Të nderuar besimtarë!
Në hytben e kaluar shpjeguam tetë llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Ato ishin:
Zemra e pastër
Zemra e kthyer
Zemra e bindur
Zemra e frikësuar
Zemra e përkushtuar
Zemra e udhëzuar
Zemra e qetë
Zemra e gjallë

Me këto lloje zemrash besimtari duhet të mishërohet.
Në këtë hytbe do të flasim për llojet e tjera të zemrave, por kemi të bëjmë me zemra të cilat nuk janë të lavdëruara dhe kanë një përshkrim negativ. E lusim Allahun që t’i ruajë zemrat tona nga llojet që do të përmendim në vazhdim!
Duhet të njihemi me këto zemra të këqija, duhet ta dimë e ta mësojmë të keqen, jo që të bëjmë keq e ta kultivojmë atë, por të dimë se si të ruhemi nga e keqja.
Allahu im, ruaji zemrat tona nga e keqja!

10. Zemra epshore
Zemra e cila është goditur nga sëmundje si dyshimi, hipokrizia dhe sëmundjet e epsheve të ndaluara. Allahu i Lartësuar thotë:
يٰنِسَآءَ ٱلنَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِنِ ٱتَّقَيْتُنَّ فَلاَ تَخْضَعْنَ بِٱلْقَوْلِ فَيَطْمَعَ ٱلَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلاً مَّعْرُوفاً
“O gratë e të Dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkëdheli, që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” (Ahzab, 32)
10. Zemra e verbëruar
Është zemra e cila nuk e sheh të vërtetën dhe nuk merr mësim prej saj. Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَكِن تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ
“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46)

11. Zemra e hutuar
Zemra e hutuar nga Kurani, e angazhuar me gjërat e pavlera të kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë:

“Zemrat e tyre janë të hutuara. Ndërsa ata që janë idhujtarë, flasin fshehurazi: “A është ky (Muhamedi) diçka tjetër, përveçse njeri si ju? Vallë, a do të shkoni ju pas magjisë (së tij), kur e shikoni me sytë tuaj?” (Enbija, 3)

12. Zemra gjynahqare
Është zemra e cila e fsheh dëshminë. Allahu i Lartësuar thotë:
وَلاَ تَكْتُمُواْ الشَّهَادَةَ وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ
“Mos e fshihni dëshminë, se, kush e fsheh atë, zemra e tij është gjynahqare. Allahu di çdo gjë që punoni ju.” (Bekare, 283)

13. Zemra e mendjemadhit
Tregon mendjemadhësi ndaj teuhidit dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar. Ai thotë:
قلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ
“…zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi. ” (Gafir, 35)

14. Zemra e vrazhdë
Nga kjo zemër është larguar mëshira dhe butësia. Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَوْ كُنتَ فَظّاً غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ
“Sikur të ishe i ashpër dhe me zemër të vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje.” (Aliimran, 159)

15. Zemra e vulosur
Nuk e pranon udhëzimin dhe as që do të dëgjojë për të. Allahu i Lartësuar thotë:
وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ
“…duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën.” (Xhathije, 23)

16. Zemra e ashpër
وَجَعَلْنَا قُلُوبَهُمْ قَاسِيَةً
Nuk zbutet për imanin, nuk ndikohet nga dëgjimi i dënimeve të Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë:
“…dhe ua bëmë zemrat të ashpra.” (Maide, 13)

17. Zemra mospërfillëse
Nuk e përfill kujtimin e Allahut, por është e ndikuar nga epshi. Allahu i Lartësuar thotë:
وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا
“Mos dëgjo atë, zemrën e të cilit e kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë.”

18. Zemra e mbuluar
Është aq e mbuluar, saqë nuk arrin dot fjala e Pejgamberit të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:
وَقَالُواْ قُلُوبُنَا غُلْفٌ
“Zemrat tona janë të mbuluara.” (Bekare, 88)

19. Zemra e prirë
Kjo zemër anon drejt së vërtetës. Allahu i Lartësuar thotë:
فأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ
“Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta…” (Aliimran, 7)

20. Zemra e dyshimtë
Është një zemër që hamendet dhe vazhdimisht dyshon. Allahu i Lartësuar thotë:
وَارْتَابَتْ قُلُوبُهُمْ
“…dhe që zemrat e tyre dyshojnë.”

Të nderuar muslimanë!
Këto janë njëzet llojet e zemrave të përmendura në Kuran. Është shumë e rëndësishme për çdo besimtar që ta dijë dhe ta mendojë mirë se në cilin lloj bën pjesë zemra e tij.
E lus Allahun e Lartësuar që zemrat tona të kenë model vetëm tetë llojet e para të zemrave.
Allahu im, përqendroji zemrat tona në fenë Tënde!

 

Ulvi Fejzullahu