Lamtumirë Ramazan

1- Koha kalon shpejtë; 2- Ummeti ka nevojë për të llogaritur vetveten; 3- Mësimet e Ramazanit; 4- Synimet e agjërimit; 5- Përqëndrimi në të mira; 6- Gjendja e dhimbshme e ummetit; 7- Dalja në ndihmë të fesë; 8- Domosdoshmëria e perceptimit të reziqeve të armikut; 9- Kampanjat dinake të medias; 10- Kush është i lumtur?; 11- Agjërimi gjashtë ditëve të Shevvalit.

HUTBEJA E PARË

Vëllezër musliman!

Shumë shpejtë kalojnë ditët dhe netët. Shumë shpjetë ikin muajt dhe vitete. Kjo është gjendja e dynjasë. Shpejt kalon, asgjësohet përnjëher, nuk vazhdon në një gjendje asnjëherë. Ky është ligji i All-llahut në krijesat e Tija. Cikle dhe etapa, të cilat qarkullojnë sipas caktimit të prerë, e …

” Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar”. (Er-Rad: 38).

Ata që mendojnë dhe logjikojnë, ata që shohin dhe meditojnë, e kuptojnë këtë të vërtetë në mënyrë të plotë, andaj nga kalimi i kohës marin mësimin më të madh. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt”. (Ali Imran: 190).

Ummet i Islamit!

Para disa ditë u ndam nga Ramazani.

Sikurse të ishte një ëndër e cila së shpjeti kaloi. All-llahun e falënderojmë për atë që ka caktuar dhe ka realizuar, Atij i takon falënderimi për atë që ka dhënë dhe ka dhuruar. U mbyll kjo faqe, ka fituar kush ka fituar dhe ka humbur kush ka humbur:

“Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (Esh-Shemsu: 9- 10).

Iku, kaloi, shkoi me dëshminë për punët e juaja dhe atë që keni bërë gjatë këtij muajit. Vallë iku me falënderime dhe lavdata për ne ose me qortime dhe vërejtje?!

Ai që ka bërë vepra të mira, le ti plotëson punët e mira, e ai që ka mbetur mangut le ta përfundon me të mira jetën e tij, sepse veprat vlerëson sipas përfundimit.

Vëllezër musliman!

Ummeti ka nevojë të madhe për të llogaritur vetveten në vazhdimësi dhe pa ndërprerë. Ka nevojë për momente të mendimit dhe analizave mbi gjendjen tonë. Momente nga të cilat ummeti mer mësime dhe këshilla. Që ta sheh realitetin e sajë dhe hapat e ardhmërisë, sinjalet e të tashmes dhe të ardhmes. Në këtë kohë të bekuar, sikur që ishte Ramazan, është shansë e madhe, që i tërë ummeti, individ ose shoqëri, kryetar dhe civil, ta shfrytëzojnë si urë për të vlerësuar mundin, për të përmirësuar gjendjen, para se ta ikë koha dhe të ndryshohet gjendja.

Ramazani ka dhurata dhe mësime të mëdha, të cilat duhet të realizohen. Prej tyre duhet të jetë venoshmëria për luftë të vërtetë kundër shejtanit dhe për të ecur në rrugën e shëndoshë dhe të drejtë, duke u larguar nga çdo padrejtësi dhe të keqe, e cilitdo lloj qoftë.

Robër të All-llahut!

Ligjet e Islamit përmbajnë sekrete të pafundta, synime të shtrenjta dhe të paaritshme. Prej synimeve të agjërimit është fakti se agjërimi është mjet për të arritur devotshmërinë në ndërgjegjën e muslimanit. Devotshmërinë në kuptimin më të gjërë dhe më preciz. Mirëpo, ti o musliman, duhet ta bësh agjërimin tënd, shkollë, nga e cila e inspiron vendoshmërinë, vullnetin e fuqishëm për çdo të mirë, madhërim të sjelljes, drejtim të shpirtit, përmirësim të ndjenjave, rregullim të brendësisë dhe asja që duket, pastërti dhe dlirësi të veprave dhe ndërgjejeve, vullnet i mirë për të vazhduar në vlera, pa mëdyshje dhe vendoshmëri për të mira, pa plogështi. A ka kush nxiton të përmirëson atë që ka prishur, të shëron atë që ka sëmurë, ta forcon atë që është dobësuar nga aspektet e mirësisë, përmirësimit dhe devotshmërisë?!

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, “. (El-Haxhxh: 78).

Vëlla musliman!

Kërkesat e Kur’anit vijnë njëra pas tjetrës duke thërritur në përqëndrim në të mira dhe qendryeshmëri në udhëzim. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni”. (Hud: 112).

“Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)”. (El-Hixhr: 99).

Porosi hyjnore të drejtuara të gjithë muslimanëve, qofshin individ ose shoqëri që të organizojnë çeshtjet e tyre në bazë të Islamit, që të vazhdojnë në metdoën e fesë, që të përkufizohen me kufinjtë e fesë, të ndalen në kufinjtë e fesë, t’i përgjigjen urdhërave të fesë, të ndalen nga ndalesat, në formën dhe mënyrën më të plotë.

Dëgjo dritën pejgambreike, e cila ti rezymon porositë e mdha më shprehje të bukura dhe shumë domoethënëse. Porosia e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për mbarë ummetin, porosi e cila kërkon që përvehtësojmë tërë besimin, kërkon prej nesh të kemi besim të shëndoshë, të kapemi për durimin gjatë adhurimeve, të largohemi nga ndalesat, të përcjellim vlerat e mira dhe sjelljet e moralshme. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i përgjigjet njeriut, i cili i thotë:

“Më thuaj në fjalë në Islam, për të cilën nuk do ta pyes askend pas teje? Tha:

“Thuaj: besova në All-llahun, e pastaj përqëndro”. (Muslimi).

Kjo porosi, i garanton tërë ummetit, pa marë parasysh gradat dhe lëmitë, jetë të këndshme dhe të kënaqur. Besimtarëve u realizon lumturi të përhershme dhe përfundim të sigurtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë”. (El-Ahkaf: 13- 14).

Ummeti i Islamit!

Kaluan këto ditë të bekauara, kurse ummeti ynë është i ballafaquar me llojlloj pengesash, me llojlloj sëmundjesh të mëdha, përjeton bela dhe telashe, të këqija dhe ngushtica, përjeton përçaje dhe dobësi, shpërndarje dhe plogështi. Gjëra të dhimbura dhe gjendje të cilat të shtyjnë të qajshë. A nuk ka ardhur koha të kontrollojmë këtë realitet të dhembshëm dhe rrugë të gabuar?!

A nuk ka ardhur koha për të kuptuar shkaqet e vërteta të dobësisë, njohja e elementeve kryesore të sëmundjeve dhe ankesave?!

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (El-Hadid: 16).

Është e rrugës që me lamtumirën e Ramazanit ti japim lamtumirën edhe gjendjes sonë të keqe dhe lëndimeve tona të shumanshme. Nuk mundemi të gjejmë rrugë të sukseshme dhe shërim të dobishëm përveç se me inicijativa me pikënisje fetare, duke u kapur për metodën e plotë, të bazuar në Kur’an dhe sunnet. Prej kësaj metode është puna serioze dhe vërtetësia me All-llahun për ta ndihmuar këtë fe në çdo vend, duke realizuar obligimin tonë, në largimin e padrejtësisë dhe dëmit nga njerëzit e shtypur.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, “. (Et-Teube: 71).

Vëllezër musliman!

Muslimanët duhet të kenë vetëdije të plotë dhe perceptim gjithpërfshirës mbi kurthet e armikut dhe planet e tyre kundër muslimanëve, kundër besimit dhe sigurisë së tyre. Sa e sa gjëra të paqarta ndodhin, sa e sa planifikime gjigante hartohen, All-llahu e di përmbajtjen dhe synimin e tyre. Sionizmi botëror, i cili e udhëheq botën në katastrofa dhe kriza, dëshiron që ummeti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të përjetojë telashe dhe fatkeqësi, dëme dhe ngushtica. Andaj kujdesuni për këtë fe dhe për këtë ummet.

Vëllezër musliman!

Prej planeve të armiqëve janë edhe këto kampanja të medias kundër islamit dhe burimeve të tija, kundër muslimanëve fetar dhe aktivist, kundër secilit që përpiqet për të ngritur lart fjalën e All-llahut. Qëllimi i tyre nga këto kampanja është goditja e ummetit në thellësirat e saja dhe të ndikojë në komponentin m të rëndësishëm të jetës së saj.

Të vërtetën e ka thënë All-llahu kur thotë:

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë”. (En-Nisa: 89).

Ummeti i Muhammedit [alejhis-selam] duhet të kuptojë synimet e fesë së vet, qëllimet e fjalës së Krijuesit të tyre, t’i mëson principet dhe mësimet islame, përndryshe do të jetë kurban i tradhtuar dhe larg nga drita e udhëzimit të Zotit të tyre.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”. (Et-Teube: 105).

Na bekoftë All-llahu me Kur’anin e Madhërishëm, na bëftë dobi me ajetet dhe sqarimet që janë në te. E them këtë që dëgjuat dhe kërkoj falje nga All-llahu për mua dhe për mbarë muslimanët nga çdo mëkat, kërkoni falje dhe pendohuni te Ai, se është Falës dhe I Mëshirshëm.

HUTBEJA E DYTË

E falënderojmë All-llahun për bamirësinë e Tij, për suksesin dhe dhuratat e Tija. Dëshmoj se ska hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është një i Vetëm, pa ortak, duke e madhëruar Ate dhe dëshmoj se zotëria dhe pejgamberi ynë, Muhammedi është rob dhe i dërguar i All-llahut.

All-llahu im, bekimi, paqa dhe bereqeti Yt qoftë mbi te, mbi familjen, shokët dhe vëllezërit e tij.

Biseda më e mirë është fjala e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë, udhëzimi i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje dërgon në xhehenem.

O ju musliman!

I lumtur është ai që e ka mbushur kohën duke e përmirësuar ahiretin e tij, nuk e kanë habitur kërkesat e kësaj jete nga obligimet që i ka ndaj Krijuesit të tij, nuk e kanë angazhuar dëshirat e kësaj jete nga të vërtetat e ahiretit të përhershëm.

Ti që ke shijuar ëmbëlsinë e besimit, kujdes nga shijimi i hidhurisë së mëkatit, bëhu i mirë dhe i devotshëm edhe pas Ramazanit, ashtu siç ke qenë gjatë Ramazanit.

Dije, vëllau im musliman, se ai që ka agjëruar Ramazanin, e pastaj e pason me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Shevval, i shënohet shpërblim sikurse të kishte agjëruar tërë vitin, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (Muslimi).

Ashtuqë është e pëlqyshme agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit, kurse ai që ka ditë për të kompenzuar, kompenzimi është më meritor për përparësi.

Dijeni se All-llahu u ka urdhëruar që të dërgoni salavate dhe selame mbi Pejgamberin bujar.

Husejn Alu Shejh, Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit [alejhis-selam] në Medinë.

Përktheu: Bekir Halimi

Bekir Halimi,
10.12.2002