Ndodhemi në muajin Rexheb, njërin prej katër muajve të shenjtë. Në Kur’an është folur për këta muaj dhe karakteristikat e tyre. Thotë All-llahu i Madhëruar:
إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللَّـهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّـهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ
“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” [Et-Teube: 36]
Këta muaj janë: dhu-l-ka’de, dhu-l-hixh-xhe, muharr-rrem dhe rexheb. Karakteristikë e përbashkët e tyre është shenjtëria. Janë të shenjtë në kuptim të asaj që në këta muaj ndalohet lufta. Edhe emrat e tyre flasin për këto domethënie apo botëkuptime të shenjtërisë:
- dhu-l-ka’de- pushimi dhe ndalimi nga lufta
- dhu-l-hixh-xhe- muaji i kryerjes së haxhit- adhurimit
- muharr-rrem- muaji i ndaluar
- rexheb – muaji i heqjes së majave të shigjetave, si simbolikë e pushimit nga lufta.
Jeta, paqja dhe rendi si objektiva kryesore të Islamit
Muajt e shenjtë demantojnë akuzat që padrejtësisht i ngarkohen Islamit për kinse dhunë dhe luftë. Janë munduar ta prezantojnë Islamin si diçka të tmerrshme, si vrasës, gjakatar. Në fakt, atë që Islami e ka miratuar si mjet për sigurimin e paqes dhe stabilitetit, e kanë paraqitur si element apo mjet të prishjes së paqes. Nuk ka shtet që nuk ka ushtrinë e tij dhe që nuk ka në agjendë parësore ruajtjen e qytetarëve dhe territorit të tij. Në rastin e shtetit islam, janë munduar ta paraqesin si kërcënuese dhe të rrezikshme. Policin janë munduar ta paraqesin si kriminel. Ne, si qytetarë të rëndomtë, kalojmë ndoshta me dhjetëra herë gjatë ditës pranë policëve, dhe,e dhe pse janë të armatosur, asnjëherë nuk e kemi frikës se do të na vrasin. Përse? Sepse ata janë në shërbim të ruajtjes së sigurisë sonë. Por, nëse në rrugë e shohim një njeri të armatosur, atëherë frikësohemi, e ndryshojmë rrugën dhe nuk duam të kalojmë pranë tij. që të dy janë të armatosur, por i pari na ruan, ndërsa i dyti na kërcënon. Jomyslimanët janë munduar që sistemin islam të sigurisë ta ngjyrosin me nuanca krimi.
Islami nuk ka ardhur për të shuar jetë, por për të ruajtur ato. Aprovimin e luftës e ka bërë mjet për të ruajtur stabilitetin politik, ekonomik dhe shoqëror, për të ndihmuar të shtypurit, për të përçuar mesazhin e All-llahut tek njerëzit. Fakt dhe argument për këtë është se: ndalohet mbytja e atyre që nuk janë luftëtarë, duke përfshirë këtu gruan, fëmijët, pleqtë, priftërinjtë; ndalohet shkatërrimi i pronave; ndalohet masakrimi; urdhërohet mirësjellja me robërit e luftës, e rregulla tjera që Lajmëtari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] na i ka mësuar. Po kështu, si fakt tjetër shumë bindës, është edhe urdhri kur’anor që të pranohet marrëveshja për paqe kurdo që ofrohet sinqerisht nga pala tjetër.
وَإِن جَنَحُوا لِلسَّلْمِ فَاجْنَحْ لَهَا
“Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo…” [El-Enfalë: 61]
Po kështu edhe kodet penale janë vënë për ta ruajtur jetën. Madje, All-llahu i Madhëruar i ka quajtur jetë.
وَلَكُمْ فِي الْقِصَاصِ حَيَاةٌ يَا أُولِي الْأَلْبَابِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
“Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë, në mënyrë që ju të përmbaheni!” [El-Bekare: 179]
Islami nuk ka ardhur për të prishur paqen, por për ta kthyer atë. Për këtë shkak, All-llahu ka kërcënuar ata që prishin rendin dhe qetësinë.
وَلَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ بَعْدَ إِصْلَاحِهَا
“Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli…” [El-A’rafë: 56]
Islami nuk ka ardhur për të shtypur njerëzit, por për t’i ndihmuar të shtypurit. I Dërguari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
كيفَ يقدِّسُ اللَّهُ أمَّةً لا يؤخَذُ لضَعيفِهِم من شديدِهِم
“Si do ta shenjtërojë (pastrojë) All-llahu një popull, në të cilin nuk ndihmohet i dobëti (shtypuri) ndaj të fortit (padrejtit)?!” [Hadithin e transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani thotë se është hasen.]
Islami nuk ka ardhur për të çuar njerëzit në ferr, por për t’i shpëtuar ata.
وَاللَّـهُ يَدْعُو إِلَىٰ دَارِ السَّلَامِ
“Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhennet)…” [Junus: 25]
Lufta që promovon Islami në muajt e shenjtë
Në muajt e shenjtë promovohet një lloj lufte, e cila është përherë në fokus të Islamit. Është lufta kundër nefsit, kundër të keqes, kundër smirës. Është lufta kundër nënshtrimi ndaj nefsit. Pushtetin e nefsit ndaj njeriut All-llahu e quan dhunë.
فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ
“… Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” [Et-Teube: 36]
Në një ajet tjetër kur’anor ka thënë:
إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ
“…Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” [Llukman: 13]
Pra, të bësh mëkate është padrejtësi ndaj vetes, është poshtërim i vetvetes, është sikur ta hedhësh veten në greminë me duart tuaja. Andaj, në këtë muaj, të mësojmë se mëkatet janë gjëra që duhet të ikim prej tyre.
Islami kundër sëmundjes së rruan shoqërinë
Si imazh konkret i luftës kundër nefsit është luftimi i urrejtjes dhe përçarjes ndërmjet njerëzve. Kjo dukuri nga Lajmëtari i All-llahut [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] është quajtur rrojëse e fesë.
“أَلَا أَدُلُّكُم على أَفْضَلَ من درجةِ الصلاةِ والصيامِ والصدقةِ ؟ قالوا : بلى يا رسولَ اللهِ . قال : إصلاحُ ذاتِ البَيْنِ فإنَّ فسادَ ذاتِ البَيْنِ هي الحالِقَةُ . لا أقولُ : إنها تَحْلِقُ الشَّعْرَ ولكن تَحْلِقُ الدِّينَ”
“A t’iu rrëfej për diçka që ka vlerë më shumë se namazi, agjërimi dhe lëmosha (vullnetare)!
Thanë: Po, o i Dërguari i All-llahut!
Tha: Pajtimi ndërmjet jush për shkak se prishja ndërmjet jush është rrojëse, nuk po them se ua ruan flokët por ua rruan fenë.” [Albani në Gajetu-l-Meram e vlerëson autentik.]