Vizioni
- Të kemi një komunitet që është shëmbulltyra më e mirë e njerëzve në Kosovë, të cilët jetojnë në lumturi të kësaj bote dhe që e synojnë edhe lumturinë e botës tjetër, të cilët me shembullin e tyre janë joshës për popullin tonë që nuk është i lidhur mjaftueshëm me besimin.
Synimet:
- Rregullimi i komunitetit tonë dhe i shoqërisë duke rregulluar institucionet më të rëndësishme të saj.
- Të kemi hoxhallarë dhe predikues që janë në nivelin më të lartë intelektual e moral për të përhapur fjalën e Zotit dhe për të dhënë shembullin më të mirë për besimtarët dhe jo besimtarët.
- Të kemi xhami dhe institucione fetare që janë në nivelin më të lartë të kryerjes së detyrës për t’i shërbyer islamit, besimtarëve dhe komunitetit tonë në përgjithësi.
- Që shërbimi ndaj fesë, ndaj institcioneve fetare, ndaj besimtarëve dhe ndaj shoqërisë të shihet si amaneti më i rëndësishëm dhe privilegji më i madh.
- Të rritet respekti dhe angazhimi qytetar në të mirën e përbashkët.
Qëllimet:
- Të kemi imam më të ditur dhe me integritet personal më të lartë.
- Të rrisim cilësinë e shërbesës fetare, duke rritur hapësirën për dialog dhe duke eliminuar barrierat në komunikim dhe vlerësim të hapësirave të përbashkëta.
- Përmirësimi i dijeve dhe punës së hoxhallarëve në domenin e fesë.
- Përmirësimi i dijeve dhe punës së hoxhallarëve në fushat sociale që i prekin ata.
- Përmirësimi i dijeve dhe punës së hoxhallarëve në fushën e ligjërimit, lidership social, integritet personal dhe ndikimit qytetar.
- Rritja e besimit, imazhit dhe prestigjit të hoxhallarëve përmes rritjes së transparencës.
- Rritja e bashkëpunimit të ndërsjellë.
-
- Gjetja e lehtë e lokacioneve, xhamive dhe imamëve nga qytetarët e interesuar.
- Rritja e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nëpër xhami, nga hutbet, kurset, ligjëratat, komoditeti dhe pastërtia e xhamive dhe deri tek roli në shoqëri.