Shirku në përgjithësi ndahet në tre lloje:
1. Shirku i madh
2. Shirku i vogël
3. Shirku i fshehtë
Së pari:
Shirku i madh:
Shirku i madh është ai për të cilin Allahu i madhëruar, në Kur’an ka thënë:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ ۚ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَىٰ إِثْمًا عَظِيمًا.
“Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Allahut, ai ka bërë mëkat të madh.”
(Nisa: 48).
لَقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ ۖ وَقَالَ الْمَسِيحُ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ ۖ إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ.
“Me të vërtetë, kanë mohuar (të vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Allahu është Mesihu – Isai i biri i Merjemës!
E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj.
Se, me të vërtetë, kush i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.”
(Maide: 72).
Shirku i madh ndahet në katër lloje:
1. Shirku në dua:
Argument për kêtë, është fjala e Allahut;
فَإِذَا رَكِبُوا فِي الْفُلْكِ دَعَوُا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ فَلَمَّا نَجَّاهُمْ إِلَى الْبَرِّ إِذَا هُمْ يُشْرِكُون.
“Kur të hipin në barkë, i lutën Allahut sinqerisht, e kur Ai t’i sjellë (shpëtojë) në tokë, përnjëherësh ata i bëjnë shok Atij.”
(Rrum: 65 ).
2. Shirku në nijet (qëllim), dëshirë dhe synim, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë:
مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ ۖ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ.
“Ata që e duan (vetëm) jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Na do t’ua plotësojmë krejtësisht punët e tyre në të (botë) dhe atyre në të (këtë botë) nuk do t’u mungohet asgjë.
Këta janë ata, që në botën tjetër nuk do të kenë kurrgjë, përveç zjarrit.
Do t’u shëmbet çdo gjë që kanë punuar në të (këtë botë) dhe do t’u humbet ajo që kanë punuar.”
(Hud: 15-16).
3. Shirku në nënshtrim dhe bindje: për këtë është argument fjala e Allahut, ku thotë:
اتَّخَذُوا أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ وَالْمَسِيحَ ابْنَ مَرْيَمَ وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا إِلَٰهًا وَاحِدًا ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ سُبْحَانَهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ.
“Ata, përpos Allahut kanë konsideruar për zot dijetarët e tyre dhe murgët e tyre dhe Isain – të birin e Merjemit, kurse u është urdhëruar që të adhurojnë vetëm një Zot, – s’ka zot tjetër përveç Tij.
Ai është shumë lartë nga ata të cilët i barazojnë me Te.”
(Teube: 31 ).
Këtu hyn:
Nënshtrimi dhe bindja ndaj atyre dijetarëve që e bëjnë haramin-hallall dhe hallallin-haram.
4. Shirku në dashuri, argument për këtë është fjala e Allahut, ku thotë:
وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ ۖ
“Ka njerëz që në vend të Allahut marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Allahun.”
(Bekare: 165 ).
Shejh Dr. Mustafa Murad
Profesor në fakultetin e Davetit në Ez’her
Nga arabishtja: Suad B. Shabani