Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, i Cili na begatoi me dhuntinë më të madhe, fenë islame, këtë fe Allahu na e përsosi dhe e plotësoi dhe atë e përzgjodhi si fe për ne, Allahu thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” Sureja Maide, 3.
Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër përpos Allahut, Ai është Një dhe i pashoq, Atij i takon pushteti, lavdërimi, dhe Ai për çdo gjë është i plotfuqishëm, na ligjësoi fenë për ta ngritur njeriun në piedestale të larta fisnike, virtyte bujare dhe vepra të lavdëruara, Allahu thotë: “O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë.” Sureja Maide, 15-16.
Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Allahu e dërgoi me udhëzim dhe fe të vërtetë që të mbizotroj mbi të gjitha fetë tjera, me të u udhëzuan njerëzit dhe i nxorri nga errësirat në dritë, erdhë feja e fundit që të plotësohen virtytet morale, sikur që thotë i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Jam dërguar që të plotësoj virtytet morale.”
O Allahu bekoe dhe mëshiroje të dërguarin tanë, familjen dhe shokët e tij.
Të nderuar besimtarë!
Allahu na e ligjësoi këtë fe që të na përmirësojë jetën e kësaj bote dhe që të gëzojmë lumturi në të dy botët, kështu që feja jonë është feja e vetme që realizon lumturinë për individin dhe shoqërinë sepse është fe gjithëpërfshirëse që përshtatet me natyrshmërinë e pastër njerëzore, sepse Allahu i madhëruar është Ai i Cili ka krijuar gjithësinë dhe e di saktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë është e dëmshme për të. “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.
Islami është t’i nënshtrohesh Allahut me bindje dhe ta adhurosh Atë me adhurime dhe me largim prej shirkut dhe ithtarëve të tij.
Islami është feja që e përzgjodhi Allahu për mbarë njerëzimin, dhe na informoi se Ai nuk do të pranojë asnjë fe tjëtër, Allahu thotë: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Surej Ali Imran, 19
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” Sureja Ali Imran, 85
Ndërsa i dërguari i Allahu e definoi islamin, sikur që qëndron në hadithin e Xhibrilit (alejhi selam), me pesë kushtet e tij, kur u pyet: O Muhamed! Më trego për islamin? I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Islami është të dëshmos se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, , të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të bësh haxhin në Qabe, nëse ke mundësi të shkosh.” Ai iu përgjigj: Të vërtetën e the. E shënon Buhariu dhe Muslimi
S’ka fare dilemë se islami është feja e vërtetë e zbritur nga Allahu i madhëruar, është metodologji e jetës, e përsosur, kjo fe përbëhet nga ajo që gjendet në librin e Allahut (Kuranin) të cilit libër nuk i vije e kota, është libër i zbritur nga i Urti i Lavdëruari, dhe përbëhet nga ajo që është vërtetuar nga udhëzimi profetik, dhe kjo krejtësisht ndryshe nga metodologjitë dhe fetë tjera. E ndoshta me një pasqyrim të përgjithshëm të këtyre metodologjive të cilat janë prezente tek njerëzit do të na e sqaronte edhe më mirë.
Ligjet prezente në tokë:
Të gjitha ligjet që janë në fuqi –përpos fesë islame- nuk dalin prej njërës prej këtyre tre kategorive:
Një: Metodologji fetare e deformuar: që në origjinë është hyjnore, mund të ketë edhe libër qiellor të zbritur nga Allahu, por aty ka depërtuar ndryshimi dhe shtrembërimi, fshirja dhe shtimi, kështu që është përzier mes fjalëve të Allahut dhe fjalëve e epsheve të njerëzve, sikur që janë fetë; jahudizmi dhe krisherizmi.
Dy: Metodologji fetare njerëzore: është fe, ngaqë aty manifestohen rite adhurimi, dhe hyjnizimi, që i zbaton njeriu për një hyjni ose për disa prej hynive të pretenduar, qofshin: njeri, gurë, pasuri, epsh, e të tjera. Mund që aty të mos ketë asnjë dobi nga ana e njeriut e as rregulla për jetën e tij, por janë thjeshtë rite të paqarta dhe të frikshme.
Llogaritet fe njerëzore ngaqë është shpikje e njeriut, kështu që s’ka asnjë lidhje me atë që është prej Allahut, sikur që janë: hinduizmi, budizmi, satanizmi, paganizmi, e tjera.
Tre: Metodologji qytetare e pastar njerëzore: që ka të bëjë me rregullimin e jetës sënjeriut në dynja, kështu duke u kujdesur për dobitë e njeriut sipas rregullave, normave të kësaj bote, është njerëzore ngaqë burimi i tyre është tek njeriu, qoftë individë ose grupe, është rezultat i mendjes së njeriut, pikëpamje dhe përziatje të tij, si përshembull: shekullarizmi, komunizmi, kapitalizmi, ekzistencializmi, e të tjera.
Këto metodologji të cilat janë ende në fuqi në mesin e njerëzve, nuk realizojnë aspiratat e njeriut ngaqë janë të mangëta, mbetet islami i vetëm me cilësitë dhe pastërtinë, me lartësinë dhe përsosmërinë e tij që dallon ga që gjitha metodologjitë dhe fetë tjera, kjo fe ka forcë që të mbetet përherë kundër betejave të ndryshme kulturore, ideologjike e civilizuese, sepse kjo fe mban në vete virtyte që i japin meritë, na mjafton premtimi i Allahut, të Gjithdijshmit, se fundi i takon të devotshmëve, Allahu thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.” Sureja Teube, 32-33.
Ky është një realitet i qartë të cilën e vërejnë edhe disa perëndimorë, të cilët folën me gjuhët e tyre, për të vërtetën të cilën dëshmojnë edhe armiqtë e saj.
Shkrimtari i njohur Hilaire Belloc ka thënë: nuk më mbetet asnjë pikë dyshimi se civilizimi i cili lidh gjitha pjesët e saja me një lidhje shumë të fortë, dhe mban të gjitha skajet fuqishëm, ajo që bartë me vete besimin (akides), është islami, jo vetëm që e pret një e ardhme e shkëlqyer por do të jetë edhe një rezik i madh për armiqt e tij.
Madhështia e dukshme e Islamit: Këto madhështi janë veçoritë dhe cilësitë që e dallojnë fenë islame nga fetë dhe qasjet (metodologjitë) tjera.
E para: Është fe hyjnore
Islami është feja e Allahut të madhëruar që ai e zgjodhi për krijesat e Tij, e kjo konsiderohet prej veçorive më të mëdha, e çdo veçori tjetër është rezultat dhe fryt i kësaj veçorie.
Është feja që Allahu ia zbriti Muhamedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Ai e mori përsipër ta ruan, ta ndihmon, ta triumfon mbi gjitha fetë tjera.
Është fe e Allahut që burim ka Kuranin famëlartë dhe sunetin autentik.
Kurani është fjalë e Allahut e zbritur te Muhamedi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) , të cilin e ruajti Allahu i madhëruar “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” Sureja Hixhr, 9.
Suneti është burimi i dytë, njashtu shpallje nga Allahu i madhëruar sikur që thotë Allahu për të dërguarin e Tij, “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” Sureja Nexhm, 3-4.
Allahu sqaroi përgjegjësinë e të dërguarit Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), e që është kumtimi i fesë tek njerëzit, Allahu thotë: “Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm.” Sureja Ankebut, 18.
Allahu thotë: “Nëse ata (idhujtarët) refuzojnë, Ne nuk të kemi dërguar ty rojë të tyre, ti ke për obligim vetëm komunikimin.” Sureja Shura, 48.
Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është ndërmjetësuesi mes kumtimit të fesë së Allahut prej Allahut deri tek krijesat, e që t’ua sqarojëatyre fenë, Allahu thotë: “Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani) as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e Allahut.” Sureja Shura, 52-53.
Një aspekt tjetër se kjo fe është hyjnore; ashtu sikur që është fe që buron nga Allahu, synimi i kësaj feje është arritja e kënaqësisë së Allahut, dhe zbatimi i adhurimeve për hir të Tij, ky synim është edhe shkaku pse Allahu krijoi xhinët dhe njerëzit, sikur që thotë Allahut, “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” Sureja Dharijat, 56-58.
Prej fryteve të kësaj veçorie janë:
1.Islami shpjegon për të vërtetat e mëdha që njeriu nuk mundet t’i njeh ndryshe përveç se përmes shpalljes së mbrojtur, sikur që janë: njohja e Krijuesit, Cilësitë, urdhrat, ndalesat, fillimi i krijimit, dhe synimi i krijimit të njeriut, etj.
2.Është fe e Allahut që është e pastër nga mangësitë, kundërshtimet, prej padrejtësive, është ligj i Allahut të gjithëdishmit gjithinformuarit, i Cili çdo gjë di në tokë e në qiell, Allahu për të treguar madhështinë e fesë dhe pajtueshmërin e ligjeve të Tija thotë: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.” Sureja Nisa, 82.
3.Pajtueshmëria e fesë me diturinë e saktë, mendjen e shëndoshë. Është fe që kujdeset për dituri dhe ngrit dijetarët, e nderon mendjen dhe u flet mendjes së të mençurve, Allahu e sqaroi pozitën e diturisë dhe mendjes, dhe pozitën e dijetarëve dhe mendarëe, Allahu thotë: “Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve.” Sureja Ankebut, 43.
4.Lirimin e njeriut nga adhurimi i njerëzve dhe adhurimi i epsheve, që të jetë i sinqertë në adhurimin e Allahut të madhëruar, të punojë në përputhje me ligjet, udhëzimet, urdhrat dhe ndalesat e fesë.
Kur zbriti fjala e Allahut për jehudët dhe të krishterët “Ata i konsideruan “ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, “ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos Allahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj Allahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.” Sureja Teube, 31.
Adij ibën Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Ata nuk i adhuronin por kur ata e bënin hallall një gjë edhe ata e lejonin dhe kur ua ndalonin ndonjë gjë ata e ndalonin.” E shënon Tirmidhiu
E sikur që tha Rabi ibën Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) para Rustumit, komandantit të ushtrisë së Kisras: “Allahu na dërgoi që t’i nxjerrim ata që Allahu dëshiron, nga adhurimi i njerëzve në adhurim ndaj Allahut, nga ngushtësia e dynjasë në gjerësinë e saj, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e islamit.”
5.Përgjigjja e nevojave njerëzore, dhe atë duke ligjësuar atë që u bën dobi dhe atë që i përmirëson ata, është fe e Allahut i Cili krijoi njeriun dhe e di çfarë është e përshtatshme për këtë shpirt njerëzor “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Sureja Mulk, 14.
E dyta: Është fe gjithëpërfshirëse
Allahu ligjësoi fe gjithëpërfshirëse si në dispozitat e fesë ashtu edhe në ligjet e saj, për të gjitha krijesat e Tij, prej xhindëve dhe prej njerëzve, për sjelljet dhe raportet e tyre, kudo që të jenë ata, mbi çdo pjes ëtë tokës dhe ndër secilin qiell, Allahu thotë: “Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” Sureja Nahl, 89
Gjithpërfshirja bëhet edhe më e qartë përmes shpjegimeve të mëposhtme:
1.Është fe për të dy kategoritë e krijesave; xhindët dhe njerëzit, sa i takon për njerëzit kjo është e qartë sikur që kuptohet përmes ajeteve të Kuranit Famëlartë, Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” Sureja Enbija, 107
Allahu thotë: “Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.” Sureja Araf, 158
Ndërsa sa i takon xhindëve, Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Sureja Dharijat, 56.
Dhe kjo është një skenë nga dëgjimi i tyre për lajmin e të dërguarit të Allahut, dhe shpejtimin që të zbatojnë atë dhe të thërrasin të tjerët, duke bartur me vete kërcënimin dhe përgëzimin, Allahu thotë: “Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. Thanë: “O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!” O populli ynë, përgjigjuni thirrësit të Allahut dhe besoni atij! Ai ua falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e Allahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!.” Sureja Ahkaf, 29-32.
2.Është fe gjithëpërfshirësë për çdo kohë, që prej momentit të shpalljes e deri në ditën e Fundit.
3.Është fe gjithëpërfshirëse, për çdo vend, ashtu që nuk është i veçantë vetëm për një krahinë, e as vetëm për një popull, është gjithëpërfshirës për çdo vend, kërkohet që ta [ërqafon këtë fe secili njeri, në çdo vend dhe prej çfarëdo populli, dhe me këtë vërtetphet se muslimani duhet të zbatojë dispozitat e fesë në çdo vend.
4.Është fe gjithëpërfshirëse për të gjitha etapat dhe situatat e jetës së njeriut, edhe për raportet e tija të ndryshme, duke e udhëzuar në atë që i bën dobi, e ngrit, e mbron dhe e udhëzon.
5.Është fe gjithëpërfshirëse për lëvizjet në univers dhe në jetë, kështu i merr në kosnideratë ato lëvizje edhe në dispozitat dhe ligjet e saj, kështu që nuk ndahen dispozitat e fesë nga lëvizjet në univers, qoftë yjet, dita apo nata, i nxehti apo i ftohti, kështu që ekzistojnë adhurime që lidhen me lëvizjen e diellit, sikur që është puna e pesë kohëve të namazit, syfyri e iftari, e adhurime që lidhen me lëvizjen e Hënës, sikur agjërimi, haxhi e të tjera. Të gjitha këto merren në konsideratë për të sqaruar përgjegjësinë dhe rolin e njeriut drejt tyre, për menaxhim dhe përmirësim, ngaqë universi dhe krijesat të githa janë të Allahut: “E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç’ka nën dhe.” Sureja Taha, 6.
6.Është fe gjithëpërfshirëse për udhëzimin e pikpamjeve të njeriut në konekst të dynjasë dhe ahiretit, janë dy botëra të plota, e njeriu në secilën prej tyre ka hise, kështu që dynjaja është tokëpjellore e ahiretit, aty njeriu mbjell atë që dëshiron ta korë në ahiret, Allahu thotë: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë.” Kasas, 77.
Me këtë vërtetohet se për muslimanin, në çdo çështje të tij dhe për çdo lëvizje të tij Allahu ka zbritur dispozitë dhe gjykim, se feja islame është metodologji e jetës, prek çdo lëvizje të njeriut, me këtë i bëhet replikë të gjithë atyre që kundërshtojnë pikëpamjen islame për gjithëpërfshirjen e saj për të gjitha çështjet e jetës politike, ekonomike, shoqërore, etike e të tjera. Ka prej tyre që shkruajnë artikuj propaganduese si thënia e tyre “Nuk ka politikë në fe, e as fe në politikë”, atyre u thuhet se Allahut i takon çdo urdhër, çdo ndalesë, çdo menaxhim, çdo dispozitë e çdo gjykim “E tërë çështja është vetëm në duar të Allahut.” Sureja Ali Imran, 154.
Allahu thotë “Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim.” Sureja Rum, 4.
Islami në formë të prerë kundërshton ata që marrin fenë me epshe, duke braktisur prej fesë atë që nuk i shkon përshtati me epshin e tij, duke harruar se islami është një, nuk copëtohet, Allahu thotë: “S’ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët.” Sureja Nisa, 150-151.
Allahu na urdhëron që ne të hyjmë në islam plotësisht, Allahu thotë: “O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi).” Sureja Bekare, 208.
Vazhdon …
Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli