Mbi ilmin
Pasi qe hutbeja e sotme ka te beje me polemikat rreth diturise dhe dijetarit, deshirova qe nepermjet ketyre teksteve te dijetareve tone te medhenj te flas pak rreth kesaj problematike.
Ibn Kajjimi rahimehull-llah thote: “Marja e diturise nga pejgamberi eshte ne dy menyra: direkte dhe indirekte. Ne menyre direkte dituri nga Ai kane marur as’habet e tij, andaj ne kete ata kane qene te pare, askush nuk mundet tua kaloje. Por ai qe rruges se tyre ece, metoden e tyre te drejte e pason, nuk lakon ne te djathte dhe te majte, edhe ai nga pala e tyre konsiderohet, perndryshe konsiderohet njeri i vetmuar dhe i humbur ne nje hapesire te madhe perplot egersirash dhe perplot mundesish lajthitjeje.
Vall-llahi sahabet pinin ujin e kulluar nga zemra e burimit te jetes. Ata i perforcuan shtyllat e Islamit, andaj askujt nuk i lan vend per te shtuar gje. Ata i happen zemrat e njerezve me drejtesine e Kur’anit dhe Imanit, kurse qytetet me xhihad te shpates dhe gjuhes. Kete thesar te paster dhe te kulluar ata ua lane ne trashegimi tabiineve. Vargu i transmetimit te tyre ishte i vertete dhe i larte. Ata u thane: kete na ka lene Pejgamberi amanet, kurse ne kete amanet juve po ua leme, ashtu sikur ka qene kujdesi per te obligim i yni tani eshte obligim i juaji.
Ne te njejten menyre vepruan edhe tabiinet, ata ecen ne rrugen e tyre te drejte, pasuan gjurmet e tyre, ne kete i pasuan edhe etbai tabiinet. Ata u udhezuan ne fjalet me te mira dhe u udhezuan ne Rrugen e Lavderuar. Keta burra ne krahasim me ata qe vijne pas tyre ishin: “shumica nga te paret dhe pakica nga te mbramet”. (El-Vakia: 13-14).
Pas tyre vijuan imamet ne shekullin e katert lunar, te cilet nuk lajthiten nga kjo rruge dhe nga i njejti burim ujin e moren. Feja e All-llahut te ata ishte gjeja me e vlefshme, aq ishte e rendesishme saqe nuk i jepnin te drejte vetvetes qe ti japin perparesi mendimit te tyre, taklidit ose ndonje analogjie para teksteve te Kur’anit dhe Sunnetit. Kjo ishte shkaku qe edhe meritat e tyre u perhapen ne mbare boten dhe vetem per te mire flitej per ta. Ne kete rruge vazhduan edhe nxenesit e tyre, metoden e tyre e pasonin edhe bashkekohaniket e tyre, nuk sjelleshin verdall perreth njerezve me ekstremizem, ishin me argumentin dhe arsyen, shkonin pas te vertetes kudo qe t’i dergonte, atje ku ndalej e verteta, atje edhe keta ndaleshin. Kur te kuptonin se e verteta qenka ne ndonje vend, atje shkonin grupe grupe dhe nje nga nje. Kur t’i thret Pejgamberi per nje gje, ata prej tij argument nuk kerkojne. Tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit jane me te vlefshme sesa tu japin perparesi thenjeve te ndokujt para tyre, ose tu kundershtohen me mendim ose analogji. (shiko: A’lamul-Muvekiin, 1/5)
Kerkuesi i diturise duhet qe gjith forcen dhe gjitha ambicjet e tija t’i orijentoje nga shkencat e Kur’anit dhe Sunnetit, njohja e tyre eshte njohja e te vertetes, perndryshe mosnjohja e shkencave tjera eshte injorance qe aspak s’te demton. Kjo eshte nje porosi dhe vasijet nga nje vella, te cilit i dhimbsen njerezit qe kesaj rruge nuk i jane rrekur.
Ibn Kajjimi ne nje poezi te tij thote:
O ti njeri qe kerkon shpetim
Degjo kete fjale te keshilltarit dhe ndihmuesit
Ne te gjitha ceshtjet tuaja kapu
Per shpallje e jo per kotesira te zbukuruara
Qendro krah perkrah me Kur’anin dhe sunnetin
Qe vijne nga i Derguari me Furkan…
Kurse Imam Shafiu thote:
Secila shkence pervec Kur’anit eshte angazhim
Ne perjashtim te hadithit dhe fikhut ne fe
Dituri eshte ajo ne te cilen ka “na ka treguar”
Tjetra pervec kesaj jane vesvese te shejtanit.
Ibn Kajimi thote:
Dituri eshte ka thene All-llahu, ka thene Pejgamberi
Kane thene sahabet, e ata jane te dijshmit
Nuk eshte dituri ajo qe fute armiqesi, nga injoranca
Mes Pejgamberit dhe mendimit te nje fekihu.
Ai qe e kerkon diturine larg nga Kur’ani dhe sunneti, ai kerkon te pamundshmen dhe ai qe miret me gjerat tjera pervec tyre, duke i konsideruar te pamjaftueshme, ai ka humbur rrugen e vertete.
Kur’ani dhe Sunneti jane ilac i injorances dhe sherim i mosdijes.
Ibn Kajimi thote:
Injoranca eshte semundje vrasese, kurse sherimi
Gjindet ne dy gjera qe pajtohen mesvete
Nje citat nga Kur’ani ose nga sunneti
Dhe nje mjek, qe eshte alimi rabbanij.
Kerkuesi i diturise duhet te kujdeset dhe me vemendje te madhe duhet ta zgjedh hoxhen e tij. Ai duhet ta zgjedhe njeriun me te dijshem, me te devotshem dhe me te vjetur. Keshtu ndodhi me Ebu Hanifen, i cili zgjodhi Hammadin si hoxhe te vetin. Ai kete gje e beri pas nje mendimi te gjate dhe te thelle.
Transmeton Imam Muslimi ne Sahihun e tij nga Muhammed ibn Sirini rahimehull-llah se ka thene: “Kjo dituri eshte fe, andaj shikone se nga e merni fene tuaj”.
Ibn Xhema’ah thote: Nxenesi duhet te mendoj mire, te beje istihare rreth asaj se nga i cili duhet te mer dituri, nga i cili duhet te fitoje sjellje dhe moral. Le ta zgjedh per hoxhe te vetin njeriun qe i ka plotesuar shkencat fetare, qe eshte i meshirshem, i bute, i ndershem, i moralshem, di te arsimoje dhe edukoje tjeret mire, ua lehteson nxenesve kuptimin e lendes. Nxenesi nuk duhet te shtoje diturine duke mangesuar devotshmerine, fetarizmin ose moralin e tij…
Kerko qe hoxha ti kete plotesuar shkencat fetare, te jete prej atyreve qe ka kaluar kohe te gjate me dijetar te vjeter dhe te medhenj, e jo ta beje hoxhe te vetin ate i cili ne studimet e veta eshte mbeshtetur vetem ne libra, kurse aspak nuk eshte shoqeruar me dijetare te frytshem.
Imam Shafiu thote:
Kush e mer diturine vetem nga librat, i humbe rregullat- vendimet e sherijatit.
Kurse tjeret thonin: Belaja me e madhe eshte kur hoxha yt te behet libri. (shiko: Tedhkiretus-samii vel-mutekelimi, fq. 85.)
Hatib Bagdadi transmeton nga Ibrahim, i cili thoshte: Nxenesit kur vinin te mernin dituri nga nje hoxhe, shikon pamjen e tij, namazin dhe gjendjen, e pastaj mernin nga ai.
Theuriju thonte: Kush degjon nga bidatciu, All-llahu nuk do te shkakton qe ai te kete dobi nga ajo qe ka degjuar, kurse ai qe pershendetet me te, ai ka shkaterruar islamin pak nga pak.
Malik ibn Enesi thote: Diturija nuk miret prej kater vetave:
– Prej mendjelehtit, i njohur nga mendjelehtesia, edhe po te posedon numer te madh te transmetimeve;
– Nga genjeshtari i cili genjen ne bisedat e njerezve, edhe po mos te genjeje ne hadithet e pejgamberit;
– Nga epsharaku, i cili i therret njerezit ne epshet (mendimet )e tija;
– As nga njeriu i ibadetxhi dhe i vlefshem nese nuk di se cka flet. (shiko: “El-Xhami Liahlakir-Ravi ve Adabus-Sami’i”, 1/ 139)
Bekir Halimi,
3.2.2000