Madhërimi i All-llahut

Madhërimi i All-llahut nuk mund të vijë në mungesë të njohjes së mjaftueshme të All-llahut.

Mënyra kryesore për të arritur deri te njohja e All-llahut është dija mbi Te, mbi Emrat e Tij tw bukur dhe Cilësitë e Tija tw plota.

Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka udhëzuar në kahje të saktë kur na ka porositur, duke thënë:

“Mendoni mbi krijesat e All-llahut dhe mos mendoni mbi Qenien e Tij e të shkatërroheni”. (Hasen, Taberaniu. Shiko: “Es-Sahiha”, nr. 1788).

Vlera dijes mbi All-llahun

Vëlla i nderuar, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka urdhëruar të kërkojmë nga All-llahu dije të dobishme dhe të kërkojmë strehim nga dija që nuk ka dobi. Xhabiri, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“kërkoni nga All-llahu dije të dobishme dhe kërkoni strehim nga dija që ska dobi”. (Hasen, Ibn Maxheja).

Këtë na e mësonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe praktikisht duke u lutur vetë:

“All-llahu im kërkoj strehim te Ti nga dija që ska dobi, zemra që nuk frikohet, shpirti që nuk ngopet dhe lutja që nuk përgjigjet”. (Muslimi).

Dije se dija më e dobishme është dija mbi besimin në All-llahun Një, në këtë hyn edhe besimi në Emrat dhe Cilësit e All-llahut, sepse “vlera e dijes ndërlidhet me vlerën e atij për të cilin mëson, kurse Krijuesi është Qenia më e ndershme për të cilin mund të mësohet, andaj edhe njohja e emrave dhe cilësive të tija është dija më e vlefshme”. (“Ahkamul-Kuran”, Ibën Arabi).

Dija e dobishme është dija që i mundëson njeriut ta njeh Zotin e vet, dija që e udhëzon drejt Tij, ta veçon në adhurim, të gëzohet me afrinë e Tij, të turpërohet nga afërsia prej Tij dhe ta adhuron sikurse ta sheh Ate”. (Fadlu ilmis-Selefi ala el-Halefi”, fq. 67).

Baza e dijes është dija mbi All-llahun, dije e cila shkakton frikë nga Ai, dashurinë e Tij, afrimin me Te, mallëngjimin për Te, pastaj vijon dija mbi dispozitat e All-llahut, atë që e do dhe atë që e urren, qoftë fjalë, vepër, gjendje ose besim. Ai i cili i siguron këto dy dije, dija e tij është e dobishme, fiton dije të dobishme, zemër përkulëse, shpirt të ngopur dhe lutje të pranuar, kurse atij që i kalon kjo dije e dobishme, bie në katër gjërat nga të cilat ka kërkuar strehim Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse dija e tij bëhet dëm për te dhe argument kundër tij, andaj edhe nuk përfiton asgjë prej saj, sepse zemra nuk i frikësohet, nuk i ngopet shpirti me dynja, madje i shtohet kujdesi për dynja dhe nuk i dëgjohet lutja, sepse nuk i zbaton urdhërat e Zotit të vet dhe nuk largohet nga gjërat që e hidhërojnë dhe mllefosin Ate. Dija për të qenë dije nga e cila përfitojmë duhet të jetë e marrë nga Kur’ani dhe Sunneti, e nëse mirret prej vendeve tjera, atëherë ajo nuk është e dobishme as për vete e as për tjerët, madje dëmi prej saj është më i madh se sa dobia”. (po aty)

Dija e dobishme udhëzon në dy gjëra:

Një: Njohjen e All-llahut dhe Emrat, Cilësitë dhe Veprat që i meriton, kurse kjo shkakton madhërimin, frikën, dashurinë, shpresën, mbështetjen, dakordimin me caktimin e Tij dhe durimin në sprovat që vijnë nga Ai.

Dy: Njohja e gjërave që i do dhe dakordohet me to dhe gjërat që nuk i do dhe i urren, qofshin besime, vepra të dukshem ose të brendshme, ose fjalë.

Kjo shkakton nxitim në vepra ku qëndron dashuria e All-llahut dhe pëlqimi i Tij dhe largimi nga veprat ku qëndron hidhërimi i All-llahut dhe mllefi i Tij. Nëse e sjell këtë fryt dija e këtij njeriut, kjo dije është e dobishme, kurse çdo herë që dija është e dobishme forcohet në zemër, atehëre zemra i frikësohet All-llahut, i nënshtrohet, e nderon, e madhëron dhe e do. Nëse zemra i frikësohet All-llahut, i përulet dhe i nënshtrohet, shpirti i tij mjaftohet me pak gjë nga dynjaja, ngopet me te, kurse kjo shkakton moslakmi dhe asketizëm në dynja. Çdo gjë kalimtare nuk mbetet, qofte pasuri, autoritet, teprica e jetesës, gjëra që ia pakësojnë hisen e tij në dhuntitë e ahiretit edhe në qoftëse është i ndershëm te All-llahu”. (po aty).

Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Gjëja më e madhe dhe më meritore për të cilën duhet të bëjnë gara garuesit është ajo gjë që i garanton lumturi njeriut në jetën e kësaj bote dhe në jetën e ahiretit dhe që është udhëzues drejt kësaj lumturie, kurse kjo është dija e dobishme dhe vepra e mirë. Vetëm me to arrihet lumturia dhe vetëm me to vjen shpëtimi, andaj që furnizohet me to, ka fituar, kurse ai që privohet nga këto, ai është i privuari nga çdo e mirë. Këto dy gjëra i ndajnë njerëzit në të mëshiruar dhe në të privuar, sipas tyre dallohen njerëzit në i mirë dhe mëkatar, i devotshëm dhe gabimtar, zullumqar dhe mazllum. Pasiqë dija është shoqërues i veprës dhe agitues i tij, kurse ndera e saj e përcjell nderin e atij për të cilin flet, atëherë dija më e velfshme është dija mbi monoteizmin, kurse më e dobishmeja dija që flet për dispozitat e veprave të njerëzve. Kurse rruga e vetme për të marrë këto dy drita dhe këto dy dije është burimi për të cilin argumentet e prera tregojnë se është i pagabuar, kurse librat qiellor kanë deklaruar se duhet të pasohen dhe përcjellen, e ai është i vërteti dhe i vërtetuari, i cili nuk flet nga epshi, por nga ajo që i shpallet”. (Alamul-Muvekiin”, 1/5).

Marrë nga libri: “Sifatullahi el-Varide fil-Kurani ves-Sunneti”, fq. 8-10, Alevij Es-Sekaf

Madhërimi i All-llahut

Sado që do të flasim në këtë ligjeratë, nuk do tia arrijmë qëllimit dhe do të mbetemi të mangët. Nuk do të kemi mundësi ta lavdërojmë All-llahun ashtu si meriton. All-llahu ka emrat e bukur dhe cilësitë e plota, andaj edhe ne ia konfiromojmë të gjitha emrat dhe cilësitë ashtu sikur i përkasin madhërisë së Tij:

“Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi”. (Shura: 11).

“Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; “All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!” Thuaj: “Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra, që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu”. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësinë e tyre”. (El-Enam: 91).

Musai, alejhisselam, i cili i ka folur All-llahut drejpërsëdrejti, i cili ishte bashkëbiseduesi i All-llahut, pasiqë foli një kohë të gjatë me te, e mori malli të shihet, të shikon në All-llahun dhe kërkoi këtë gjë nga Ai, duke thënë:

” ai tha: “Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!” (El-Araf: 143).

Dëshiroj të shoh, më ka mar malli të shoh. Ia ktheu All-llahu, subhanehu ve teala, duke i thënë:

“Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, “. Domethënë në këtë dynja. Këtu askush nuk mund ta shoh. Kurse në ahiret e shohin besimtarët, sikurse na ka treguar All-llahu, azze ve xhel-le:

“Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë”. (El-Kijame: 22- 23).

“Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, “. Pastaj shiko kushtin të cilin ia dha Musait, alejhisselam: shiko kodrën e madhe, nëse ajo kodër e duron shikimin në Mua, do të më shohish, e kur All-llahu i shfaqet kodrës, Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, thotë: sa një gisht, kjo kodër e madhe thërmohet dhe nuk mbetet asgjë.

Kur e pa Musai, alejhisselam, këtë pamje ra në tokë i alivanosur, e kur u kthjell tha:

“E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”

“E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua”. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”

“Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur “. (El-Enam: 91).

Gjërësia e mbretërisë së All-llahut, azze ve xhel-le.

Vallë, ai që nuk e fal namazin e ka njohur All-llahun sa duhet dhe ashtu si duhet?

Vallë, ai që ha kamatën e ka njohur All-llahun sa duhet dhe ashtu si duhet?

Bishri, rahimehull-llah, thotë:

“Nëse mendojnë njerëzit në madhërinë e All-llahut, azze ve xhel-le, asnjëher nuk do të bënin mëkate ndaj Tij”.

Sad ibën Bilali thotë:

“Mos shiko vogëlsinë e mëkatit, por shiko ndaj kujt bën mëkat, atëherë e kupton sasinë e mëkatit. Po të dinin njerëzit madhërinë e All-llahut, asnjëher nuk do të bënin mëkat ndaj All-llahut”.

A i shihni këto shtatë qiej dhe mbarë gjithësinë, ne që jemi mbi tokë, sistemi diellor, galaktika, të gjitha këto janë asgjë, një pikë në vasionë. Shkenctarët gjërësinë e vasionit e masin me vitë të dritës. Shikoni sa e madhe është kjo gjithësi për të arritur vetëm te qielli i dynjasë, kurse mes njërit qiell dhe tjetrit ka hapësirë sa për të ecur pesëqind vjet.

Gjithësia dhe kjo galektikë në krahasim me Kursinë e All-llahut janë si një unazë e hedhur në shkretëtirë. A mund ta paramendosh këtë gjë?!

Sa vlejmë ne brenda kësaj unazë? Asgjë!

Pastaj Kursia në krahasim me Arshin e All-llahut është sikur një unazë e hedhur në shkretëtirë. Parafytyro këtë gjë!!

“(E Ai është) Mëshiruesi që mbi Arsh qëndron”. (Taha: 5).

E di se çka cyt çdo shpirt, e dëgjon zërin e bubrecit që gjindet në shkëmbin e madh në erësirën e madhe të natës:

“Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë “. (El-Enam: 91).

Ajeti më i madh ku përshkruhet All-llahu, subhanehu ve teala, është Ajetul-Kurisa, ku All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

“All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm”.

I Gjallë që nuk vdes. Ekziston vetvetiu dhe tjerët i mban.për secilën krijesë Ai kujdeset.

“All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”. (El-Bekare: 255).

All-llahu i sheh të gjithë robërit e Vet

Aisheja, radijall-llahu anha, tregon:

Na erdhi një grua për tu ankuar për burrin e saj te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,. Aisheja, radijall-llahu anha, tregon dhe thotë: mes meje dhe asaj kishte vetëm një pëlhurë të hollë, mirëpo as unë nuk mundesha të dëgjoj zërin e saj, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, zbriti ajetet:

“Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë”. (El-Muxhadele: 1).

Atëherë kur mendon të vetmohesh në mëkate ose të ikish nga vendi ku të njohin, ose kur ta mbyllish derën, ose kur ti fikish dritat, mos mendo se edhe atëherë All-llahu nuk të sheh.

Poeti thotë:

Kur të vetmohesh mos thua se jam vet, por thuaj: mbi mua kam kontrollues

Mos llogaritni All-llahun të shkujdesur për asnjë çast dhe se ajo që fshehni Ai nuk e di

Kemi kaluar kohën kot, pasha All-llahun, derisa na erdhën mëkate pas mëkateve

Ah, sikur të na fal All-llahun atë që ka kaluar dhe na lejon që të pendohemi.

Kur i dëgjoi këto vargje Imam Ahmedi, e la ndejën e dijes, hyri në dhomën e tij dhe e mbylli derën. Nxënësit e pritën një kohë, mirëpo ai nuk doli. Erdhën te dhoma dëshironin të trokasin në derë, atëherë e dëgjuan Imam ahmedin duke i përsëritur ato vargje dhe duke qajtur:

Vehb ibën Munebehi, rahimehull-llah, thotë:

“Frikoju All-llahut aq sa ka fuqi Ai ndaj teje”.

Zejnul-Abidin, Ali ibën Husjeni, radijall-llahu anhu, kur merte abdest zverdhej. Pastaj atij i thonin: pse po zverdhesh kur mer abdest? U përgjigj: a e dini para kujt do të qëndroj?! Do të qëndroj para All-llahut. Do të qëndroj para All-llahut.

Kurse sot ka shumë që hynë në namaz me trup, mirëpo mendja e shetit tërë botën dhe nuk kupton kur përfundoi namazi.

Ka njerëz që hynë në namaz, kurse zemrën e kanë në dynja, në treg apo te epshet. Ai e dëgjon fjalën e All-llahut:

“Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!”. (El-Fatiha: 2-3).

Mirëpo zemrën e ka në dynja, pse? Sepse:

“Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!”. (Ez-Zumer: 67).

Sfida me krijimin e mizës

Një djalosh qëndronte në rrugë. Në atë moment kaloi një mbret tiran dhe zullumqar, të cilin e adhuronin njerëzit përpos All-llahut. Ky djalosh ishte i devotshëm. I shihte se si njerëzit i afrohen këtij mbreti tiran dhe zullumqar dhe dëshironin ti afrohen për çeshtje të kësaj dynjaje. I shikoj njerëzit dhe shikoj këtë mbret, i cili përreth vetes kishte ushtrinë dhe rojën e tij.

Në ato momente pran mbretit kaloi një mizë. I afrohej mbretit dhe i ndalej në fytyrë. Ai e largonte, mirëpo miza sërish kthehej. E njerëzit habiteshin. Çdo herë që e largonte mizën, ajo kthehej prap në fytyrën e mbretit. Një mizë nuk kishte mundësi ta largonte!

Ky djalosh i devotshëm e shfrytëzoi rastin dhe filloi të lexojë ajetin Kur’anor:

“O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes”. (El-Haxh: 73- 74).

Të gjith njerëzit dëgjonin. All-llahu sjell shembull dhe u thot njerëzve: dëgjone këtë shembull.

Ata që u luteni përpos All-llahut ata nuk mund të krijojnë as një mizë. All-llahu ekber! A e shihni këtë shembull në këtë rast?! Ky mbret me këtë ushtri, të gjith që janë në ruzullin tokësor, teknologjia që kanë zbuluar dhe me të cilën kanë arritur në hënë dhe në thellësirat e tokës, e grimcojnë atomin, këta të gjith a kanë mundësi të krijojnë një mizë. Kjo është sfidë nga All-llahu. Sfida e parë qenka krijimi i një mize:

“.. Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të..”.

Kurse sfida e dytë qenka:

” nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj “.

Nëse miza ua rëmben ndonjë ushqim ose pije, të gjith njerëzit që janë mbi tokë nuk mund ta marin prej saj, sepse miza është insekt dhe kur të hyjë ushqimi në brendësinë e saj menjëher tretet dhe ndryshohet:

” nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes”. (El-Haxh: 73- 74).

Në këtë rast të gjith njerëzit thanë: All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llah dhe u larguan nga ky mbret.

Porosi secilit njeri të shkujdesur

Vëllau dhe motra ime që keni haruar All-llahun! Ti që nuk i zbaton mësimet e Tija! Ti që je dhënë pas epsheve dhe harameve! Ti që je larguar nga Kur’ani! Ti që je larguar nga mbulesa dhe nderi! Ti që je zhytur në mëkate dhe gabime! Deir kur më në këtë gjendje!

Shikoni nuk kemi punë me njerëz në këtë rast, por kemi punë me Zotin e njerëzve, i cili ju është drejtuar njerëzve duke u thënë:

“Ua tërhjek vërejtjen me Veten e Tij”. (Ali Imran: 28).

All-llahu ekber! All-llahu ua tërhjek vërejtjen njerëzve nga denimet e Tija, kurse njerëzit akoma vazhdojnë në bredhje dhe shkujdesi.

Disa njerëz nuk kthjellen. A e dini se kur do të kthjellen?! Atëherë kur do tu vijë melekul-meuti te koka, atëherë do ti kujtohet kjo e do të thotë:

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe”. (El-Muminun: 99).

A tani e njohte All-llahun?! A tani e njohte fuqinë e All-llahut?! Tani çka të bëjë: të grumbullon pasuri, të shikon filma, të dëgjojë muzikë, të kënaqet në shtëpinë e tij të re, ta përqafon gruan ose të dashurën e tij, ti puth fëmijët e vet?! Jo, të gjitha këto i haron. E haron tërë dynjanë. Vetëm një gjë e kërkon:

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. (El-Muminun: 100).

Shikoni këtë tregim kuranor

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen. E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë. Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij. (atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato? Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të Dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë vërtet jemi mizorë!” Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!” Pse një grup prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!” E ju i patët tallur ata, saqë ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta. E Unë sot i shpërbleva ata, për atë që ishin të durueshëm ata janë fitimtarët.

Ti që je i shkujdesur ndaj madhërisë së All-llahut

Një ditë duke qenë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mesin e shokëve të vet, u thotë:

“A dëgjoni atë që dëgjoj edhe unë”.

Dëgjoni këtë hadith. Dëshiroj secili prej jush ta parafytyron këtë gjë.

“Rënkon qielli dhe meriton të rënkojë”. Pse, çka paska ndodhur? Çka e rëndoka këtë qiell? Çka ka në te?

“Në çdo vend sa një pëllëmbë ka nga një melek që bën sexhde ose ruku”.

All-llahu ekber! Në çdo pesë centimetra nga një melek që i përkulet All-llahut, subhanehu ve teala!

Melek të cilët:

” nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6).

Ata kur do të ringjallen, a e dini se çka do të thonë?

“I lartësuar qofsh o All-llahu, nuk të kemi adhuruar ashtu sikur duhet”! Ata nuk bëjnë mëkate ndaj All-llahut, tërë jetën e kalojnë në adhurime, tërë jeta u kalon në sexhde dhe ruku, në zbatim të urdhërave të All-llahut, nuk i kundërshtojnë urdhërat e Tij, e lavdërojnë All-llahun dhe nuk lodhen, e pastaj thonë: nuk të kemi adhuruar aq sa duhet. A e dini pse?

Sepse ata më shumë se ne e madhërojnë All-llahun.

Disa prej nesh mburren para All-llahut pse i ka falë pesë kohë të namazit! Ato ishin pesëdhjetë namaze dhe u pakësuan në pesë. Ato janë pesë namaze, mirëpo janë pesëdhjet në peshojë. Mirëpo ne të ngratët sërish mburremi me këto vepra tona, kurse harojmë se All-llahu është Ai që na ka dhënë dhuntinë më të madhe:

Èóáö Çááøóåõ íóãõäøõ Úóáóíúßõãú Ãóäú åóÏóÇßõãú áöáúÅöíãóÇäö Åöäú ßõäúÊõãú ÕóÇÏöÞöíäó [ÇáÍÌÑÇÊ:17].

” por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”. (El-Huxhurat: 17).

A keni dëgjuar ose a keni parë përshkrim të melekut më të mirë, Xhibrilit, alejhisselam. Ai është melek që ka gjashtëqind krahë, secili krah e mbulon horizontin. Paramendoni dhe parafytyroni këtë!

Ky melek me një britmë e shkatroi një vendbanim të plotë.

Me një krah e përmbysi një vendbanim të plotë.

Kjo krijesë e madhe, të cilën e pa Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Miraxh, në qiellin e shtatë, të lodhër dhe të raskapitur. A e dini pse? Sepse kur iu afrua Xhibrili All-llahut, iu shtua frika dhe trishtimi:

“Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!”. (Ez-Zumer: 67).

Tërë këto shtatë qiej të mëdha i palon All-llahu, subhanehu ve teala, ashtu sikurse i palon librat, i cili është:

“Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit). Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!

Të gjith njerëzit të çveshur dhe këmbëzbathur, All-llahu i mbledh në grushtin e djathtë tokën dhe në të tjetrën qiejtë, kurse që të dyja duart All-llahu i ka të djathta dhe u thotë krijesave: Unë jam mbreti, ku janë tiranët? Ku janë mendjemëdhenjtë? Ku janë ata që tregohen mendjemëdhenjë ndaj urdhërvae të All-llahut? kush i përgjigjet, kush guxon ti jep përgjigje All-llahut në këtë ditë?

Ku janë mbretërit e tokës, ku janë sulltanat, ku janë kriminelët, ku janë ata që e anashkalojnë ligjin e All-llahut, ku janë ata që tregohen mendjemëdhenjë dhe nuk i bëjnë sexhde All-llahut?

Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!

Vazhdon

Bekir Halimi,
10.6.2005