1. Nëse një vëlla e do vëllain e tij musliman, le t’ia tregojë atij se e do për hir të Allahut.
2. Duhet t’i kryejë të gjitha obligimet që i ka ndaj vëllait të tij musliman(që i ka caktu Allahu apo Pejgamberi alejhi selam).
3. Të kujdeset për t’ia kryer ndonjê nevojë vëllait të tij.
4. T’i dhurojë vëllait të tij ndonjë dhuratë.
5. T’i pêrgjigjet ftesës së tij( kur ai e thërret në darsmën e tij).
6. Kur ta takojë vêllain e tij musliman, duhet ta takojê i buzëqeshur dhe fytyrëçelur.
7. Le tê kërkoj nga vëllai i tij të lutet për të.
8. Ta gëzojê vëllain e tij duke ia bêrë ndonjë vepër që e gëzon atë.
9. Ta vizitojë sa mê shpesh vëllain tij kohë pas kohe.
10. Kur ta takojë vëllain e tij, le t’i paraprijë i pari me dhënien e selamit, duke e pêrshëndetur me dorë.
11. Kur vëllai i tij vjen i vonuar në ndonjë mexhlis, atëherê ai le t’ia bêjë një vend të ulet afër tij në mexhlis.
12. Le ta ftojë vëllain e tij në iftarë.
13. Le t’i telefonojê kohë pas kohe dhe të pyes si kalon, a ke nevojë për diçka, etj.
14. Nëse është beqar, le të interesohet që t’ia gjej një motër të ndershme vëllait të tij përmes gruas së tij.
15. Nëse mungon në punë, mësime ose në namaz, le t’i telefonojë dhe të interesohet për gjendjen e tij.
16. Kur dikush e bën gibet, ai duhet që ta mbrojë vëllain e tij, nëse është prezent në mexhlisin ku bëhet gibet vëllai i tij.
17. Le ta vizitojë vëllain e tij kur ai sëmuret.
18. Le të shoqërohet gruaja e tij me gruan tënde.
19. Prezento bashkë me vëllain musliman në ligjerata dhe në namazin e teravisë.
20. Nëse gabon ndaj tij, le t’i kërkon i pari falje.
Përgatiti: Suad B. Shabani.