Mikpritja e Ramazanit
Pa dyshim se njerëzit zakonisht urojnë dhe përgëzojnë gjërat e mira që u ndodhin njerëzve në jetë. Në këtë drejtim duhet të jetë edhe përgëzimi që duhet tia bëjmë njëri tjetrit për ardhjen e këtij muaji të bekuar, muajit Ramazan.
Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve të hershëm duke filluar që nga koha e Muhammedit, alejhisselam, do të vërejmë se ata ua kanë përgëzuar njëri tjetrit ardhjen e këtij muajit të bekuar.
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. All-llahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët e inatosur. All-llahu në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (Nesaiu, sahih).
Ky hadith i lartpërmendur na mëson se duhet përgëzuar dhe uruar muslimanët njëri tjetrit ardhjen e këtij muajit të bekuar dhe fitimprurës.
Ibn Rexhebi, rahimehull-llah, thotë: “Si ka mundësi mos të përgëzon besimtari me hapjen e dyerve të xhennetit?! Si ka mundësi mos të përgëzon mëkatari me mbylljen e dyerve të zjarrit?! Si ka mundësi njeriu i mençur mos të përgëzon për kohën, në të cilën prangosen djajtë?! Si ka mundësi që kjo kohë t’i përngjajë në ndonjë mënyrë kohëve tjera?!”. (“Lataiful-Mearif”, fq. 279).
Publikim i gëzimit dhe lumturisë për ardhjen e këtij muajit të bekuar
Ashtu sikurse gëzohet njeriu në jetë për gjëra të mira që i ndodhin, aq më shumë duhet të gëzohet dhe ta publikon këtë gëzim, kur t’i ofrohet mundësia për adhurim dhe respekt ndal All-llahut, subhanehu ve teala.
Kjo ndjenjë i ka kapluar të gjithë besimtarët e devotshëm që nga koha e muslimanëve të parë e deri më këto ditë.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (junus: 58).
Ibn Rexheb Hanbeliu thotë: “Arritja e muajit të Ramazanit dhe agjërimi i tij është dhunti shumë e madhe për ate që ia mundëson All-llahu i Lartësuar. Argument për këtë është hadithi që tregon për tre personat, prej të cilëve dy ranë shehidë, kurse i treti vdiq në shtratin e tij, pas tyre. Këtë të fundit e panë në ëndër, se ua kishte kaluar. Atëherë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:
“A nuk ka falur pas tyre kaq e kaq namaze, e ka takuar muajin e Ramazanit dhe ka agjënuar. Pasha Ate në Dorë të të Cilit është shpirti im, mes tyre ka dallim sikurse mes qiejve dhe tokës”. (Ahmedi, sahih).
Ai që mëshirohet në këtë muaj, ai është i mëshiruari, ai që privohet nga të mirat në këtë muaj, ai është i privuari, ai që nuk mer nozull nga këto ditë për ditën e kthimit, ai është i qortuari”. (“Letaiful-Mearif”, fq. 280).
Kush gëzohet me ardhjen e Ramazanit
Ata që gëzohen me ardhjen e muajit të Ramazanit janë dy lloje:
1- NJERËZIT E ADHURIMEVE DHE BESIMIT
Ata gëzohen me ardhjen e këtij muajit sepse në këtë muaj u happen mundësitë për adhurime të llojllojshme dhe për shkak të shpërblimit që e ka përgaditur All-llahu për ata që agjërojnë.
All-llahu ka përgaditur shpërblime për:
a) Agjërimin:
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Ai që e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresim (të shpërblimit), i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
b) Kujdesu për namazin.
Nëse dëshiron që agjërimi ytë të jetë i pranuar te All-llahu, kujdesu për namazin. Sepse namazi është shtylla kryesore e fesë, pa këtë shtyllë nuk ngritet godina e Islamit.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Islami ngritet mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, falja e namazit, dhënja e zekatit, agjërimi dhe kryerja e haxhit”. (Buhariu dhe Muslimi).
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë”. (Et-Teube: 11).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Gjëja kryesore është islami, shtylla kryesore është namazi, kurse kulmi i Islamit është xhihadi në rrugë të All-llahut”. (Hadithi është sahih).
Namazi është gjëja kryesore në Islam, pas shehadetit, është binak i shumë ibadeteve, është nëna e ibadeteve, është urdhëri i All-llahut, porosia e fundit e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është pasqyrë e veprave të muslimanit, shenjë e madhërimit të fesë në zemër të besimtarit, është shtylla e krejt feve qiellore, është simbol i vendit islam, është besim, është denoncim nga nifaku, është rruga e besimtarëve, simbol i grupit të shpëtuar dhe miqve të All-llahut, është ibadet i përbashkët i mbarë krijesave, vepra më e mirë, mënyra më e mirë për t’iu afruar All-llahut, shkollë morale, është qetësi, rehati dhe kënaqësi, është dritë dhe argument, është dhuratë hyjnore, është falënderim ndaj dhuntive të All-llahut, është mllefosje e shejtanit dhe ushtarëve të tij, çlirim i njerëzimit, të pengon nga veprat e këqija dhe epshet, t’i shlyen mëkatet dhe t’i asgjëson, është strehimore e besimtarit në vështirësi, është mburojë dhe mbrojtje, ta sjell rizkun, është fillimi dhe mbarimi i Islamit, është shkak i fitores dhe ngadhnjimit në dunja dhe ahiret, shpëtim prej denimit të varit, është shpresa e të vdekurve dhe të denuarëve, shpëtim nga denimi i Zotit, shkak për tu ngritë gradat, të mundëson ta shohish Zotin në xhennet, është çelësi i udhëzimit, etj. Kurse lënja e sajë është mosbesim, prej mëkateve më të mëdha, është dyftyrësi, është errësirë dhe shkatërrim në dunja dhe ahiret, është shkak për përfundim të keq, shkak për tu denuar në var, është simbol i banorëve të xhehenemit, shkak që të fundoset njeriu në epshe, është fatëkeqësi dhe bela, i mundëson shejtanit ta ngërthen, është tradhëti e emanetit dhe meriton denimin e All-llahut në dy botërat.
c) Namazi i teravisë.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush fal namazin me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
d) Gjallërimi i natës së Kadrit.
Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“Kush e gjallëron natën e Kadrit me besim dhe shpresim, i falën mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
Aisheja, radijall-llahu anha, tregon se Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Kërkonie natën e Kadrit në netët tek të dhjetshit të fundit të Ramazanit”. (Buhariu).
e) Umreja.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:
“Kur të vjen muaji i Ramazanit, kryje umren gjatë këtij muaji, sepse umreja gjatë këtij muajit është sikurse haxhxhi”. E në transmetimin tjetër qëndron: “Umreja gjat Ramazanit vlen sa haxhxhi ose sa haxhxhi me mua”. (Buhariu).
f) Leximi i Kur’anit.
Ibn Abbasi, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë njeriu më bujar, e më bujari ishte gjat Ramazanit, kur takohej me Xhibrilin [alejhisselam]. Ate e takonte secilën natë të Ramazanit, nga i cili e mësonte Kur’anin. Me të vërtetë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte më bujar se era (që sjell pllenimin). (Buhariu).
g) Sadakaja.
Elhamdulilah që te muslimanët tanë muaji i Ramazanit shfrytëzohet edhe për të dhënë zekatin dhe sadakanë, për shkak të shpërblimit të madh që kanë këto vepra të mira. Zatën këto zeqate dhe sadaka janë duke e mbajtur në këmbë fenë Islame në këto vende. Këto kontribute janë shkak për ndërtimin e xhamiave, stipendimin e studentave, kujdesin për jetimat, strehimin e atyreve që nuk kanë kulm mbi kokë e shumë aktiviteteve tjera.
Muslimani nuk duhet të nguron të ndihmon me sa ka, ai që mundet jep 1000 denar, kush nuk ka aq le ti jep 500 denar, e ai që ska aq le të jep 100 denar, e ai që ska ma shumë se një denar, le ta jep një denar, sepse te All-llahu, çdo vepër sado që është e vogël llogaritet, sikurse na ka treguar All-llahu në Kur’an:
“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”. (El-Zelzele: 7- 8).
Ne si musliman e kemi obligim që ti kuptojmë mirë porositë e Kuranit dhe ti zbatojmë ato, e mos të bëhemi si ata që i lexojnë ajetet, mirëpo i kalojnë sikur asgjë mos të jetë thënë.
Ja një rast se si muslimanët e parë i kanë kuptuar porositë e All-llahut.
Transmeton Abdullah ibn Meduri, radijall-llahu anhu, i cili thot: kur zbriti ajeti Kuranor:
“Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai”. (El-Bekare: 154).
Ebu Dahdah El-Ensariu, radijall-llahu anhu, tha: All-llahu dëshiron prej neve borxh? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: po, o Ebu dahdah. Tha: ma zgjat dorën o i Dërguar i All-llahut. Ia zgjati dorën e i tha: unë kopshtin tim ia jap borxh Zotit tim. Tha: kopshti i tij kishte gjashtëqind pemë hurma, kurse Ummu Dahdah dhe fëmijët e tyre ishin në kopsht. Shkoi Ebu Dahdahi dhe bërtiti: Ooooo Ummu Dahdah! Urdhëro burri im, iu përgjigj gruaja. Tha: dil nga kopshti se ia kam dhënë borxh Zotit tim, e kur e dëgjoi këtë gjë Ummu Dahdahi, ua nxori fëmijëve kafshatat e hurmave nga goja dhe ua zbrazi xhepat. Atëherë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha:
“Sa e sa kalavesha të rrast do të ketë Ebu Dahdahi në xhennet”. (sahih).
2- NJERËZIT E SHKUJDESUR, TË ARGËTIMIT DHE MËKATEVE
Ata gëzohen për llojllojshmërinë e ahengjeve dhe argëtimeve që bëhen gjat muajit të Ramazanit, prej tyre:
– Ushqimet e llojllojshme të Ramazanit.
Me të cilat ushqime mbushin barkun dhe ngopen dhe e stërngarkojnë lukthin. Nga kjo gjë shumë pak njerëz shpëtojnë. Pa dyshim se kjo është në kundërshtim me urtësinë e agjërimit, i cili kërkon pakësim të ushqimit, që ndihmon në pastrimin dhe lartësimin e shpirtit. Pastaj mbushja e barkut me llojlloj ushqime të këndshme të pengon edhe gjat faljes së namazit të teravisë.
Të vërtetën e ka thënë Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotë:
“Biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se sa barkun e vet. I mjafton birit të Ademit disa kafshata për ta mbajtur gjallë shpirtin, e nëse e ka domosdo, atëherë një të tretën për ushqimin e tij, një të tretën për pijen dhe një të tretën për frymëmarje”. (Tirmidhiu, sahih).
– Televizori dhe tubimet e ndryshme gjatë ramazanit dhe përcjellja e llojlloj serialeve.
Këto gjëra të fusin në harame, qofshin harame të syrit, ose të veshit ose të gjymtyrëve tjera. Përdorimi i gjymtyrave tuaja në gjëra të ndaluara gjatë këtij muajit të bekuar, duke pasur para sysh vlerën e këtyre ditëve, me të vërtetë është një mëkat shumë i madh.
– Përzierja e gjinive, grave dhe burrave nëpër vende të shumta, gjëra të cilat bëhen shkak për të rënë në mëkate edhe më të mëdha, siç është vetmimi me grua të huaj ose rënia në mëkatin e zinasë. Për këtë gjë përgjegjësi i parë dhe kryesor është kryefamiljari.
Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Secili prej jush është bari dhe secili do të jep llogari për tufën e tij. Imami është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij (xhematin). Burri është bari në shtëpinë e tij dhe është përgjegjës për tufën e tij. Gruaja është bari në shtëpimë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për tufën e sajë. Shërbëtori është bari në pasurinë e pronarit të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij”. (Buhariu).
GABIMET QË NDODHIN GJATË PRITJES SË MUAJIT RAMAZAN
Gjatë kësaj pritje të këtij muajit të bekuar ndodhin disa gabime, disa prej tyre janë më të vogla e disa janë më të mëdha, prej tyre:
– Mllefosja nga ardhja e këtij muajit të bekuar.
Tregohet në histori se një njeri me emrin Reshid ibn Sefih ka thurur poezi, ku mes tjerash ka thënë:
Më thërriti muaji i agjërimit, ah sikur mos të ishte ky muaj
Nuk do të agjëroja asnjë muaj deri në fund të kohës
Po të kisha mundësi ndaj ndonjë muajit
Do ta sulmoja me tërë forcën time këtë muaj.
E kaploi një sëmundje e madhe këtë njeri dhe vdiq para se ta arrijë muajin e ardhshëm të Ramadanit. (Lataiful-Mearif, fq. 276).
Mirëpo si të jemi mikpritës të mirë?
Ndoshta gjërat që duhet t’i bëjë muslimani si përgatitje për mikpritje të mirë të këtij sezoni të adhurimeve janë të shumta, ne shkurtimisht do ti përmendim disa prej tyre:
1- Ta përgatisim vehten për një sezonë përplot me vepra të mira, e cila është mundësi shumë e madhe për të mira, për të shtuar adhurimet dhe për të fituar shumë të mira.
2- Gëzimi për ardhjen e këtij muajit, zemërgjërësia se na afrohet ky muaj, lumturia se do ta takojmë këtë muaj, sepse një njeri mund të fitojë mëshirën dhe dhuntitë e All-llahut në një natë të bekuar, e të fitojë lumturinë e dunjasë dhe të ahiretit.
3- Të nxitojmë në pendim të sinqertë nga të gjitha mëkatet dhe gabimet, të bëjmë istigfar për çdo mangësi që kemi karshi Zotit, të ndiejmë keqardhje për çdo gjë që kemi bërë në të kaluarën, qofshin të mëdha ose të vogla. Këtë muaj të fillojmë nga fillimi, që ta mbushim faqen e bardhë me të mira dhe vetëm me të mira, e mos të njollosim me asgjë tjetër.
4- Të jemi të vendosur që ta shfrytëzojmë çdo çast të këtij shansi të madh në gjëra që na afrojnë drejt Zotit, qoftë falja e namazit me xhemat në xhami, plotësimi i agjërimit, falja e namazit të natës pa lodhje dhe pa mërzi, leximi i Kur’anit, kujdesi për prindërit dhe farefisin, dhënia sadaka, bamirësia, e shumë vepra tjera të mira, duke përpunuar një planprogram konkret për kalimin e këtij muajit.
5- Ta falënderojmë All-llahun dhe ta lavdërojmë Atë ditë e natë, nëse ta zgjat ymrin dhe ta mundëson ta takosh këtë muaj të bekuar, e nëse ta lehtëson agjërimin dhe namazin në këtë muaj.
6- Përgadit shtëpinë për mikpritje meritore të këtij mysafiri dhe nxit familjen tënde që të përgaditen për te, duke nxjerrur të gjitha gabimet, që të jetë shtëpia e pastër dhe e përgaditur për tu mbushur me adhurime dhe respekte dhe duke përgatitur numër të mjaftueshëm të mus’hafave.
7- Llogarit paraprakisht sasinë e zekatit që duhet ta japish, nëse e plotëson vitin në Ramazan, ose nëse zakonisht e jep zekatin në Ramazan.
8- Nxito të kompenzosh ditët që i ke të paagjëruara nga Ramazani i kaluar dhe mos jeni liberal në këtë drejtim, e të arrijë ky Ramazan pa e larë borxhin nga Ramazani i kaluar, sepse kështu bëhesh mëkatar.
Përgaditi: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
15.10.2004