Jam menduar thellë rreth smirës së ndërsjellë ndërmjet dijetarëve dhe kam vënë re se zanafilla e saj është dashuria ndaj kësaj bote, sepse dijetarët e Ahiretit (Botës tjetër) duhen mes vete dhe nuk kanë smirë (xhelozi), ashtu siç thotë Allahu i Madhëruar: “..nuk ndienjë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (zili, xhelozi) nga ajo që u jepej atyre (të tjerëve),” [Kur’an 59:9] , dhe , “Ndërsa ata që kanë ardhur pas tyre thonë: ”Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, që u pajisen me besim para nesh dhe mos lejon në zemrat tona asnjë urrejtje ndaj atyre që besuan.” [Kur’an, 59:10]
Ebu Derdaja bënte çdo natë lutje për disa nga vëllezërit e tij.
Imam Ahmed bin Hambeli i thoshte djalit të imam Shafiut: “Babai yt është njëri nga gjatshtë personat për të cilët bëj lutje (dua) çdo natë në kohën e syfyrit.”
Çështja që bën dallimin midis këtyre dy grupeve të dijetarëve është fakti, që dijetarët e kësaj bote hedhin sytë drejt pushtetit dhe kërkojnë pasues të shumtë dhe lavdërime, ndërsa dijetarët e Ahiretit (ata të cilët janë të përkushtuar më qështjet besimit dhe botës tjetër) qëndrojnë larg të gjitha këtyre, madje ata frikësohen prej kësaj dhe kërkojnë mëshirë për atë që është sprovuar me një sëmundje të tillë.
En-Nakhi nuk mbështetej kurr tek shtyllat e xhamisë, kurse Alkametu thoshte: “Nuk dua të më mbildhen njerëz.”
Kur pranë disa dijetarëve uleshin më shumë se katër vetë, ngriheshin nga vendi i tyre, largonin nga vetja dhënien e fetwave dhe dëshironin të mos njiheshin. Shembulli i tyre (njerëzve të mirë) është si shembulli i marinarit që merret me punë gjatë stuhisë, derisa të sigurohet që ka shpëtuar. Ndërsa një pjesë e tyre (njerëzve të mirë) luteshin për pjesën tjetër dhe përfitonin nga njëri-tjetri, sepse ata ishin udhëtar që bëheshin shokë dhe duheshin, ndërsa ditët dhe netët ishin karavanet në udhëtimin e tyre drejt Xhennetit.
Ibn Xheuzi – “Gjuetia e meditimeve”
Ballina RESURSE Reflektime “Midis dijetarëve të dynjasë dhe dijetarëve të Botës tjetër” – Ibn Xheuzi