Mëkatet dhe sëmundjet (me rastin e ditës botërore të Aidsit)
Të nderuar besimtar para disa ditëve ishte dita botërore e hiv virusit ose sëmundjes së re e cila quhet sëmundja e Aidsit.
Duke pasur parasysh jehonën e madhe që kishte kjo ditë në mediat lokale dhe ato botërore, na imponohet që të flasim për këtë temë dhe të shohim qëndrimin islam mbi këtë dukuri, e cila dita ditës po preokupon shumë seriozisht vëmendjen botërore.
Na imponohet të flasim për këtë temë për të parë njëkohësisht edhe vlerat e mëdha që ka në vehte Islami, e automatikisht edhe në si musliman.
Duke jetuar në zhurmën e këtyre lajmeve dhe ndodhive na bëhen edhe ma të qarta paralajmërimet pejgamberike dhe vlera e mësimeve Kur’anore, të cilat na mësojnë që të qëndrojmë shumë larg imoralitetit, i cili është baza e këtyre sëmundjeve.
Të këqijat na vijnë si rezultat i veprave tona
Në fillim duhet ditur se çdo e keqe që na kaplon, qoftë sëmundje, varfëri, fatkeqësi, telashe, vuajtje është rezultat i veprave tona.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).
“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (Er-Rum: 41).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
“O ju mahaxher! Kur të sprovoheni me pes gjëra, kurse unë kërkoj strehim te All-llahu që mos ti takoni:
– Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre;
– Nëse vjedhin në matje dhe peshojë, u vjen thatësia dhe varfëria, e padrejtësia e sulltanit;
– Nëse nuk japin zekatin, u ndalet shiu nga qielli, e po mos të ishin kafshët nuk do të binte shi;
– Nëse tradhtojnë marëveshjen e All-llahut dhe Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], All-llahu ua lëshon një armik të huaj e ua marin një pjesë që kanë në dorë;
– Nëse prijësit e tyre nuk gjykojnë me librin e All-llahut dhe zgjedhin nga ajo që ka shpallur All-llahu, All-llahu vështirësinë e ka bërë në mesin e tyre”. (Hadithi është hasen, shiko “Zinxhirin e haditheve të vërteta”, nr. 106).
Çka është kjo sëmundje?
Aidsi është sëmundje e rezikshme, i cili shkakton paaftësinë e sistemit të imunitetit në trup të luftojë kundër shumë sëmundjeve, e zakonisht kjo sëmundje shkakton vdekjen.
Andaj Aidsi është shkurtesë e: “Acquired Immun Deficiency Syndrome”, që në përkthim do të thotë “sindromi i fituar i mungesës së imunitetit”.
SHKAQET E SËMUNDJES
Edhe pse disa studiues i hulutmojnë disa raste të kësaj sëmundjeje që nga viti 1959, mirëpo zbulimi i rastit të parë ishte nga hulumtuesit françez në vitin 1983 dhe të hulumtuesive amerikan në vitin 1984.
Ky virus përbëhet prej dy viruseve, i pari i zbulua në vitin 1985 dhe quhet HIV virusi, kurse virusin e dytë e quajtën HIV 2. Ky virus në esencë sulmon limfocidet, të cilat e ndihmojnë imunitetin e njeriut. Ky virus përhapet në këto qeliza dhe rrënon detyrën e rëndomtë të imunitetit.
Andaj njeriu që është infektuar me këtë virus u eksponohet bakterieve të ndryshme, me të cilat nuk infektohet njeriu i thjeshtë, ose që natyrisht nuk sëmurin.
VEÇORITË E VIRUSIT “AIDS”
1- Është shumë i dobët
2- Nuk reziston thatësirën
3- Nuk duron temperaturën e lartë.
4- Nëse infektohet me te nuk shërohet prej tij derisa të hyjë në var.
5- Nuk qëndron në një formë të caktuar, por zhvillohet shumë shpejt, andaj akoma shkenctarët nuk kanë gjetur ilaçin.
6- Nëse infektohet njeriu me këtë virus, fshehet shpejt brenda disa qelizave, edhe kjo është etapa e evoluimit, pastaj fillon ta shkatërron këtë qelizë dal ngadala, derisa të arrijë njeriu deri në fazën që nuk reziston bakteriet ose qelizat e dëmshme, sikur qelizat e kancerit. Kështu krijohet ajo që njihet sëmundja e fitimit të mangësisë së imunitetit.
7- Etapa nga hyrja e virusit në trupin e njeriut e deri në shfaqjen dhe manifestimin e dalluar të kësaj sëmundje dallon nga një njeri në tjetrin. Tek fëmjët për dy vjet, kurse te të moshërriturit nga 7 deri në dhjet vjet. Kjo etapë shkurtohet nëse i ndodhin edhe sëmundje tjera ose nga shkaku i ushqimit të dobët. Andaj në afrika etapa mesatare është pesë vjet, për shkak ushqimit të dobët dhe për shkak të malaries, kurse etapa mestare në shtetet e zhvilluara për shkak të ushqimit të mirë është dhjetë vjet.
8- Këtë njeri e kaplon sëmundje e lukthit që nga momenti kur hyn ky virus në trupin e tij.
9- Ky virus vdes menjëher nëse i eksponohet diellit, ajrit ose lëndëve të dezinfektimit, mirëpo nëse mbetet në gjak ose në mbeturinat nga jashtëqitja, mund të mbeten ma gjatë, e nëse qëndron në gjëra të akullta, siç është psh sperma e konzervuar me akull, aty mund të jeton deri në dhjetë vjet.
10- Tregohet një rast ku një fëmijë është infektuar me këtë virus nga nëna e vet, mirëpo pas tre viteve humbet ky virus nga gjaku i tij, dhe ky rast i ka befasuar dhe habitur mjekët, si është e mundur të eliminohet ky virus.
SI PËRHAPET KY VIRUS
Ky virus përhapet në tre mënyra kryesore:
1- Me marëdhënie intime. Kjo mënyrë shkakton zakonisht infektimin e 90 % të rasteve.
2- Gjat transfuzionit të gjakut ose duke përdorur zhiletë ose gjëlpëra të përllomura me gjak të dikujt që është i infektuar. Në këtë kontekst përdorimi i gjëlpërave për drogë është mjeti më i rezikshëm për përhapjen e këtij virusi.
3- Bartja e këtij virusit nga nëna te foshnja gjat shtatëzanisë ose gjat lindjes, kjo mënyrë paraqet 30 % të rasteve, edhe pse ka mundësi që nëna e infektuar të lindë fëmijë të painfektuar.
Ky virus nuk përhapet nëpërmjet gotave, lugëve, përshëndetjes për dore, insekteve, etj.
SI TË MBROHEMI NGA AIDSI
– Prej mjeteve më të rëndësishme të mbrojtjes nga kjo sëmundje vrasëse është devotshmëria dhe frika nga Zoti, ndalja në kufinjtë që i ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] dhe ruajtja e nderit nga rënia në marëdhënie intime të ndaluara.
– Kujdesi gjat transfuzionit.
– Mosparticipimi i tjerëve në përdorimin e zhiletave, brushave të dhëmbëve, gjilpërave, etj.
Pak statistikë
1- Rajoni i jugut të shkretëtirës së afrikës
Është shfaqur kjo sëmundje atje në fudnin e viteve të shtatëdhjeta dhe në fillimin e të tetëdhjetave.
Numri i të infektuarve me këtë virus ka aritur deri në 2.3 milion të infektuar.
Kurse tash janë infektuar deri në 3.8 milion njerëz.
Madje gjysma e rinisë deri në moshën 15 vjeçare në afrikën jugore dhe Zimbabve do të vdesin nga Aidsi.
Prej rezultateve të përhapjes së kësaj sëmundje në afrikën e mesme ishte mbyllja e shumë shkollave, sepse mësuesit e këtyre shkollave vdiqën nga kjo sëmundje.
2- Lindja e mesme
Ky virus në lindjen e mesme është paraqitur në fundin e të tetëdhjetave.
Numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur 680 mijë njerëz deri në fund të vitit 2001. një e treta e të infektuarve janë femra.
Numri i të infektuarve rishtaz është 80 mijë njerëz.
3- Azija lindore dhe juglindore
Kjo sëmundje është shfaqur në këtë rajon në fund të tetëdhjetave. Kurse numri i të sëmurve ka arritur deri në 5.8 milion të infektuar. Të infektuarit rishtaz kanë arritur deri në 780 mijë njerëz.
4- Azija lindore dhe oqeani i qetë
Në këto vende kjo sëmundje ka arritur në fundit e viteve të tetëdhjeta, kurse numri i të sëmurve ka arritur deri në 640 mijë të infektuar, kurse të infektuarit rishtaz kanë arritur deri në 130 mijë.
5- Amerika latine
Filloi përhapja e kësaj sëmundje në Amerikën latinë në fundin e të shtatdhjetave dhe në fillimin e të tetëdhjetave.
Numri i të infektuarve me këtë sëmundje në këtë rajon është 1.4 milion njerëz. Kurse të infektuarit rishtaz arrin deri në 150 mijë.
6- Europa lindore dhe Azia e mesme
Kjo sëmundje në europën lindore ka depërtuar në fillimin e viteve të nëntëdhjeta. Numri i të infektuarve ka arritur deri në 700 mijë njerëz, kurse të infektuarit rishtaz arrinë deri në 250 mijë.
7- Europa perendimore
në këtë vend kjo sëmundje ka depërtuar në fundin e viteve shtatëdhjeta dhe në fillimin e të tetëdhjetave. Numri i të infektuarve me këtë sëmundje arrin deri në 540 mijë, kurse të infektuarit rrishtaz janë më shumë se 30 mijë.
8- Amerika veriore
Ka depërtuar në fund të viteve shtatëdhjet dhe në fillimin e të tetëdhjetave. Numri i të infektuarve ka arritur deri në 920 mijë, kurse të infektuarit rrishtaz janë 54 mijë.
ZGJIDHJA ISLAME
Zgjidhja e problemit të sëmundjeve gjinore nuk mund të ndodh ndryshe përveç se duke iu përmbajtur mësimeve të fesë islame. Sipas mësimeve islame zinaja është e ndaluar, prostitucioni i fshehur dhe ai publik është i ndaluar. Denimet fetare për ata që bajën zina, ose hemoseksualizëm, ose të degjeneruarve në sferën seksuale, janë vendimtarë në këtë drejtim. Ndalimi i alkoolit dhe pijeve narkotike, ndalimi i shitjes dhe prodhimit të tyre poashtu. Zbatimi i vendimeve fetare për kriminelët, stimulimi për përhapje të vetëdijes fetare dhe shëndetsore, thellimi i besimit në zemrat e njerëzve, hartimi i programeve për luftë kundër përhapjes së imoralitetit në media dhe në shoqëri.
Të stimulojmë gruan të luan rolin e saj në shoqëri, e ajo është edukimi i fëmijëve dhe kujdesi për rendin dhe disiplinën në shtëpi, duke i ofruar jetë fisnike si nënë, motër, vajzë dhe grua.
Luftimi i të gjitha shkaqeve dhe mjeteve që ndihmojne imoralitetin dhe përhapin nihilizmin është e vetmeja garancë për tu ruajtur nga këto gjëra.
Preventiva është më e mirë se shërimi.
Këtë e kanë konfirmuar edhe mjekët jomusliman.
Dr. King në librin e tij “Sëmndja sifilis” thotë:
“Shpresat që kemi pasur në mjetet tona moderne medicinale për të çrrënjosur ose së paku për të pakësuar sëmundjet gjinore kanë humbur. Shkaqet e përhapjes së këtyre sëmundjeve qëndrojnë në gjendjen shoqërore dhe ndryshimin e sjelljeve të njeriut. Është përhapur nihilizmi aq shumë në shoqëritë perendimore”.
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke sqaruar burimin e këtyre sëmundjeve duke thënë:
“Nëse përhapet imoraliteti në një popull e të bëhet publikisht, në mesin e tyre përhapen murtaja dhe sëmundjet që nuk kanë qenë në popujt që kanë kaluar para tyre; “. (Hasen, Ibn Maxheja).
Kurse imam Maliku në Muvetan ë tij tregon edhe një hadith për të cilin Shejh Albani thotë se është i dobët edhe si meukuf:
“Çdo herë që përhapet zinaja në një popull, në atë popull shtohet vdekja”.
Në fund një porosi për muslimanët.
O musliman kapuni për fenë tuaj, sepse vetëm kjo është litar i shpëtimit në dynja dhe ahiret. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
” kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur’anin). Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t’i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë….”. (Et-Talak: 10- 11).
Përgaditi: Bekir Halimi
Bekir Halimi,
5.12.2003