Mëkatet gjatë verës
Të nderuar vëllezër musliman!
Jemi në fillimin e pushimeve verore, përjetojmë temperatura të larta, jemi në pushimet verore dhe në vend se ti shfrytëzojmë këto pushime dhe kohëra për tiu afruar më shumë All-llahut, ne me disa veprime që i bëjmë gjatë këtyre ditëve, më tepër largohemi nga All-llahu.
Ne, duke tentuar të freskohemi në këtë kohë me temperaturë të madhe, e fitojmë denimin e All-llahut me zjar të xhehenemit, që është shumë më i madh se sa kjo temperaturë.
Ne, në vend se ta shfrytëzojmë këtë kohë të lirë të pushimeve, për projekte më të mëdhaja dhe më të gjalla, ne e humbim kohën kot në vepra të padobishme, ose në vepra që sjellin fatkeqësi për mbarë popullin tonë.
Ne, e kemi obligim të flasim dhe ti shpalosim këto anomali, me qëllim të shërimit të tyre, nëse dëshirojmë të shpëtojmë të gjith ne nga denimi i All-llahut, i cili i kaplon që të gjith, edhe ata që i zbatojnë mësimet dhe këshillat e Zotit edhe ata që bëjnë mëkate, nëse këta të parët nuk urdhërojnë në të mirë dhe nuk ndalojnë nga e keqeje.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësaur dhe na ka thënë:
“Pasha Ate, në Dorë të të Cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni në të mirë ose do të ndaloni nga e keqeje ose së shpejti do t’ju kaplojë denimi i All-llahut, e pastaj do të luteni, mirëpo lutja e juaj nuk do të pranohet”. (Hasen, Tirmidhiu).
Andaj, ne të gjith, e kemi obligim që dukuritë negative që përhapen në shoqëri ti parandalojmë, se përndryshe të gjith ne do të fundosemi në detin e mosbesimit, imoralitetit, dekadencës, paarsimimit, dembelisë dhe përtacisë.
Prej dukurive që paraqiten gjatë pushimeve verore janë këto:
1- LAKURIQËSIA
Me arsyetim se është nxehtë, se duhet të freskohemi, të shumta janë ato muslimane që çveshen dhe dalin lakuriq.
Islami i ka mësuar muslimanët që mos të dalin lakuriq, sepse lakuriqësia është shenjë e primitivizmit, kurse mbulesa është shenjë e përparimit.
Pastaj lakuriqësia është shkas i dobësisë së nderit dhe moralit në mesin e të rinjve dhe të rejave dhe shkak që sjell prostitucionin në mesin tonë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Dy kategori njerëzish prej banorëve të xhehenemit nuk i kam parë: njerëz që në duar e tyre kanë shkopinjë si bishtat e lopës, me të cilat i rrahin njerëzit dhe gratë e veshura, mirëpo të çveshura, që lëkunden dhe dridhen, i kanë kokat sikur shpinda e devesë, ata nuk hynë në xhennet, as që do të nuhasin aromën e xhennetit, edhe pse aroma e xhennetit ndihet nga një largësi shumë e madhe”. (Muslimi).
2- PËRZIERJA E BURRAVE DHE GRAVE
Kjo dukuri fatkeqësisht në shumë mese muslimane ësht ëbërë dukuri normale, saqë edhe nëpër pllazha të ndryshme, rrinë bash burra dhe gra, duke iu çbeshur njëri tjetrit. Duke e shpalosur turpin e vet secili para tjetrit.
Imam Aliu, radijall-llahu anhu, ka thënë:
“A nuk keni turp ose xhelozi. Kam dëgjuar se gratë tuaja dalin në tregje dhe shtyhen me burrat kafira”. (Zevaid Musned, 1/ 133).
3- SHIKIMI PA KONTROLLË
Pasiqë gratë çveshen, burrave, në mungesë të besimit të fortë dhe zbatimit të mësimeve Kur’anore, nuk u mbetet asgjë përveç se të hapin sytë dhe të shikojnë atë që u del para, ose edhe të hulumotjnë që të shohin gjëra sa më joshëse dhe tërhjekëse.
All-llahu, subhanehu ve teala, na mëson dhe na thotë:
“Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë. Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata”. (En- Nur: 29- 30).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë Aliut, radijall-llahu anhu:
“Ali, mos përcjell shikimin me shikim, sepse e para është për ty, kurs e dyta kundër teje”. (hasen, Ahmedi dhe të tjerët).
Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, thotë: “Momentet (e shikimit) janë prijësit dhe të dërguarit e epshit, nëse i ruan ato e ruan edhe organin, sepse ai që shikon pa kontrollë, shikimi i tij e shpien në shkatërrim”. (Xhevabul-Kafi, fq. 106).
4- MËKATET QË PARAQITEN NËPËR DASMA DHE AHENGJE.
– Konsumim i alkoolit:
Fatkeqësisht, të rralla janë ato dasma në mesin e muslimanëve të vendeve tona, ku nuk përdoret alkooli. Dikund e fusin në mënyrë ilegale e dikund në mënyrë legale. Edhe pse futja në mënyrë legale dita ditës po bëhet më i zëshëm.
Kurse All-llahu, subhanehu ve teala, na ka treguar në Kur’an se alkolli sjell probleme në shoqërinë muslimane:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?”. (el-Maide: 90- 91).
Andaj shumë herë në dasmat tona nga ndikimi i alkoolit vjen edhe rrahja ose vrasja, Zoti na ruajtë.
– Harxhimi i tepruar:
Dasmat e sodit nuk bahen për gëzimin e familjes por për inatin e rrethit dhe fqinjëve. Andaj në rrethet tona bëhen dasma që kushtojnë me mijëra euro, që padyshim është tejkalim i çdo mestares dhe normales në harxhim.
E nëse po të njejtive u kërkon ndonjë ndihmë për shkollimin e ndonjë studenti, ose ndërtimin e ndonjë xhamie, ose organizmin e ndonjë kampingu, ose përgaditjen e ndonjë tribune, i gjen se nuk janë të gatshëm të japin as një përqind të asaj që kanë harxhuar në dasma dhe ahengje të tilla.
All-llahu, subhanehu ve teala, na mëson që mos të harxhojmë pa masë, por të jemi mesatar duke i përshkruar robërit e tij se janë:
” Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur”. (El-Furkan: 67).
Sufjani ka thënë: “Çdo gjë që harxhohet në vepra që nuk janë adhurime, ajo është harxhim i tepruar, edhe në qoftëse është pak”.
– Muzika, prania e këngëtarëve dhe këngëtareve dhe vallzimi burra e gra:
Ky mëkat, fatkeqësisht, është bërë fenomen i pandarë nga dasmat tona.
All-llahu, subhanehu ve teala, i drejtohet shejtanit duke i thënë:
“Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim”. (El- Isra: 64).
Dijetarët kanë thënë se kjo është muzika.
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Do të ketë në ummetin tim njerëz që e konsiderojnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore”. (Buhariu).
– Mosthirrja e të varfurve nëpër dasma dhe gosti:
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Sa ushqim i keq është ushqimi i dasmave ku thirren të pasurit dhe injorohen të varfurit, kurse ai që nuk i përgjigjet thirrjes ai ka bërë mëkat ndaj All-llahut dhe Pejgamberit”. (Muslimi).
– Fotografimi nëpër dasma sidomos në mesin e grave:
Kjo pa dyshim se sjell shumë probleme në mesin e muslimanëve, sepse ato mund të kapen në situata të palakmueshme, e të bëhen objekt i ngacmimit të epshit ose talljes.
E kjo mund të shkatojë probleme shumë të mëdha në familjet e muslimanëve, siç është xhelozia, rrahja, ndarja, akuzimi për jonderë, etj.
5- SHKUARJA NË PLAZHË
Dita ditës shkuarja në pushimet verore, shkuarja në plazhë është duke u bërë pjesë normale në planfikimet tona. Kjo nuk ka qenë e njohur në mesin e muslimanëve tanë, mirëpo ja, fatkeqësisht, nga ndikimi i kulturës së perendimit dhe imitimit tonë të verbër, kemi ardhur edhe ne në atë gradë që të pasojmë zakonet dhe adetet e jomuslimanëve.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar që mos të shpalosim trupin dhe nderin tonë, duke thënë:
“Mos të shikon burri pjesët e turpshme (avretin) të burrit, e as gruaja pjesët e turpshme të gruas. Mos të flejë burri me burrin nën një mbulesë e as gruaja me gruan nën një mbulesë”. (Muslimi).
6- UDHËTIMI NË VENDE TË NDRYSHME PËR TË BËRË IMORALITET
All-llahu, subhanehu ve teala, na ka thënë:
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe”. (El-Isra: 32).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë:
“Kush më garanton atë që ka mes nofullave dhe atë që ka mes këmbëve i garantoj xhennetin”. (Buhariu).
7- MOSKUJDESI PËR NAMAZIN, E SIDOMOS PËR NAMAZIN E SABAHUT
Nga shkaku i ndejave të gjata gjatë natës, nga shkaku i habisë në argëtime na kalojnë namazet dhe i harojmë ato.
Andaj, All-llahu, subhanehu ve teala, na kërcënohet duke na thënë:
“Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm”. (El-Maun: 4- 5).
Ibn Kethiri, rahimehull-llah, thotë: “Ose duke e vonuar nga koha e parë, ashtuqë përherë ose zakonisht e vonojnë nga koha e vet, ose nuk e kryejnë si duhet, me kushtet dhe ruknet e urdhëruara, ose nuk kanë përulje dhe koncentrim”.
Andaj nëse vonimi i namazit e ka këtë kërcënim, çka të themi për ate që e lenë krejtësisht namazin?!
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Mos i bën All-llahut ortak, edhe nëse coptohesh ose digjesh, mos e len namazin obligativ, sepse ai që e le namazin me qëllim ka humbur garancën e Zotit, mos konsumo alkool, sepse është çelësi i çdo të keqeje..”. (Sahih, ibn Maxheja).
Normalisht se në mesin e namazeve më i rëndi është namazi i sabahut, andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Nuk ka namaz më të rëndë për munafikat se namazi i sabahut dhe jacisë. Po ta dinin se çka në to, do të vini edhe zvarras. Dëshirova që të urdhëroj muezinin të thërret ikametin, pastaj të urdhëroj dikend t’i fal njerëzit, e të marr një flakë e tua djegi (shtëpitë) atyreve që nuk kanë dalë akoma”. (Buhariu).
8- UDHËTIMI I GRUAS PA MAHREM
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Nuk i lejohet gruas që beson në All-llahun dhe Pejgamberin të udhëtojë hapësirë një ditë e një natë, pa mahrem”. (Buhariu dhe Muslimi).
9- DHËNIA PASQYRË TË KEQE PËR MUSLIMANËT
Kur ne nuk i respektojmë rregullat e mëdha të fesë sonë të pastër, atëherë ua mbushim mendjen të tjerëve se edhe kjo fe nuk është aq e vërtetë dhe e mirë, sepse po të ishte feja e mirë, do të ishin edhe muslimanët e mirë.
Edhe në këtë mënyrë, në vend se ti afrojmë mosbesimtarët në fenë tonë, ne i largojmë ata, andaj All-llahu, subhanehu ve teala, na ka mësuar që të lutemi, duke thënë:
“Zoti ynë, mos na bën sprovë për ata që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti”. (El-Mumtehine: 5).
10- HUMBJA E KOHËS
Humbja e kohës bëhet në shumë mënyra. Sot janë krijuar institucione të tëra për tua harxhuar kohën njerëzve në gjëra të kota.
Koha harxhohet kot duke:
– lexuar revista dhe libra që stimulojnë imoralitetin;
– shikuar filma dhe telenovela të dëmshme;
– dhënia e flaktë pas ndeshjeve të ndryshme sprotive e sidomos pas ndeshjeve të futbollit;
– kalimi i orëve të tëra në internet; etj.
Koha është ymri i jetës dhe mejdani i ekzistimit të njeriut.
Koha është nga ari, madje edhe më i shtrenjtë se ari.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”. (Sureja El-Asr).
Ibn Kajimi, rahimehull-llah, thotë:
“Koha e njeriut, në realitet, është ymri i tij. Është lënda e jetës së tij të përhershme në dhuntitë e pafundshme. Është edhe lënda e jetës së tij të vështirë në denimin e dhembshëm. Kalon shpejtë si retë. Ajo që kohë që është për All-llahun dhe me All-llahun është jetesa dhe ymri i tij, kurse format tjera nuk llogariten pjesë e jetës së tij, edhe nëse jeton në atë kohë sikur kafshët. Nëse e kalon kohën në neglizhencë, pagjumësi dhe shpresa të kota, nëse koha më e mirë që e kalon është gjumi dhe dembelia, atëherë për te është më mirë të vdes se të jetojë”. (Xhevabul-Kafi, fq. 184).
11- DISA ALTERNATIVA
a- Udhëto për të kërkuar dije dhe për ti shoqëruar dijetarët.
b- Mer pjesë në kurse fetare dhe kapmingje.
c- Mer pjesë në kurse të aftësimit në gjuhë, zanate, informatikë, e të ndryshme.
d- vizitën e vendeve Islame.
Normalisht se këto janë vetëm disa sinjale, edhe pse veprat që mund të bëhen gjatë këtyre pushimeve verore janë shumë ma shumë se kjo që kemi paraqitur në këtë hutbe.
E lusim All-llahun ta ruan rininë tonë, të ruan nderin tonë, të na e shtojë dijen në fe dhe veprat e mira dhe të na mbrojë nga sprovat që i dim dhe që nuk i dimë.
Bekir Halimi,
9.7.2004