Me moral të mirë ngritemi lart
Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thënë:
“Jam dërguar që të plotësoj virtytet (e mira) morale”. (sahih, shiko: “sahihul-Xhami” nr. 2349 dhe “Vargun e haditheve të vërteta”, nr. 45).
Munaviu, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë:
“Jam dërguar për të plotësuar virtytet morale, pasiqë ato ishin të mangëta dhe ti bashkoj ato pasiqë ishin të shpërndara. (“Fejdul-Kadir”, 2/710).
Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë, kurse më i miri nga ju është ai që është më i mirë në sjellje me gratë e tija”. (Sahih, “sahihu suneni tirmidhi”, nr. 1162).
Mubarekfuriu, duke e komentuar këtë hadith në librin e tij ku ka komentuar të gjith sunenin e Tirmidhiut, thotë:
“Besimi i plotë detyrimisht shkakton moralin e mirë dhe bamirësinë ndaj mbarë njerëzve. Kurse mirësia e njerëzve del nga mirësia e tyre ndaj grave të veta, sepse ato kanë nevojë për mëshirë, pasiqë janë të dobta. (shiko: “Tuhfetul-Ahvedhi”, 4/25).
Gabon shumë ai që bën ndarjen mes adhurimeve në Islam dhe sjelljes, sepse Kur’ani dhe Suneti vazhdimisht i përmendin së bashku.
Nga hadithi i sipërpërmendur e shohim se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mundohet të plotëson virtytet morale, pasiqë qëllimi i dërgesës së tij ka qenë pastrimi i shpirtit dhe arritja në grada të larta të përparimit dhe zhvillimit, që ti lejojë ta adhuron All-llahun si duhet.
Mirëpo vazhdimisht gjejmë devijime të mëdha nga kjo shpallje përfundimtare. Edhe pse kanë kaluar katërmbëdhjetë shekujsh, kanë ndodhur deformimesh dhe devijimesh të llojllojshme dhe të ndryshme nga qëllimi origjinal, për plotësimin etë cilit ka ardhur Islami, e ajo është ngulitja e principit të moralit të mirë mes njerëzve.
Sot, fatkeqësisht, shumë njerëz, qëllim të vetin e kanë etëm adhurimin, duke mos i dhënë rëndësi edhe arritjes së fryteve të adhurimit, e ajo është pastrimi i shpirtit.
Rëndësia e moralit të mirë
Ai që analizon ajetet Kur’anore do të vëren se pastrimi i shpirtit ka përparësi para mësimit të shkencave fetare. Analizo ajetin Kur’anor:
“(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit”. (El-Bekare: 151).
“Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur”. (Ali Imran: 164).
“Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme”. (El-Xhumua: 2).
Nga këto ajete shohim se kur flet All-llahu, subhanehu ve teala, mbi dërgimin e pejgamberit përfundimtar, Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si ia ka caktuar detyrën, e ajo është pastrimi i shpirtit, e pastaj mësimi i Kur’anit dhe Sunnetit.
Pastrimi i shpirtit fillon dhe përfundon me tevhidin. Këtu hyn edhe pastrimi i shpirtit nga sëmundjet dhe arritja e plotësisë, largimi nga haramet dhe zbatimi i adhurimeve. Kurse pastrimi i ummetit ndodh duke e aplikuar sherijatin në jetë.
Pastrimi i shpirtit (tezkije) është diç më shumë se dija, sepse dija ti jep rregullat dhe sqarimet për çdo gjë, kurse tezkija (pastrimi i shpirtit) është aplikim i kësaj dije në shpirtin e njeriut, sëmundjet, synimet, njohja e rrugës dhe mënyrës së shërimit, njohja e plotësisë dhe si të kalojmë në te, mjetet në këtë drejtim dhe vizion i veçantë për secilin njeri që i ndihmon për ta kaluar nga një gjendje në tjetrëen. Këtu ka hise edhe përvoja, edhe pse dhurata e All-llahut është bazë në këtë drejtim:
“e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, “. (El-Bekare: 269). (shiko: “El-Esasu fit-Tefsir”, Seid Hava, 1/322-323).
Islami adhurimet e ndryshme që i ka përcaktuar nuk i ka bërë vetëm rituale të çveshura nga çdo domethënie dhe përmbajtje, por secili adhurim bart në vete vlera morale, të cilat duhet të reflektohen në jeën e muslimanit që i zbaton këto adhurime, të dalin në shesh qartë në sjelljen e tij me tjerët dhe në përcaktimin e kornizave për vetveten.
Adhurimi është raporti i njeriut me Zotin e vet, kurse sjellja është raporti i tij me njerëzit. Patjetër duhet të reflektohet raporti i njeriut me All-llahun në raportet e tija me shoqërinë, andaj duhet ti përmirëson këto raporte dhe ta edukon veten, përndryshe si ka mundësi ta ndërlidhim namazin me ndalimin e imoralitetit dhe gjërave të shëmtuara, siç i ka ndërlidhur All-llahu në Kur’an:
” vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, “. (El-Ankebut: 45).
E shmëtuara dhe e irituara e përmbledhin çdo të keqe dhe të poshtër, kurse këto gjëra dalin në shesh gjatë sjelljes tonë me njerëzit në shoqëri.
Adhurimi edhe pse ka të bëjë me raportin e njeriut me All-llahun, mirëpo edhe aspektet e sjelljes janë të pranishme në to. Për shembull, ti je i urdhëruar ta kryejsh namazin me xhemat, me qëllim që të kesh kontakte me njerëzit dhe të bashkëveprosh me ta. Gruaja është urdhëruar që mos të del në xhami e parfymosur dhe e stolisur, me qëllim që mos të joshë burrat. Gjat dhënies së zekatit, nëse i jep dikujt nga zekati, e pastaj mburresh para tij, kjo ta asgjëson këtë lëmoshë. Gjatë haxhit, duhet të jesh i sjellshëm gjatë kallaballëkut. E kështu me radhë.
Pra, në secilin adhurim del në shesh sjellja, të cilën duhet ta posedosh dhe të stolisesh me te.
Islami ka ardhur që të ngulitë vlerat fisnike tek individi, i cili e përbën shoqërinë. Prej vlerave të para që kujdesej islami ti thellon në ndërgjegjën e individit është vlera e vëllezërimit. Kjo edhe ka qenë edhe vepra e parë që e ka bërë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pas shpërnguljes në Medinë. Ashtu që lidhjen vëllezërore nga përkatësia e bëri më të fuqishme se sa lidhjen e vëllezërisë bga gjaku. Ky ka qenë elementi që e ka ruajtur shoqërinë muslimane nga kurthet e shumta që i janë bërë, mirëpo fatkeqësisht kjo vlerë nuk ekziston aq sa duhet në msin e msulimanëve. A nuk është tradhtia shkaku që disa shtete jobesimtare kanë arritur të okupojnë disa shtete muslimane. Këtyre tradhtarëve nuk ju intereson as vëllau, e as nderi, duke vrapuar që të fitojnë pak pasuri.
Kjo tregon se në shoqëritë muslimane dominon egoizmi dhe vetjakësia, principet e huaja, saqë është bërë moto e tyre në jetë: “unë, e pas meje le të bëhet tufan”. Nuk ka mbetur vend për vlerat e altruizmit, vetflijimit për hirë të vëllezërisë dhe shoqërisë. Pa dyshim se ky është defekti i madh dhe alarmi për shkatërrim të shoqërive ku dominojnë këto ide dhe mendime.
SJELLJA E MUSLIMANËVE NË KOHËN E SODIT
Nga kjo që tham deri tani përfundojmë se pastrimi i shpirtit është prej gjërave esenciale dhe sipas rëndësisë barazohet me zbatimin e adhurimeve. Mirëpo çka ndodh në realitetin e sotshëm?
Është përhapur mes njerëzve shprehja: në vendet muslimane ka musliman, mirëpo ska islam, kurse në perendim ska musliman, mirëpo ka islam! Kjo thënie është argument se muslimanët nuk janë të cilësuar me moralin islam, kurse perendimorët edhe pse nuk janë musliman i kanë përvetësuar shumë cilësi të muslimanëve!
Shembujt në këtë drejtim, fatkeqësisht janë të shumta.
– Ishim duke e falur namazin e teravisë, kurse njerëzit shtyhen për të zënë vend në safin e parë. Ky gjest i hidhëron shumë namazli. Në vend se të dominon shpirti vëllezëror dhe dashuria mes tyre, ata hidhërohen dhe urrehen. Vallë a është kjo sjellje islame e shëndoshë?
– Më kanë treguar disa shokë se kishin hyrë në itikaf bashk. Pasiqë i kanë kaluar disa ditë bashk në itikaf janë shndëruar në njerëz të urrejtur mes tyre, kurse më herët kanë qenë vëllezër të dashuruar mes tyre. Kjo ka ndodhur për shkak se ndeja e gjatë bash dhe kontakti mes tyre i ka nxjerur në shesh sjelljet e këqija dhe moralin negativ të njëri tjetrit.
– Më kanë treguar për një plak me mjekër, i cili me vete merrte nipin në xhami. Kurse gjat faljes së namazit nipi, si fëmijë, lozte dhe vrapornte në xhami. Pas namazit, ky pal me mjekër ia flakaresh një shuplakë fëmiut, vepër të cilën askush në xhami nuk e pëlqen.
– Dikush nuk i ndalet gjuha nga dhikri dhe duaja gjatë rrugës, mirëpo nëse ndodh ndonjë zënke e vogël mes tij dhe tjetrit që afër tij është me veturë, ndërohet krejtësisht e fillojnë sharjet dhe ofendimet.
– Në Mekë, gjatë kryerjes së Haxhit ose Umres, sa zënka dhe shtyrje ndodhin mes njerëzve për të arritur te guri i zi. Prekja e gurit të zi është sunnet kurse zënka dhe dëmtimi i muslimanëve është mëkat. Disa madje e ndërpresin namazin para imamit me qëllim që ti afrohen sa ma shpejtë gurit të zi.
Këto shembuj tregojnë dallimin e madh mes fesë dhe moralit dhe mes adhurimeve dhe sjelljes.
Prej shembujve tjera në këtë drejtim është edhe njeriu që fal namaz, agjëron dhe jep lëmoshë, mirëpo aspak nuk e kontrollon shtëpinë e vet, gruaja e tij del e çveshur, nuk kujdeset për vajzën e tij, nuk ia njeh shoqët, etj.
Dikush mundohet ti zbaton edhe imtësirat më të mëdha në adhurime, kurse sa i përket sjelljes, ai aspak nuk kujdeset për te.
Secili civilizim ngritet mbi dy parime: atë shkencor dhe atë moral.
Kjo na e potencon afërsinë e rënies së civilizimit shtazarak i cili dominon dhe sundon botën, mirëpo në të njejtën kohë nuk na përgëzon se Ummeti Islam do ta trashëgojë këtë pozitë, sepse morali i ummetit islam akoma është shumë larg nivelit për ta udhëhequr botën. Rënia e ummetit në njërën prej tyre, do të shkakton edhe rënien në tjetrën.
Le të shikojmë se si është përhapur Islami anë e mbanë botës. Atë e kanë përhapur tregtarët musliman me sjelljen e tyre dhe moralin që kanë poseduar.
Vlera e moralit të mirë
Shumë tekste flasin për vlerën e moralit të mirë dhe nxisin në pajisje dhe posedim të tyre.
◘ Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë: Erdhi një njeri dhe i tha Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: filaneja shumë fal namaz, agjëron dhe jep lëmoshë, mirëpo u pengon fqinjëve me gojën e saj. Tha: ajo është në zjar. I tha: o i dërguar i All-llahut, filaneja nuk ka shumë namaz, agjërim dhe sadaka, e nëse jep sadaka jep një copë të vogël të qumshtit të tharë, mirëpo nuk u pengon fqinjëve me gojën e saj. Tha: ajo është në xhennet”. (sahih, Ahmedi).
Pra, shikoni në këtë hadith, nuk ka bërë dobi adhurimi i madh përskej sjelljes së keqe, kurse shikoni se çka ka bërë sjellja e mirë edhe pse adhurimi ka qenë i pakët!
◘ Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Një njeri s’kishte bërë asnjë vepër të mirë, mirëpo u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte nëpunësve të vet: merrne borxhin nga ata që e kanë gjendjen e lehtë dhe leri ata që e kanë gjendjen e vështirë, falja njerëzve e ndoshta All-llahu na e fal neve mëkatin. Kur vdiq, All-llahu, azze ve xhel-le, i tha: a ke bërë ndonjë të mirë? Tha: jo! Mirëpo kisha një nëpunës dhe u jepja borxh njerëzve, e kur e dërgoja ta merr borxhin i thoja: merre borxhin nga ata që kanë dhe falja atyreve që nuk kanë, falja njerëzve e ndoshta All-llahu na e fal neve. All-llahu, azze ve xhel-le, i thotë: edhe unë ta fala ty”. (sahih, Nesaiu).
◘ Aisheja, radijall-llahu anha, thotë: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: hyra në xhennet dhe dëgjova lexim të Kur’anit. Thash: kush po lexon? Më thanë: Harithe ibën Numan. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: këtu të sjell bamirësia. Këtu të sjell bamirësia”. (sahih, Nesaiu).
Harithe ibën Numan ishte njeri që kishte marrë pjesë në betejën e Bedrit dhe ishte njeri shumë bamirës ndaj nënës së vet. Sikurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dëshiron tua tërhjek vëmendjen sahabeve për shkakun që e ka sjellur këtë njeri deri në këtë gradë. Domethënë Harithen e ka sjellur në këtë gradë bamirësia ndaj nënës së vet. (Shiko: “Fejdul-Kadir”, 3/637-638).
Sjellja e mirë nuk kufizohet vetëm ndaj njerëzve, madje duhet të sillemi mirë edhe ndaj kafshëve, sepse edhe kjo sjellje e mirë bëhet shkak për tu na u falur mëkatet dhe për të hyrë në xhennet.
◘ Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Një grua lavire e pa një qen në një ditë të nxehtë rrotullohej përreth bunarit dhe i kishte dalur gjuha nga etja. Nxori ujë nga bunari me këpucën e vet dhe i dha ujë. Kjo vepër shkaktoi ti falen mëkatet”. (Muslimi).
◘ Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Një njeri kishte parë një qen duke ngrënë dhe nga etja. Mori këpucën e tij, e mbushi me ujë dhe i dha ujë derisa u ngop. All-llahu e falënderoi për këtë vepër dhe e shtyri në xhennet”. (Buhariu).
“Domethënë e lavdëroi dhe e shpërbleu duke ia pranuar veprën dhe duke e shtyrë në xhennet”. (Shiko: “Fet’hul-Bari”, 1/334).
◘ Ebu Derda, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Nuk ka gjë që vëndohet në peshojë më të rëndë se sa sjellja e mirë. Njeriu me sjellje të mirë arrin gradën e agjëruesit dhe namazliut”. (sahih, Tirmidhiu).
◘ Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, thotë: Më ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Mos nënçmoni asnjë vepër të mirë, së paku të takohesh me vëllaun tënd me fytyr të buzëqeshur”. (Muslimi).
Imam Neveviu, rahimehull-llah, thotë: Ky hadith na stimulon për ta kuptuar vlerën e mirësisë dhe të bëjmë atë që kemi mundësi edhe nëse është pak, madje buzëqeshja në fytyrën e vëllaut tonë. (“Sherhu Sahihi Muslimi”, 8/426)
Kurse Mubarekfuri, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë:
“Ky hadith tregon se sadakaja nuk është vetëm me gjëra konkrete dhe nuk veçohen me këtë vepër vetëm të pasurit, por secili ka mundësi ta bëjë dhe në shumë raste pa rëndësi”. (“Tuhfetul-Ahvedhi”, 5/383).
Shikoni të gjith këta njerëz që i përmendi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në këto hadithe, ata nuk kanë bërë shumë namaz, agjërim ose sadaka, mirëpo vepra e mira kryesore e tyre paska qenë sjellja e mire dhe ishte bërë shkak për tua falur All-llahu atyreve mëkatet dhe pastaj për të hyrë në xhennet. E kundërta ndodh me ata që kanë moral të keq.
◘ Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Ka hyrë një grua në zjar për shkak të maces: as nuk e ka ushqyer e as nuk e ka lërë të han insektet e tokës, derisa ka vdekur”. (Buhariu dhe Muslimi).
◘ Xheriri, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Ai që privohet nga butësia privohet nga mirësia”. (Muslimi). Në transmetimin tjetër qëndron: “All-llahu është i butë dhe e do butësinë. I jep butësisë atë që nuk ia jep dhunnës dhe atë që nuk ia jep asgjë tjetër”. Në transmetimin tjetër qëndron: “Çdo kund ku gjindet butësia, ajo gjë është e stolisur dhe çdo kund ku mungon butësia ajo shëmtohet”. Në transmetimin tjetër qëndron: “Je i butë”.
Dhuna është kundër butësisë. Këto hadithe e tregojnë vlerën e butësisë dhe stimulojnë drejt saj dhe e qortojnë dhunënë. Tregojnë se butësia është shkaku i çdo të mire. Kadi Ijadi thotë: butësia ti realizon qëllimet dhe ti lehtëson detyrat”. (Sherhu Sahihi Muslimi”, 8/391).
Disa qëndrime nga jeta e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
Argumentet e lartpërmendura nuk do të kenë edhe aq ndikim nëse nuk kemi dikend që i ka zbatuar në prkasë këto vlera. Do të mundohemi të shikojmë jetën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që ti shohim këto vlera në praksën e Pejgamberit, alejhisselam.
◘ E kanë pyetur Aishen radijall-llahu anha, për moralin e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ajo u është përgjigjur duke thënë:
“Morali i tij ishte Kur’ani”. (Muslimi).
Domethënë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të gjitha urdhërat e Kur’anit i ka zbatuar dhe është larguar nga të gjitha ndalesat e tija. Kështu morali yt bëhet moral i Kur’anit.
◘ Transmeton Buhariu dhe Muslimi se një bediun e tërhoqi për petku Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, aq e fortë ishte kjo tërhjekje saqë la gjurmë në qafën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pastaj tha: O Muhammed, me jep nga pasuria e All-llahut që e ke. U kthye nga ai Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pastaj qeshi dhe i urdhëroi që ti japin diçka”.
◘ Kur e dëmtonte populli i vet luteshte duke thënë:
“All-llahu im falja popullit tim, se ata nuk e dinë”. (Buhariu dhe Muslimi).
◘ Qëndrimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndaj Omerit, radijall-llahu anhu, në ditën e marëveshjes së Hudejbisë, ishte qëndrim i komandantit që e mëson ushtarin e vet. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me zemërgjërësi e pranoi debatin e ashpër të Omerit, radijall-llahu anhu. Duke dhënë kështu shembullin më të madh të butësisë. Këtë e mësoi shumë mirë Omeri, radijall-llahu anhu, edhe kur u bë Halife sillej me njerëzit nga kjo pikënisje. (shiko detajet e këtij tregimi në sahihun e Buhariut).
◘ Ebu Seid el-Hudriu, radijall-llahu anhu, tregon:
Erdhi një bediun te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ta kërkuar borxhin e tij dhe u soll ashpër, gjersa i tha: do të ngushtoj derisa nuk ma lan borxhin. E qortuan shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e i thanë: vaj për ty! A e din me kënd flet? Tha: jam duke e kërkuar hakun tim. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: pse nuk jeni në anën e atij që ka hak? Pastaj kërkoi nga Haule bintu Kajs hurma duke i thënë: nëse ke hurma na jep borxhë derisa të na vijnë hurmat tona e ta lajmë borxhin? I tha: po, flijofsha babë e nënë për ty! Mori borxh nga Heuleja dhe ia lau borxhin beduinit dhe i dha ushqim. Kurse beduini i tha: e lajte borxhin, All-llahu ta laftë ty. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: këta janë njerëzit më të mirë. Mos u shenjtëroftë një popull ku i dobti nuk e mer hakun pa u lodhë”. (sahih, Ibn Maxheja).
◘ Enesi, radijall-llahu anhu, tregon: çdo gjë që kanë lypur nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për Islam ai e ka dhënë. I erdhi një njeri dhe i dha dele sa mund të ketë mes dy kodrave. Kur u kthye te populli i vet u tha: bëhuni musliman se Muhammedi po jep aq shumë sikur njeri që nuk i frikohet varfërisë”. (Muslimi)
Të gjitha këto raste na lajmërojnë mbi moralin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe sjelljen e tij me njerëzit.
Këtë e kanë kuptuar shumë mirë sahabet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe kanë vazhduar në rrugën e tij, andaj ngritën një civilizim i cili sundoi botën shekuj me rradhë.
Disa qëndrime të sahabeve dhe tabiinëve
Ky shpirt dhe ky moral mbeti në ummetin islam, andaj vërejmë qëndrime të tillë edhe te tabiinët.
Bisedën time rreth qëndrimeve të tilla do ti përmbyll me dy raste:
Rejahu thotë: Ma përmendën një grua dhe u martova me te. Ajo kur e falte namazin e jacisë, parfymosej dhe veshej mirë pastaj më vinte dhe më thoshte: a ke nevojë për mua? Nëse i thoja: po, ajo rrinte me mua, e nëse i thoja jo, ajo ngritej dhe nuk ndalej duke u falur deri në mëngjes. (shiko: “Ruhbanul-Lejli”, 2/34).
Doli Ibrahim ibën Ed’hemi në një vend. Iu drejtua një ushtar dhe e pyeti: ku është imrani? Ai tregoi me dorë drejt varrit. E goditi në kokë dhe e lëndoi. Kur i treguan se ky njeri është Ibrahim ibën Ed’hemi, filloi tia puth këmbët dhe duart. Ky atëherë tha: kur më goditi në kokë e luta All-llahun tia dhuron xhennetin, pasiqë e dija se unë shpërblehem për shkak të kësaj goditje që ma dha, andaj nuk dëshirova që unë të fitoj prej tij e ai të humbë prej meje”. (“Muhtesar Minhaxhul-Kasidin”, fq. 170).
Mënyrat e shërimit
Veorat e mira burojnë nga morali i mirë, andaj secili prej nesh le të kontrollon cilësitë dhe moralin e tij dhe le të fillon ti shëron një pas një. Ji i vendosur në këtë rrugë, sepse pas një kohë do të vjen mirë kjo gjë.
Ai që e di se ymri i tij është shumë i shkurtë në krahasim me ahiretin do të duron disa ditë vështirësit e udhëtimit për të jetuar në begati përgjithmonë, sepse në mëngjes lavdërohet ai që natën ka ecur.
Duhet ta dimë me bindje se ne nuk do të mund të jemi të dobishëm për Islamin dhe thirrjen nëse nuk pajisemi më virtyte morale.
Një ditë isha duke e thirrur një kolegë në punë për të qenë i rregullt në faljen e namazit, mirëpo nuk më përgjigj. Unë kur fillova të jem më i vrazhdë, atij edhe më shumë iu shtua inati. Pastaj kur e ndryshova metodën dhe fillova të jem i butë dhe buzëqeshur, kërkova falje për sjelljen time të gabuar, edhe ai u zbut dhe u ngrit për tu falur me mua.
Tregon hoxha Muhamed Hasani një përvojë të tijën në këtë drejtim. Ai thotë: isha duke shkuar për të mbajtur një ligjeratë në një vend. Ma tërhoqi vëmendjen një radhë e madhe të të rinjve para një sporteli të biletave të një kinemaje. U futa edhe unë në rradhë dhe pastaj fillova me fjalë të buta dhe të ëmbëla të flas me ta. Pas një kohe më shumë se dhjetë të rinjë e lanë blerjen e biletave për kinema dhe u nisën me mua për në ligjeratë.
Dëshirojmë që t’i shfaqim frytet e adhurimeve tona në moralin dhe sjelljet tona dhe të jetë muslimani i dalluar në sjelljen dhe gjstet e tija.
Ndoshta prej shkaqeve më të rëndësishme për shërimin e kësaj dukurie janë këto:
◘ Shoqërimi me njerëz të moralshëm, sepse natyra është hajne dhe e vjedh edhe të mirën edhe të keqen. Këtë e ndihmon hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
“Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj le të shikon se cilin e bën shok”. (hasen, Tirmidhiu).
◘ Kërko ndihmë te All-llahu dhe lutu, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është lutur që All-llahu ti dhuron sjellje të mirë duke thënë:
“Më udhëzo në sjelljen më të mirë, sepse vetëm ti udhëzon drejt saj dhe largom nga sjellja e keqe, sepse vetëm Ti largon nga ajo”. (Muslimi).
◘ Vendoshmëria për ta ndryshuar sjelljen e keqe dhe durimi në këtë drejtim.
◘ Kundërshtimi i epshit, sepse pasimi i sjelljes së keqe është në përputhje me pasionet e njeriut dhe epshet e tija, kurse stolisja me vlera morale ka nevojë për luftë dhe qëndresë.
◘ Besimi i shëndoshë, sepse besimet e shtrembëruara që e ndajnë besimin nga vepra dhe veprat nga kërkesat e fjalës la ilahe il-lall-llah kanë krijuar opinion se mjafton të besosh edhe nëse sillesh keq ose edhe nëse nuk vepron asnjë vepër të mirë. Këtu ka luajtur rol edhe sufizmi i cili i jep rëndësi vetëm raporteve me Zotin duke anashkaluar raportin me njerëzit dhe me këtë është humbur barazpesha islame.
Muhamed Hasen Jusuf
Përshtati: Bekir Halimi
Muhamed Hasen Jusuf,
28.1.2005