Më 16.09.2024 në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar para një numri të madh të besimtarëve u mbajtë Manifestimi tradicional fetaro artistik me rastin e shënimit të 12. Rebiul evvelit, ditëlindja e Muhamedit a.s. “Mirë se erdhe Ja Resulallah” në organizim të Muftinisë së BFI – Gostivar nën patronazhin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në një pjesmarrje masovike te besimtarëve nga i gjithë vendi, kryetarë komunash, mufti, drejtorë të Rijasetit, artist të mirënjohur si Ramadan Krasniqi- Dani nga Kosova, dhe Hafizi i mirënjohur i vendit tonë, Hfz. Xhemail Nuhiu dhe mysafiri nga Turqia, Hfz. Alpxhan Çelik, artisti i mirënjohur shqiptar, Arsim Fazlija dhe mjeshtri i artit ebru nga Turqia, Garipi Ay si dhe kori i Muftinisë së Gostivarit i udhëhequr nga maestro, Mr. Eljesa Asani, që ofruan program dhe ambient fetaro- artistik kjo mbrëmje u bë edhe më e begatshme.
Programi filloi me leximin e një pjese nga Kur’ani Fisnik nga Hfz Alpxhan Çelik dhe më pas për t’i lënë radhën nikoqirit të këtij manifestimi, muftiut të Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli i cili përshëndeti të pranishmit dhe foli mbi vlerën e këtij tubimi me qëllim të ngritjes lartë të personalitetit të Muhamedit a.s, dhe ndër të tjera tha: Me këtë, ne nuk përkujtojmë thjeshtë vetëm lindjen e personalitetit të Muhamedit as, por përkujtojmë lindjen e shpresës, dritës së udhëzimit dhe dijes. Në emër të muftinisë së Gostivarit ju dëshiroj mirëseardhje dhe na qoftë urime ditëlindja e Muhamedit as.
Më pas në skenë u ngjit kori i Muftinisë së Gostivarit dhe Hifz Xhemail Nuhiu të cilët interpretuan disa Ilahi dhe pjesë të Mevludi sherifit.
Në fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pasi përshëndeti të pranishmit, falënderoi të gjithë për prezencën masovike, dhe shtoi: Sonte përkujtojmë ditëlindjen e personilitetit më të madh në historinë e njerëzimit, të Derguarin e Zotit të Madhrishëm, Muhamedit- Paqja e Zotit qoftë mbi te. Lindi në këtë botë për të marë mbi supet e tij misionin e Zotit për t’i shërbyer njerëzimit, për të prezentuar rrugën e shpëtimit dhe formimin e dinjitetit njerëzor, në një kohë të shkatrimit total të vlerave shpirtërore e morale. Ardhja e tij në këtë botë bëri kthesën më të madhe në historinë e njerëzimit, erdhi si një shpëtimtar për të definuar njeriun dhe sferat e aktivitetit të tij, tha mes tjerash, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.
Më pas në skenë dolën nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” nga Gostivari me recital për Muhamedin as. Pastaj performoi artisti nga Kosova, Ramadan Krasniqi Dani dhe krejt në fund për t’i lënë skenën artisëve Arsim Fazlia me monologun e tij dhe piktorit në ngjyra uji, Garipi Ay dhe me këtë përfundoi programi.
Ndryshe, programim e udhëhoqën, z. Mazllam Zendeli dhe z-nja Hafsa Rushiti dhe i njëjti u transmetua drejtpërdrejt nga Televizioni i Maqedonisë TVM2 në gjuhën shqipe dhe nga televizionet lokale TV Globi, TV Koha dhe TV Uskana.

Source link

Rubrika e informacioneve sjell lajme nga aktivitetet që organizojnë institucione islame, organizata islame, thirrës apo ngjarje të tjera me interes për komunitetin musliman. Sjellja e informacioneve nuk nënkupton pajtueshmëri të redaksisë së Thirrja.org me ngjarjet apo përmbajtjen e informacioneve që sillen.