Mi garantoni gjashtë gjëra ju garantoj xhennetin

Është e ditur te të gjith se gjuha e garancës ka rëndësi të madhe në mesin e njerëzve, sidomos gjatë shitblerjeve dhe në përgjithësi në tregittë e tyre. Kështuqë malli i garantuar, mallërat që kanë garancë kanë pozita më të larta se mallërat që nuk kanë garancë. Kjo tregon rëndësinë e madhe që i japin njerëzit gjërave të garantuara më shumë se gjërave tjera. Nëse njeriu që jep garancën është i njohur me vërtetësi, i pasuruar me besnikëri dhe përmushje të premtimeve, ai me gjëra shumë të vogla mund ta jep garancën, nuk e kanë vështirë njerëzit të marrin garancë ose ta japin garancën nëse janë në këtë gjendje.

Si do të jetë puna kur garancën do ta jep Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i vërtetëi dhe i besueshmi, i cili nuk flet nga hiri i Tij, ajo është vetëm shpallje që i shpallet. Si do të jetë situata kur malli që garantohet është xhenneti, gjërësia e të cilit është sa qiejtë dhe toka, aty ka atë që se ka parë syri, se ka dëgjuar veshi dhe nuk e ka fantazuar zemra e njeriut. Si do të jetë situata kur për tu arritur këto gjëra të garantuara duhet punë të lehta dhe të vogla, të cilat nuk kërkojnë mund të madh dhe lodhje të madhe.

Mendoni, All-llahu ju ruajtë, tekstin e kësaj garance të madhe. Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe të tjerët nga Ubade ibn Samit, radijall-llahu anhu, nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:

“Mi garantoni gjashtë gjëra nga vetja juaj, ua garantoj xhennetin: kur të flitni, flitni drejt, përmbushni premtimet, ruani emanetet, kujdes për nderin tuaj, ulne shikimin tuaj dhe ndalne dorën tuaj”. (Shiko: “Vargun e haditheve të vërteta”, nr. 1470 të shejh Albanit, rahimehull-llah.

Është garancë me garancë besnike:

” Mi garantoni gjashtë gjëra nga vetja juaj, ua garantoj xhennetin “.

Gjashtë vepra të lehta, vepra të mira të cilat lehtë zbatohen. Ai që i zbaton në jetën e vetë, ai që kujdeset për to deri në vdekje, e ka të garantuar xhennetin, rrugë për në xhennet është e sigurtë dhe e garantuar:

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë”. (Kaf: 31- 35).

• Vepra e parë prej këtyre veprave është: të flasim drejtë.

Besimtari kur flet flet fjalë të vërtetë, ai nuk di të gënjen. Ai kujdeset për vërtetësinë në jetën e tij derisa kjo vërtetësi ta dërgojë në xhennet. Në hadithin tjetër qëndron:

“Jeni të vërteta, sepse vërtetësia udhëzon në bamirësi, kurse bamirësia në xhennet. Vazhdon njeriu të jetë i vërtetë dhe të kujdeset për vërtetësinë gjersa të shkruhet te All-llahu i vërtetë”. Transmeton Muslimi.

• Vepra e dytë është: përmbushja e premtimeve dhe përmbajtja për marëveshjen.

Kjo është cilësi e besimtarit dhe shenjë e të devotshmive. Ata nuk njohin thyerje të premtimit e as thyerje të marveshjes. Besnikëria është cilësi esenciale në infrastrukturën e shoqrisë muslimane, pasiqë i kaplon të gjitha rraportet, të gjitha bashkëveprimet, raportet shoqërore, premtimet dhe marveshjet kanë të bëjnë me besnikërinë, nëse mungon besnikëria, mungon besimi reciprok, sillemi keq me njëri tjetrin dhe zotëron urrejtja.

• Vepra e tretë: është ruajtja e emanetit.

Kjo është prej cilësive më të mëdhaja morale, pronarët e së cilës i ka lavdëruar All-llahu, subhanehu ve teala. kjo cilësi është prej plotësimit të besimit dhe nga islami i imirë i tij. Me emanetin ruhet feja, nderi, pasuria, trupi, shpirti, dijet, etj. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Besimtar është ai nga i cili janë të qetë besimtarët”. Sahih, Ahmedi.

Nëse zotëron emaneti në një shoqëri, ata solidarizohen mes vehte, forcohen lidhjet mes tyre dhe i kaplon e mira dhe bereqeti.

• Vepra e katërt: kujdesi për nderin.

Kjo nënkupton ruajtjen e organeve nga bërja e veprave të ndaluara ose të bijnë në gjëra të kota.

” dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara,..”. (El-Muminun: 5- 7).

Në ruajtjen e organeve qëndron edhe ruajtja e pasardhësve, kujdesi për lozën, pastërtia e shoqërisë dhe mbrojtja nga defektet dhe sëmundjet.

• Vepra e pestë: Ulja e shikimit.

Domethënë mosshikimi në gjëra të ndaluara. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, “. (En-Nur: 30- 31).

Ulja e shikimit sjell shumë dobi, i sjell njeriut ëmbëlsinë e besimit, dritën e zemrës, forcën e sajë, pastrimin e shpirtit dhe përmirësimin e tij. Në te ka mbrojtje nga synimi i haramit dhe lakmia e të kotës.

• Vepra e gjashtë: ndale dorën.

Domethënë nga dëmtimi i njerëzve, sulmimi i tyre, bërja të këqija. Njeriu që i dëmton robërit e Zotit, e urren All-llahu dhe njerëzit, e refuzon shoqëria dhe është shenjë e edukatës së keqe dhe moralit të ulur. Nëse njeriu e largon dëmin e tij prej njerëzve, kjo tregon se ai njeri ka edukatë fisnike, moral të përkryer dhe sjellje korrekte. Ky njeri fiton premtimet e mëdhaja të Zotit. E nëse ngritet edhe më shumë edukata e tij dhe lartësohet pa dyshim se edhe shpërblimi i tij rritet edhe ma shumë gjersa ti largojë dëmtimet nga rruga e besimtarëve.

Transmeton Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kaloi një njeri pran një dege pemeje në rrugë e tha: vall-llahi do ta largojë këtë nga rruga e muslimanëve, që mos ti dëmton. E hyri në xhennet”.

Ja, këto janë dyert e hapura të xhennetit, sinjalet e dukshme, mjetet e lehta. T’i shfrytëzojmë këto gjëra para se të na kalojnë, tia shtojmë vetvetes të mirat para se të vdesim. All-llahu na ndihmoftë të gjithëve që ti zbatojmë këto gjëra dhe na dhashtë sukses në çdo të mirë.

Abdurrezak ibn Abdul-Muhsin el-Bedr

Përktheu: Bekir Halimi

Marrë nga www.islamway.com

Abdurrezak ibn Abdul-Muhsin el-Bedr,
23.4.2004