“O njerëz! Me të vërtetë, ju ka ardhë dokumenti (Muhammedi) nga Zoti juaj, dhe ua kemi zbritur një Dritë (Kur’anin) të dukshme.”
(En Nisa: 174).
1. يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمْ بُرْهَانٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكُمْ نُورًا مُبِينًا.
2. يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ.
“O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.”
(Junus: 57).
3. قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمُ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكُمْ ۖ فَمَنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَا أَنَا عَلَيْكُمْ بِوَكِيلٍ.
Thuaj: “O njerëz, ju erdhi juve e Vërteta nga Zoti juaj.
Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobi të vet, e kush është humbur, ka humbur në dëm të vet.
E, unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”.
(Junus: 108).
Në këto tre ajete Kur’anore Allahu përmend disa cilësi madhështore të Kur’anit Famëlartë.
Ato janë:
1. Kur’ani është argument (dokument) i qartë.
2. Kur’ani është dritë.
3. Kur’ani është këshillë për besimtarët.
4. Kur’ani është ilaç për zemrat e besimtarëve.
5. Kur’ani është udhëzues për besimtarët.
6. Kur’ani është libër i vërtetë.
7. Kur’ani është mëshirë për besimtarët.
Andaj, ku janë zemrat e besimtarëve dhe besimtareve në lidhje me librin e Zotit të tyre, Kur’anin Famëlartë!
Shejh Isam Ibn Salih ibn Muhamed el Uvejid, Allahu e ruajtë.
Profesor në fakultetin e Imam Muhamed Ibn Su’ud el Islamije në Rijad.
Nga arabishtja: Suad Shabani