Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kênaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese.
Thanë: Cilat janë ato, o i Dërguar i Allahut?
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Shirku, magjija, vrasja e njeriut që ka ndalur Allahu (vrasja e njeriut pa të drejtë), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja e luftës, dhe shpifja për imoralitet ndaj besimtareve të ndershme.”
(Shënon: Buhariu: 2766- 6857 , Muslimi: 145, Ebu Davudi: 2873, Nesaiu: 6/215).
Dy fjalë rreth transmetuesit të hadithit:
Ebu Hurejre ed Deusi, sahabiu i nderuar, ai i cili u përkujdes më së shumti për hadithet e pejgamberit alejhi selam, njëherit êshtë sahabiu i cili më sê shumti transmetoi hadithe nga Muhamedi, alejhi selam.
Ka mospajtime mes ulemave rreth emrit të tij të saktë:
Disa thanë: emri i tij êshtë: Abdurrahman ibn Sahr, disa thanë: Abdurrahman ibn Ganem, etj.
Mendimi më i saktë është se emri i tij është: Abdurrahman ibn Sahr.
Vdiq në vitin 59 hixhrij, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Pejgamberi alejhi selam e paralajmroi umetin e tij për rrezikun e veprimit të këtyre mëkateve shkatërruese.
Dhe veprimi i secilit nga këto mëkate është shkatërrim për muslimanin, qoftë edhe veprimi i vetëm i njërit nga këto mëkate shkatërruese.
E para nga mëkatet shkatërruese: Shirku:
– Shirku êdhtë mëkati më i madhë, më i rrezikshëm, më shkatêrrues, përmes të cilit njeriu e humb dunjanë dhe ahiretin.
Shirku është mëkati i cili nuk falet nga ana e Allahut, nëse njeriu vdesë dhe e takon Allahun duke e bartë me vete këtë mêkat shkatërrues (shirkun).
Shirku pengon pranimin e veprave të mira, të cilat njeriu i vepron në dunja.
Allahu,- xhele ue ala!,- në lidhje me rrezikun dhe pasojat e shirkut na paralajmron në librin e tij, ku thotë:
“Nuk ka dyshim se Allahu nuk e falë shirkun (t’i përshkruhet atij shok-idhujtarinë), e përpos këtij mëkati (shirkut) Allahu i falë kujt do.
Kush i bën shirk Allahut, ai ka trilluar një mëkat të madh.”
(En Nisa: 48).
Kush bën (prenë) kurban, ose bën sexhde, ose kërkon ndihmë nga të vdekurit, ose kërkon gjëra nga krijesat, gjëra të cilat nuk ka mundësi t’i ofrojë askush pos Allahut, ai veçse i ka bërë shirk Allahut dhe ka dalë nga Islami.
Nga llojet e shirkut, është edhe shirku i fshehtë:
Veprimi i veprave për syefaqêsi.
Psh. Zbukurimi i faljes së namazit me qëllim që njerëzit të thojnë filani e falë namazin si duhet (kur falet vetëm falet shpejt, kur falet karshi njerëzve- ai e zbukuron faljen e namazit etj).
Nga llojet e shirkut është edhe shirku i vogël:
Shirk i vogël është: Betimi jo në Allahun (psh. Pasha bukën, pasha fëmija).
Shirk i vogël është të thuhet: Dashti Allahu dhe filani (ajo që duhet të thuhet është: dashti Allahu, pastaj filani(pastaj filanin e bëri sebeb).
E dyta nga mëkatet shkatërruese është: Sihri
– Sihri ështê realitet i cili ndodhë, ndikon në zemrën e njeriut, trupin e tij.
Përmes sihrit njeriu sëmuret, por edhe mund të vdesë.
Përmes sihrit ndahet burri nga gruaja, etj.
Të gjitha këto ndodhin vetëm nëse don Allahu, pa lejen dhe dëshirën e Tij asgjë nuk mund të ndodhë.
Sihri përpos se është kufër, ai shkakton edhe dëme të mëdha në shoqërin edhe rrethin ku jetojmë.
Nuk duhet harruar se pa lejen e Allahut nuk ka mundësi të ndodhë asgjë, në lidhje me këtë Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
“Por, pa lejen e Allahut nuk mund t’i bënin askujt dëm.”
(El Bekare: 102).
Janë rënë dakord të gjithë dijetarët islam se të mësuarit e sihrit është haram.
Nëse dikush mëson fjalë të sihrit, fjalë të cilat shpiejnë në kufër, atëherë ai që i mëson ka bërë kufër.
Të këtij mendimi janë: Imam Ahmedi, Maliku, disa nga sahabët dhe nga tabiinët se të mêsuarit e sihrit dhe fjalëve të sihrit (fjalë kufrit), e nxjerr njeriun nga islami dhe obligohet mbytja e tij (dënohet me vdekje nga shteti islam) dhe nêse mbytet vdes si pabesimtarë.
Mendimi tjetër i ulemave;
Ai cili mëson sihrin ka bërë mëkat të madh dhe duhet t’i prihet koka (të mbytet), dhe nuk e gjykojmë me kufër, por vdes si musliman (mendimi i imam Shafiut), por me një kusht: nëse nuk pretendon se ai ka fuqi me sihrin e tij mund të ndryshon krijesat e Allahut, ose mund t’i sjell lumturi dhe t’i bëj dëm krijesave, zakonisht ky është pretendimi i sihribazëve në çdo kohë dhe vend.
Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- urdhëroi vrasjen e sihribazes.
(Ahmedi në musnedin e tij: 1/190, Ebu Davudi: 3043- 3/431, Abdurrezaku nê musanefin e tij: 10/190, Bejhekiu nê sunenin e tij: 8/136, zingjiri i trasnmetimit tê kêtij hadithit êshtë sahih).
Nêna e besimtarëve Hafsa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e dënoi me vdekje një grua të afërme e cila banonte afêr saj, grua e cila ishte sihribaze.
(Imam Malikun në muvetan e tij: 2/871 dhe Abdullah ibn Ahmed (djali imam Ahmedit) në fetvat e babait të tij e cekë ketë transmetim: 1043).
Xhundub ibn Abdilah e denoi me vdekje sihribazin i cili luante tek Velid ibn Ukbe ( ky kishte marrë një kokë të prerë të njeriu të vdekur dhe e thirrte kokën e vdekur ajo vinte u ngjallej-përmes sihrit)
(Buhariu në Tarih el Kebir: 2/222, Bejhekiu në Sunenin e tij: 8/136, përmes rrugëve të sakta të transmetimit).
E treta nga mëkatet shkatêrruese:
Mbytje e njeriut pa hak:
Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
“Kush vret ndokënd që nuk ka vrarê njeriu (pa hak) ose nuk ka bërë çrregullime në tokë, êshtë njësoj sikur t’i kishte vrarë të gjithë njerëzit.”
(El Maide: 32).
E katërta nga mêkatet shkatërruese është:
Ngrënia e kamatës
Allahu thotë në Kur’an:
“Ata që marrin kamatë, do të ringjallen Ditën e Gjykimit, sikur ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet.”
(El Bekare: 275).
“O besimtarë! Mos pranoni kamatë…”
(Ali Imran: 130).
Allahu e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, marrësin, pronarin, atë i cili e shkruan kamatën, dëshmitarin e kamatës, si dhe êshtë i hidhëruar me ta në dunja dhe ahiret.
Allahu na ruajtë nga ky mëkat i shëmtuar dhe i cili është përhapur me hovë të madh në mesin e muslimanëve.
E pesta nga mëkatet shkatërruese është:
Ngrënia e pasurisë së jetimit
Prej hakut të jetimit është që muslimanët ta marrin nën përkujdesjen e tyre, ta edukojnë, të kujdesen për ushqimin, veshmbathjen, pasurinë, deri në kohën kur ai bëhet i aftë të përkujdeset për veten tij.
Allahu i ka paralajmruar dënim të rëndë atyre që ia shpenzojnë pasurinë e jetimit pa hak, duke thënë:
“Nuk ka dyshim se ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit me pa të drejtë, at veçse mbushin barkun e tyre me zjarr, dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues.”
(Nisa: 10).
E gjashta nga mëkatet shkatërruese është:
Ikja nga fushëbeteja kur takohet me armikun
Nuk i lejohet muslimanit të ikë nga fushëbeteja, sepse ai është fitues në çďo aspekt, qoftë marrja e plaçkave të luftës, ose fitorja e luftês, dhe ajo që është më e rëndësishmja është rënia shehid dhe pranimi i shehidllëkut nga ana e Allahut, xhele ue ala.
E shtata nga mëkatet shkatërruese është shpifja për imoralitet ndaj grave të ndershme
Kush shpifë për imoralitet një grua të pastër dhe nuk i posedon katêr dëshmitarë, ai llogarite gënjeshtarë, nuk i pranohet dëshmia kurrë, obligohet të dënohet me tetëdhjetê rrahje me kamxhik.
“Ata që i akuzojnë gratë e ndershme pêr imoralitet dhe nuk i sjellin katër dëshmitarë, rrihni ata me tetëdhjetë të rëna dhe kurrë mos ia pranoni më dêshminë, ata janê njerëz ngatrrestarë.”
(Nur: 4)
Ky është dënimi që meriton në dunja.
Kurse, dënimi në ahiret:
“Nuk ka dyshime se ata që shpifin për gratë e ndershme ,zemërdëlira dhe besimtare, ata janë të mallkuar në dunja dhe ahiret, për ta ka një dënim të madh.
Atë ditë, do të dëshmojnë kundër tyre: gjuhët, duart dhe kêmbët e tyre pêr atë që kanë bërë.”
(Nur: 23-24).
Andaj, ti o musliman, ke frikë Allahun, mos bën çrregullime në tokë, largohu nga mêkatet shkatërruese.
Mêkatë shkatërruese nuk janë vetëm kêto që i përmendëm, por ka edhe tjera, ashtu siç ka thênë Ibn Abasi.
Largou nga mëkatet e mëdha, mêsoi se cilat janë ato dhe distancohu nga këto.
Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë:
“Nêse ju largoheni nga mëkatet e mëdha që ju janë ndaluar, atëherë ne do t’u falim mëkatet e vogla, si dhe do t’ju shpiejm në një vend të nderuar.”
(Nisa: 31).
Çka përfitojmë nga kjo hytbe:
Nga kjo hytbe përfitojmë:
1. Mëshira, dashuria dhe kujdesi i Pejgamberit,- alejhi selam për umetin e tij, duke i lajmruar dhe mêsuar ata se çfarë është e lejuar të veprohet si dhe duke ua tërhjekur vërejtjen atyre nga gjêrat e ndaluara.
2. Obligohet muslimani të distancohet nga këto mëkate shkatërruese.
3. Muslimani obligohet t’i mësoj edhe mëkatet tjera shkatërruese që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunet, si dhe të largohet nga veprimi i tyre.
4. Mëkati më i madhë êshtë Shirku, mëkat të cilin nuk e falë Allahu.
5. Shirku e nxjerr njeriun nga Islami dhe ia hudhë në humnerë të gjitha veprat e mira të vepruara para shirkut.
6. Sihribazi duhet të dënohet me vdekje.
7. Vlera e moralit në mesin e muslimanëve.
8. Shpifja ndalohet në islam.
9. Obligohen katër dëshmitarë për akuzimin e dikujt për imoralitet, nëse nuk sillen katër dëshmitarë, dënohet shpifêsi me tetëdhjetë të rëna, largim nga shoqëria islame dhe mos pranim i dëshmisë.
10. Kujdesi i islamit për jetimin.
Autor: Shejh Rebi Ibn Hadi Umejr el Med’hali
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.