Hutbe e mbajtur në Xhaminë Mirësia në Vushtrri me datë 4/6/2010 nga Sedat ISLAMI.
Rezymeja: 1) Sekretet e luftës kundër Hixhabit: a) Jo Hixhabi por Islami; b)  Jo Hixhabin por nderin; c) Qëllimet jo si fjalët; d) Luftë e pakompromis. 2) Sekretet e Hixhabit: a) Hixhabi nuk është simbolikë; b) Hixhabi është identitet. 3) Çka paraqet heqja e Hixhabit: a) Heqja e Hixhabit sjell neveri; b) Identitet i përbuzur.
***
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Mbase mund të keni pritur që në këtë Xhuma, pas terrorit çifut dhe dhunës shtazarake të ushtruar mbi vullnetarët e Anijeve të Lirisë, të cilat ia patën mësyer Gazës për qëllime humanitare, të dëgjoni diç për karakterin barbar të çifutëve, megjithatë ligjërata jonë do të ketë në fokus një problem tjetër, atë të luftimit të Hixhabit edhe në vendin tonë. Arsyet që na shtynë të flasim sot për këtë problematikë, krahas nismës së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe urdhëresës së saj për një gjë të tillë, qëndrojnë edhe në atë se:
– Lufta kundër Hixhabit në Kosovë është duke u kryer nga muslimanët, dhe tash si rastin më “te freskët” (në thonjëza) e kemi KK-Prishtinë, i cili ka nis miratimin e një rregulloreje për ndalimin e shamisë në shkolla fillore dhe të mesme, derisa ajo që ndodhi kundër Anijeve të Lirisë nuk është për tu çuditur nëse kihet parasysh fakti se kush janë çifutët dhe cilat janë qëndrimet e tyre karshi muslimanëve.
– Për dallim nga Evropa, e cila ka përdorur një taktike në luftën kundër Hixhabit, duke filluar me Nikabin (perçen, mbulesën e tërë fytyrës), për të ardhur -sigurisht- më pas edhe tek ndalimi i Hixhabit – shamisë, në Kosovën tonë të dashur lufta fillon pa asnjë taktikë; ajo është e drejtpërdrejtë dhe shumë e rrezikshme.
– Nevoja e të folurit për aspektet fetare, çfarëdo peshe që të kenë, në rast të cenimit të tyre, bëhet detyrim i patjetërsueshëm. Në fakt, edhe po të kenë qenë sekondare, ato duhen përmendur krahas bazave të besimit. Imam Tahaviu, meqë jetonte në kohën kur mes’hi mbi meste kontestohej nga ithtarët e lëvizjeve risimtare (bidatçinjtë), pati përmendur në Akiden e tij se “Mes’hu mbi meste, si për vendasë por edhe udhëtarë, është pjesë e fesë”.
Kështu, të heshtësh para këtyre fakteve tmerruese është mungese vetëdije islame dhe ikje nga përgjegjësia, ndaj sot – të nderuar xhematë – do të mundohemi para jush të zbulojmë sekretet e planeve qëllimkëqija të këtyre që luftojnë Hixhabin, e pastaj –me lejen e Allahut të Madhëruar- edhe do të zbulojmë arsyet përse ne ngulim këmbë në lejimin e Hixhabit.
(Jo Hixhabi por Islami)
Besimtarë të respektuar!
Me të përmendur luftën kundër Hixhabit më shkoi ndërmend një urtësi e zbuluar nga Imam Maliku, i cili duke shpalosur qëllimet e qëndrimeve shiite ndaj sahabeve (shokëve të Pejgamberit, alejhi’s selam) vlerëson se cak dhe shënjestër është Muhammedi, alejhi’s selam, alejhi’s selam e jo ata. “Ata njerëz deshën ta ofendojnë Muhammedin, alejhi’s selam por meqë nuk ia arritën qëllimit atëherë ata ofenduan dhe fyen shokët e Muhammedit, alejhi’s selam që të thuhet: Njeri i keq me shokë të këqij ngase po të kishte qenë i mirë do të kishte shoqëri të mirë” – thotë tekstualisht Imami.
Kështu, nëse tërheqim një diagonale ndërmjet këtyre  qëndrimeve dhe qëndrimeve ndaj Hixhabit nuk është vështirë për të përfunduar se lufta është iniciuar dhe projektuar kundër Islamit. Këtë e kuptojmë edhe më mire atëherë kur të mësojmë se mekanizmi që kanë zgjedhur për ta luftuar Islamin është një ndër më të ndjeshmit. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“ما تركت بعدي فتنة أضر على الرجال من النساء
Nuk kam lënë pas vetes sprovë më të dëmshme për burrat se sa gratë”. Buhariu dhe Muslimi.
Pra, ata zgjodhën femrën si mjet për të shpërbërë muslimanët dhe për të zhdukur rolin dhe ndikimin e tyre në botë. Shembull për këtë merr Egjiptin dhe Turqinë, që një ndër pikat e zbatimit konkret të planit ç’islamizues qe heqja e Hixhabit, dhe këtë –sikurse tek ne- nëpërmjet muslimanëve ose thënë më mire atyre që bartnin emra muslimanë.
(Jo Hixhabin por nderin)
Vëllezër të nderuar!
Ambientet idhujtareske dhe ato jobesimtare janë të projektuara asisoj që atmosfera morale të mos zë vend në to. Kur them këtë, mbështetje kam fjalën e Allahut të Madhëruar, në të cilën jepen detaje të një grupi jobesimtarësh, të zhytur thelle në mëkate, të cilët kërkonin largimin e pjesës tjetër të shoqërisë nga qyteti për shkak të akuzimit se janë të moralshëm. Thotë Allahu i Madhëruar:
“وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلاَّ أَن قَالُواْ أَخْرِجُوهُم مِّن قَرْيَتِكُمْ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ
Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: “Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës).” el-A’rafë, 82.
Kështu, vajzat tona përjashtohen nga shkollat sikurse edhe motrat tona mësuese vetëm e vetëm pse janë të moralshme. Panorama e shkollës prej lakuriqësie humb “bukurinë” e saj (në thonjëza) me prezencën e një vajze të mbuluar.
(Qëllimet jo si fjalët)
Xhemat i nderuar!
Sa komplet dhe i përkryer është Islami. Vlerësimin e njeriut (tek Allahu) e bëri nëpërmjet asaj që ai fsheh në zemrën e tij ngase jo çdo fjalëmirë është edhe këshilltar. Edhe djalli i mallkuar i tha fjalë të mira Ademit, alejhi’s selam, por e hodhi në mëkat.
“وَقَاسَمَهُمَا إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ النَّاصِحِينَ
Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju.” el-A’rafë, 21.
Edhe këta djajtë tanë, në forma njerëzish, betohen se ua duan të mirën vajzave dhe motrave tona, se nuk janë kundër tyre, se nuk ua mohojnë ambiciet fetare porse koha nuk është të shfaqemi kështu. Këta janë shumë ngjashëm me të përshkruarit e ajetit:
“وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لاَ تُفْسِدُواْ فِي الأَرْضِ قَالُواْ إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ
E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” el-Bekare, 11.
Çfarë të mire u dëshiruakan këta të mjerë vajzave dhe motrave tona?
A ua dëshirojnë kulturën dhe trendin perëndimor?
Nëse po, atëherë do të kërkoja shpjegime prej tyre për këto të dhëna nga djepi i (ç)civilizimit, Amerika, ku sipas një raporti të publikuar më 2004:
   Çdo ditë rrëmbehen 1900 vajza,
   Çdo vit, si shkak i shtatzënisë nga prostitucioni, mbyten 1.000.000 fëmije, qofte nga aborti, qofte nga mbytja menjëherë pas lindjes.
   60% e martesave vjetore dështojnë.
   Çdo javë në Angli shënohen 170 raste të shtatzënisë nga prostitucioni.
   Çdo vit në Spanjë shënohen 500.000 raste të dhunës ndaj femrave.
Nëse ky është realiteti, atëherë në çfarë mirësie, në çfarë kulture a civilizimi i thërrisni vajzat dhe motrat tona o ju të mjerë?!
(Luftë e pakompromis)
Besimtarë të nderuar!
Këto ambicie tona për përvetësim të -kinse- kulturës evropiane dhe perëndimore, mund të na afrojnë tek ata por assesi të ndërrojnë qëndrimet e tyre ndaj nesh. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“وَلَن تَرْضَى عَنكَ الْيَهُودُ وَلاَ النَّصَارَى حَتَّى تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ
As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre…” el-Bekare, 120.
Thënë pak më drejtpërdrejtë, urrejtja e tyre ndaj parimeve tona fetare, jo vetëm që ka bërë ata të jenë edhe më larg prej nesh, por edhe ato parimet e tyre fetare i kanë “sakrifikuar”. Ish-ministrit të brendshëm italian, Xhuliano Amato , i patën kërkuar ta ndalonte Hixhabin kurse ai pati kundërshtuar me arsyetimin se edhe Merjemja, e pikturuar në Kishë, mban mbulesë. Si reagim ndaj tij “lidhën besë” se tash e tutje edhe Merjemen do e pikturojnë pa mbulesë.
E shihni deri ku i ka dërguar verbëria shpirtërore.
E shihni çfarë bën mllefi dhe urrejtja e tyre ndaj nesh.
(Sekretet e Hixhabit)
Besimtare të nderuar!
Këto ishin qëndrimet dhe motivet e tyre kundër Hixhabit kurse ne tash do të prezantojmë arsyet tona pse luftojmë për Hixhabin.
1. Hixhabi nuk është simbolikë
Hixhabi, ashtu sikur edhe çdo gjë islame, nuk kanë të bëjnë aspak me formalitete, ikona, simbolika. Islami është jetë dhe jeta duhet të jetë Islam. Mu për këtë, kur flitet per Hixhabin, flitet per urdhër të Allahut të Madhëruar.
“يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَّحِيماً
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” el-Ahzab, 59.
Kurse urdhri i Allahut të Madhëruar nuk mund të kundërshtohet assesi.
“وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْراً أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَن يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالاً مُّبِيناً
Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.”. el-Ahzab, 36.
2. Hixhabi është identitet
Ajeti kur’anor që cituam më parë, aludon edhe në një karakteristike tjetër të Hixhabit, atë të identitetit te vërtetë të femrës myslimane.
“يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَّحِيماً
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” el-Ahzab, 59.
Ky identitet është zëvendësues i identiteti të mëparshëm, të përshkruar në këtë ajet kur’anor:
“وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme,…”. el-Ahzab, 33.
Në et Tefsiru’l Vesit, komentimi i ajetit 59 të el-Ahzab, është rrumbullakësuar me këto  fjalë: Kjo është urtësia e urdhrit të  mbulesës…
Më konkretisht, siç sqarohet dhe në tefsirin e Ibni Kethirit, femra me hixhab është njohur si e ndershme dhe e lirë (jo robëreshë), dhe ndoshta këtu ka qenë pikënisja ose motivimi i mjekes saudiane, Nebileh Jakub, për të konstatuar në një punim të saj se mbulesa është caktuar të jetë ruajtëse e çdo gjëje me vlerë. Fara e bimës ruhet në tokë, rrënjët e pemës ruhen po kështu në tokë, bërthama e pemës ruhet në brendësi të frutit, fëmija ruhet nëe barkun e nenës, syrit i është vënë qepalla me gjithë kapak, zemra është në brendësi të trupit, e kështu me radhë.
Vëllezër të nderuar!
(Çka paraqet heqja e Hixhabit)
1. Heqja e Hixhabit sjell neveri
Kjo për faktin se përkujton pasojën e mëkatit të parë të bërë nga njeriu. Allahu duke na rrëfyer për Ademin dhe Havvanë, alejhima’s selam, dhe rënien e tyre viktime e djallit, thotë:
“فَدَلاَّهُمَا بِغُرُورٍ فَلَمَّا ذَاقَا الشَّجَرَةَ بَدَتْ لَهُمَا سَوْءَاتُهُمَا وَطَفِقَا يَخْصِفَانِ عَلَيْهِمَا مِن وَرَقِ الْجَنَّةِ وَنَادَاهُمَا رَبُّهُمَا أَلَمْ أَنْهَكُمَا عَن تِلْكُمَا الشَّجَرَةِ وَأَقُل لَّكُمَا إِنَّ الشَّيْطَآنَ لَكُمَا عَدُوٌّ مُّبِينٌ
Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!”. el-A’rafë, 22.
Dhe, nëse ti vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike, sot, me të kaluar pranë ndonjë pllake përkujtimore të dëshmorëve, apo me të shikuar të ndonjë jetimi të mbetur nga lufta, emocionohesh dhe ndien urrejtje ndaj atyre që aq shumë na shkaktuan dhimbje, përse të mos ndani ndjenja të tilla edhe kur të shihni një vajzë të pambuluar, e cila është “jetime” e luftës së djallit. Përse të mos urreni edhe më shumë djallin dhe ashtu siç ndihmoni jetimët, të ndihmoni (këshilloni) edhe ato vajza të ngrata që të mbulohen e të shpëtojnë nga mjerimi shpirtëror!
2. Identitet i përbuzur
Identiteti që ia sjell një femre muslimane Hixhabi është identitet morali, përderisa heqja e tij, e ul në një shkallë të ultë, aq sa edhe krahasohet – në raste të caktuara- edhe me të pamoralshmet. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“كُلُّ عَيْنٍ زَانِيَةٌ وَالْمَرْأَةُ إِذَا اسْتَعْطَرَتْ فَمَرَّتْ بِالْمَجْلِسِ فَهِيَ كَذَا وَكَذَا يَعْنِي زَانِيَةً
Çdo sy bie në prostitucion, dhe gruaja e cila vë parfum e pastaj kalon pranë ndonjë grupi njerëzish, ajo është kështu e kështu. Pra, lavire.” Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka cilësuar hasen.
Të nderuar vëllezër!
(Përmbyllje)
Në fund të kësaj ligjërate, më duhet të kthehem atje tek fillova dhe të shprehi përsëri keqardhjen time që kjo e drejtë është duke na u cenuar në vazhdimësi nga muslimanët, respektivisht nga elita jonë udhëheqëse. Nuk dua të ndahem prej jush pa ua bërë me dije të gjithë atyre që janë duke na i mohuar vlerat dhe të drejtat tona se përpjekjet dhe mundi i tyre do të shkojnë kot, dhe se sa herë që ata të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar Islamin, Islami do të ngritët edhe më, dhe në horizont, atje lart, do të ngrit parullën e tij:
“قُلْ مُوتُواْ بِغَيْظِكُمْ
…Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin”!…”. Ali Imran, 119.