Aktivitetetet bazë për çdo entitet që dëshiron të merret me thirrje.

Më poshtë gjeni një listë e cila ju ndihmon të orientoheni për të nisur apo plotësuar aktivitetin bazë të thirrjes për përmirësim në shoqëri. Lista i shërben çdo xhamie, këshilli të Bashkësive Islame, aktivisti, grupi të thirrjes apo organizate.

Kjo listë përfshin vetëm aktivitetet bazë që mundësojnë një qasje më të plotë tek populli dhe njëkohësisht e bëjnë thirrjen më të suksesshme. Dikush mund ta gjejë veten duke i implementuar shumicën, dikush pakicën, por të punuarit me listë ndihmon që gjëra të rëndësishme të mos harrohen apo anashkalohen.

 

Kjo listë ndër të tjera tregon për:

  • Parakushtet që nevojiten për të nisur apo plotësuar thirrjen dhe përfshin parakushtet ligjore, infrastrukturën dhe resurset e tjera.
  • Aktivitetet Ditore
  • Aktivitetet Javore
  • Aktivitetet Mujore
  • Aktivitetet Tre mujore
  • Aktivitetet Vjetore
  • Aktivitete të pavarura në kohë
  • Nevojat dhe parakushtet TEKNIKE për të vendosur programet e thirrjes
  • Shembuj të Temave dhe fushave bazike
  • Kategorizimi qytetar që duhet të kihet parasysh për tu mbuluar me thirrjen për përmirësim.

SHKARKOJENI KETU:
LISTA THEMELORE PËR ORGANIZIMIN E AKTIVITETIT TË THIRRJES

Kjo listë është azhurnuar për herë të fundit në 2016 dhe mund të ketë nevoja për freskim dhe plotësim.