)) متفق عليه

“Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirimin, solidaritetin mes tyre janë sikur shembulli i një trupit. Nëse i ankohet një gjymtyrë, i tërë trupi ankohet nga pagjumsia dhe temperatura”. (Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili është i mëshirshmi dhe i butë, thotë:

((ومن كان في حاجةِ أخيه كان الله في حاجته، ومَن فرَّج عن مسلمٍ كُربة فرَّج الله عنه كربةً من كُرَب يوم القيامة، ومن سَتَر مسلمًا ستَره الله في الدّنيا والآخرة)) متفق عليه.

“Ai që vepron për tia kryer nevojat vëllaut të vet, All-llahu është në ndihmën e tij, ai që ia zbulon një muslimanit një brengë, All-llahu ia zbulon një brengë të ahiretit, ai që ia mbulon muslimanit një të metë, All-llahu e mbulon në dynja dhe ahiret”. (Buhariu dhe Muslimi).

Rregull pejgamberik shumë i madh kërkon që të largohemi nga zilia dhe urretja reciproke në shoqëritë e muslimanëve, shkakton ndalimin e dëmtimit dhe pengimit të besimtarëve. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُبِينًا [الأحزاب:58]

“E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh”. (El-Ahzab: 58).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((لا تحاسَدوا، ولا تناجَشوا، ولا تباغَضوا، ولا تدابَروا، ولا يبِعْ بعضكم على بيع بعض، وكونوا عبادَ الله إخوانًا. المسلم أخو المسلم؛ لا يظلِمه ولا يخذله ولا يحقّره. بحسب امرئٍ من الشرّ أن يحقرَ أخاه المسلم. كلُّ المسلم على المسلم حرام: دمُهُ وماله وعرضه)) رواه مسلم

“Mos keni zili mes jush, mos ia shtoni çmimin gjatë shitblerjes njëri tjetrit, mos u largoni nga njëri tjetri, mos të ndërhyj dikush në shitblerjen e tjetrit. Bëhuni ju robërit e All-llahut vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i ban padrejtësi, nuk e tradhton dhe nuk e nënçmon. I mjafton e keqe një njeriu ta nënçmon vëllaun e tij musliman. Secilit musliman i ndalohet ta përdhos: gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit”. (Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke vënduar rregull në shoqërinë muslimane thotë:

((لا ضرَرَ ولا ضِرار))

“Mos i ban dam as vetes e as tjetërkujt”. (Hasen, Ahmedi dhe të tjerët).

Musliman të nderuar!

Këto janë premisat tona islame, rregullat e ndërtimit të shoqërisë muslimane. Rregulla që luftojnë prishjen e sigurisë, kundërshtojnë dëmtimin e vendit dhe njerëzve, pengon prishjen dhe çorodinë.

Andaj secili musliman le të kapet për këto domethënie fisnike, për këto udhëzime të ndershme, që të jetojë në shoqëri si njeri që dashuron dhe e dojnë, që mëshiron dhe mëshirohet. Vetëm në këtë rast do të jetojë jetesë të këndshme dhe dakorde. Zoti ynë, All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ سَيَرْحَمُهُمْ اللَّهُ [التوبة:71]

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë”. (Et-Teube: 71).

Kurse Pejgamberi ynë, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((لا تدخلوا الجنة حتى تؤمِنوا، ولا تؤمِنوا حتى تحابّوا، أولا أدلّكم على شيء إذا فعلتموه تحاببتم؟! أفشوا السلام بينكم)) رواه مسلم.

“Nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni. Nuk do të besoni derisa nuk duheni mes vehte. A tju tregoj diçka që nëse e veproni do të duheni mes vehte?! Përhapne selamin mes jush”. (Muslimi).

All-llahu na dhashtë bereqet në Kur’anin fisnik, na baftë dobi nga sunneti dhe sqarimi. E them këtë fjalë dhe kërkoj falje nga All-llahu për ju, për mua dhe për mbarë muslimanët nga çdo mëkat, andaj edhe ju kërkoni falje prej Tij, sepse ai është Falës dhe i Mëshirshëm.

Hutbeja e dytë:

E falënderojmë All-llahun, i cili është Mik i të mirëve. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç All-llahut, i cili është Një dhe pa ortak, i cili është Zoti i mbarë botërave. Dëshmoj se zotëriu dhe pejgamberi ynë, Muhammedi, është i dërguar dhe rob i All-llahut, është zotëriu i pejgamberëve të dërguar. All-llahu ynë bekoje dhe përshëndete ate, familjen dhe mbarë shokët e tij.

O ju besimtar ju porosis ju dhe vehten time që të jemi të devotshëm, sepse kjo është porosia e All-llahu që ua ka dhënë njerëzve të parë dhe të fundit.

Robër të All-llahut!

Armiqtë e kësaj feje nuk lodhen duke bërë fesad në mesin e muslimanëve, ata vazhdimisht veprojnë që të mbjellin shpirtin e urrejtjes mes muslimanëve dhe të mbjellin farën e përçarjes mes besimtarëve.

Andaj muslimanët e kanë obligim kudo që janë, pasiqë Islami ua ka sqaruar rrugët e të mirave dhe shkaqet e shpëtimit, të përqëndrojnë në porositë e kësaj feje, sikur kodrat e mëdha dhe tia bëjnë vetvetes obligim që të kapen për ato udhëzime të bekuara.

Muslimanët jetojnë në dhunti të mëdhaja dhe të mira të qarta, për këtë edhe ua kanë zili shumë armiq të islamit dhe muslimanëve, për këtë muslimanët kudo që janë duhet të bashkohen në sunnet dhe udhëzim, të bashkëpunojnë në të mirë dhe devotshmëri. Të gjith muslimanët duhet të jenë një dorë me përgjegjësit dhe dijetarët për të realizuar përfitime të mira dhe interese të shpresuara dhe të gjith duhet të kujdesen nga shkaqet e përçarjes, hidhërimit, ndarjes dhe dobësimit, me qëllim që njerëzit ta kenë të ruajtur edhe fenë edhe dynjanë, të jetojnë në rehati, siguri, komoditet dhe mirëqenje.

All-llahu, subhanehu ve teala, na ka urdhëruar me një gjë të madhe, e cila na e pastron jetën dhe na e bën të lumtur ahiretin, e ajo është dërgimi i salavateve dhe selameve mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

اللهمَّ صلِّ وسلِّم وبارك على سيّدنا ونبيّنا محمّد، وارض اللهمَّ عن الخلفاء الراشدين والأئمة المهديين…

Husjen Alu Shejh

Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Hutbe e mbajtur me 23/4/1425

Marrë nga: alminbar.net

Përktheu: Bekir Halimi

Husejn Alu Shejh,
2.7.2004