Letër Imamit
Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Lavd falënderimi i qoftë Zotit, i cili zgjedh prej robërve të Tij atë që dëshiron për të mirën e myslimanëve, dhe paqja dhe bekimet qofshin mbi më të mirët e prijësve të robërve dhe më të udhëzuarit prej tyre. E pas kësaj.
✍ Vëllai im i nderuar, Imami i bekuar… O ti që të duam për hir të Allahut dhe lutemi për ty në mungesën tënde… O ti që Allahu të ka dhënë pozitën e ngritur dhe statusin e lartë…
Këto janë porositë që po t’i përcjell, ani se edhe unë jam një imam si ti, por e pashë se detyra e këshillës e kërkon këtë nga unë:
⚡ Përpiqu të jesh shembull i mirë për xhematin e xhamisë tënde duke udhëhequr namazet dhe duke iu përmbajtur plotësisht atyre – e namazi i sabahut dhe i ikindisë janë tepër të rëndësishëm – po ju porosis sepse këshilla jote dhe udhëzimi yt kanë më pak efekt kur çështja e shembullit tënd përbën shqetësim.
⚡ Ji më i miri nga njerëzit në karakter, më i bukuri në fjalë, dhe më i sjellshmi në sjellje, sepse gjoksi yt përmban Librin e Zotit tënd dhe fati yt është të jesh Imami i xhematit të xhamisë së lagjes tënde, apo vendit tënd, prandaj vlerësoje këtë status ashtu si duhet vlerësuar.
⚡ Ji afër xhematit tënd, vizito të sëmurët e tyre, kontrollo ata që mungojnë prej tyre, ngushëllo të prekurit e tyre që janë sprovuar, ndihmo nevojtarët e tyre dhe ndërmjetëso për të dëshpëruarit nga mesi i tyre.
⚡ Përpiqu t’i mësosh me përpikëri rregullat e drejtimit të namazit, pasi ato janë të detyrueshme për ty, dhe duhet të njohësh rregullat për të drejtuar namazin në mënyrën më të përsosur dhe më të plotë.
⚡ Përpiqu të mësosh përmendësh Librin e Allahut, pasi ai e ngrit statusin tënd dhe të lartëson i cili është i lehtë, me dëshirën e Allahut e me vendosmëri, si dhe memorizimi yt do të të ndihmojë të lexosh ajetet e duhura sipas çdo rasti dhe do të ndjekësh Sunetin, siç është leximi i Sures Sexhde dhe Sures Insan në namazin e sabahut. Nëse nuk je në gjendje, atëherë rrit memorizimin sa më shumë që të mundesh.
⚡ Diversifiko zgjedhjen e ajetetve në namazet e lexuara me zë, pasi kjo është më e mundshme që të sjellë prani të Zotit në zemrën tënde dhe të atyre që falen pas teje.
⚡ Përpiqu ta bësh leximin tënd në përputhje me Sunetin, duke kënduar Librin e Allahut dhe duke qenë i pranishëm me zemrën tënde, sepse Kur’ani ka një ndikim te ata që e dëgjojnë, dhe mjeshtëria jote, këndimi dhe bukuria e zërit tënd janë më të mundshme që të bëjnë zemrat e atyre që e dëgjojnë të pranishme, dhe efektet e zbukurimit të zërit dhe këndimit nuk janë të fshehura nga njohuritë tua të larta, dhe ji i sigurt që leximi yt i përulur i ajeteve është një nga hutbet më të mëdha.
⚡ Ji i kujdesshëm t’ua mësosh muslimanëve rregullat e fesë së tyre duke lexuar për ta nga librat e dijetarëve të besueshëm, dhe vendos një orar që është i përshtatshëm për ta – dhe ky mësim është një amanet që të është vendosur mbi supe.
Këto janë disa shenja që duhet t’i kesh parasysh gjatë ofrimit të mësimit:
Mos i zgjat mësimet e tua dhe zgjidh disa ditë të javës që të mos mërziten.
Përpiqu të bësh mësimin tënd të shkurtër dhe të përqendruar, që të dalin prej tij me një përfitim të njohur.
Ndrysho mësimet e tua mes formatit të predikimeve, mësimit të rregullave, shpjegimit të sjelljes dhe moralit dhe të ngjashmeve.
Puno shumë për të përgatitur mësimin tënd, do të rritësh dijen tënde dhe do të përfitosh vëllezërit e tu e ata do të përfitojnë nga mësimi yt
Sigurohu të mësosh në raste të veçanta për rregullat e agjërimit në Ramazan, rregullat e Haxhit gjatë sezonit të Haxhit, rregullat e dy Bajramëve, për virtytet e agjërimit të Ashuras në kohë… dhe kështu me radhë.
Së fundmi: Angazhohem shumë duke e lutur që Allahun të të zgjedh ty dhe të tjerët të përfitojnë përmes teje, dhe ji i sinqertë në udhëheqjen dhe mësimin tënd, duke mbikëqyrur zemrën tënde, dhe duke qenë i sigurt për ndikimin tënd.
Vëllai yt i dashur