I Dërguari All-llahut është shembulli më i lartë për ne të gjithë, sepse morali i tij është më i përsosur prej gjithë njerëzit, siç e lavdëron All-llahu në Kur’an: “Me të vërtetë, ti je në një shkallë të lartë të moralit.” Për këtë dëshmojnë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë jetës së tij [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] të cilat flasin në detaje për moralin e tij të lartë, saqë edhe me fëmijët sillej me moral të mirë, luante dhe ishte i butë me ta.
Tregohet se një ditë i Dërguari i All-llahut hyri në mes të turmës ku luanin fëmijët dhe iu drejtua njërit prej tyre duke i thënë: “O Eba Umejr, çka bëri zogu?” Ebu Umejr ishte nofka e fëmijës së vogël i cili luante me një zog që quhej Nugejr (i ngjan bilbilit). Pasi që Nugejri ngordhi, fëmija i vogël u mërzit për të, andaj i Dërguari i All-llahut sillej butë me të duke i thënë: “O Eba Umejr çka bëri zogu?”
Gjithashtu tregohet se erdhi një beduin dhe urinoi në xhami, andaj njerëzit e sulmuan dhe e qortuan, ndërsa i Dërguari i All-llahut i ndaloi dhe e la atë që ta kryej nevojën e tij, pastaj urdhëroi që ti sillnin një kovë me ujë dhe ta derdhin mbi urinë. Më pas e thirri beduinin dhe i tha: “Këto janë xhamia të cilat nuk janë që në to të bëhen vepra të pahijshme, por janë për namaz dhe lexim të Kura’nit.”
Këtu shihet qartë shfaqja e moralit të mirë, ku i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] nuk e qortoi këtë beduin dhe nuk urdhëroi që të rrihet, por e la derisa ta kryente nevojën e tij, pastaj e mësoi se xhamitë nuk janë për vepra të atilla, por janë për namaz, përmendje të All-llahut dhe lexim të Kura’nit.
Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] në muajin e Ramazanit dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut jam shkatërruar. I Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] e pyeti: “Çka të ka shkatërruar?” Tha: Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan duke qenë agjërueshëm. I Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] këtë njeri nuk e qortoi, por i tha: “A ke mundësi që t’i agjërosh dy muaj radhazi?” Tha: “Jo.” I tha: “A ke ti ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Atëherë u ul i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] dhe i dhuruan një enë me hurma. Pejgamberi ia dha atij enën me hurmat dhe i tha:”Jepe këtë sadaka.” Njeriu i tha: “A ka në mes dy kodrave (të Medines) familje më të nevojshme dhe më të varfër se familja ime?” I Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] qeshi sa që iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde me këto.”
Pra shprehja e moralit të mirë nga i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të] në këtë tregim është i dukshëm, dhe nuk e qortoi e as nuk e shau, kjo pra ishte prej butësisë dhe urtësisë së tij, sepse e pa se ai njeri erdhi i penduar dhe i frikësuar, kështu që nuk meritoi të qortohet dhe ia sqaroi të vërtetën duke u sjellë me butësi.
Shumë njerëz tregojnë se njerëzit e perëndimit e kanë moralin më të mirë në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe në shitblerje. Përkundrazi te muslimanët sheh mashtrim, gënjeshtër dhe betim të rrejshëm. Cilat janë shkaqet e kësaj dhe a ka ndikuar në moralin e jomuslimanëve përparimi industrial?
Ajo që është bërë e njohur në mes të njerëzve se perëndimorët e kanë moralin më të mirë nuk është e vërtetë, ata kanë moral të keq dhe këtë e din ai i cili ka qenë tek ata. Nëse e shohim realitetin e tyre me sy të drejtësisë, nuk është njëjtë sikur ti shohim ata me sy të madhërimit dhe nderimit. Një poet thotë:
Syri që shikon me admirim
nuk i sheh mangësitë,
sikurse syri që shikon me urrejtje
i zbulon mangësitë.
Shumë të rinj që kanë qenë në perëndim kanë treguar për veprat e tyre të pamoralshme, mirëpo këshillat që i japin në shitblerje nuk i japin për shkak se kanë moral të mirë, por për shkak se janë rob të asaj që është materiale.
Ata nuk e bëjnë këtë nga morali i tyre i lartë, por e bëjnë se janë njerëz materialist dhe e dinë se për reklamimin e mallrave të tyre duhet të posedojnë sjellje të mirë me qëllim që të kenë sukses në shitjen e mallrave të tyre, përndryshe ata janë siç i ka përshkruar All-llahu, aze ue xhel: ”S’ka dyshim se ata të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, ata janë krijesat më të këqija.” (Bejjine 6)
Përshkrimi i All-llahut që ua ka bërë jobesimtarëve është më i sakti dhe ata janë krijesat më të këqija, pra si të pritet mirësi prej atyre kur All-llahu i ka përshkruar si krijesa më të këqija. Nuk besoj asnjëherë se ata kanë moral të mirë, por sa i përket faktit se ata janë të sinqertë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo është e vërtetë, mirëpo qëllimi i tyre pas kësaj është fitimi i asaj e cila është materiale dhe jo morali i mirë. Përndryshe kush e sheh padrejtësinë, mashtrimin dhe dominimin e tyre ndaj njerëzve që janë nën pushtetin e tyre, atëherë e kupton vërtetësinë e fjalës së All-llahut: “Ata janë krijesat më të këqija.”
Ndërsa sa u përket gabimeve të muslimanëve, që ndodhin shpesh ditëve të sotme, si mashtrimi dhe gënjeshtra në raportet me të tjerët, këta muslimanë kanë mangësi në fenë dhe besimin e tyre, saqë e kundërshtojnë Islamin në këto çështje. Nuk donë të thotë se Islami është i mangët nëse ka musliman që bien në kundërshtim me Islamin dhe dalin nga kufijtë e tij në këto çështje, sepse Islami dhe sheriati janë të plotë, por këta persona para se gjithash i kanë bërë dëm vetes së tyre, Islamit, vëllezërve të tyre musliman pastaj edhe jomuslimanëve me të cilët kanë raporte. I mençuri nuk ia hedh fajin fesë së vepruesit, por ia hedh fajin vepruesit.
Shpresoj që të gjithë muslimanët t’i luftojnë këto gjëra që i refuzon Islami sikur gënjeshtra, mashtrimi dhe çdo gjë që është e ngjashme me këtoز
Muhammed bin Salih El0Uthejmiin
Përktheu: Mirsad Hamidi