Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje ngaAll-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respektonAll-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe
çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…
Mbështetja në All-llahun
Vlera dhe rëndësia
Mbështetja në All-llahun [subhanehu ve teala] ka pozitë të lartë në Islam. Këtë e vëren ai që i lexon me kujdes tekstet që flasin mbi këtë temë. Fundi i fundit, secili rob ka nevojë për këtë gjë, asnjë çast nuk mundet të jetë i panevojshëm për një gjë të tillë. Nga ana tjetër tevekuli është prej ibadeteve më të mëdha sepse e forcon kontaktin tonë me All-llahun [subhanehu ve teala].
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
“Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë,…”. (El-Furkan: 58).
Në këtë ajet All-llahu [subhanehu ve teala] urdhëron Pejgamberin e Tij, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], që t’i mbështetet vetëm Atij, sepse Ai është i Gjalli që nuk vdes, është i Fuqishmi, i Mundshmi, Ai që e ndihmon dhe Përkrah. Ai që i mbështet tjetërkujt përveç All-llahut [subhanehu ve teala], mbështete në të vdekur, i cili do të kalon, kurse pamundësia dhe dobësia e kaplojnë nga çdo anë. Andaj ai që i mbështete këtyre krijesave humb dhe devijon. Pra, secili që mbështete në ndokend tjetër përveç All-llahut, ai e ka humb mundin e tij.
Domethënja e tevekul-lit
Tevekul, buron prej fjalës vek-kele, juvek-kilu, që dmth: e autorizon, ose ia le çështjet tuaja ndokujt ne dorë. Kjo është domethënja gjuhësore e tevek-kulit. Andaj tevek-kul dmth: mbështetja e zemrës në ndokend, kurse njeriu nuk mbështete në ndokend nëse nuk beson se ai i ka tre gjëra: mëshirë, forcë dhe udhëzim.
Duke u mbështetur në këtë definicion, mund të kuptosh tevek-kulin në All-llahun [subhanehu ve teala]. Pra, nëse ti beson se askush nuk është vepruas i vërtetë përveç All-llahut, nëse beson se vetëm All-llahu është me dituri, mëshirë dhe mundësi të plotë, atëherë automatikisht do të mbështetet zemra yte te Ai, e nuk do tia vëndon veshin askujt tjetër përveç Tij. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë dije se kjo shkaktohet nga dy shkaqe: ose ke bindje të dobët në këto veçori, ose ke zemër të dobët, dmth je frikacak.
Disa tjerë kanë thënë: tevekul dmth: mbështetja e sinqertë e zemrës në All-llahun [subhanehu ve teala] për të sjellur të mirat dhe për të larguar të këqijat, qofshin ato vepra të kësaj bote ose të ahiretit, duke ia lënë njeriu të gjitha çeshtjet e veta All-llahut [subhanehu ve teala] në shenjë të vërtetimit se askush nuk mund të bën dobi ose dëm, të jep ose të mosjep, përveç All-llahut [subhanehu ve teala].
Disa tjerë kanë thënë: tevek-kul është: dituria e zemrës se i mjafton All-llahu.
Sehl Tusteriu thotë: tevek-kul është ecja me All-llahun nga dëshiron Ai.
Në realitet tevek-kuli përbëhet prej disa shkallëve, edhe ate:
1- Njohja e Zotit dhe Cilësiv të Tija, siç janë: Forca, Mjaftueshmëria, Kujdesshmëria, se gjërat përfundojnë te Dituria e tij dhe se ndodhin me Dëshirën dhe Mundësin e Tij. Kjo njohje është shkalla e parë, të cilën duhet ta kalon njeriu në pozitën e tevek-kulit.
2- Konfirmimi i shkaqeve dhe pasojave. Dije se ata që mohojnë shkaqet dhe pasojat nuk mundet të kenë tevek-kul, sepse tevek-kuli është prej shkaqeve më të fuqishme për të arritur atë për të cilën bënë tevek-kul. I ngjanë duasë, të cilën All-llahu e ka bërë shkakë për të arritur atë për të cilën lutesh. Shkuarja në mekkë është shkak për të kryer Haxhxhin, islami është shkak për të hyrë në xhennet, ngrënja është shkak për tu ngopur, pija është shkak për të larguar etjen, e kështu me rradhë.
3- Thellosja në pozitën e tevhidit të tevek-kulit. Tevek-kuli i një besimtari nuk mund të jetë i plotë gjersa nuk e ka të shëndoshë tevhidin, bile realiteti i tevek-kulit është tevhidi i zemrës. Nëse në zemër ka mbeturina të shirkut, atëherë tevek-kuli është me të meta. Aq sa ma të fuqishëm e ka tevhidin aq ma të fortë e ka tevek-kulin.
4- Mbështetja e zemrës në All-llahun dhe qetësimi te Ai. Mos të brengoset nëse i ik prej dunjasë ajo që e dëshiron ose po i erdhi prej saj ajo që e urren, sepse është i mbështetur në All-llahun dhe me Te qetësohet. Ky i ngjan njeriut, të cilin e kërkon një armik i madh dhe i fuqishëm, kundër të cilit s’ka fuqi të lufton, ndërkohë sheh një kala të hapur, ku e futi Zoti i tij dhe e mbylli derën e kalasë. Në këtë rast a ka kuptim frika dhe brengosja e tij nga ky armik?!
5- Të kesh mendim të mirë mbi All-llahun [subhanehu ve teala]. Aq sa ke mendim të mirë për All-llahun dhe aq sa e shpreson All-llahun aq ke edhe tevek-kul në All-llahun [subhanehu ve teala]. Sepse mendimi i mirë për ndoken të nxitë që të mbështetesh në te, përndryshe është e pamundur mbështetja në një person për të cilin ke mendim të keq.
6- Dorëzimi total i zemrës ndaj All-llahut. Kjo shkallë shkakton që njeriu të kupton se para se ta bënë një punë nuk posedon mundësi, ndërkohë as që është i siguruar nga kurthet e Zotit. Pra, mundësia është në Dorë të All-llahut e jo në dorë të njeriut, All-llahu është pronar i saj e jo ndokush tjetër, nëse All-llahu nuk i jep mundësi ai është i pamundshëm.
7- Autorizimi ose lënja në besim të gjitha gjërat All-llahut [subhanehu ve teala]. Kjo është shpirti i tevek-kulit, zemra dhe realiteti i tij. Domethënë t’ia dorëzojmë të gjitha çeshtjet tona All-llahut me kërkesë dhe vullnet, e jo nga urrejtja dhe nevoja. Ashtu sikurse fëmiu i dobët ia le të gjitha çeshtjet e tija babasë së vet, pasiqë e di se ai është i mëshirshëm, i dhimbshëm dhe se kujdeset seriozisht ndaj tij.1
Gjendja e njerëzve ndaj tevek-kulit
Njerëzit ndaj tevek-kulit kanë pozicione të ndryshme, kurse kjo ndodhë mvarësisht nga forca e zemrës dhe bindjes.
1- Disa njerëz kanë besim në All-llahun dhe në përkujdesin e Tij ashtu sikurse kanë besim në ate që e autorizon prej njerëzve.
2- Kjo gjendje është ma e fortë, i ngjan situatës së fëmiut me nënën e vet. Fëmiu nuk njeh askend përveç nënës së vet dhe vetëm asaj i mbështetet. Nëse i ndodh diç vetëm ajo i kujtohet dhe vetëm emrin e saj e shqipton. Nëse kështu e adhuron njeriu All-llahun, kështu i mbështete Atij dhe kështu e shikon situatën e tij me All-llahun, atëherë ne të vërtetë është mutevek-kil.
3- Kjo është një gjendje edhe ma e lartë. Në këtë rast, besimtari duhet të jetë para All-llahut ashtu sikurse është i vdekuri para atij që ia lanë xhenazen, asnjëher nuk ndahet prej Tij, me nje dallim se nuk është i vdekur.
Këto janë gjendjet e njerëzve ndaj tevek-kulit, edhe pse asnjëherë njeriu nuk mundet të qëndron në një gjendje, sidomos në gjendjen e tretë.2
Ajetet dhe hadithet që flasin mbi tevek-kulin
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
1- Ndërlidhja e besimit me tevek-kulin:
“Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet”. (Furkan: 58).
“…Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. (El-Maide: 23).
“…pra, besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut”. (Ibrahim: 11).
“…Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!”. (El-Mumtehine: 4).
2- Ai që i mbështetet All-llahut është në të vërtetë:
“Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!”. (El-Mulk: 29).
“E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt”. (En-Neml: 79).
3- All-llahu i do ata që i mbështeten Atij:
“…atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten”. (Ali Imran: 159).
4- Kush i mbështetet Atij, Ai i mjafton:
“…mbështetju All-llahut, të mjafton All-llahu si mbështetës”. (En-Nisa: 81).
“…Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,…”. (Talak: 3)
5- Udhëzimi ynë na detyron ti mbështetemi All-llahut:
“E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t’i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten”. (Ibrahim: 12).
6- Prej cilësive të besimtarëve të mirë është mbështetja All-llahut:
“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”. (Enfal: 2).
“E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra keni frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. (Ali Imran: 173).
Prej haditheve që flasin mbi këtë temë janë këto:
1- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “do të hynë në xhennet 70000 nga ummeti im pa llogari. Thanë: kush janë ata? Tha: “ata që nuk shërojne me kej- zjar, nuk kërkojnë tu bëhet rukje dhe Zotit të tyre u mbështeten”. Ukasheja tha: Lutju Zotit që të jem prej tyre. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ti je prej tyre. Pastaj u ngrit një njeri tjetër dhe tha: o Pejgamber, lutu që të jem prej tyre. Tha: ta kaloj Ukasheja”. (Buhari dhe Muslim).
3- Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Po t’i mbështeteshit All-llahut me të vërtetë, do t’ju furnizonte ashtu sikurse furnizon shpenzën; del me bark të zbrazur dhe kthehet e ngopur”. Hadithi është sahih, e transmeton Tirmidhiu).
Ibn Rexhebi [rahimehull-llah] thotë: ky hadith është bazë në temën e tevek-kulit, dhe është prej shkaqeve më të mëdha për të sjellur rizkun, sikurse thotë All-llahu [subhanehu ve teala]:
“…e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,…” (Talak: 2-3).
Njerëzit nuk humbin përveç se duke u mbështetur në shkaqet materiale, duke u lodhur në realizimin e tyre, kurse harojnë ata se nuk kane për të arritur përveç asaj që ua ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala]. Po të realizonin tevek-kulin sinqerisht me zemër do tua sillte rizkun me shkaqet ma të vogla, ashtu sikurse ua dërgon rizkun shpenzëve.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Asnjë shpirt nuk do të vdes derisa ta plotësoje rizkun e tij, andaj frikojuni All-llahut dhe kërkoni rizkun mirë; merne hallalin dhe lëreni haramin”. (Hadith sahih, transmeton Ibn Maxhe).
Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: Mes riskut dhe njeriut është një perde, nëse është i matur dhe kënaqet me atë që ia jep All-llahu, i vjen rizku, kurse po sulmoi dhe e shkyu perden nuk ia shton rizkun kjo vepër”.
Disa dijetarë të selefit kanë thënë: mbështetju All-llahut të vjen rizku pa u lodhur dhe pa u angazhuar”.
4- Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Fjala e fundit që ka thënë Ibrahimi [alejhis-selam] është: “Hasbijall-llah ve nimel-vekil”- më mjafton All-llahu, sa mbështetës i mirë që është”..(Buhariu).
Mirëpo dëshirojmë tua tërhjekim vërejtjen se tevek-kuli i vërtetë kërkon veprimin sipas shkaqeve, siç thotë All-llahu:
“…Respektojeni All-llahun (duke zbatuar urdhërat e Tij) dhe vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët”. (El-Maide: 11). Në këtë ajet ia bashkangjiti tevek-kulit edhe takvallëkun që dmth veprimi i veprave të urdhëruara, sepse tevek-kuli pa i kryer shkaqet e urdhëruara është pamundësi. Andaj besimtari nuk duhet ta bëjë tevek-kulin e tij pamundësi e as pamundësinë e tij tevek-kul.
Këtë na jep ta kuptojmë hadithi të cilin e transmeton Imam Tirmidhiu nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: erdhi një njeri te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: o i Dërguar i All-llahut, a ta lidhi devenë dhe të mbështetem në All-llahun, ose mos ta lidhi dhe të mbështetem në All-llahun? Iu përgjegj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “lidhe dhe mbështetu në All-llahun”. (Hadith sahih).
Disa njerëz gabojnë kur pamundësinë e tyre e quajnë tevek-kul dhe me këtë arsye i lanë pas shpinde shumë detyra dhe obligime nda vehtes dhe familjes, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Mjafton të jetë mëkat, kur njeriu t’i humbe ata që duhet t’i ushqejë”. (hadihti sahih, transmeton Ebu Davudi).
Në këtë kontekst është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ku thotë: “Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te All-llahu se besimtari i dobët, edhe pse në që të dy ka të mira. Kujdesu për atë që të bën dobi, kërko ndihmë në All-llahun dhe mos u bë i pamundshëm…”.
Duhet të përmendim se tevek-kuli i dobësuar buron nga besimi i dobët në kader të All-llahut, sepse ai që beson në caktimin e All-llahut dhe i ka lënë të gjitha çeshtjet Atij, duhet te jetë i kënaqur me caktimin e Tij, kurse ai që ia lë këto çeshtje ndokujt prej njerëzve, e jo All-llahut, ky njeri është gafit nga Zoti i vet.
Nipi i Muhammed ibn Abdul-Vehabit thotë: tevek-kuli është dy lloje:
1- mbështetja në krijesat për gjëra të cilat nuk mund t’i kryejë askush përveç All-llahut, sikurse ata që u mbështeten të vdekurve për të realizuar dëshirat e tyre, etj, kjo është shirk i madh.
2- Mbështetja në shkaqet e dukshme, sikurse i mbështeten mbretërve, ministrave, etj në gjërat që ata mund t’i kryejnë, siç është dhënja e ndonjë pareje, ose largimi i ndonjë dëmi, etj, kjo nuk është shirk, mirëpo mëkat.
Kurse mbështetje në njeriun që lejohet është për gjëra që ka mundësi t’i kryen njeru, mirëpo duke mos u mbështetur në te për realizimin e kësaj vepre, por në gjith këtë i mbështetet All-llahut [subhanehu ve teala].
Prej gjërave të cilat e sqarojnë problemin e veprimit sipas shkaqeve dhe tevek-kulit është rasti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe Ebu Bekrit [radijall-llahu anhu] në shpellë. Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] thotë: “i pashë këmbët e mushrikëve duke qenë në shpellë dhe thashë: o I dërguar i All-llahut, nëse ndokush prej tyre e ul shikimin do të na sheh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “O Ebu Bekr, ç’ta mer mendja për dy njerëz, ku i treti me ta është All-llahu”. (Buhariu dhe Muslimi). Këtë e vërteton ajeti Kur’anor:
“…kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!”. (Teube: 40).
Ai që e realizon tevek-kulin ashtu sikurse duhet fiton gjëra që as si kanë shkuar ndër mend as që mund ti sqaron më shkrime të mëdha. Ky njeri jeton zemërgjërë dhe i lumtur.
Kurse ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Nëse njeriu arrinë shkallën e shtatë të tevek-kulit, shkaktohet posti i kënaqësisë, kurse kjo është fryti më i mirë dhe dobia më e madhë. Hoxha ynë thoshte: të caktuarën e përcjellin dy gjëra: tevek-kuli përpara dhe kënaqësia mbrapa. Ai që i mbështetet All-llahut para veprës dhe kënaqet me All-llahun pas veprës e ka realizuar ibadetin”.3
Për rëndësinë e madhe që e ka kjo vepër, dijetarët e kanë futur në kaptinat e tevhidit, pasiqë është prej ibadeteve më të rëndësishme. Muhammed ibn Abdul-Vehabi [rahimehull-llah] i ka caktuar një kaptinë të tërë në libirn e tij “Monoteizmi Islam”, ku ka sjellur argumente se është prej kushteve të vëretësisë së imanit, andaj është obligim i secilit musliman dhe muslimaneje t’i kushtojë rëndësi.
All-llahu ynë na dhuro sukses në udhëzimin tonë, na furnizo me tevek-kul të sinqertë, me pendim të mire te Ti dhe mundëso që të kënaqemi me caktimet Tuaja. Amin.
1 Shiko më gjërësisht rreth kësaj në “Tehdhib Medarixhus-salikin”, fq. 337-341.
2 Shiko më gjërësisht rreth kësaj: “Muhtesar Minhaxhul-Kasidin”, fq. 421-422.
3 Shiko: “tehdhib Medarixhus-salikin”, fq. 341.
Bekir Halimi,
27.8.2000