Falënderimi i takon All-llahut. Atë e
falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon
All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një
frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!”
(Ali Imran:
102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një
veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e
gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin,
se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.”
(En-Nisa:1)
“O ju
besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju
mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton
All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.”

(El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut,
kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve
sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në
zjarr…

 

Mendjelehtët

Falenderimi i takon Allahut, që nga mëshira e vet dërgoi pejgamberë dhe shpalljen, për të na mësuar neve fenë, dhe se si të jemi të sjellshëm, të mençur dhe asnjëherë të mos jemi mendjelehtë. Me radhë në suren Araf, Allahu i Lartmadhërishëm, duke na rrëfyer në vazhdim për shembullin e Musait alejhis-selam, thotë:

155. Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën e takimit me Ne. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), tha: “Zoti im! sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk neve për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).

Pra pas krejt çka ndodhi Musa alejhis-selam morri për në takim shtatëdhjet veta nga populli i vet. Dhe kur për një moment ata banën një gabim ato i kapi e dridhmja. Kjo qe si një paralajmërim për ta. Kurse Musa alejhis-selam bëri dua duke kërkuar falje gabimesh nga Allahu dhe mëshirë. Në këtë ajet Allahu neve na tregon një pyetje të cilën e bëri Musa, alejhis-selam, para duasë së tij e ajo ishte: a po na shkatërron neve për ate që bënë mendjelehtët tonë (sefih sh. sufeha, ata që janë të marrë, budallët, të papërgjegjshmit)?

Kjo dhe është një pyetje të cilën muslimanët e bëjnë kur e dijnë se për çfarë gabimi është duke ju ardh atyre dënimi; për ndonjë punë apo fjalë të papërgjegjshmëve? Kjo është një pyetje me të cilën kërkohet të dihet hikmeti, urtësia e kësaj. E urtësia është në ate se Allahu askujt nuk i ban zullum, kurse muslimanët nuk duhet me i lanë të papërgjegjshmit të bëjnë punë ose të thuajnë fjalë për të cilat krejt muslimanët mandej hjekin. Kjo sepse Allahu neve na mëson në një ajet tjetër në suren Nisa:

“Mendjelehtëve mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.”

Pra Allahu na ndalon neve që të japim përgjegjësinë e mallit mendjelehtëve e ku mbetet që atyre tu jipet ndonjë funkcion post apo udhëheqje me çështjet e muslimanëve. Ne si muslimanë ata që veç më janë treguar se janë mendjelehtë, se nuk dijnë të kryejnë punë, të mbajnë përgjegjësi, ti matin fjalët, nuk duhet ti hupim krejt, e as ti fshefim, por ato duhet me i mbajtë, me i ushqyer, por asnjëherë me i lanë që të thuan fjalë apo të bëjnë punë për krejt muslimanët, sepse azabi ju vjen mandje krejtve. Kjo është hikmeti i kësaj, kjo është urtësia. Allahu e din më së miri, e ne prej fjalëve të Tij jemi të urdhëruar që mësim dhe këshillë të marrim.

Ramadan Ramadani

pjesë nga hutbeja e mbajtur në xhaminë “Isa beg”-Shkup, më 04-06-2004.

Ramadan RAMADANI,
11.6.2004